Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ky ndryshimi i flamurit mund te interpretohet ne dy menyra:
1. Kosovaret po krijojne nje flamur te ri, duke u bazuar ne flamurin e kombit tone dhe kete po e bejne per te arsye politike, per te fituar pavarsine e tyre;
2. Rugova (per mendimin tim iniciatori kryesor) po perpiqet te ndryshoje dicka ne unitetin e kombit shqiptar, duke u perpjekur te krijoje nje komb te ri, ate kosovar dhe per kete arsye po ndryshon edhe flamurin shqiptar! Per mendimin tim, do te ishte me e ndershme, sikur flamurit shqiptar qe kemi sot, kosovaret t'i shtonin je embleme te vogel, mbi shqiponje, qe te bante pak a shume te dallueshem flamurin e te dy vendeve! Rasti i RDGJ-se me RFGJ-ne apo se fundmi rasti i Rumanise me Moldavine ilustrojne kete zgjidhje!
Ruri, me sa di une, kosovaret duan te ndryshojne formen e shqiponjes dhe me duket se duan te kene embelemen e Kastrioteve mbi te!
[/ QUOTE ]
Regele
Eshte absurde qe dy shtete te kene simbole te njejta, dhe eshte normale qe te mendohet ne ndryshim te tyre nese Kosova duhet te shkeputet nga Serbia dhe te jete e pavarur. Mendoj se tani edhe ka ardhe koha te mendohet ne keto gjera.
Per medimin tim paraqitja e ketij flamuri kishte nje ane pozitive dhe nje ane negative:
Pozitive eshte se me kete rast i kemi treguar Serbise dhe gjithe te tjereve se alternativa e vetme eshte <<Kosova e pavarur>>
Ana negative e kesaj eshte se Rugova tregohet shume vetjak apo egoist, duke e lartesuar veten aq shume ne krahasim me te tjeret aq sa i lejon vetes te beje gjera pa pelqimin e te tjereve. Rugova duhet ta dije se akujt nuk mund ti imponoj asgje aq me pak nje flamur apo nje simbol tjeter qe jane shume te ndieshme. Te valvitet nje flamur pa u konslutuar dhe pa u parapelqyer nga i gjithe populli sjell skena te Lindjes se afert pra djegien e tyre, iritimin e pakenaqesine e popullit e shume e shume telashe te tjera qe tani me se paku i nevoiten kosoves.
Ajo se cfare thua ti regele eshte paksa absurde apo mund te jete vetem nje sygjerim, por qe duan kosovaret ta ndrrojne flamurin mendoj se kjo eshte si nje lloj detyrimi e jo deshire.
Ende asgje nuk eshte vendos se si do te duken simbolet e Kosoves se pavarur, dhe kjo do te behet vetem atehere kur te gjithe jane te nje mendimi.