Kurani,molle sherri mes besimtareve islame!!

OROSHI

Primus registratum
Kurani,molle sherri mes besimtareve islame!!

Sipas gazetes Shqip,shqiptaret mund te jene kamikazet e ardhshem!
Kjo analize vjen mbas disa mbledhjesh faktesh nte veprimeve radikale te grupeve te caktuara besimtaresh islame shqiptare!
"nje grup besimtaresh islame dogjen kuranin sepse vinte nga Turqia"????????

Une nuk e kam lexuar tere shkrimin e kesaj gazete,por mendoj qe duhet te diskutojme mbi opinionet e ndryshme qe kane vellezerit tane te besimit islam mbi origjinen e perkthimeve te librave te shenjte,dhe preferencat e tyre!

A jemi ne,shqiptaret,nje mundesi per t,u perdorur si mish per top??
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kurani,molle sherri mes besimtareve islame!!

Orosh, si e shof un kët pun n'pes të mjesit, t'gjith kena mundsin me qen mish për top ose për bomba n'kët rast. Problemi qëndron nëse kemi apo jo arsye të forta (gjë shumë subjektive) për tu hedhur në erë apo jo. Mendoj që në çdo komb ka njerëz që janë gati të "vetëflijohen" për diçka që ata e mendojnë se ja vlen. Mënjanimi apo kundërvënia ndaj tyre nuk bën tjetër veçse i shtyn ata të shpejtojnë aktin e tyre.

Pyetje më me vend më duket : " A ka ndonjë mënyrë për të mënjanuar futjen e terrorizmit në Shqipëri?".
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kurani,molle sherri mes besimtareve islame!!

Tani,ti dhe mendimin tand,une lexova pak ate artikullin i cili fliste per mendimet gjithnje e me radikale te besimtareve shqiptare mbi origjinen e ardhjes/perkthimit te Kuranit ne Shqiperi!

Desha te dija ku qendron ndryshimi?Sigurisht qe ndryshimi nuk qendron ne librin e shenjte,kete e dime,por duhet te dime sa larg po shkojne shqiptaret ne radikalizmin fetar?

Ka njeri qe mund te na e bjere artikullin te plote ketu?mund ta besh kete?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kurani,molle sherri mes besimtareve islame!!

Këtë nuk e bëj dot se nuk e kam idenë fare se ku gjendet. Megjithatë, gazetarët shqiptarë i fryjnë gjërat shpesh vetëm që të ngjajnë sa më sensacionale.

Shqiptarët, një pjesë e tyre të paktën, zakonisht janë radikalë në kulm kështu që nuk është për tu çuditur që mund të ketë mes besimtarëve edhe karabusha që t'ja hedhin trutë në erë vetes e ca të tjerve. Problemi siç të thashë qëndron tek mënyrat e mënjanimit të fenomeneve të tilla. Këtu mund të përpiqemi të bëjmë më shumë si shoqëri duke mbështetur elementët e shëndoshë të fesë.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kurani,molle sherri mes besimtareve islame!!

Fale zotit ne krye te komunitetit musliman shqiptar gjindet Selim Muca,i cili me patriotizmin dhe intelektin e tij menjanon shum gjana negative tek besimtaret!

Tani,sesi mund te menjanojme terrorizmin tek disa besimtare karabusha shqiptare,nuk e di!
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kurani,molle sherri mes besimtareve islame!!

S'besoj Orosh, sa te kemi keto deshmitaret e Jehovait qe jane informatore te CIA-s e FBI-se nuk ma merr mendja se futet terrorizmi ne Shqiperi /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

bizi

Forumium praecox
Re: Kurani,molle sherri mes besimtareve islame!!

Po shqetesoheni per gjerat qe lexoni ne gazeta tani, po t'u ecte, gazetaret do shkruanin edhe per derra fluturues.
S'besoj se do arrinin qe shqiptaret, pylle pa derra s'ka po shqiptarit i dhimbset prapanica vet.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Kurani,molle sherri mes besimtareve islame!!

Orosh c lidhje ka Kurani ketu????
Kurani shyqyr Zotit ekzistojne librat origjinal qe ne kohen e profetit. Dhe nuk ka te bej fare titulli sic e ke vendos ti. Ne qoft se do te diskutosh per rrymen radikale ne shqiperi eshte tjeter pune. por smendoj se hyn Kurani ketu.
Sa per link e gazetes e kisha un por paska ndryshuar /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Kurani,molle sherri mes besimtareve islame!!

Dua tju sqaroj qe aty behet fjale per perkthime kurani e jo per kuran. Sepse per nje mori arsyesh nuk quhet kuran asnje liber tjeter pervec se atij qe ekziston Arabisht. Dhe keto te tjerat ne gjuhen tone jane vecse perkthime te Kuranit. Dhe puna e komentimit apo e perkthimit kjo mund te ndryshoje nga njeriu ne njeri.

e gjeta link te gazetes.
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=19236

Desha te shtoja edhe qe ne kete shkrim nuk ka asgje tjter vecse mashtrime. ekzagjerimet nuk mungojne fare. se cdo gje eshte mashtrim. Tamam gazetari qe e ka shkruar sikur ka degjuar vetem llafe rrugesh, apo fjale armiqsh. madje deri ne ate pike sa thot ai qe eshte besimtar mer rroge vetem se eshte i tille. HAHAHAHA
 
H

harap

Guest
Re: Kurani,molle sherri mes besimtareve islame!!

Orosh ti sje per kete forum.Ska lidhje tema me shkrim.
 
Top