Kush jane shkaqet e lemzes

Anni

Primus registratum
Kush jane shkaqet e lemzes

Ju lutem do te doja te dija cilat jane arsyet mjeksore qe shkaktohet lemza, pervec fjalise popullore "TE MBAJNE NE GOJE"
:confused:
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

Lemza kundeshtim pa vetedije i diafragmes . Veshtiresi ndaj kalimit te ajrit e sjell zhurme.
Lemza fillon zakonisht pa pritur e duron pak minuta, jane shqetesime te lehta stomaku.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

Kurse une kam ndegjuar qe shkaktohet kur 'te marin neper goje' dhe jo kur 'te mbajn ne goje'.

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

Lemza


Lemza eshte kontraktimi i pavullnetshem i musculit te diafragmes, qe sjell dalje e nje sasie ajri dhe ne te njejten kohe mbylljen e epiglotes( haperisa e laringut qe kufizohet nga kordat e zerit dhe indit kercor i aritenoideve)
Kur marrim fryme, diafragma kontraktohet, duke hapur kafazin e kraharoritduke ndihmuar mushkrite qe te zgjerohen. Nervat qe kontrollojne kontraktimet e diafragmes jane nervat frenik(pleks i nervave periferik te palces se kurrizit) qe niset nga zona e e qafes dhe perfundon ne diafragme. Nese keto nerva irritohen ne nje pike cfare do pergjate rruges mund te sjelle lemze.
Lemza mund te shkaktohet nga nje operacion kirurgjikal ne kolon, prostat, temth o ne stomak, kryesisht per paciente mbi 45 vjecar.
Ne raste te tjera lemza mund te shkaktohet nga nje infeksioni i nje pjese te trurit o te sistemit nervor qendror. Lemza e perseritur shume here mund te jete simptome e shqetesimeve te stomakut, veshkave, zemres, mushkrive.
Ritmi i lemzes mund te jete i shpejt ose i avashte.
Ne rastet e rrezikshme ajo eshte e shpeshte dhe e shpejte, dhe pacienti shfaq shenja lodhje.
Menyrat e ndalimit te lemzes pa shkuar tek mjeku jane te shumta sidomos per rastet ku nuk paraqet probleme anesore.
Te pish uje ose te hashe nje luge sheqer. Edhe faktori psikologjik arrin te ndaloje lemzen si psh me ane te terheqjes se vemendjes, ben qe te ndaloje shtellunga e ajrit. Ndalesa e frymemarrjes, pirja e ujit te ftohte me gllenka te vogla, vendosja ne qafe e nje cope akulli, vendosja e nje borse akulli ne bark, gudulisja e hundes per te provokuar nje teshtime, marrja e frymes thelle duke ndjekur nje ritem te rregullt jane disa nga menyrat e ndalimit te lemzes.Disa nga keto menyra jane perdorur qe ne kohen e Platonit, ku lemza largohej duke provokuar teshtimat.
Lemza mund te zere edhe nje femije te porsalindur dhe mund te ndalohet duke e marre ne krah, i mbeshtet koken ne shpatull dhe i bie lehte ne kurriz, ne menyre qe tia nxjerrsh ajrin qe ndoshta i ka dilatuar stomakunose esofagun.
Nje menyre tjeter shtepiake eshte edhe frymemarrja dhe nxjerrja ne nje qese letreje . Ne kete menyre rritet sasia e CO2 ne organizem.
Mjeket kryesisht rekomandojne ngrenjen e nje luge sheqer pa uje.
Kur lemza paraqet karakteristika shqetesuese mjeku rekomandon antispasmodici qetesues dhe ne disa raste nderhyhet kirurgjikisht duke prekur nervat frenik.
 

assassino26

Primus registratum
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

menyre tjeter per te ndaluar lemsen eshte edhe mbajtja e frymes per disa minuta der ne renie te fikti. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

Fillimisht postuar nga PESHKATARI27:
[qb] menyre tjeter per te ndaluar lemsen eshte edhe mbajtja e frymes per disa minuta der ne renie te fikti. /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
po ngela pa fryme ste bie te fikte ore peshktar! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Anana

Primus registratum
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

Mua me kane thene qe duhet me pi uje ne pozicion gjysem te perkulur, qe duket sikur je kend pingul /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

Kam lexuar dhe e praktikoj: kur me ze lemza qe ta pushoj duhet te marresh fryme thelle dhe ta mbash per pak, pastaj te leshosh frymen deri ne fund dhe te rrish per nje moment e keshtu ta perserisesh disa here derisa te normalizohet muskuli i diafragmes.
 

assassino26

Primus registratum
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

a e dini qe lemza qe ka mbajtur me gjate,i ka ndodhur 1 anglezi.rreth 50 vjet me lemez burri i huj.Kur i pushoi,rrojti edhe 6 muj edhe vdiq
 

Anana

Primus registratum
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

Eshte nje Shqipetar afer Tiranes me duket, qe ka nja 3 vjet qe eshte me lemez, akoma si ka pushuar. Iu desh me lene dhe punen prej lemzes te shkretit. Nganjehere i merret fryma prej lemzes. Akoma s'i ka pushuar. E dha program nje dite tvsh-ja.
 

Anana

Primus registratum
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

Harrova, do jene bere 5 ose 6 vjet tani se ka qe kur ika une. Si iken koha...
 

Raif

Primus registratum
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

Fillimisht postuar nga Yllka shembullore:
[qb] Eshte nje Shqipetar afer Tiranes me duket, qe ka nja 3 vjet qe eshte me lemez, akoma si ka pushuar. Iu desh me lene dhe punen prej lemzes te shkretit. Nganjehere i merret fryma prej lemzes. Akoma s'i ka pushuar. E dha program nje dite tvsh-ja. [/qb]
=================================================

Me mjeksi popullore ma baroja mund te sherohet kjo semurje.
Me nje rast tjeter do te sjell nje artikull qe spjegon eliminimin e lemzes kur ilaqet e tjera kan deshtuar.
 

Ema

Goddes
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

Une kam pas vujt nga lemza shume.Me zinte pa pushim tere diten.Pastaj mora ilace me duket njeri e kish emrin Levopraid.
Me zinte me hope,pak here po shume fort.

...Tani s'me kujtojne me ,s'me ze ...
 

Anana

Primus registratum
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

Te harruan edhe ty, si gjithe ne te tjeret.

Te pakten shpetove nga lemza. Do jete noi gje kalamajsh se edhe une kshu e kisha, po mua me pelqente lemza.
 

kissemissan

Primus registratum
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

cpaske qene ti yllke e cuditshme /pf/images/graemlins/smile.gif lemza o smundje ty te pelqeka , un se duroj dot kam ra rehat qe kur mbusha 15 vjec nuk me zuri me. edhe kur e degjoj te te tjeret me vje per te vjelle :shrug: /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Anana

Primus registratum
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

Te kalamjt e vegjel lemza edhe mund te jete e lezecme se eshte kshu si kerc i vogel ne gryke, tik, tik, tik. Kalon pastaj. Une asnjihere s'e kam pas problem se me kalonte shpejt dhe thjesht thoshim me kalamajt qe po na kujtojne tjetri e tjetra edhe mbaronte ai muhabet.

Nje here kur isha 16 vjec, me zuri lemza edhe nje shoqja ime Gjermane filloi te qeshte, sikur s'e zinte ndonjiher lemza ate. Edhe s'e zinte tha. U cudita une...

Lloj lloj njerezish ka...
Ti shyqyr qe paske shpetu nje here
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

Shkaku i lemzes eshte grykesia! /pf/images/graemlins/laugh.gif Gjithe llupsat jane "lemzues". :lol:
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

Po qe lemza mund te pushohet duke e akuzuar njeriun per dicka qe nuk ka bere e dinit :book: :thumbsup:
 

ScorPio

Primus registratum
Re: Kush jane shkaqet e lemzes

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: kobe</div><div class="ubbcode-body">qe te iki lemza duhet te genjeje ndonjeri. E kam provu vete. </div></div>

E vertet kjo + Ne qoftese ia keni ven veshin kur nuk ha ushqim gjate nje kohe te ze lemza pas ushqimit, po prap pushon me nje got uji ose siç me ka treguar nje i moshuar te mos maresh fryme sa ke mundesi dhe te pushon, afersisht si shembulli i mesiperm per te ndalur lemzen
 
Top