Kush ka ADSL?

DriniS

Ecejak
Re: Kush ka ADSL?

Une u interesova tek abissnet dhe thane qe ofrojne antene broadband 1024Kbit per 39 euro por ishte shared dhe s'kishte CIR te garantum. Kurse njeri me tha qe eshte cope cope si linje krahasuar me 256K adsl nga albtelekomi. Dini gje ju?
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kush ka ADSL?

Abisnet me duket kot si provider, nuk ka fare linje cilesore dhe per me teper krijon shume shkeputje e mungese linje. Albtelekomi megjithese cope-cope ia vlen dhe eshte shume e mire. Pastaj nqs do linje super dhe te garantuar ti, merre me IP statike, kushton ca, por s'ke probleme D:
 

DriniS

Ecejak
Re: Kush ka ADSL?

S'kam ndermend te hedh aq leke perpjete per IP statike, fundja rroj dhe pa internet /pf/images/graemlins/laugh.gif
Di ndonje se sa e ka koston mujore adsl e albtelekomit per 256K? Ne web thote 60 mije lek por duhet te jete info e vjeter, pasi tek nje memo e keshilltarit drejtuar kryeministrit, permendej tarifa prej 28 mije lekesh te vjetra per adsl, dhe me e pakta qe albtelekom ka eshte 256K. Si qendron puna, di njeri?
 

antip

Primus registratum
Re: Kush ka ADSL?

Pyeta te albtelecomi para pak kohesh dhe me thane 5000 lek/muaj per adsl 256k. Nuk me duket nje oferte e mire me thene te drejten.
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: Kush ka ADSL?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Pyeta te albtelecomi para pak kohesh dhe me thane 5000 lek/muaj per adsl 256k. Nuk me duket nje oferte e mire me thene te drejten.

[/ QUOTE ]

shume shtrenjte per nje linje 256k /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: Kush ka ADSL?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mbeshtes parafolsin /pf/images/graemlins/laugh.gif

pS: Ka bohesh re?

[/ QUOTE ]

ja verdalle /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: Kush ka ADSL?

me sa duket, ne kuadrin e qeverise sone te leshit cmimet e ADSL na telekom shkerdh@ta do ulen ne 15mije pa tvsh..
me se e pranueshme per na

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

DriniS

Ecejak
Re: Kush ka ADSL?

Maxper, albaniaonline nuk specifikon detaje. Une e perkthej dhe ndryshe: 25 euro paketa me e lire dhe shpejtesia me e madhe nder paketat e ndryshme qe ofrohen eshte deri ne 512k.

Raper, nuk e di se kur do e vendosin ate ulje cmimi, por vajta nje dite te albtelekomi dhe adsl per numrat e telefonit qe nisin me 2 nuk ka porta te lira (u cudita sepse degjova qe qeveria kish blere 200.000 porta adsl, valle te jete konsumuar gjysma?) dhe nga ana tjeter duhet te ishe afer me stacionin e shperndarjes, une qe ndodhem nga Qyteti Studenti nuk mund ta marr kete lidhje pasi do kem shume ping timeouts ne orarin e pikut dhe distanca e larget ben te veten. ADSL mban 3-4 km perafersisht.
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: Kush ka ADSL?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Raper, nuk e di se kur do e vendosin ate ulje cmimi, por vajta nje dite te albtelekomi dhe adsl per numrat e telefonit qe nisin me 2 nuk ka porta te lira (u cudita sepse degjova qe qeveria kish blere 200.000 porta adsl, valle te jete konsumuar gjysma?) dhe nga ana tjeter duhet te ishe afer me stacionin e shperndarjes, une qe ndodhem nga Qyteti Studenti nuk mund ta marr kete lidhje pasi do kem shume ping timeouts ne orarin e pikut dhe distanca e larget ben te veten. ADSL mban 3-4 km perafersisht.

[/ QUOTE ]

flm per informacionin vlla,
une nr e telefonit fiks e kam me 3 (fillon) dhe shtepine e kam afer me qendren.

shpresoj te pakten ta bejne ate 256k tek 20mije lek se perndryshe per nje student jane ca si teper 60mije /pf/images/graemlins/frown.gif

ca te bejme, jetojme ne shqiperi /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Kush ka ADSL?

Po per ata neper rrethe kush ka ndonje info?si mund te bej lidhjen dhe sa mund te kushtoj me albtelecom se ka edhe me keq me dial-up ne Fier shpejtesia eshte rreth 32-36 dhe une personalishte paguaj 2500 leke te reja muaj per muaj
 

ermali86

Primus registratum
Re: Kush ka ADSL?

une nuk e kuptoj kete pune. te pakten tani qe kerkesa per internet sa vjen e shtohet kompanite ne shqiperi duhet ti ulin cmimet dhe te ofrojne linje sa me te mire. gje qe nuk e bejne. kur shikoj cmimet qe thoni ju tmerrohem. une studioj ne itali dhe me 25 euro ne muaj kam adsl 2+. 4 Mb/s. Zakonisht shpejtesia e shkarkimit eshte 1 Mb/s
 

ermali86

Primus registratum
Re: Kush ka ADSL?

se harrova. ne pagesen mujore ke te perfshire edhe routerin qe te sjellin. po ju a ju kerkojne ta paguani routerin apo eshte i perfshire ?
 

Zemrushi

Primus registratum
Re: Kush ka ADSL?

Hajde reklama hajde!!! ADSL o l3sh krejt momentalisht, kur ste ofron nje ip personale çte duhet? nje ip gjith shqiperia /pf/images/graemlins/laugh.gif... per mendimin tim /pf/images/graemlins/tongue.gif rrini pa internet, o me e dobishme.
 

DriniS

Ecejak
Re: Kush ka ADSL?

Ermal, arsyeja kryesore eshte sepse albtelekom i drejtuar nga shteti ka kontrate me telekom italia duke e bere te paren si kliente dhe jo si pike qe e ka linjen e internetit tranzit per ta perdorur kush te doje. Ndaj dhe ISP private jane te detyruara te marrin linjen e internetit nga vendet fqinje sepse perdorin IP e tyre dhe jo IP qe i ka te specifikuara Telekom Italia per albtelekomin. Cmimi mbetet i larte pikerisht per keto arsye. Ajo "Shqiperia ne moshen e internetit" eshte vec nje flluske sapuni.
Pagesa mujore eshte me vete, instalimi eshte me vete (perfshin dhe adsl modem). Pra kosto eshte e larte krahasuar me aty ku ndodhesh ti.
 

ermali86

Primus registratum
Re: Kush ka ADSL?

pune dreqi. Nuk e kuptoj se si e shtyni akoma me ato linja. Jo se une nuk i kam provuar se edhe une i kam kaluar nja 4 vjet te mira ne albnetwork me 7171711 ose 7171111 /pf/images/graemlins/tonguee.gif por si nuk ju ka ardhur ne maje te hundes se ta merzit. Nuk di cfare tju them. ishalla rregullohet sa me shpejt kjo pune
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush ka ADSL?

Ketu ku jam une filluan ofertat per Internet me FTTH (fiber to home) fillimisht me 50Mbs ne te dyja drejtimet (down dhe up) per te kaluar me vone ne 100Mbs. Cmimi si me pare 29.90 €uro / muaj, ne kete çmim ka dhe telefonine me 50 vende te botes falas, 100 kanale televizive, rregjistrues digital me hard disk 80Go, mundeseine te shikosh kanalet televizive ne ekranin e kompjuterit....biles dhe ato qe jane HD....
E imagjinoni rrenen e Sales, "Shqiperia ne moshen e internetit" /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

DriniS

Ecejak
Re: Kush ka ADSL?

Vallaj me gjithe hallet e tjera qe ka Shqiperia, kjo e internetit s'eshte asgje para tyre, po kush po i ndreq?
S'do cuditesha sikur te dali prape te premtoje kompjutera ne cdo dhome, po jo me Pentium 4 3 apo 2, po ndonje procesor x386 se ato jane tamam per muze. Vari teneqen.
 
Top