Re: Kush ka patur fatin e mire te shkoje ne Konsullaten e Milanos?
ahaaaa pac fat Uthopia ... /pf/images/graemlins/laugh.gif
Shife cfare me ndodhi mua , por jo ne konsullate . Shkoj une ne shqiperi me shty pashaporten e me duhej per dhjete dite , se aq kisha mundesi te rrija. ( fundja nje vule shtyrje do i vihej).
Pas nje rralle 2 oreshe per te mare nje certificate lindjeje , ku punonjeset akoma vazhdojne te hapin dollapet e te nxjerrin e shfletojne disa blloqe te medha
, nisim e mbushin certifikan me shkrim dore /pf/images/graemlins/laugh.gif . 10 minuta shkon procedura e shkrimit , firmes dhe vules, pa llogarit kohen per te gjet emrin tek blloku.
dialogu...
- Kush eshte tjetriiiiiii? ( tu pertyp cemcakiz tek goja)
Nderkohe dhjete krahe shtyhen /pf/images/graemlins/laugh.gif
- He tani mos u shtyni keshtu ...Si e ke emrin ti?
- Filan Sheqeraj.. (p.sh)
Punonjesja fillon e kontrollon, pastaj te kthehet..
- Mos e ke Shaqiraj?
- Po emrin tim e di mire , Sheqeraj e kam..
Me ne fund merr certifikaten e shkon tek dega e qytetit. Me shume djersitje e llape me robt e tjere per ceshtje "berrylash" , me ne fund i jep pashaporten e pagon ate 1000 lekesh. Vjen te nesermen , mban edhe nje radhe tjeter , merr pashaporten e kur del sheh se te kane vene po te njejten vule...
Ketyu zakonisht te bie gjaku ne koke... /pf/images/graemlins/laugh.gif
Bubuuuuuuu dy vula njesoj. E para , s`me mbaruan pune. E dyta , s`i kishin syte ne balle. E treta , pagova 100 leke kot. E katerta , do kujtojne ato te kufirit qe kam more pashaporte fallco e do me kthejne mrapsht. E pesta , do ngel pa dhone provimin e s`do marr dot bursen... do me duhet mje punu dyfish, .... etj etj...
Keshillat:
1) Mos pritni " numerini" per radhe.
2) Mos u zini me grate tek radha edhe po jua sollen shpirtin ne moje te hunes , se ato qe gajasen jane burrat.
3) Mos boni floket permanent , se do ju bohen vete tu prit atje.
4) Mos vishni naj gjo te bukur , se vdes nga xhelozia punonjesja e gjendjes civile.
5) Shkoni pa dashnor , se s`do duroje dot krahet e burrave te tjere nen sqetullat tuaja.
6) Mos leni bakshishe , se per ate pune jane aty.
7) Hapni syte mire , se ka mundesi qe nga mosvemendja ne orar te punes , t`ju vejne vulen e vitit te kaluar.
8) Ene mos e zgjidhni pune tu cu mamin e babin , po shkoni iher vete qe ta shifni sa e veshtire eshte me jetu cdo dite ne Shqiperi.
Paci fat...