kush na heq cik kureshtjen???

kush na heq cik kureshtjen???

hi kalamaja kush nga juve eshte i regjistruar tek revista spekter, te na sjelli cik ate intervisten e asaje missit nga vlora SUADA SHERIFI, tek www.spekter.com.al , se na kishte thene cupa qe kuroren tek miss shqiperia ma vodhen se ma premtuan mua a thua se kjo e kishte prenotuar kuroren
eek.gif
ca behet mor aman se lane nam keto cupat me budalleqet qe thone... pres pergjithe
thnx in advance
 

olti

Neo
Re: kush na heq cik kureshtjen???

Po ce do dhe ti te lexosh intervisten e nje debileje!
 

do vdes per ty

Primus registratum
Re: kush na heq cik kureshtjen???

thjesht per tu argetuar me injorancen e saj edhe per te falenderuar thellesisht zotin qe me dha mend, te pakten aq sa te mos behem gaz i botes <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
Re: kush na heq cik kureshtjen???

Heheheheh debilja eshte e vogel e xhan, nuk e lene uqerit pereth as te mendoje per vehten. Po spektri paska qene revista me karagjoze ne bote (megjithese produkt i Shekullit eshte
lol.gif
)


Ti vdekja ja ku e ke, po shttttttt mos i thuaj njeriu se e kam vjedh dore pas dore <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />


Si ma rrembyen kuroren


Qysh fëmijë i është kushtuar basketbollit, ndërsa tani preferencat kanë marrë tjetër udhë; këmbëngul të futet në botën e spektaklit dhe të modës, ky është vizioni për të ardhmen, sigurisht pa iu ndarë basketbollit. Me një truk natyral, tone rozë dhe e veshur në të bardha, 16-vjeçarja Suada Sherifi, e shpallur "Miss Buzëqeshja 2004", ka linjë pothuajse perfekte dhe një sharm mesdhetar. Basketbollistja për të cilën bën tifo e gjithë Vlora, është 182 centimetra e gjatë, ka një buzëqeshje fëmijërore dhe përveç statusit "Miss Vlora" dhe "Miss Buzëqeshja", ka dhjetëra trofe në sport. Asnjë humbje tjetër nuk i është dukur më e rëndë se ajo pabesi që iu bë në "Miss Albania". Ashtu me shikimin ende të hutuar, e lodhur jo vetëm nga ditët e gjata të përgatitjeve për spektaklin, por dhe nga e papritura...

Kurora e premtuar...

Garancia "alla Grabocka" e ka zhgënjyer totalisht familjen Sherifi. E ëma rrëfen se premtimi që i kishte i bërë regjisorja Vera Grabocka përgjatë një muaji se kurora Miss Albania do të shkonte në Vlorë s'ka qenë gjë tjetër veçse një flluskë sapuni. Suada nuk u ka besuar veshëve kur e kanë skualifikuar që në 10-she, ndërkohë që pretendonte më shumë. Dy ditë më parë ka ndjekur nga ekrani spektaklin "Miss Albania 2004" dhe me sa duket është e zhgënjyer. Suada pohon se është fshirë "padashje" nga ekrani gjatë prezantimit të konkurrenteve në sfilatë, ndërkohë që gjithë entuziazmi që e ka mbajtur gjallë për 30 ditë është fashitur ngadalë disa orë para spektaklit të bukurisë. "Ngërçi i parë dhe konkurrenca ka lindur pak minuta para se të dilnim në skenë, fustani që ishte planifikuar të vishej nga unë, m'u mohua, duke ia dhënë Agnesës. Isha e sigurt se ajo do të merrte një çmim, por kurrsesi çmimin e madh...", - tregon 16-vjeçarja. Sytë njomëzake i përloten. Në pamundësi të një shamie i fshin ato me pëllëmbën e saj të vogël, duke prodhuar më pas një buzëqeshje të pafajshme si për të justifikuar gjithçka ndodhi. "Mendoja se i vetmi vend ku nuk mund të hyjë korrupsioni është bukuria. Asnjë nuk mund ta korruptojë për faktin se shikuesit arrijnë që të vlerësojnë me sytë e tyre atë që shohin, por me sa duket kam qenë e gabuar, edhe në spektaklet e bukurisë paska korrupsion. Në skenë nuk kam ndier asnjë lloj diferencimi me vajzat e tjera, por kur e pashë spektaklin të regjistruar vura re se kamera nuk më kishte kapur asnjëherë nga afër", - rrëfen 16-vjeçarja. Suada e vlerëson Grabockën për rregullsinë me të cilën i kërkonte dhe i bënte gjërat, këmbënguljen e vazhdueshme për të arritur peshën ideale. Megjithatë, ajo nuk e fal dot. Pas spektaklit regjisorja e madhe është justifikuar duke thënë që vlonjatja të mos mërzitej sepse ishte ende e re dhe e kishte të ardhmen përpara. Por a ishte kjo e mjaftueshme? "Vera, pse ma dogje vajzën, i thashë", - tregon e ëma e Suadës, por ajo i ka thënë: "Nuk e di se si ndodhi". Një javë pas përfundimit të spektaklit regjisorja e ka marrë në telefon dhe i ka thënë që Suada e meritonte çmimin "Miss Albania", por ajo ishte shumë e vogël dhe kjo e kishte penguar. "Edhe pse më premtoi se do të më ndihmonte, nuk kam shpresa, pasi të njëjtat fjalë i kam dëgjuar edhe para spektaklit dhe dolën të gjitha gënjeshtra", - rrëfen ajo. Shikimi i vlonjates së ëmbël ka mbetur ende i hutuar, por e ëma e zgjon nga gjumi duke theksuar se shumë shpejt ata do të zhvendosen familjarisht në Tiranë me qëllim që Suada të impenjohet totalisht në botën e modës dhe të spektaklit. "Nuk jam aspak e zhgënjyer nga sporti, përkundrazi kam marrë disa trofe, por lodhem pasi jam e impenjuar edhe me skuadrën kombëtare të basketbollit. Do të kisha më shumë dëshirë që të përfshihesha në aktivitete kulturore me qëllim që të promovohem edhe në këtë fushë", - pohon basketbollistja e Flamurtarit.

Suada, Miss i paskuintave

Emocionin më të madh Suada e ka përjetuar pas kuintave, atëherë kur ka marrë fjalët më të sinqerta nga miqtë dhe admiruesit e saj. "Gjatë koktejit që u organizua pas spektaklit, vajzat më kanë uruar, por nuk kanë munguar edhe emra të njohur të politikës, si: Ilir Meta, Arben Malaj, biznesmeni i njohur El Sajed dhe shumë anëtarë të jurisë që kishin votuar. Ishin të vetmet fjalë që më kanë ngrohur", - tregon ajo. Gjithçka është mbyllur si një ëndërr e trishtë; pije të akullta në koktej dhe komplimente të ngrohta. Në fund vlonjatja e vogël nuk ka harruar as ta urojë për fitoren Agnesa Vuthajn, vajzën nga Kosova që i rrëmbeu kurorën.

Menaxheri: "Do të vazhdojmë ta mbështetim Suadën"

Edhe pse nuk u realizua ëndrra disavjeçare vlonjate për të çuar në qytetin bregdetar kurorën "Miss Albania", menaxheri i "Miss Vlora 2004" Genc Demiraj, këmbëngul se do ta mbështesë Suada Sherifin në karrierën e saj. "E kemi mbështetur Suadën qysh në fillim kur u zgjodh "Miss Vlora" dhe vendosëm të investonim seriozisht, duke e mbështetur financiarisht për pjesëmarrjen në garën e madhe. E kemi ndjekur nga afër edhe gjatë kohës kur ishte në Tiranë edhe për faktin se është në një moshe të re. Jam i bindur se përveçse një basketbolliste e mirë ajo është edhe një vajzë e cila ka cilësi që janë për t'u admiruar. Është imazhi më i përsosur i prezantimit të Vlorës", - tregon menaxheri. Koordinatori i "Miss Albanias" në qytetin bregdetar tregon se Suada ka hyrë në garë duke pranuar të gjitha kushtet e vendosura, për këtë qëllim kanë pranuar edhe humbjen, por e dinë që ajo nuk është një humbje si gjithë të tjerat. Ai tregon se nga kontaktet që ka pasur me anëtarët e jurisë, si dhe përfaqësuesit e komitetit të "Miss Albania", pjesa më e madhe e tyre kanë pohuar se kanë votuar për "Miss Vlorën" dhe janë çuditur kur Suada është skualifikuar që në dhjetëshe. "Miku im Adrian Hila më ka thënë hapur që votën e tij e ka dhënë për Vlorën, madje ka pasur edhe të tjerë që kanë bërë të njëjtën gjë, por nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur pas kuintave, kjo për faktin se zarfet janë mbledhur nga disa vajza dhe nuk dihet se çfarë është bërë me to. Në kësi rastesh ka vend për abuzime, pasi edhe mënyra e mbledhjes së zarfeve dhe numërimi i tyre bëhej në prapaskenë dhe nuk ka qenë aspak transparent", - përfundon ai.

Grabocka dhe afera 2 milionë lekë

Të hysh në garën e "Miss Albania" nuk është aq e lehtë sa duket. Duhet të kesh 2 milionë lekë të vjetra në xhep. Ky ka qenë një kusht i domosdoshëm, që organizatorët e Miss Albania e kanë vendosur për pjesëmarrëset. Madje disa prej përfaqësuesve të "Miss Albania" në rrethe janë kërcënuar se, nëse nuk do të paguanin shumë e kërkuar brenda afatit, përfaqësuesja e tyre do të nxirrej nga gara. Siç pohon edhe vetë Miss Buzëqeshja Suada Sherifi, shumë prej vajzave konkurrente që nuk kanë pasur mundësi të gjejnë një sponsor, kanë paguar nga xhepi tarifën e vendosur nga Grabocka dhe organizatorët e këtij evenimenti. "Lekët janë paguar qysh në fillim kur u pranova në Miss Albania dhe shuma ishte 2 milionë lekë të vjetra. Unë personalisht nuk kam paguar pasi kisha sponsor, por kishte edhe vajza që lekët iu paguheshin nga prindërit, pasi nuk kanë pasur sponsor", - tregon Suada. Justifikimi i organizatorëve ka qenë se me këtë fond do të mbuloheshin shpenzimet e akomodimit, ushqimit, si dhe veshjet, por prezantimet e deritanishme të bëra nga vetë organizatorët tregojnë të kundërtën. Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve kanë qenë të sponsorizuara. "Qysh në fillim kur kemi rënë dakord me Vera Grabockën për shumën prej 2 milionë lekësh, na u bë e qartë se kjo shumë do të përdorej për akomodimin e përfaqësueses së bukurisë vlonjate, veshjet që do të nevojiteshin, turnetë që do të organizoheshin, si dhe videoklipet që do të realizoheshin. Nuk kemi kërkuar më shumë shpjegime se përse do të përdoreshin këto lekë, edhe pse kemi vënë re se akomodimi sivjet ishte i sponsorizuar, ndërkohë që videoklipe në edicionin e fundit nuk ka pasur fare dhe do t'i kërkojmë transparencë zonjës Grabocka", - shpjegon përfaqësuesi i "Miss Albania" në Vlorë.
 

Dolores

Primus registratum
Re: kush na heq cik kureshtjen???

Epo tani kuroren e premtuar s ja dhane do bej cik ca leka ajo...edhe kushedi kush do ti bej ndonje prapaskene Veres....Shqiperi hesapi xhanoooo <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

moonlight

Primus registratum
Re: kush na heq cik kureshtjen???

Sa turp qe u kerkonkan nje shume te tille parash konkurueseve!
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: kush na heq cik kureshtjen???

Konkurset e bukurise jane "gay". Vajzat me te vertete te bukura nga ana e brendshme dhe e jashtme nuk hyjne ne konkurse idiote se nuk kane per te provuar asgje.

Poshte Miss Albania.
 

Dolores

Primus registratum
Re: kush na heq cik kureshtjen???

lol hater <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Rambla

Primus registratum
Re: kush na heq cik kureshtjen???

ajo me kishte premtuar ...pastaj nuk mendoja qe mund te ishin te korruptuara edhe konkurset e bukurise . <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
lol.gif
lol.gif


çfare pislliqesh qe degjon dhe lexon, prandaj i lexoj shume rralle keto gazetat.
besoj se vetem ne shqiperi i jepet kaq rendesi nje emisioni te tille.


Por a ishte kjo e mjaftueshme? Vera, pse ma dogje vajzën, i thashë, - tregon e ëma e Suadës, por ajo i ka thënë: Nuk e di se si ndodhi
lol.gif
 

erisa

Primus registratum
Re: kush na heq cik kureshtjen???

hajde injorance hajde .....pastaj thone e mori kuroren me te drejte...me te drejte paraje ndoshta
 
Top