Kush i bën hije; Nënë Tereza Sali Berishës, apo Sali Berisha Nënë Terezës?!

Meditim rreth pllakatit të stërmadh, vendosur në qëndër të Tiranës

ARBËR SHTËMBARI

Me shikimin e parë që do ti bente pllakatit të stërmadh, vendosur në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, një qytetari të zakonshëm që do të kalonte aty pari do ti binin në sy dy dukje: fytyra prej shënjtoreje e Nënë Terezës dhe emri i shenjuar dukshëm i Sali Berishës! Dhe, sapo të ngulte sytë në atë pllakat, natyrshëm do ti lindte pyetja: përse përballë fotografisë së kësaj Nobelisteje të pavdekshme u dashka vendosur me shkronja të stërmëdha emri i Kryeministrit shqiptar?!

E analizuar në planin politik, pllakata e vendosur në qëndër të kryeqytetit flet shumë. Flet për logjikën e Kryeministrit. Flet për mentalitetin e vartësve të tij. Flet për pozicionin e disa prej intelektualëve më në zë, të lidhur me pushtetin e radhës. Natyrisht, nuk mund të mos flasë edhe për stilin dhe metoden e punës pragmatiste të disa prej nëpunësve të lartë që drejtojnë institucione të caktuara kulturore. Shkurt, prapa pllakatit në fjalë lexohet diçka ndryshe, krejt tjetër, shumë më e kuptueshme nga ajo që bëhet fjalë para tij.

Një të moshuari, ai emër i shkruar dukshëm në pllakat me shikim nga organet qendrore të Shtetit, nuk mund të mos i sjellë ndërmend simbolet festive dhe parrullat me frymë komuniste.

Po le të bisedojmë diçka më konkretisht:

Pllakati i kushtohet një Gruaje të madhe, shqiptare, por edhe botërore, me përmasat e plota të një shënjtoreje të vërtetë. Mirëpo, ngjitur me Të vendoset jo një shënjtor, por Kryeministri, si për tu thënë shqiptarëve: Nënë Tereza dhe Sali Berisha janë një! Nënë Tereza dhe Sali Berisha meritojnë respekte dhe nderime të përbashkëta! Se nuk mund të ndahen për nga vlerat në dobi të shqiptarëve!!!

Asociimi i imazhit të një shënjtoreje me emrin e Kryeministrit (si nuk i kanë vendosur këtij të fundit edhe fotografinë?!) është një diversion moral që i bëhet një figure aq të njohur nga e tërë bota. Autorët e pllakatit, në zbatim të një logjike sa politike aq edhe artistike të pëlqyer nga shefi i Qeverisë, potencialin simbolik që mbart imazhi i Nënë Terezës kanë vendosur ta dominojnë politikisht me firmën e shefit të tyre. Sfondit të gjërë e të ndriçuar moral të Nënë Terezës, për të cilin është vlerësuar e çmuar nga e tërë bota, shefat e vegjël – vartës të shefit të Qeverisë shqiptare i kanë mbivendosur sfondin politik! Dhe ky nuk mund të jetë një veprim i rastësishëm. Teksa mediton për pllakatin, ajo çka të vjen më parë në kokë është mendimi, se është vepruar kështu krejt qellimshëm, si për tiu drejtuar publikut të gjërë: e madhja Nënë Terezë meriton të qendrojë pranë e pranë të madhit Sali Berisha!!! Aq më bindës bëhet ky mendim, kur sjellë ndërmënd disa miklime që i janë bërë kryeministrit të radhës nga disa vartës të qullosur keq nga servilizmi, duke e quajtur deri edhe Skënderbe!!!

Pavarësisht nga bindjet politike që kanë dhe pavarësisht nga besimi fetar që ushqejnë, kur vjen puna për të gjykuar për Nënë Terezën njerëzit kanë një mendim dhe një qendrim individual. Dhe, ndodhur kështu, një pllakat i zakonshëm në përmbajtje, (nuk po flasim për dimensionet), do ti bënte të meditonin shumë lirë dhe krejt natyrshëm. Por jo. Nuk është vepruar kështu. Ideatorët dhe zbatuesit e pllakatit janë kujdesur që edhe një afishe e tillë të të mos të linte të lirë. Ajo duhej të të imponohej. Të të ngulte në mëndje mesazhin që përçonte. Dhe mesazhi kuptohej kush ishte: fotografia e Nënë Terezës dhe emri i Sali Berishës! Lidhjen, kuptohet, duhej ta bësh vet!

Ideatorët dhe zbatuesit e verbër janë kujdesur të prodhojnë politikë! Të përçojnë politikë! Të vjelin të mira politike! Dhe, nisur nga ky mentalitet, janë munduar të realizojnë sfidimin e logjikës së shëndoshë, për të grumbulluar dhe përfituar kapital politik. Dhe mënyrën e kanë gjetur: duke dominuar pllakatin me emrin e Shefit të Madh kanë demonstruar besnikëri përpara këtij Shefi. Dhe kur themi kështu, kemi parasysh jo thjesht atë piktorin e gjorë, të cilit i urojmë të ketë marrë shpërblimin modest që mund ti jetë ofruar. Fjalën e kemi për ata varg shefash, që, sipas shkallës hierarkike mund ti jenë paraqitur njëri tjetrit si për të marrë buzëqeshjen e radhës dhe, po kështu, edhe çertifikatën e mirënjohjes politike.

Sociologu i njohur francez, Marcel Mauss, kur analizonte dikur çështje të magjisë shprehej, se nuk duhet të fokusohemi thjesht te magjistari që prodhon magjinë, por te njërëzit që e besojnë dhe që habiten me të. Se magjistari, kuptohet, brenda profesionit të tij, bën ato që di të bëjë, prandaj çështja shkon përtej kësaj të mësohet se si arrihet të mashtrohet një masë e gjërë spektatorësh. Dhe, merret me mend; magjistari luan jo vetëm me aftësitë e tij, doemos të larta, por në radhë të parë ai luan me injorancën kolektive të spektatorëve. Duke bërë një paralele të tillë, do të thoshnim, se edhe politikanët e pllakatit (mos u habitni që po themi politikanët e pllakatit, sepse nuk mund të mos jetë objekt politik), kanë pasur parasysh të luajnë pikërisht me shkallën e vetëdijes së njerëzve. I kanë konsideruar këta të fundit si masë amorfe, si një masë e tillë që nuk do të mund të ndalen gjatë për të gjykuar elemente të përmbajtjes dhe të formës së pllakatit, por do të gjykojnë ashtu siç do të gjykojnë ata lart; ata që politizojnë, ata që drejtojnë!

Pllakati i stërmadh është vendosur, ku? Në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar! Kjo nuk është pa një lloj përmbajtjeje. Ky pllakat është afishuar, ku? Në qëndër të kryeqytetit, aty ku kalojnë mijëra njerëz. Aty ku edhe punonjësit e mjeteve të informacionit masiv e kanë më të lehtë për të marrë pamje në dobi të reklamës së dyfishtë; të Nënë Terezës, por edhe të Kryeministrit!

Mjedisi vendor dhe ai kohor është harmonizuar qellimshëm edhe me mjedisin politik. Kryeministri aktual dihet që është kryetar i njërës parti, asaj Demokratike, që, edhe pse është një forcë e madhe politike, përsëri përfaqëson vetëm një pjesë të caktuar të popullit. Nënë Tereza është simbol jo vetëm i elektoratit të djathtë, por edhe i atij të majtë. Shënjtorja e madhe është simbol jo vetëm i shqiptarëve në Shqipëri, por edhe i atyre në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi e deri atyre në diaspor. Pra, ajo është simbol i mbarë Kombit shqiptar. Logjika ta donte, që ky pllakat të mund të kishte në përmbajtje të tij emrin e Presidentit të Republikës, zotit Bamir Topi. Nënë Tereza uronte unitetin e Shqiptarëve, atë unitet që simbolizon vet figura e Presidentit. E kush do të ishte kundër? Socialisti? Demokrati? Social-demokrati? Republikani? Kush tjetër?! Shqiptarët e besimit ortodokës? Mysliman? Katolik? Askush nuk do të ishte kundër. Mirëpo, si çdo herë tjetër, edhe ky rast nuk i ka shpëtuar ti dalë nga dora zotit Berisha.

Duke medi
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1405