Kush e Vrau Mensurin?
Në dhjetor të vitit të kaluar, Hasan Raci vrau vajzën e tij 16 vjeçe. Për këtë krim, çuditërisht u dënua me kusht, ndërsa u lirua pas gjashtë muajsh. Javën e kaluar, ai kreu edhe vrasjen e dytë. Kësaj radhe, vrau kushëririn, Mensurin 21 vjeç. Kush, në fakt, ia mori jetën këtij të riu? Hasani që shkrepi alltinë, apo Gjykata e Qarkut në Pejë që e liroi në mënyrë të kundërligjshme Hasanin?

Kemi bërë shtet, por a kemi vërtet shtet? Këtë pyetje ua drejton me dhimbje, Sheremet Raci nga Siçeva e Klinës, të gjithëve në Kosovë. Sheremeti, të mërkurën e javës që kaloi, varrosi djalin e vet, Mensurin 21 vjeç, i cili dyshohet se u vra nga kushëriri i tij, Hasan Raci.

Tash Hasani është në paraburgim, por vrasja e Mensurit është e dyta me radhë brenda nëntë muajve, që dyshohet se është kryer nga ky person. Kështu Hasani, pas vrasjes së vajzës së tij 16-vjeçare, të mërkurën, në qendër të Klinës, me gashtë plumba, dyshohet se kreu ekzekutimin e radhës.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Hasani ka vrarë të bijën e tij në oborr të shtëpisë, duke mos lejuar që as të afërmit ti shkojnë për vizita. Për vrasjen e së bijës, Gjykata e Qarkut në Pejë e kishte dënuar Hasanin vetëm me gjashtë muaj burg, periudhë të cilën ai e ka shlyer duke qëndruar në paraburgim.

Sistemi i drejtësisë në Pejë duket të jetë shumë efikas, kur i njëjti njeri, i gjetur fajtor për vrasjen e vajzës, arrestohet, hetohet, dënohet, mban burgun dhe të gjitha këto brenda nëntë muajve! Në pjesën tjetër të dënimit prej pesë vjetësh me kusht, sipas vendimit të gjykatës, Hasani është dashur që të mos e përsërisë veprën e njëjtë penale të vrasjes. Në këtë mënyrë, Hasani ka qenë thuajse i lirë.

Vendimi i pesë anëtarëve të trupit gjykues, të drejtuar nga gjyqtari Ukë Muçaj, i ka mundësuar Hasanit, vrasësit të së bijës, që të mund të shëtisë lirshëm.

Përgjegjësia

Përgjegjësisë në lidhje me këtë dënim të shqiptuar ndaj vrasësit të së bijës, tenton ti largohet secili nga zyrtarët e Gjykatës së Qarkut në Pejë. Me hetimin e kësaj vrasjeje është marrë Gëzim Kollçaku, prokuror i Prokurorisë Publike në Pejë, i cili tash e disa kohë ka braktisur këtë detyrë, duke iu kthyer zanatit të avokatit.

Por sa i përket vrasjes së parë dhe dënimit që ka marrë Hasan Raci, ish-prokurori Kollçaku nuk dëshiron të flasë gjatë, me arsyetimin se është i zënë. Etika e prokurorit e kërkon që të mos përzihemi në punët dhe vendimet e gjykatës. Duke u bazuar në prova, ai person është shpallur fajtor. Por se sa dënohet, shumë apo pak, kjo është çështje tjetër. Kjo i takon gjykatës, thotë Gëzim Kollçaku për Express.

Avokati i Hasan Racit, për të dyja rastet, edhe për çështjen e vrasjes së vajzës, edhe tash kur ai dyshohet se ka vrarë Mensurin, kushëririn 21-vjeçar, është Haxhi Çekaj.
Pasi shpjegon se në lidhje me vrasjen e kushëririt, gjyqtari i procedurës paraprake, klientit të tij ia ka shqiptuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh, avokati Çekaj nuk dëshiron të komentojë vendimin e gjykatës në lidhje me vrasjen e parë.

Për rastin e dytë, klienti im është mbrojtur në heshtje. Kurse për çështjen e parë, kjo është një gjë për të cilën nuk kam kompetencë të flas. Ky është një rast i kaluar dhe nuk dua të kthehem prapa, thotë shkurt avokati Çekaj për Express.

Në fakt, Gjykata e Qarkut në Pejë ka kohë që ka mbetur pa zot shtëpie. Ky institucion nuk e ka kryetarin, që prej kohës kur ka vdekur i ndjeri, gjyqtari Esat Shala. Për disa kohë, si ushtrues detyre të kryetarit të Gjykatës së Qarkut në Pejë, ishte emëruar gjyqtari Ukë Muçaj. Por edhe ky i fundit, pas një kohe, është suspenduar nga ky post dhe detyra e gjyqtarit, pas dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërkohë, gjyqtari Muçaj ka qenë kryetar i trupit gjykues, në rastin e vrasjes së parë të kryer nga Hasan Raci, i cili e ka ekzekutuar të bijën në oborr të shtëpisë së tij. Nuk kam asnjë koment mbi këtë rast, është krejt çfarë ka për të thënë gjyqtari Muçaj.

Ndërkaq, Expressi sipas shkresave zyrtare ka mësuar se vendimi është marrë duke u bazuar në ekspertizën e mjekëve të QKU-së, të cilët kanë vlerësuar gjendjen mendore të të akuzuarit.

Sipas shkresave, thuhet se Hasan Raci ka qenë në afekt dhe depresion në momentin e vrasjes. Vendimi ishte marrë nga anëtarët e panelit. Por, si e precizon Kodi Penal i Kosovës vrasjen e fëmijës së mitur nga prindi i tij, qoftë edhe në afekt?

Ligji

Por kapitulli i 15 i Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, që merret pikërisht me vrasje, neni 146, shkruan qartë se kushdo që e privon personin tjetër nga jeta, dënohet me më së paku pesë vjet burgim. Në këtë rast, në kapitullin e njëjtë, neni 147, i cili i klasifikon vrasjet e rënda, pika 1, e vendos në këtë kategori edhe vrasjen e fëmijës.
Në këtë rast, personi që do të privonte nga jeta një fëmijë, dënohet me së paku dhjetë vjet burgim apo me burgim afatgjatë.

Ndërkohë, neni 148 i këtij kapitulli, i cili flet për vrasje të kryer në gjendje të afektit mendor, akt i cili dyshohet se është kryer nga Hasan Raci ndaj vajzës së tij 16-vjeçare, dënimi është shumë i qartë. Kushdo që tjetrin e privon nga jeta në gjendje të afektit mendor, i vënë pa fajin e tij në gjendje të tronditjes së fortë mendore të shkaktuar nga sulmi, keqtrajtimi apo fyerja e rëndë nga ana e personit të vrarë, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet, thuhet në këtë nen.

Siçeva

Në fshatin e Hasan Racit, në Siçevë të Klinës, banorët tregojnë se nuk kanë vërejtur asgjë të dyshimtë tek ai, vrasësi i vajzës së tij, para se ai ta kryente këtë akt. Por pas vrasjes dhe varrosjes të së bijës si dhe moslejimin për vizita ngushëllimi, ata kanë parë se Hasani thjesht nuk fliste me askënd.

Sipas banorëve, ka më shumë se një vit që Hasani, së bashku me familjen e tij, janë shpërngulur nga fshati i tyre në drejtim të qytetit të Klinës. Fshatarët e Siçevës tregojnë se vizitat e këtij personi në fshatin e tij kanë qenë të rralla, përveç ditëve të fundit para se ai të vrasë Mensurin.

Sheremet Raci është babai i Mensurit të ndjerë. Ai bën be se nuk kanë pasur kurrë mosmarrëveshje me kushëririn e tij, Hasanin. Të ulur në odën e tij, Sheremeti nis rrëfimin që nga koha kur Hasani ka vrarë vajzën e vet, kur familja e tij ka shkuar për ngushëllime dhe si kanë shkuar për ta parë kur është lëshuar nga burgu.

Nuk e di pse e ka vra djalin tim, i cili ka qenë me agjërim. Në varrimin e Mensurit kanë ardhur të gjithë axhallarët tij, thotë Sheremeti për Express. Sipas tij, për të marrë pjesë në varrim, sipas traditës, ka kërkuar edhe babai i Hasanit, por një kërkesë e tillë është refuzuar nga familja e viktimës.

I kam thënë hoxhës që erdh me atë porosi se po të ndodhte vrasja aksidentalisht, sigurisht se do ta lejoja. Por jo në këtë mënyrë, sepse nuk e di pse e ka vra, thotë Sheremeti për Express. Tash, Sheremeti thotë se më shumë se vrasja, e mundojnë fjalët e njerëzve, të cilët pëshpëritin se djali i tij ka pasur lidhje me vajzën e vrarë nga Hasani.

I kam pyetur të gjithë për këtë, askush nuk më ka thënë se djali im ka pasur punë të tilla. Ende koka ime nuk e beson se djalin e dytë nuk e kam më. A kemi shtet, shprehet Sheremeti, duke iu mbushur sytë me lot.

Policia

Sipas policisë, të mërkurën rreth orës 10, një 21-vjeçar nga Siçeva e Klinës është vrarë në qendër të këtij qyteti, për motive ende të panjohura. Vrasësi besohet se është kushëriri i tij, H. R. 37-vjeçar, kurse policia rajonale në Pejë njoftoi se viktima është M. R. ka njoftuar policia.

Sipas hetimeve të para të policisë, i vrari ka qenë duke ecur rrugës, kur është qëlluar me armë zjarri nga kushëriri i tij. Në momentin kur është kryer vrasja, siç tha policia, në afërsi të vendit të ngjarjes kanë qëlluar në detyrë zyrtare, pjesëtarët e njësisë speciale të policisë, të cilët menjëherë kanë intervenuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin, si dhe kanë konfiskuar revolen, me të cilën është kryer vepra.

Kryesi i veprës është arrestuar dhe po mb
Ky artikull eshte marre nga: http://koslab.blog.al/?p=39. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://koslab.blog.al/?p=39