Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

komino

Valoris scriptorum
Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

Nje nga zerat e para ne te ardhura e shqiperise eshte emigracioni.

Megjithate, nuk eshte nje nga zerat e para shpenzimi per mbrojtjen e interesave te ketyre emigranteve. PSE???????????'

Kush duhet t'i mbroje emigrantet shqipetare.

Fatkeqesisht qindra mijera emigrantet shqipetare nuk para votojne ne zgjedhje dhe rrjedhimisht nuk kane nje vemendje direkte as ne fushatat elektorake dhe as kur luhet me fatet e tyre ne interes (te ligjshem) te nje kategorie tjeter te zgjedhesve.

Kush mund te ngreje zerin e te beje pak lobing ne interes te kesaj kategoire teper te pambrojtur te shqipetareve (te pambrojtur jashte e te pambrojtur ne vendine tyre, ne mireqenien e te cilit vazhdojne te japin kontributin me teper se gjithkush tjeter)???????????????????

Egirantet ne bote jane nje kategori personash qe punojne me teper nga te gjithe dhe kane mundesi te mbrojne te drejtat e tyre me pak nga te gjithe.

Deri ne c'pike mund te pranohet te luhet me fatet e ketyre emigranteve
A mund ti lejoje vetes nje politikan luxin e te paturit mendime "patriotike" qe shkojne HAPTAZI kunder interesit te kesaj kategoire SHTETASISH SHQIPETARE????????
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

UNE JAM EMIGRANT NE GREQI.


Asnje ska ndryshu dhe ska per te ndryshu per emigrantet qe punojne ne GREQI.

SHTETI I NDYRE GREK nuk zbaton asnje porosi te BASHKIMIT EUROPIAN per te drejtat e emigranteve.
Gjithashtu merr nga evropa NDIHMA per mbajtjen e emigranteve, duke GENJYER per numrin e sakte te tyre.
 

ludwig

Primus registratum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

eshte e kot ti hedhesh fajin politikave te tjera(megjithse edhe une mendoje se politika greke eshte e kalbur, bashke me greket qe e mbeshtesin).

Eshte politika shqipetare ajo qe nuk e can koken per emigrantet. Ne fund te fundit po nuk u interesua politika shqiptare per emigrantet pse duhet te interesohet ajo greke.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

Ne 12 vjetet e fundit te skenes politike shqiptare pati aq shume levizje(ik,hajde,rrezohu,ngrihu,burg,Pallat Brigadash etc), saqe cdo njeri qe ka sot nje pozicion mundohet te zhvas nga ai aq shume,sikur te ishte dita e fundit.


Ministria e jashtme,e drejtesise,e rendit apo ambasadat shqiptare ne bote.Ku u paraqitem dhe nuk na rropen mga paret.Ku na u desh ndonje shkrese dhe nuk na i tendosen nervart si tela kitare.

Flet ne telefon me ambasaden tone ne Berli dhe te pergjigjen aq harbuterisht saqe ndonjhere dyshon se mos dikur i ke q.... gruan te panjohurit ne krahun tjeter te Telefonit.


Interesat tona mund ti mbroje vetem nje shtet i cili eshte mirnjohes per cdo Euro apo Dollar qe ne fusim ne ate vend.

Ne nje shtet ku kryeministri eshte nje ish-burgaxhi ordiner,prej tij mos prit ndihme.

Na mbetet vetem motoja:
Zoti per te gjithe,seicili per vete.
 

SPORTELISTI

Primus registratum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Ne 12 vjetet e fundit te skenes politike shqiptare pati aq shume levizje(ik,hajde,rrezohu,ngrihu,burg,Pallat Brigadash etc), saqe cdo njeri qe ka sot nje pozicion mundohet te zhvas nga ai aq shume,sikur te ishte dita e fundit.


Ministria e jashtme,e drejtesise,e rendit apo ambasadat shqiptare ne bote.Ku u paraqitem dhe nuk na rropen mga paret.Ku na u desh ndonje shkrese dhe nuk na i tendosen nervart si tela kitare.

Flet ne telefon me ambasaden tone ne Berli dhe te pergjigjen aq harbuterisht saqe ndonjhere dyshon se mos dikur i ke q.... gruan te panjohurit ne krahun tjeter te Telefonit.


Interesat tona mund ti mbroje vetem nje shtet i cili eshte mirnjohes per cdo Euro apo Dollar qe ne fusim ne ate vend.

Ne nje shtet ku kryeministri eshte nje ish-burgaxhi ordiner,prej tij mos prit ndihme.

Na mbetet vetem motoja:
Zoti per te gjithe,seicili per vete. [/qb]
thumbsup.gif
thumbsup.gif
thumbsup.gif

e forte ajo e ambasadave,nuk e di andej ne berlin po ketu ne rome te kerkojne para per nje vule ne certefikate,saqe te duket sikur jo vetem gruan por edhe nenen ja ke ashtu atij te ambasades.

e masanej ne vrasim menien se kush do na i mbroje te drejtat tona.po te jete per keta te ambasadave
kemi marre fund,se ata rrezik ja cojne copen tosit
me western union,pra ja lujne qerren se ndryshe i sjell prap ne shqiperi ai
smash.gif
smash.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

akoma prisni qe qeveria te zgjohet nje dite nga krahu i duhur dhe te mendoje per emigrantet?!

Nuk ishte nje tjeter teme per retorika boshe

Pyetja eshte e qarte
Kush duhet te coje zerin e interesit te emigranteve tek pushtetaret, meqenese ata vete nuk votojne dhe nuk llogariten as ne fushate (ku llogariten te gjithe)???????????????
 

Fletrrufeja

Primus registratum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

Nga Shteti Shqiptar te kerkohet njehere te ngreje breket e veta e t'i lidhi fort me ushkur pastaj te kerkohet se si te organizohet politika e tij ne raport me emigrantet shqipetar jashte tij.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

Ne me duket se fluturojme me presh. Jemi kthyer ne gjynafqare qe nuk dime kurre ti dalim vetes zot. Me falni zoterinj por me sa mend i kerkojme ne shtetit shqiptar te na dali zot ne dhe te huaj?? Sikur shteti shqiptar te ishte aq i fuqishem (dmth te na dilte zot) ne nuk do ishim ne emigrim tashme por ne shqiperi.

Eshte e tmerrshme te shikosh se sa shume shqiptaret kerkojne nga shteti. Vetem andej i kane syte, shteti per kete shteti per ate, dhe totalisht i bejne bisht pergjegjesive personale apo kolektive.

SHteti shqiptar nuk mund te nderhyje lart e poshte sa here qe ky apo ai subjekt privat i huaj diskriminon kunder shqiptareve. Askush nuk ka lindur dhe nuk eshte edukuar per te na diskriminuar ne, por ne i kemi bere ata te na urrejne me sjelljen tone. As Zvicerani, as Italiani, as Gjermani nuk ka ndonje histori inati me ne si njerez, jemi ne qe i kemi lene kete pershtypje.
Me tej shteti shqiptar nuk aspak pergjegjes per veprimet individuale te ketij apo atij shqiptari apo grupi shqiptaresh, veprime keto qe perhapin kete lloj opinioni te keq.

Dime vetem te qahemi, ankohemi dhe qurravitemi edhe pse vete e kemi fajin edhe pse statistikisht kemi me shume kriminele ne kontigjentin e refugjateve se cdo kombesi tjeter. Askush nuk i ben pyetjen vetes se cila eshte pergjegjesia personale per kete situate? Cifutet kane qene tere jeten te persekutuar por gjithmone kane dale ne maje edhe pse pa shtet, por jo me qurravitje dhe ankime, por me pune disipline, organizim dhe vullnet. Ne ngelem akoma si LOPET, duam cobanin qe te na dale zot, te paafte per asgje. E kemi te pamundur te funksionojme normalisht dhe pa probleme si komunitet, te krijojme nje opinion te mire, dhe te ecim perpara pa iu referuar shtetit.....

Nqs une vertet do me binte rasti ti kerkoja dicka shtetit shqiptar atehere do ishte kjo.

Une do ti kerkoja shteti shqiptar te nderhynte ndaj qeverive te huaja (zvicerian, italiane, greke, gjermane etj) qe kriminelet shqiptare atje te mos i nxirrte nga burgu per 3 muaj apo mos ti jipte denime qesharake per krime te renda, por ti kalbi ne burg. Ja keshtu ndahet shapi nga sheqeri dhe neper bote ngelen shqiptaret me vlere dhe punetore dhe jo kriminelet.

Ne amerike shqiptaret e ardhur keto 12 vitet e fundit nuk merren aspak me krim, bile edhe ata qe kane qene horra e kriminele ne shqiperi ketu ulin koken e punojne. Kush jeton ne amerike e di kete.
 

crazy

Primus registratum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

kur politika jone nuk eshte ngritur qe para 13 vjetesh per te mbrojtur te drejtat e emigranteve shqiptar nuk ka per tu ngrit sot.e kur erdhi berluskoni ne shqiperi mediat shqiptare e dhane lajm te pare e si eveniment ndersa mediave italiane as qe i hynte ne qese e nuk tha asgje.
 

SPORTELISTI

Primus registratum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

FILLIMISHT POSTUAR NGA MARTIN 1

DIME VETEM TE QAHEMI,TE ANKOHEMI DHE PSE VETE E KEMI FAJIN.
ASKUSH NUK I BEN PYETIEN VETES SE CILA ESHTE PERGJEGJESIA PERSONALE PER KETE SITUATE.
-------------------------------------------------

mesa mora vesh une pyetia ishte se cpo ben qeveria shqipetare per te mbrojtur te drejtat e emigranteve neper bote dhe jo c'po bejne shqipetaret per te mbrojtur te drejtat e tyre?
sa per faktin se emigrantet shqipetar na qenkan kriminele dhe se c'bejne kriminelet ne amerike une nuk e di por nje gje e di me siguri qe qeveria
shqipetare per mbroitien e emigranteve nuk ben asgje.

po shpjegohem

ke degjuar ndonjehere per operacionet FSHESA ne greqi,ku me mijera emigrante rrembehen nga vendet e punes rrihen e keqtrajtohen,ju grisen dokumentat
e leshuara po nga kjo qeveri,dhe perzihen per ne shqiperi.pra ketu nuk kemi te bejme me pergjegjesi
personale por me pergjegjesi kolektive,dhe qeveria c'ben ASGJE.
TE ka rastisur ndonjehere te udhetosh per ne shqiperi nepermjet italise ose anasjelltas ku neper aeroporte vetem per faktin e te qenit shqipetar duhet te presesh te kalojne te gjithe pa te kalosh ti .dhe aty ka gra me femije te vegjel,plaka e pleq te cilet nuk jane kriminel,por megjithate te shajne te shtyjne dhe
po u ankove perfundon ne ndonje zyre policie.
dhe shteti shqipetar ku eshte?(asgjekundi)
dhe drejtoju po deshe ambasades tone ne rome apo konsullatave te tjera ne itali per shkeliet qe te behen,se ne fund te fundit ato jane perfaqesite e shqipetareve ne itali,pa do te shohish se nuk denjojne as te te pergjigjen.dhe te mendosh se keto jane arsye banale se ka edhe me,dhe qeveria shqipetare c'ben perballe gjithe kesaj ?ASGJE.

PRA FLE GJUME dhe nuk u drejton asnje note proteste ketyre vendeve qe per mbrojtjen e te drejtave te njeriut kane nenshkruar marreveshie nderkombetare,qofshin keta edhe emigrante apo edhe kriminel.
pra keta shqipetar qe nuk gjejne mbeshtetie as tek
perfaqesit e tyre diplomatike ku duhet te drejtohen?
pra nese nuk na mbron shteti kush do na mbroje?
dhe me duket se kjo nuk eshte te kerkosh qiqera ne hell,sepse ne fund te fundit,shteti kur ben mbyllie fundvitesh e bilancesh eshte nje e ndare aty qe thote.
<span style="font-weight: bold">PERFITIMET E SHTETIT SHQIPETAR NGA TE ARDHURAT E EMIGRACIONIT KETE VIT ISHIN-------------------------------% NE DOLLARE OSE EURO</span>
DHE meqese ti martin 1 rri ne amerike ke degjuar besoj se shteti qeveria dhe ambasadat amerikane neper bote nuk bejne ate qe ben shteti qeveria apo ambasadat shqipetare,por anasjelltas.
ME RESPEKT
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

Zoteri mos ia ngop kot.

Shteti shqiptar nuk te mbron dot kur tjetri te diskriminon brenda ligjit. Opinionin e keq neper bote e kemi krijuar ne si komunitet emigrantesh me veprimet tona, pra me pergjegjesine tone.

Perfitimet nga emigracioni nuk i merr shteti, se ai nuk mbledh asnje takse prej tij, por vete populli. Shqiptaret nuk i kane lene dinjitet te mjaftueshem shtetit te tyre qe ai te influencoje ndaj diskriminimit qe i behet shqiptareve neper bote. Eshte tjeter pune problemet burokratike neper ambasada, por vetem nje shqiptar budalla nuk e kupton se shteti i tyre nuk i mbron dot keshtu si kerkojne ata, gjithe fodullek.

Edhe une te isha si italiani, zviceriani, gjermani etj etj ashtu do beja. Nqs ne si komunitet nuk arrijme dot ta ndajme te mirin nga i keqi, atehere shtetet e huaja kane te gjitha te drejtat ne kete bote qe te diskriminojne ndaj nesh, te na perceptojne te gjitheve si &quot;kriminele&quot; dhe te mbrojne veten nga nje grup njerezish me shumice absolute kriminelesh. Kriminalitetin ata e shikojne si kulture te komunitetit shqiptar dhe ne nuk kemi bere asgje vecse qajme e qurravitemi per ta ndryshuar kete imazh. Shtetet e huaja mbi te gjitha jane pergjegjes per komunitetet e tyre dhe jo per ne. Ata kane cdo te drejte te te kontrollojne me shume se te tjeret duke i siguruar se ata nuk po lejojne te kaloje nje kriminel shqiptar qe me pas mund te preke interesat e komuniteteve te tyre. Pervecse Grekut qe na diskriminon per arsye etnike, te tjeret na diskriminojne vetem pasi ne e kemi provuar veten si kriminele te rregjur.

Shtetet e huaja nuk kane as ngene as detyren dhe as luksin per te na seleksionuar ne ne te mire e te keqinj dhe keshtu te pergjithesojne duke te diskriminuar. Edhe une po te isha keshtu do beja.
Sepse ke ti te drejta qe i ze ne goje ketu me lart por kane edhe te tjeret te drejta ta mbrojne veten me cdo kusht nga keqberesit.

Kush do te te mbroje ty? Mbro veten zoteri. Askush ne perendim nuk ka lindur per te urryer apo diskriminuar shqiptaret, apo nuk edukohet qe i vogel per kete, ne jemi ata qe i kemi bere keto vende te na shikojne ne kete menyre. Te drejtat e njeriut nuk jane pakt vetvrasje per shtete te tilla. Aty ku jeni si komunitet ndihmoni si te mundeni autoritetet vendase per te luftuar krimin e organizuar shqiptar dhe do ta shikoni sa do tiu rregullohet imazhi.

Ne amerike keto probleme nuk ekzistojne se drejtesia funksionon 10 here me mire se ne Europe. Krimineli mbaron ne burg dhe i rregullti e i ndershmi gezon jeten e lire, kurse komuniteti opinionin pa njolla. Nqs ne europe drejtesia nuk ekziston ne keto nivele nuk eshte shteti shqiptar pergjegjes per kete. Shteti shqiptar nuk mund ta ndryshoje perceptimin e te huajve ndaj shqiptareve me ankesa e qurravitje, sidomos kur keto qeveri hedhin miliona ndihma per shqiperine.

Shqiptaret duhet te njohin edhe ca pergjegjesi per veten dreqi ta marre jo keshtu ti drejtohen gjithmone shtetit per cdo gje.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Zoteri mos ia ngop kot.
... Ne amerike keto probleme nuk ekzistojne se drejtesia funksionon 10 here me mire se ne Europe. Krimineli mbaron ne burg dhe i rregullti e i ndershmi gezon jeten e lire, kurse komuniteti opinionin pa njolla..... [/qb]
<span style="font-weight: bold">
Qe drejtesia funksionon &quot;mire&quot; ne USA kete e tregon edhe fakti qe USA ka numrin me te madh te te burgosurve(ne raport me popullsine) ne bote &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; </span>

Ps: Po cdo e keqe ka edhe nje te mire mbas: Numri i larte i te burgosurve ul perqindjen e papunesise
goofy.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

1-askush nuk kerkoi ne kete teme qe qeveria te mbroje shqipetaret nga diskriminimi normal qe u behet te huajve ne nje vend (keto i trajtojme tek diskutimet shoqerore)
2-persa i perket te ardhurave buxhetore nga emigracioni, mund te llogariaten ne jo me pak se 30% te hyjeve totale nga emigrantet ne shqiperi (tvsh kur konsumohen + tatimet per firmat qe shesin)
3-Pervec kesaj duhet marre parasysh edhe fakti qe nderprerja e ketyre prurjeve do te sillte probleme te medha per shqiperine pavaresisht faktit nese hyjne apo jo ne buxhetin e shtetit (nese nuk hyjne, kjo ndodh sepse shteti eshte i paafte te vjele taxa e tatime)
4-interesat e emigranteve nuk mbarojne me mbrojtjen ndaj diskriminimit (jo se aty nuk mund te nderhyet)
5-perfshihen ne interesa te emigranteve edhe
-permiresimi i infrastrukturave portuale civile
-rritja e numrit te punonjesve portuale
-rritja e kontrollit mbi punonjesit portuale (per te dale nga durresi duhet te besh nja 3 here rradhen ne tre sportele te ndryshme ku punohet &amp;#8220;avash avash&amp;#8221; qe te krijohet panik dhe te merren &amp;#8220;bakshishe&amp;#8221; &amp;#8211; 3 apo 4 punonjes me teper dhe nja 2 kontrollore do te eliminonin krejtesisht kohen e humbur ne port dhe indirekt do te rrisnin numrin e kthimeve ne shqiperi me nje rritje te metejshme te hyrjes se valutes-qe te mos flasim per ata qe kane ardhur me makine)
-kontroll mbi policine portuale se jane fare langalraqe &amp;#8211; (roja te dera me pa nje stilolaps ne xhep e me tha &amp;#8211; ma jep shefit se qeka i bukur-kuptohet qe stilolapsi nuk doli nga xhepi po mua me shkaterroi nga nervat )
-pershpejtimi i procedurave burokratike per leshimin e dokumetave ne sportelet ne shqiperi (shtim i nr te sporteleve, te orareve, te punonjesve &amp;#8230; )
-pershpejtimi i prcedurave te leshimit te dokumenteve ne ambasadat e zyrat konsullore(shtim i nr te sporteleve, te orareve, te punonjesve&amp;#8230; ) certifikata, pasaporta, deklarata, legalizime &amp;#8230;
-asistence juridike per qytetaret shqipetare jashte vendit (krijimi i strukturave te pershtatshme) dhe kjo perfshin edhe mbrojtjen ndaj diksriminimeve te papranueshme pa krijuar incidente diplomatike.


6-(dhe e fundit per sot) kjo teme kerkonte te trajtonte problemin ne menyre disi me indirekte &amp;#8211; KUSH DUHET TE DETYROJE QEVERINE QE TE MENDOJE PER EMIGRANTET?
 

SPORTELISTI

Primus registratum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

<span style="font-weight: bold">I DASHUR MARTIN 1</span>

duke mos dashur te hyj ne replika te kota ,por duke deshiruar qe te arrijme ne nje konkluzion real per temen po i kthehem shkrimit tend ne disa pika.

perfitimet nga emigracioni jane ato qe jane dhe shifrat behen publike nga shteti shqipetar,pastaj se sa i afte eshte shteti shqipetar te perfitoj nga keto prurie nuk eshte vendi per ta diskutuar.

<span style="font-weight: bold">KRIMINALITETI</span>

KRIMINALITETI nuk eshte kultur e popullit shqipetar dhe as eskluzivitet i tij.nuk besoj se jemi populli me pjesen me te madhe te popullsis KRIMINEL e ta mendosh keshtu do te thote te mos besh asgje per te prishur kete imazh te keq ne syte e botes por ti bashkengjitesh pa bere asgje dhe duke u qurravitur atyre qe per qellime te caktuara apo thjesht nga injoranca e mendojne keshtu.

<span style="font-weight: bold">PERGJEGJESIT PERSONALE</span>

As une dhe as ajo pjese e emigranteve shqipetar qe jetojne ketu ku jetoj une apo kudo neper bote,pra ata qe jetojne me pune te ndershme,nuk mundemi as te denoncojme krimin e organizuar ose jo dhe as ta zhdukim ,por distancohemi prej krimit
dhe mundohemi te ngreme larte imazhin tone si individ dhe pastaj si shqipetar,pra zbatojme ligjin jo vetm ketu por edhe ne shqiperi apo gjetke.
<span style="font-weight: bold">C'DUHET TE BEJ SHTETI SHQIPETAR?</span>
Une e di qe shteti shqipetar nuk mund te permiresoj demokracite europiane dhe as e pretendoj por mendoj se eshte mese e ligjshme(dhe jo qurravitie)ti kerkosh shtetit llogari ose mbrojtje ne raste shkeliesh te te drejtave te emigranteve apo te vrasies se tyre ne kufij (kupto greqine),dhe te mos toleroje shkelie te tilla ne emer te ndihmes qe na dhenkan.

persa i perket
<span style="font-weight: bold">shqipetaret duhet ti njohin ca pergjegjesi vetes</span>

une dhe besoi as ti nuk mund te ndihemi pjese e nje faji apo e KRIMINALITETIT SHQIPETAR keshtu kot sepse disa thenkan qe shqipetaret jane kriminel,pra nuk mund te behem pjese e pergjegjesis kolektive dmth te diskriminohem nga te tjere apo te mos mbrohem nga shteti shqipetar per gjera te cilat nuk i kam bere.
pra duhet te mbrojme veten, shtetin dhe anasjelltas.

se kush duhet ta coje zerin e emigranteve ne qeveri,populli thote.

<span style="font-weight: bold">I ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA</span>
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

Krmiminaliteti apo sjellja &quot;barbare&quot; (jashte normave civilizuese) eshte botekuptim, kulture dhe mbas 92 u kthye ne tradite per shqiptaret.
Ne shqiperi gjate 92-97 u be rivleresimi i vlerave ku i shkolluari, punetori, i ndershmi etj etj u kthyen ne shtresen me te pasuksesshme te shoqerise shqiptare, kurse gangsteri horri dhe krimineli u kthyen ne simbolin e suksesit te shoqerise se re shqiptare.

Fakti qe ty si shqiptar te diskriminojne pothuajse te gjitha ato shtete ku ne kemi nje emigracion aktiv dhe te gjere eshte shembulli me i qarte per kete.

Eshte vertete e tmerrshme te shikosh me vemendje se sa shume ankohen shqiptaret. Ankohen per grekun, ankohen per serbin, ankohen per diskriminim, ........ ne vetem ankohemi nga mengjesi ne darke dhe kerkojme ti delegojme pergjegjesite tona sa me shume tek shteti keshtu qe te ndihemi te pafajshem dhe te kemi se ke te fajesojme.
Ne nuk kemi dhe jemi totalisht te PAAFTE ta detyrojme tjetrin me meritat tona qe te na respektoje, dhe pastaj per kete fajesojme shtetin shqiptar qe ne deri me sot e kemi zhveshur nga cdo force si materialisht edhe moralisht.

Ne ankohemi se ne kerkojme meshire dhe jo respekt. Ne kerkojme qe shteti te ankohet per ne sepse ne jemi te paafte ti bejme te tjeret te na respektojne dhe nderojne.

Shteti shqiptar nuk ka mundesi praktike te te mbroje dot. Shteti nuk mund ti prishe mardheniet e mire me Italine psh qe po hedh milione euro ne shqiperi per incidente te tilla individuale, sepse shteti eshte pergjegjes edhe per pjesen tjeter te shqiptareve qe perfiton nga parate e italianeve.

Atehere ti cfare do besh? do i kendosh akoma kenges &quot;ku eshte shteti&quot;? Te persekutuarit kudo ne bote, qe nga cifutet e deri tek zezaket e amerikes, i dolen zot vetes, u organizuan dhe triumfuan fale forces se vullnetit dhe deshires per integrim. Ti nqs i do keto te drejta qe thua se po te mohoen shko dhe meritoje ato dhe jo ti meritoje shteti per ty. Diskriminimi qe te behet pervecse ne Greqi, kudo tjeter eshte brenda ligjeve dhe nuk ka shtet ne kete bote qe te mbron dot. Nqs ti ndihesh i fyer shko protesto, hidh ne gjyq, ngri peshe publikun, bej revolucion po deshe.........vetem per hir te Zotit mos u anko se na e peshtirose.
 

claudia

Primus registratum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

nuk e kam fare idene se si eshte ne itali, ne lidhje me diskriminimin e shqiptarve!!! ketu ne gjermani mezi qe i njohin!!! natyrisht qe ka shume shqiptar, po shumica jane kosovar.
kur i pyesin nga jane, ata pergjigjen se jane shqiptar. pra, cfar dua te them eshte se gjermanet kane nje ide tjeter per shqiptaret!!! saqe ne fillim na pyesnin a keni shtepia ju atje ne shqipri, se eshte lufte e madhe e keni humbur cdo gje!!!
plus qe ne ndryshojme shume nga kosovaret! jo vetem nga kultura e zakonet, po edhe nga mentaliteti.
per sqarim: kosovari per vec vetes vet si kosovar, cdo njeri tjeter panvarsisht se nga shtet apo rrace e fe eshte, per te eshte &quot;shkije&quot;! cfar dua te them eshte se s'kan per tu integruar kurre ne shoqeri!
ketu tek ne integrimi ne pune e vleresojne shume dhe e vleresojne, panvarsisht se mund te kete edhe njerez qe jane kunder te huajve, respektin e bejne, qoft siperfaqesor apo jo.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

Martin1
Anëtar/e
Anetar/e # 699

Shkruajtur më 18 Prill, 2004 09:33
--------------------------------------------------------------------------------
Krmiminaliteti apo sjellja &quot;barbare&quot; (jashte normave civilizuese) eshte botekuptim, kulture dhe mbas 92 u kthye ne tradite per shqiptaret.
Ne shqiperi gjate 92-97 u be rivleresimi i vlerave ku i shkolluari, punetori, i ndershmi etj etj u kthyen ne shtresen me te pasuksesshme te shoqerise shqiptare, kurse gangsteri horri dhe krimineli u kthyen ne simbolin e suksesit te shoqerise se re shqiptare.



--------------------------------------

jam plotesisht dakort me Martin1 vetem qe do te zgjasja ate daten , dmth nga 92-97 do ta shkruaja 1992-2004, jo per ndonje gje po edhe sot
i shkolluari, punetori, i ndershmi etj nuk jane shume te VLERSUAR , sepse cdo dite e me shume shohim sesi eshte gjendja.
po nejse ..... e dime qe martin1 e quan te zeze historine e 92-97 e te Bardhe historine nga
1997-2004 edhe ato &quot;pak&quot; te keqija qe sot ka shqiperia jane SIGURISHT si rrjedhim i qeverisjes se 92-97.
smash.gif

secili con uje te mulliri i tij , keshtu qe edhe martini nuk mund te perjashtohet nga kjo shprehje.

po per tju pergjegjur pyetjes se kush do ti mbroje interesat e emigranteve , edhe une mendoj qe cdo emigrant duhet te behet i ZGJUAR e i FORTE e tja dali vete mbane jetes se veshtire te emigracionit, se te presesh nga ata pushtetaret e Tiranes , aha ke marre fund .
por besoj se shqiptaret-emigrand kete gje e kane te qarte, sepse po veprojne ne te njejten menyre.
maksimuni ja fusin nje te share kur presin ne rradhe te ambasada , por kjo eshte normale, edhe &quot;ata&quot; te tiranes nuk e kane shume problem .
leri te lehin emigrantet, ne te ............
 

claudia

Primus registratum
Re: Kush duhet te mbroje interesat e emigranteve?

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Ne me duket se fluturojme me presh. Jemi kthyer ne gjynafqare qe nuk dime kurre ti dalim vetes zot. Me falni zoterinj por me sa mend i kerkojme ne shtetit shqiptar te na dali zot ne dhe te huaj?? Sikur shteti shqiptar te ishte aq i fuqishem (dmth te na dilte zot) ne nuk do ishim ne emigrim tashme por ne shqiperi.

Eshte e tmerrshme te shikosh se sa shume shqiptaret kerkojne nga shteti. Vetem andej i kane syte, shteti per kete shteti per ate, dhe totalisht i bejne bisht pergjegjesive personale apo kolektive.

SHteti shqiptar nuk mund te nderhyje lart e poshte sa here qe ky apo ai subjekt privat i huaj diskriminon kunder shqiptareve. Askush nuk ka lindur dhe nuk eshte edukuar per te na diskriminuar ne, por ne i kemi bere ata te na urrejne me sjelljen tone. As Zvicerani, as Italiani, as Gjermani nuk ka ndonje histori inati me ne si njerez, jemi ne qe i kemi lene kete pershtypje.
Me tej shteti shqiptar nuk aspak pergjegjes per veprimet individuale te ketij apo atij shqiptari apo grupi shqiptaresh, veprime keto qe perhapin kete lloj opinioni te keq.

Dime vetem te qahemi, ankohemi dhe qurravitemi edhe pse vete e kemi fajin edhe pse statistikisht kemi me shume kriminele ne kontigjentin e refugjateve se cdo kombesi tjeter. Askush nuk i ben pyetjen vetes se cila eshte pergjegjesia personale per kete situate? Cifutet kane qene tere jeten te persekutuar por gjithmone kane dale ne maje edhe pse pa shtet, por jo me qurravitje dhe ankime, por me pune disipline, organizim dhe vullnet. Ne ngelem akoma si LOPET, duam cobanin qe te na dale zot, te paafte per asgje. E kemi te pamundur te funksionojme normalisht dhe pa probleme si komunitet, te krijojme nje opinion te mire, dhe te ecim perpara pa iu referuar shtetit.....

Nqs une vertet do me binte rasti ti kerkoja dicka shtetit shqiptar atehere do ishte kjo.

Une do ti kerkoja shteti shqiptar te nderhynte ndaj qeverive te huaja (zvicerian, italiane, greke, gjermane etj) qe kriminelet shqiptare atje te mos i nxirrte nga burgu per 3 muaj apo mos ti jipte denime qesharake per krime te renda, por ti kalbi ne burg. Ja keshtu ndahet shapi nga sheqeri dhe neper bote ngelen shqiptaret me vlere dhe punetore dhe jo kriminelet.

Ne amerike shqiptaret e ardhur keto 12 vitet e fundit nuk merren aspak me krim, bile edhe ata qe kane qene horra e kriminele ne shqiperi ketu ulin koken e punojne. Kush jeton ne amerike e di kete. [/qb]
mbeshtes mendimin tend ne lidhje me kriminelet!!! jo vetem t'i kalbin ne burg, po do ishte me mire t'i kthenin ne shqiperi e pastaj le te kalbeshin neper burgje shqiptare, se burgjet jashte shtetit jane nje lluks per kriminelat shqiptar!!!

ne lidhje me &quot;cifutet&quot; doja te thoja:
e pare e punes quhen israelit ose hebre! kjo shprehja jote po me kujton fjalimin e doktor trapit ne israel, kur i tha:&quot;I dashur popullcifut...&quot;
fjala cifut eshte nje ofeze teper e madhe per popullin izraelit, pasi do te thote: kerme
doja te shtoja, se hebret nuk kishin nevoje te integroheshin! ishin teper te integruar!!!
shiko se nga vijne kokat me te larta te amerikes e te europes, jo vetem ne ditet e sotme, po edhe ne te kaluar! p.sh. Albert Einstein, Sigmund Freud, C. Powell, Rumsfeld etj.
israelitet ishin nje popull (dhe jane akoma)qe i dhane shume botes; p.sh. BIBLA
pastaj ZOTI nga e ka prejardhjen?!!!
 
Top