Re: Kush mendoni se e shkaterron nje dashuri super te mire?
Nje pale çizme cowboys nen nje pale xhinse gri te hapura mbi ca kembe te gjata te nje beli formoz.Floke te gjate bjond te leshuar dhe nje buzeqeshje te sinqerte lutese dhe ironike.Nje prekje ne sup para nje puthjeje ne faqe sa provokuese aq pozesive.Nje shall mendafshi roze qe mbeshtjelle nje gushe te parfumosur.
Jo,jo,s'ka mundesi te prishet me kaq.Do ishte shume siperfaqesore.Megjithese siperfaqja eshte shume e lemuar.Aq e lemuar sa kur e perkedhel me gishta te vjen ta gervishtes pak.Shume pak.Dhe ndersa shef nje leter qe te futet poshte deres dhe degjon ca hapa qe largohen.Diskun e kengeve te preferuara qe ndjen te pamerituar,tek pershendet mekatin kur lexon bileten brenda kapakut."A presto!".E shkruar me nje bojeqielli si golfi qe ta beri me sy te dyqani i dhuratave 1 ore para festes se ditelindjes.Dhuraten me letren e shndritshme,si syte qe te falenderuan kur e moren ne duar.Duart,qe te te preken lehte per te te terhequr drejt banakut te pijeve.Dhe ndersa e di shume mire qe komplimenti eshte nje genjeshter e thene ne sy mpreh shikimin me zerin godites:"Vathet i keni shume te bukur!".Dhe nuk e ndjen veten genjeshtar.
Me infra te kuqe,eshte shikimi,degjimi,sms ne celular,qe te mbron,te survejon,te ruan,te ndjek per diçka per "te cilen s'ka pse te shqetesohet".Por qe ne menyre te çuditshme po nis te behet shqetesuese.Shqetesuese,si fjalia e nenvizuar ne faqen e palosur te librit te dhene borxh.Librit qe nuk e kishte lexuar sepse kishte qene pak me temperature.Pak e nxehte."Preke pak ballin,doktor".Ekspeditat e ndjenjave meditative.Jo me kot ke filluar te zhbirosh "Enya-n"ne dyqanet muzikore.Ke filluar ta ndjesh si jehone "rrushin" qe et therrisnin deri dje.Si ze te dyte,te asaj melodie te re,sinfonine promocionale te botes se mekatit."Miresevini".Back to the future.E kaluara qesh neper foto,letra,kujtime,mesazhe,puthje autentike,konsensuj gustosh,pafajsishe e kafshimesh.Ndersa e ardhmja e ulur ne nje cep kryqezon kembet poshte fundit.Ngul syte.Buzeqesh,sheh gishtat,fryn thonjte duke perpelitur qerpiket:"Cfare do besh sonte?"