Kuriozitete mbi kanabisin.

Thamina

Papirus rex
Kuriozitete të çuditshme që nuk i dini mbi kanabisin
Si në shumë vende të ndryshme të botës edhe në Shqipëri marijuana apo kanabisi është i ndaluar me ligj pasi klasifikohet si lloj droge. Pavarësisht se në botë konsumohet shumë, ajo ka një famë të keqe.
*Kanabisi mund të jetë më pak i dëmshëm sesa alkooli dhe duhani dhe mund të jetë i dobishëm dhe të përdoret edhe për shumë gjëra të tjera.
*Ja 8 fakte interesante që ndoshta nuk i keni ditur në lidhje me kanabisin:
*Është aprovuar edhe nga studiuesit e shëndetësisë që kanabisi ka efekt në zvogëlimin e rrezatimit të kimioterapisë dhe radioterapisë në trajtimet e AIDS-it dhe kancerit.
*Një hektar arë me kanabisi, prodhon oksigjen sa 25 hektarë pyje.
*Nëse me një X sasi druri prodhojmë 10 kg letër, me të njëjtën sasi kanabisi prodhohet 8 herë më shumë.
*Në çdo vend të botës mund të rritet shumë lehtë, pasi kërkon shumë pak ujë.
*Xhinset e para janë bërë nga kanabisi, pasi është shumë i fortë dhe i qëndrueshëm. Mund të përdoret edhe për kapela, çanta, litarë etj.
*Është ushqim ideal për kafshët dhe energjik.
*Përdoret për izolimin e ndërtesave ngaqë është jashtëzakonisht i qëndrueshme, i lirë edhe jo i dëmshëm. Sendet që janë prodhuar nga kjo bimë mund të rezistojnë shumë vite.
*Sapunët dhe produktet e tjera kozmetike që janë prodhuar nga kanabisi nuk dëmtojnë as mjedisin e as ujërat.
 

joetisti_

Locus omnem
une nja dy here kam pire dhe tani behet kohe shume e gjate qe s'e kam provuar me.
Paska gjithe keto cilesi. Vetem se ta mjellesh rrezikon vite burg.
Kur abuzohet me te gjithsesi, sjell goxha probleme te renda.
 

Thamina

Papirus rex
Shkodra "Lazarati" i ri, asgjesohen 3 mijë rrënjë kanabis



Forcat e policisë së Shkodrës kanë vijuar edhe gjatë së mërkurës operacionet anti-kanabis.

Në orët e fundit janë asgjësuar 19 parcela me gjithsej 2940 bimë narkotike, bëjnë të ditur burime policore lokale.

Të njëjtat burime saktësojnë se operacioni u krye në rrethinat e Shkodrës dhe se parcelat u gjetën në komunat Postribë, Gur i Zi dhe Vuan e Dejës.

Burimet shtojnë më tej se, uniformat blu po marrin në pyetje banorët e zonës për të identifikuar kultivuesit e lëndës narkotike.
 

SNAP

Papirus rex
Po mire qenka dhe ushqim per kafshet e punes te pakten. Jepi nje sasi "KANABIS" nje gomari ta bej ELBASAN-DURRES per nje ore.
Te shkosh ne plazhe me gomare do ishte shum bukur:rolleyes::p
 
Top