"Dr.Dituria"
Primus registratum
Kush kujt ja ze rrugën në Ballkan?!!
Kush kujt ja ze rrugën në Ballkan?!!
Shkruan: Arben Zeqiri
Ballkani i padefinuar, herë fuqi baroti herë në tranzicion, akoma askush nuk guxon ti vendos një emër të përhershëm. Unë, do ta quaja një mister që di brenda natës të shndërrohet nga një oazë paqeje në një front të përgjakshëm dhe nga një aleancë miqësie në një fushëbetejë \'armiqsh\'. Vetëm dy nga shtetet e Ballkanit anëtare të Unionit Evropian, por jo me dallime të mëdha nga shtetet tjera që pretendojnë të anëtarësohen. Shkëmbim akuzash, sulme politike, diplomatike dhe shpesh edhe ushtarake janë sinonim i shteteve të Ballkanit të cilët edhe sot e kësaj dite nuk po gjejnë rehati dhe s’arrijnë dot të lidhin një miqësi të sinqertë.
Ku qëndron problemi?
A thua vallë dallimet kombëtare e fetare nuk lejojnë që këta shtete të bashkëjetojnë, apo mos vallë që më herët është mbjellë ndonjë urrejtje mes tyre apo ndonjë hasmëri që përjetësisht i ka ndjekur ata? Për të pasur një pasqyrë të mirë rreth pyetjes se kush kujt ja zen rrugën në Ballkan, do ishte më mirë që të analizojmë një nga një shtetet të cilat nuk po gjejnë rehati në Ballkan dhe të shohim se ku qëndron arsyeja e një destabilizimi të periodik në Ballkan.
-Greqia- Anëtarë e vjetër e Unionit Evropian dhe NATO. Shtet i deklaruar demokratik dhe që pretendon se plotëson të drejtat themelore të njeriut dhe pakicave kombëtare por që në fakt nuk ka marrëdhënie të mira me dy kombe/shtete në Ballkan.
Greqia zyrtarisht nuk ja njeh emrin kushtetues Maqedonisë dhe me këtë në mënyrë indirekte mohon dhe identitetin maqedonas duke pretenduar se fjala Maqedoni është një term grek që e mbante një krahinë antike shumë e përafërt me grekët dhe që sipas tyre nuk ka të bëjë asgjë me maqedonasit e sotëm. Me këtë Greqia mohon dhe identitetin kombëtarë të maqedonasve duke i quajtur ish Republikë Jugosllave ndërsa kombin e tyre një komb sllav që nuk ka asgjë të përafërt me maqedonasit e vërtetë.
Në Greqi jeton minoriteti çam të njohur si arvanitas, në fakt shqiptarë autokton që jetojnë në veri të Greqisë, Selanik, Çamëri e rrethinë. Greqia vazhdimisht mohon numrin e saktë të shqiptarëve që jetojnë në këtë rreth dhe rrjedhimisht nuk plotëson të drejtat dhe nevojat e shqiptarëve. Kohëve të fundit, por dhe më herët është njohur për abuzime dhe keqtrajtime të shqiptarëve emigrantë dhe vendas të cilët si nga ana e popullatës greke poashtu dhe nga institucionet dhe funksionarët grekë si dhe nga forcat mbrojtëse janë fyer, maltretuar, burgosur pa faj dhe në disa raste dhe janë vrarë. Pretendon se Himara me rrethinë është tokë greke dhe në mënyra të ndryshme ka promovuar dhe apetitet zyrtare dhe jozyrtare për të aneksuar këtë krahinë të Shqipërisë.
- Bullgaria - Anëtari më i ri i Unionit Evropian me shumicë bullare. Ky shtet nuk ka konflikt me asnjë shtet tjetër zyrtarisht, përveç se me Maqedoninë apo thënë më mirë me popullin maqedon të cilëve nuk ua njeh kombësinë dhe gjuhën. Sipas zyrtarëve bullgarë, intelektualëve dhe pjesës dërmuese të popullsisë, maqedonasit nuk kanë identitet të tyre të vërtetë dhe kombi maqedon nuk ekziston. Ata pretendojnë se popullata shumicë në Maqedoni kanë prejardhje sllave shumica e të cilëve bullgarë dhe një pjesë serbë. Ish kryeministri i Maqedonisë Lubço Georgievski, kryetar i partisë VMRO-Popullore, është i kyçur aktiv në jetën politike në Bullgari dhe kohëpaskohe lanson tezat për identitetin bullgarë të maqedonasve dhe shpesh është njohur për afera të ndryshme probullgare dhe akuzohej nga opozita vendase se dëshiron ta ndajë Maqedoninë me çka gjysmën t’ia jep Bullgarisë. Kjo e fundit nuk i pranon heroit e
Maqedonisë si të tillë por ata i quan bullarë dhe hero kombëtarë të Maqedonisë. VMRO, lëvizja me të cilën identifikohen maqedonasit është regjistruar dhe në Bullgari dhe atje promovohet si lëvizje bullgare.
- Shqipëria - Një shtet me shumicë shqiptare por që nuk mohon dhe ekzistimin e pakicave të tjera brenda saj. Nuk mohon ekzistimin e asnjë shteti dhe as identitetin e tyre kombëtarë e as fetar. Edhe pse e ndarë në mënyrë administrative dhe gjysma e territorit të saj që zotëronte përpara luftërave botërore, sot janë marrë dhe janë nën administrimin e shteteve fqinjë, ajo prapëseprapë nuk promovon apetite për rikthimin e këtyre tokave nën administrimin e vet dhe gjithashtu është deklaruar kundër rindryshimit të kufijve në Ballkan. Shtet i vetëm fqinjë i cili Maqedonisë ja pranon kombësinë, identitetin, kufirin, religjionin, emrin dhe të gjitha atributet e tjera të një shteti dhe respekton si fqinjë.
Vazhdon të interesohet për të drejtat dhe kushtet e shqiptarëve në Greqi dhe shqiptarët e tjerë në Ballkan por vazhdon të mos ndërhyjë në punët e brendshme të këtyre shteteve dhe aq më pak të kërcënohet apo të paraqes tendenca destabilizimi. Njeh të gjitha shtetet zyrtarisht duke mos u mohuar asnjë nga vlerat e tyre.
- Maqedonia - Përkundër faktit që Shqipëria dhe populli shqiptarë janë të vetmit që Maqedonisë dhe popullit maqedonas ia njohin të gjitha vlerat kombëtare, fetare dhe shtetërore, Maqedonia edhe sot e kësaj ditë vazhdon të paraqesë problem për shqiptarët që jetojnë këtu. Pësoi një konflikt të armatosur si pasojë e kryengritjes se shqiptarëve vendas që rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite jo vetëm të mos inplementohet plotësisht, por më keq se kaq ajo din të jetë shkaktare e zënkave dhe konflikteve në përmasa më të mëdha të politikanëve, intelektualëve dhe popullatës së përzier etnikisht. Mosrespektimi i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve shpesh shndërrohet në gjeneratorë krizash dhe tensionesh dhe zyrtarizimi dhe respektimi i këtyre të drejtave njëherit është vënë si kusht për Maqedoninë për të realizuar dëshirën e tyre [për integrimi në strukturat euroatlantike.
Maqedonia është në bisedime me Greqinë e cila përmendëm dhe më lartë se nuk e njeh emrin zyrtarë të Maqedonisë dhe kërcënohet se do përdorë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat e lartpërmendura në rast të moszgjidhjes së këtij problemi. Gjithashtu, Maqedonisë nuk i njihet Kisha Pravosllave Maqedone nga ana e Serbisë, gjegjësisht Kishës Pravosllave Serbe si dhe identiteti kombëtare nga Bullgaria.
- Serbia - Shtet i dalë nga ish Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë pas shpërbërjes së saj. Gjatë dy dekadave të fundit ka pësuar shumë luftëra si pasojë e të cilave përveç dëmeve materiale humbën jetën dhe dhjetëra mijëra civilë të pafajshëm. Ish krerët e Serbisë sot akuzohen nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime në ish Jugosllavi dhe njëherit populli serb vuan dëmet më të rënda ekonomike, sociale dhe politike të dala nga këto luftëra. Serbia pas luftërave të zhvilluara pranoi pavarësinë e Kroacisë dhe Sllovenisë por me probleme që edhe sot e kësaj dite po vazhdojnë në Kroaci ku pakica serbe e ndikuar dhe nga zyrtarët e Beogradit vazhdojnë të parashtrojnë apetite dhe tendenca territoriale dhe politike në Kroaci. Në Bosnjë dhe Hercegovinë zhvilloi luftën më të përgjakshme nga e cila populli boshnjak fitoi Pavarësinë e cila përveç pasojave materiale dhe humbjes së jetërave të njerëzve, edhe sot e kësaj dite ndjen pasojat e luftës dhe urrejtjes ndëretnike sepse Republika Serbe brenda Bosnjës kërkon zyrtarisht shkëputjen nga Bosnja dhe Hercegovina dhe bashkimin e saj me Serbinë. Edhe për këtë serbët e Bosnjës kanë përkrahjen e zyrtarëve serb dhe më tepër se kaq në Bosnjë dallohet haptas një urrejtje ndëretnike si dhe izolim i serbëve, të cilët vazhdojnë të paraqesin faktor eventual për një destabilizim të situatës politike atje.
Edhe më lartë cekëm se Kisha Pravosllave Serbe nuk njeh atë Autoqefale të Maqedonisë duke pretenduar se kisha maqedone është pjesë e asaj serbe. Edhe pse Maqedonia fitoi pavarësinë në mënyrë miqësore, nuk duket se ajo miqësi vazhdon edhe sot e kësaj dite me Serbinë.
Serbia vazhdon që sot e kësaj dite të mos pranojë Pavarësinë e Kosovës, Republika e fundit e cila kërkon të ndahet nga Serbia (ish Jugosllavia) si Republikat e tjera, por që nga zyrtarët serbë konsiderohet si tokë e shenjtë serbe dhe për të cilën diskutohet dhe sot e kësaj dite në suaza ndërkombëtare dhe Serbia vazhdon që me çdo çmim të mbrojë Kosovën duke mos lejuar Pavarësinë e saj.
- Mali i Zi - Një shtet i sapodalë nga ish SFRJ e cila nuk e kishte lehtë shkëputjen nga Serbia. Një referendum mbarëpopullor që më pas vazhdoi me shpalljen e Pavarësisë solli deri tek krijimi i një shteti malazez i cili edhe sot e kësaj dite vazhdon të ketë probleme me pakicën serbe si dhe me shtetin serb në mënyrë indirekte. Në Mal të Zi jeton dhe popullsi shqiptare në krahinat e Ulqinit, Plavës, Gucisë, Tivarit, Tuzi, Kraja, etj... Ndaj shteteve të tjera nuk paraqet problem dhe njeh të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit të pavarësuara zyrtarisht më herët.
- Kosova - Një nga ish republikat e Jugosllavisë e cila është e populluar me shqiptarë që përbëjnë mbi 90% të popullatës vendase por që edhe sot e kësaj dite nuk arrin të fitojë Pavarësinë. Që nga koha e ilirëve dhe deri para aneksimit nga Ish mbretëria SKS, ishte tokë shqiptare dhe administrohej nga Mbretëria Shqiptare e që më pas u aneksua. Kosova gëzon mbështetjen e Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonia vazhdon të polemizojë rreth qëndrimit zyrtarë ndaj saj ashtu si Bullgaria dhe Greqia të cilat nuk do të njohin Pavarësinë e njëanshme të saj por deklarojnë se do njohin vetëm një marrëveshje të dyanshme. Elita politike e Kosovës (shqiptarë) vazhdojnë të respektojnë homologët e tyre nga shtetet Ballkanike duke tentuar që vazhdimisht nëpërmjet takimeve, bisedimeve zyrtare dhe jozyrtare të kërkojnë mbështetjen e tyre.
26.11.2007
Paraqet:Sabri Selmani