Kush e ka radhen neser??????

arterie

Primus registratum
Kush e ka radhen neser??????

Shqiptareve duket sikur nuk ju bejne me pershtypje as shifrat. Asgje s'eshte me e rendesishme per ta, fatkeqesisht as jeta. Nuk dua te shperndaj dhimbje, por sensibilizim. Njerez ndergjegjesohuni.
300 te vdekur ne nje vit nga aksidentet rrugore
Amerikanet kane nje vit qe bejne LUFTE dhe vetem 600 vete ju jane vrare. Po ne ne cfare lufte jemi?
Apo ne ate te TRETEN qe e kane filluar shqiptaret me vetveten????????!!!!!!!!
Me vjen keq t'iu them po ne shqiptaret kemi humbur cdo lloj rregulli njerezor qe na mban te lidhur me kete bote.
Fajtoret kerkojini ju.....
 

xhoni

Primus registratum
Re: Kush e ka radhen neser??????

Nuk me duket i drejte krahasimi i vdekjeve aksidentale me ato te luftes.
Mund te thuash se eshte dy here e gjysem me i madh se viktimat nga aksidentet ne Evrope,por ta krahasosh me ushtaret amerikane ne Irak s'ka kuptim.(ata vdesin qe amerika te kete nafte me bollek).Nejse.
Gjithsesi keto viktima jane te shumta ne numer.Kjo vjen nga rruget e keqia qe kemi,nga mungesa e kontrollit teknik te makinave(njekohesisht dhe amortizimi i tyre).Nga mungesa e aftesise drejtuese nga shoferat dhe nga mos funksionimi i policise rrugore.
Ne akoma nuk e kemi kuptuar se infrastruktura eshte hapi i pare drejt botes kapitaliste,se pa te nuk mund te zhvillohet ekonomia dhe si rrjedhim shume e shume gjera te tjera.
 

arterie

Primus registratum
Re: Kush e ka radhen neser??????

Permenda luften sepse vetem aty njeriu ndodhet me ne rrezik per jeten se fershellen plumbi kudo.
Po ne more, apo na "fishkellejne" makinat nga te kater krahet. Mua me eshte dukur shume per nje shifer prej 3 milion banoresh ( por po te heqesh ata qe jane jashte edhe ata qe kane makina mos na dale shifra me qindra- mijeshe). Pastaj mendoj edhe pasojat, se ata qe vdesin iken, po keta te gjallet si do ja bejne. Shumica lene gra me femije, dhe ne e dime shume mire se sa te afta jane keto lloj gjysem familjesh t'a perballojne jeten ne Shqiperi. Aksidente te tjera, lene njerez te aksidentuar per gjithe jeten e tyre dhe per kete duhet edhe dikush tjeter te kujdeset per te, e le te leme shpenzimet e spitaleve menjane. Ata qe jane demtuar fizikisht nuk jane perfshire ne shifer por eshte me e madhe se ajo 300-ja.
Ndoshta e kam gabim qe merrem me analizime te tilla.
Ju lutem ma beni te ditur!
 

babi

Primus registratum
Re: Kush e ka radhen neser??????

Ky fenomeni, i aksidenteve rrugore, qe me te vertete eshte shume shqetesues duke qene se ka vlera pak te ekzagjeruara per vendin tone por ja ku jane edhe arsyet sipas meje:

- Mungesa e sigurise per shkak se rruget jane jashte standartit me normal, nuk kane tabela, mbrojtese prej hekuri
- Mungesa e kultures se kembesoreve - te cilet ecin si me qene komplet kafshe neper rruge - pak e rende kjo por te gjithe jemi deshmitare te shume rasteve
- Rritja e adrenalines se shoferave te cilet duan ta mendojne se makina e tyre eshte nje ferari
dhe nuk njohin kufij shpejtesi kur bien ne rruge te mire

:book:
 

xhoni

Primus registratum
Re: Kush e ka radhen neser??????

Folaga che batte:
Ti shtove kembesoret te cilet une i harrova ti permend :thumbsup: .Shume drejt,bile them se eshte kryesorja.
Kembesoret nuk e kane idene e te ecurit ne rruge.
Ne te vetmen autostrade(durres-tir)jane ndertuar ura siper,enkas per kembesoret.Por cndodh?
Njerezit pertojne te ngjisin shkallet dhe kalojne ne mes te autostrades duke rrezikuar jeten.
Para nja dy vjetesh kaloja me makine andej u habita kur pashe dy persona te cilet bisedonin me njeri tjetrin.Ku? :eek: Mbi ate murin e vogel ndares mes autostrades!!!
Ju betohem kam vene duart ne koke.Ngaqe une shkoj rralle dhe rri pak, nuk para me bie rradha te shoh shpesh fenomene te tilla.Si ka mundesi?Kaq derra jemi?
Nje gjurulldi e madhe,nje mungese kulture e papare.Mah,nuk e di si do zgjidhen probleme te tilla.Ndonjehere s'kane faj shoferet.
 
Top