Kush eshte pashuku?

Nderkohe qe presim taulant ballen te na shuaje kureshjten, rilindjademokratike na tregon se kush eshte Fatos Gjura.



Si u krijua dhe si funksiononte rrjeti kriminal i drejtuar nga deputeti i PS me shtrirje rajonale
Taulant Balla me laborator droge në Kuturman
Deputeti i PS, Taulant Balla është përfshirë në trafikimin e drogës dhe rezulton, si një nga eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar në rajon. Dokumentet që janë tashmë të disponueshme dhe që do të bëhen publike gjatë ditëve të ardhshme, flasin për një rrjet kriminal të drejtuar nga deputeti socialist, Balla, i cili rezulton të jetë nën hetim edhe jashtë territorit të republikës.
Ajo çfarë është tashmë e provuar është implikimi i tij në mbledhjen dhe përpunimin e lëndeve narkotike. Balla nuk ka qenë i vetëm në këtë trafik dhe një nga bashkëdrejtuesit e këtij trafiku ka qenë edhe Fatos Gjura. Ky i fundit është arrestuar dy vjet më parë dhe tani është në pritje të gjykimit nga drejtësia shqiptare. Ai që i ka shpëtuar operacionit policor, ka qenë Taulant Balla, kjo ndoshta edhe nga imuniteti i deputetit heqjen, e të cilit Rama e kundërshton ashpër në Parlament.
Policia ka qenë prej kohësh në ndjekje të rrjetit kriminal të trafikut të drogës së Librazhdit. Operacioni është konkluduar me sukses dy vjet më parë, ku përveç të arrestuarve është sekuestruar edhe një laborator droge, në të cilin rrjeti kriminal i drejtuar nga deputeti i PS, Taulant Balla prodhonte lëndët narkotike për t'i bërë gati për shpërndarje në treg.
Laboratori i drogës i bllokuar nga policia ishte instaluar në fshatin Kuturman, i cili ndodhet disa kilometra larg Librazhdit, në zonën e Çermenikës ku është edhe vendlindja e deputetit socialist Taulant Balla. Lënda narkotike që prodhohej në këtë zonë të thellë të Çermenikës përpunohej në laboratorin e drogës të ngritur posaçërisht në Kuturman dhe dërgohej me makinën e tij në Maqedoni dhe Selanik. Lënda e parë që përdorej për përpunimin e drogës ishte kanabis sativa.
Arrestimet
Pas identifikimit të zonës në të cilën ndodhej laboratoiri i drogës, policia ka organizuar operacionin duke bllokuar këtë laborator. Menjëherë më pas kanë rënë në pranga edhe dy nga bashkëdrejtuesit e rrjetit kriminal, Fatos Gjura dhe vëllai i tij. Këta vazhdojnë të jenë në qelitë e burgut në Elbasan. Sipas burimeve në këtë rrjet kriminal kanë qenë të përfshirë edhe shoferi i deputetit Balla, si dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve gjithashtu është vënë në pranga.
Si trafikohej droga
Procesi është nën hetim, por ajo që mund të thuhet është se rrjeti kriminal e ka zhvilluar aktivitetin prej shumë vitesh. Ky rrjet është fuqizuar së tepërmi dhe ka shtrirë aktivitetin në vendet fqinje, pasi Taulant Balla ka marrë mandatin e deputetit në zonën e Librazhdit. Në këtë periudhë, ka nisur edhe trafikimi i drogës jashtë territorit të vendit, kryesisht në Selanik dhe Maqedoni. Fillimisht në transportimin e drogës në drejtim të këtyre destinacioneve ka marrë pjesë vetë deputeti socialist, Balla. Më pas, rrugën e trafikut e ka drejtuar Fatos Gjura. Për të trafikuar drogën jashtë vendit, Balla i jepte makinën e tij të deputetit dhe pasaportën diplomatike Fatos Gjurës dhe në këtë mënyrë makina nuk kontrollohej në doganë. Ajo çfarë është evidentuar nga policia kanë qenë hyrje-daljet e shpeshta në makinë të deputetit Balla në vendet fqinje, gjë e cila provohet edhe në pikat tona kufitare, por edhe ato të vendeve fqinje.
Në momentin kur Fatos Gjura me të vëllanë përfunduan në burg, deputeti Balla i braktisi dhe megjithë premtimet që i ka bërë familjes së tyre se do të bënte gjithçka për t'i liruar. Ai tashmë i fshihet pjesëtarëve të familjes Gjura dhe shkon shumë rrallë në Librazhd. Familjarët e Fatos Gjurës janë shprehur se kanë mbetur të zhgënjyer nga deputeti Taulant Balla, pasi vetë ai i futi në trafikun e drogës dhe tani i ka lënë në burg.
I gjendur përballë presionit të familjes së Fatos Gjurës, deputeti Balla nuk shkon në Librazhd, por dërgon shoferin e tij Nin Mema, i cili bredh nëpër qytet me pistoletë, të cilën e mban pa leje. Taulant Balla përdori miliona lekë të përfituara nga trafiku i drogës në fushatën elektorale për t'u zgjedhur deputet në vitin 2009 në Librazhd. Në këto zgjedhje Balla kishte me vete dhjetra persona të dyshimtë nga rrethet e tjera të vendit, të cilët i paguante me lekët e drogës për të bërë presion tek zgjedhësit në Librazhd, për ta votuar atë.
(Vijon në numrin e ardhshëm)
 

Al-Punk

Still here
Gene, ky duket si artikull i g55! Qe deputetet shqiptare jane marre dhe merren me keto gjera e besoj, por nuk besoj qe Balla te jete nga ata qe ka "trimeri" ta beje kete pune.
 

gene

Forumium praecox
Nipi i Fatos Gjurës ka qenë edhe Sekretari i deputetit të Librazhdit, Taulant Balla
DROGA-BALLA, SI PASTRON PARATE ME NDERTIMET
Implikimi i deputetit të PS-së dhe ortakëve të tij në trafikimin e lëndëve narkotike, megjithëse është goditur nga policia, duke sekuestruar laboratorin e prodhimit të drogës në fshatin Kuturman dhe duke arrestuar tre prej rrjetit kriminal, ka sinjalizime të besueshme dhe të forta se ai ende vazhdon që të jetë aktiv.
Sipas disa dëshmitarëve, ortakët e rrjetit të trafikut nga Librazhdi e kanë spostuar epiqendrën e aktivitetit të tyre. Sipas tyre, ortakët e Ballës në këtë trafik aktualisht kanë marrë me qira një objekt, të cilin pavarësisht se për çfarë është deklaruar, në të vërtetë ai shërben si një pikë shpërndarjeje e lëndëve narkotike. Objekti ndodhet rrugës që të çon për tek spitali në Librazhd.
Është interesante edhe mënyra me të cilin operonte laboratori i drogës së rrjetit kriminal në fshatin Kuturman. Ai fillimisht ishte regjistruar si një fabrikë letër-paketimesh. Pas sekuestrimit është konstatuar se ky ishte një laborator droge, që merrej edhe me paketimin e lëndëve narkotike, duke i bërë të gatshme ato edhe për tregun e jashtëm, kryesisht për Greqinë dhe Maqedoninë, ku transporti bëhej me pasaportën diplomatike dhe automjetin e deputetit Balla.
Megjithëse është pyetur në Parlament për lidhjet e tij me Fatos Gjurën, Taulant Balla ka pranuar publikisht njohjen e tij me këtë person. Ai është munduar që të mbrohet pas alibisë se ky njeri qenka i PD-së, pasi qenka nipi i Kryetarit të PD-së në fshatin Kuturman. Pra, Balla ka pranuar publikisht lidhjet e afërta me fshatin Kuturman.
E vërteta është se Fatos Gjura as nuk ka nip në Kutërman dhe as nuk është nipi i Kryetarit të PD-së të kësaj zone. Në të vërtetë nipi i Fatos Gjurës është në fshatin Arrëz dhe quhet I. Murraci dhe është në të njëjtën kohë edhe ish-sekretar i deputetit Balla.
Pra, lidhjet e Ballës me Gjurën janë shumë herë më të afërta dhe ato shtrihen jo vetëm në trafiqe, por edhe në aktivitetin politik. Deputeti i PS-së e ka marrë nipin e bashkëtrafikantit të tij si sekretar politik dhe kjo është një dëshmi tjetër e lidhjes së ngushtë të Ballës me Gjurën.
Pastrimi i parave
Ortakët e rrjetit kriminal të Librazhdit kanë nisur prej kohësh që të kenë aktivitet tregtar. Paratë e grumbulluara kryesisht nga trafiku i drogës, por edhe ai i prostitucionit kanë qenë tepër të majmë për rrjetin. Ky aktivitet ka vazhduar për më shumë se shtatë vite dhe ato para janë hedhur tani në biznese të ndryshme. Rrjeti, i cili është në vështirësi pas dekonspirimit dhe një lufte të shpallur hapur nga autoritetet policore, ka vendosur të merret me biznese, kryesisht në ato zona ku Bashkitë drejtohen nga disa prej kryetarëve të PS-së. Procesi i pastrimit të parave të këtij rrjeti kryesisht po synon fushën e ndërtimit. Firma e përbashkët e tyre prej kohësh ka nisur ndërtimin e një shumëkatëshi në qytetin e Librazhdit. Kushdo e di se pallati është në pronësi të Ballës dhe ortakut të tij, që ka marrë arratinë.Megjithatë është bërë kujdes që biznesi të rregjistrohet në emër të të tretëve, për të mos lënë asnjë gjurmë. Duket se Taulanti, duke qëndruar gjithnjë dhe më pranë kreut të PS-së ka nisur të mësojë, se cila mund të jetë mënyra më e mirë e pastrimit të parave. Në të vërtetë Balla nuk është ndër të vetmit në radhët e Grupit parlamentar të PS-së, të cilët përdorin lejet e ndërtimit si formën më perfekte të pastrimit të parave të siguruara nga trafiqet e drogës dhe të prostitucionit. Ka edhe deputetë të tjerë, besnikë të kreut të PS-së që janë tashmë në të njëjtën varkë, i janë afruar PS dhe po e mbajnë atë gjithnjë edhe më shumë nën kthetra, për të siguruar prej siglës së saj mburojën në këtë aktivitet kriminal të pastrimit të parave. Rama është kumbari i tyre. Ajo çfarë presin deputetë të tillë nga Rama, është marrja e pushtetit dhe kthimi më pas i parajsës së humbur të trafiqeve. Për këtë qëllim ata prej kohësh po sponsorizojnë PS-në.

rilindjademokratike
 

gene

Forumium praecox
deri tani na kane thene

--- fatos gjura eshte arrestuar bashke me vellain
--- balla nuk eshte akuzuar dhe as eshte kerkuar ndonje heqje imuniteti (se NDOSHTA prokuroria e policia nuk guxojne ta kerkojne pasi kane frike nga rama me shume se nga berisha)
--- ai m'tha mue, une i thashe atij, se m'ka thone baba mue se ...


Shpresoj te kete vazhdim tek numri tjeter
 

Hank

Valoris scriptorum
të cilët përdorin lejet e ndërtimit si formën më perfekte të pastrimit të parave të siguruara nga trafiqet e drogës dhe të prostitucionit.

Me pelqeu kjo qe perdorin leje ndertimi per pastrim parash nga droga dhe prostitucioni.
Qenka me verte kronike per t'u ndjekur kjo, shpresojme ta bejne dokumentar (mund ta lexoje Topalli psh) dhe do jete teper terheqes.
Ose po e bene film, mund te kontaktojne me Tarantinon per ti dhene ngjyrat e duhura!
 

gene

Forumium praecox
RD nuk po i jep vazhdimin e premtuar kesaj pune por, nderkohe




gazeta shekulli

E dëgjove? ministri i Brendshëm kur ka qenë student në Utrecht ka mbledhur prostituta për një Club Jan Bik - Vërtet, nc nc nc, e dëgjova njëçikë, po ç'është ky klubi Jan Bik - Një si punë bordelli, 30 euro kushton ora vetëm të rrish që të shofësh kurvat lakuriq, po pastaj po deshe të flesh me to ka pazar tjetër - Pupupu, po si ia gjetën?
- E ka regjistruar policia hollandeze Lul Bashën kur kanë bërë një herë një razzia, i kanë gjetë prostitutat shqiptare pa dokumenta, kupton, ky mblidhte shqiptaret - Po unë sikur dëgjova që kishte dhe homo aty domethënë ashtu gay - Vërtet edhe këtë e thanë, sikur Luli grumbullonte edhe vajza edhe çuna, u dilte te rruga atyreve dhe i vinin vetë se ishte i gjatë e i bukur edhe buzëqeshte gjithmonë. - Bo bo bo, tani po ia nxjerrin të gjitha njëri-tjetrit në parlament.
E dëgjove për Arben Ahmetin? Ka vjedhur miliona euro pastaj ka shkuar në Bukuresht në vitin 2005 që të humbte gjurmët. - Kush e tha? - Ia tha Berisha, shkove në Rumani i tha, kërkove azil politik pasi vodhe miliona me kompaninë e telefonisë - Po si ia gjetën, pse tani?
- Ku e di unë, Berisha ua di të gjithëve, i ka në xhep për secilin, mos e ngacmojnë se fap-fap i nxjerr - Po mirë i ka me fakte apo jo, pse s'ia kalon prokurorisë - E mo fakte, ç'rëndësi kanë faktet mjafton që i thotë ai, se ku i mbledh se ku ua regjistron të gjithëve, si plakë e keqe, na ti e na ti, ka një fletoren e saj ku shënon punët e njërit e të tjetrit se vijnë e ia thonë të gjitha thashethemet dhe ajo s'ia fal asnjërit - E dëgjove si i tha Taulant Ballës kryeministrja: je si Poker Face e Lady Gaga - E dëgjova e dëgjova, po ku e gjen dreqja kohën të shohë edhe Lady Gagan? - I sheh i sheh ajo, se kërkon figura krahasime të kohës që ta pëlqejë edhe rinia.
Mblidhen disa gra bashkë, ca që i ka në pushtet, ca të panjohura, nga ato informantet, molloisin për gjithë kundërshtarët, i nxjerrin ato më të fundit, i apdejtojnë edhe njëherë të vjetrat, lexojnë bashkë filxhanat e kafes, shohin pastaj MTV që t'i gjejnë figura kryeministres. Kështu i tha, Taulantit, ti merresh me trafik femrash, e dinë diplomatët e ministrisë së Jashtme. Ke lidhje i tha pastaj, me Fatos Gjurën.
- Po ky kush është? - Një nga bosët e drogës. Zakonisht kokainën e gëlltit në bark, kalon kufirin pastaj shkon nëpër shtëpitë e politikanëve dhe ua nxjerr nëpër WC u merr cash në dorë. - Po Taulanti si u përgjigj? - Ç'nuk i tha edhe ai, ke marrë benc të blinduar 700 milionësh që t'u shpëtosh plumbave nga bandat rivale.
Sacra Corona Unita. Këtu u hodh Jozefina: Ti ke kënduar për xhaxhi Enverin kur ishe në Librazhd, i tha. Jo u përgjigj Taulanti, unë fitova olimpiadën e matematikës. Nuk është e vërtetë, u përgjigj Jozefina, olimpiadën e matematikës e kam fitue unë, po më nxorën të dytën se të parin duhej të nxirrnin djalin e R. Alisë.
Ta ndigjosh edhe ti, iu kthye këtu Ditmir Bushatit, o ditzi dhe o ditnumëruem, se i kam pasë të gjitha 10 unë, po ai krimineli baba yt Suljemani s'ma ka nxjerrë të drejtën e studimit, unë i shkova në zyrë për shkollë ai më shikonte nga kambët.
- Po Ditmiri s'i tha gjë? - Ditmiri s'foli se është djalë i urtë, por u hodh Taulanti se ai s'ta përton dhe i tha Jozefinës: ti po i shet 100 makinat e Kuvendit, edhe gjithë shitjet e bën me burrin tat që është noter, Noc Topalli. Lëri ato, ia ktheu Jozefina, po trego ç'donte Fatos Gjura në makinën tënde.
Po Taulantit syri tërr, i tha që Gjura është nip i kryetarit të PD të fshatit Kuterman, kurse ti hajde na trego këtu diçka për Pashukun - Po ky Pashuku kush është tani, se s'po marr vesh fare - Pashuku është përfaqësues i Sacra Corona Unita për qarkun e Lezhës, ka një hotel në Shëngjin që e përdor si pikë grumbullimi për prostitutat nga Moldavia dhe Serbia, prej andej i eksporton në Itali. Te Pashuku hanë dreka darka këta të PD kur shkojnë në Shkodër.
Jozefina e mohoi të njihte një Pashuk, por u hodh ministri Basha që i tha Taulantit që unë, me përgjegjësinë e ministrit të Brendshëm, po ta them se ti je një sponsorizim i trafikut ndërkombëtar të drogës.
- Ç'do të thotë je një sponsorizim - Unë e kuptova që ministri i Brendshëm ka zbuluar se gjatë fushatës Mafia ndërkombëtare nuk i ka dhënë të holla PS-së por i ka dhënë Taulantin, duke ditur që ky ka gjuhë të hidhur dhe ia nxjerr të gjitha njerëzve të Berishës.
Duhet të jetë një fraksion i Mafias, ai që merret me drogën, se ata të prostitucionit punojnë më shumë me PD-në, domethënë dy fraksione rivale që luftojnë në Shqipëri. Ndonëse bashkëtingëlloret të ndryshojnë, tha Basha, zanoret i ke të njëjta me trafikantët - Po kjo ç'ishte - E kush ua kupton atyre të gjitha, duhet të jetë fjala për ndonjë bos të madh të malavitës që e ka mbiemrin me a-a, ndonjë Fafa ose Sasa, po harroi që edhe vetë ashtu i ka zanoret Basha.
Atëherë Taulanti i nxori atë historinë e klubit Jan Bik ku Basha grumbullonte çuna shqiptarë kur ishte student në Hollandë. Këtu i erdhi në ndihmë ministrit kryeministrja që i kujtoi Taulantit se e kanë regjistruar kur nxirrte drogën me Gjurën bashkë me një femër me pasaportë diplomatike, i kemi të gjitha tha, me targë me ditë e me orë - Çudi që s'ka goditur shteti kur e paskan pasë në përgjim - Jo jo, shteti i kësaj nuk godet asnjëherë.
Pastaj Gjurën nuk e ngasin se ai një rrugë e bën me të PS-së një rrugë me të PD-së. Kurse femra në makinë në të vërtetë ishte Gramoz Ruçi - Jo more, si ka mundësi? - Ia tha Berisha, ti je i vetmi i tha nga lufta e dytë botërore që ke ikë nga ky vend me rroba grash - Nc nc ç'më the ç'më the, po Ruçi si iu përgjigj?
- Ky i tha që kam ikur vetëm njëherë nga Tirana më 1997 kur njerëzit e tu erdhën të ziejnë grosh poshtë apartamentit tonë dhe nuk durohej më sepse vinin era përç. Nuk e di pse, po kryeministrja kohët e fundit po u bën shumë aludime seksuale këtyre të PS-së. Ju nuk keni kokrra akuzoi ajo një pjesë të grupit parlamentar.
Kurse Blendi Klosit i tha, zhvishu po deshe edhe lakuriq, po nuk kandidon dot për kryetar Bashkie të Tiranës - Domethënë, edhe po ta provosh se ke kokrra nuk kandidon dot? - Kështu më duket, nuk di se cila nga ato gratë që pinë kafen me kryeministren ka marrë vesh që njëri nga të opozitës ka operuar kokrrat, kupton tani është pa to, edhe kjo bën sikur s'i ka asnjëri dhe hap fjalën gjithandej siç e ka zakon.
- Dëgjova se kishte sulmuar edhe Ben Blushin, apo jo - I nxori edhe atij thashetheme, po meqë ky është përçarë me partinë e vet dhe ka dalë me mendim ndryshe, nuk e sulmon aq keq nuk i nxjerr kështu gjëra seksi punë koqesh e ku di unë.
I tha që ke qenë hajdut. - Si? kur ka qenë? - Nga mosha 3 në 5 vjeç. Ta lidhën dorën me allçi i tha kjo, kryetarja e qeverisë, sepse vidhje komshijtë - E nga e mori vesh ajo? - Po se mos e zuri tani këtë punën e thashethemeve, me ato është marrë gjithmonë qysh kur ishte sekretare partie në spital.
Ngaqë atëherë i vinte gjithë kohën rrotull Bllokut dhe këtyre me emër sikurse gjyshit të Blushit, edhe këta shpesh nuk e pranonin, nga inati ajo zuri t'u mblidhte fjalë, ato po nxjerr tani. - E ç'i tha Blushi? - Ky i tha se hajduti ke qenë ti, vije te gjyshi për ndonjë ilaç edhe i vidhje libra. - Po ç'libra i ka vjedhur vallë?
- Me sa di unë literaturë marksiste, Antidyring, Kapitalin në frëngjisht se mësonte frëngjisht në atë kohë ose ditaret e Enver Hoxhës që botoheshin me tirazh të vogël për përdorim të brendshëm.

- Shiko shiko, nc nc, ç'më the ç'më the. Po pse ky parlament do na vijë tani te bulevardi, te Piramida? Mos mos o Zot, po ky s'është kuvend kjo është fole grerëzash. Pornografi e gjallë. A s'ka mundësi t'i çojnë në Allias, në Bathore, në Babrru, në Zallher, në Bërzhitë, në Shpal? Larg larg sa më larg se na u tmerrua fëmija.
 

Hank

Valoris scriptorum
Duhet lexuar patjeter si shkrim per te kuptuar mentalitetin dhe "menyren e politikes" se drejtuesve tane te respektuar!
 
K

kuturru

Guest
Shiko e lexova ate artikullin e pare
e shtyva si e shtyva

A mund tju pyes une more zoteri kush jeni ju qe beni keto akuza ????

Ju thjeshte keni bere nje copy paste edhe nga nje artikull nga ta di une nga keta militantet


Cfare sjell artikulli ???

Thjeshte keqinformim


I bej thirrje administratorit ti therrasi mendjes apo personit qe e ka shkruar kete e mos u beni kaq injornate


Te arrestojme edhe kryeministrin se ai e ka lejuar qe te behet :p Futja kot

Me shume me acaroi fakti qe ishin shkruar per lidhjet


O njerez po a e dini sa eshte Librazhdi ??? Mjafton dy minuta ne kembe edhe mund te takosh personin qe do

Mos u mbytni me jeten ne metropol apo me endrrat

Therriteni mendjes o njerez

Gjithsesi ky artikull me ka bere o sa kom qesh o sa kom qesh
 

Al-Punk

Still here
Kuturu nuk e kuptova qendrimin tend.
Gene ka shpjeguar pak a shume diku pse i vendos keto shkrime ...
 
Top