Kurajo e Serena Uilliams

Kurajo e Serena Uilliams

Tenistja ka rrëfyer dramën që pësoi pas vrasjes së të motrës në Los Anxhelos nga një përplasje mes bandave. Depresioni, mungesa e dëshirës për tenisin dhe kapitullimi. Më pas udhëtimi në Afrikë dhe ringjallja</p>


“Si arrita të kthehem sërish në majë”</p>


Është simpatike dhe flet hapur. Faqja e saj e internetit në “Twitter” është spektakolare, e mbushur plot me postime dhe shkrime të bukura me fantazi. Serena Uilliams nuk njihet vetëm si më e vogla e motrave më të famshme të tenisit. Është elegante dhe kujdeset shumë për pamjen e jashtme. Është aq e dashuruar pas modës sa me zgjedhjen e veshjeve bëri për vete edhe Barak Obamën, i cili u habit nga këpucët që ajo mbante veshur kur shkoi për vizitë në Shtëpinë e Bardhë për të festuar triumfin e fundit në Uimbëlldon. Por Serena Uilliams ka edhe anë të tjera që ne nuk i njohim: ajo është një vajzë e re e prekur thellë në zemër nga një vdekje e dhunshme dhe e papritur që e shtyu drejt depresionit dhe e largoi nga tenisi. Gjithçka ndodhi pak vite më parë. Ajo, mbretëresha e tenist me 22 Slame të fituar dhe numri një i padiskutuar, u gjend në një pikë kur duhet të pyesësh veten: Përse? Megjithatë, nuk arriti të gjejë përgjigje për tmerrin e një krimi që i mori motrën e saj të dashur, Yetunde. Kështu, në mendjen e kësaj kampione filloi të zhvillohej një e keqe e padukshme, por vrasëse, depresioni. Dëshira për të luajtur tenis i iku fare dhe gjithmonë e më shumë po e ndiente veten larg këtij sporti. Në renditjen e përgjithshme zuri vendin e 140, pastaj pas një dëmtimi u largua fare nga skena. Në javën që tronditi botën e tenisit botëror, “Times” ka nxjerrë dy skupe të lidhura me sekretet e mëdha në botën e raketave. I pari ishte rrëfimi rrëqethës i Andre Agasit, ku pranoi se kishte përdorur metamfetaminë, në momentin kur kishte arritur të urrente sportin, i cili i dha gjithçka: famë, miliarda, suksese. Ndoshta për faj të një babai që e detyronte të bënte stërvitje dhe të merrte përsipër sfida të forta për një djalosh në moshën e tij. Tjetri ka lidhje me problemin njerëzor dhe sportiv të Serena Uilliamsit, që tregon se si doli nga getoja dhe nga vështirësitë, por mbi të gjitha nga dhimbja qe i kishte pushtuar zemrën pas vrasjes së të motrës, Yetunde. Dy tregime për jetën që paraqesin të njëjtin terren, dhimbjen dhe sportin profesionist, por edhe sjelljet e ndryshme për të përballuar vështirësitë e ekzistencës. Jeta e Serenës pësoi një ndalesë dramatike më 14 shtator të vitit 2003. Ajo ndodhej në Toronto bashkë me të motrën Lyn dhe pikërisht atë ditë kishte folur në telefon me Yetunde, siç bënte zakonisht, meqë kishte një raport të fortë dhe shumë të konsoliduar me të. Pak orë më vonë në Compton, një nga lagjet më të dhunshme të Los Anxhelosit, me përqindje të lartë kriminaliteti dhe banda rivale që i kalojnë ditët duke gjuajtur me armë për asnjë arsye të veçantë, Yetunde u vra teksa dilte nga lokali me të dashurin e saj. Ishte 31 vjeçe. Ai djalosh kishte lidhje me bandat kriminale, kështu që ishte një arsye më shumë për tu vënë në shënjestër. Por, fatkeqësisht plumbat prekën motrën e Serenës, duke mos i lënë asnjë rrugë shpëtimi. Ky është tregimi prekës i kampiones që do ta mbyllë këtë sezon të lumtur si numri një në botë: “Akoma e kam shumë të vështirë ta përshkruaj se çfarë i ndodhi Yetunde. Ishte nëntë vjet më e madhe se unë, ndaj e konsideroja si një mama të dytë. E doja shumë dhe isha tepër e lidhur me të. Para se të ndodhte tragjedia sapo kisha pasur një bisedë telefonike me të. Nuk kam për ta harruar kurrë timbrin e zërit të saj. Në atë moment isha vërtet e lumtur se si po na ecnin gjërat të gjithëve. Kur e mora vesh nuk mund ta duroja dot vdekjen e saj. Ishte një barrë shumë e rëndë për mua”. Mendimi i parë ishte rikthimi në fushë pas një pushimi të shkurtër. Si të gjithë që mendojmë se përditshmëria e punës mund të na shërojë frakturat e mendjes. Po jo gjithmonë ndodh kështu. Për Serenën nuk funksionoi. Dy vjet pas atij krimi të tmerrshëm, dhimbja që nuk ishte larguar kurrë u rishfaq po aq e fortë sa në ditën e parë. “Në atë moment vendosa të thosha mjaft, edhe për shkak të një dëmtimi që kisha pësuar, por mbi të gjitha sepse kisha shumë dhimbje brenda vetes. Vendosa të shkoja të flisja me një psikoterapiste, sepse kisha nevojën të nxirrja jashtë atë që kishte ndodhur”. Situata nisi të përmirësohej: “Pas disa kohësh, falë ndihmës së Zotit, kuptova se energjitë e mia po riktheheshin”. Besimi për Serenën luajti një rol të rëndësishëm në “ringjalljen” e saj, por rëndësi të madhe pati edhe një udhëtim në Afrikë. Serena vizitoi Senegalin dhe Ganën, vendet e saj të origjinës dhe pa se si shumë prej tyre që jetonin aty dërgoheshin në Amerikë si “skllevër”. “Aty kuptova shumë gjëra. Nëse paraardhësit e mi kanë qenë në gjendje të durojnë vuajtje të këtij lloji, edhe unë mund tia dilja mbanë dhe të duroja gjithçka”. Serena nuk ngurron të tregojë se është një besimtare e thekur: “Si dëshmitare e Jehovait është shumë e rëndësishme të shpërndash fjalën e Zotit. “Nëse jam ulur në avion apo ndonjë vend tjetër publik shpesh u flas njerëzve që kam ngjitur rreth besimit tim dhe u shpërndaj atyre edhe fletushka. Gjithmonë mbaj disa të tilla në çantën time dhe ua shpërndaj atyre që kam pranë. Në jetët tona besimi në Zot ka qenë primar, madje edhe më i rëndësishëm se vetë tenisi. Edhe mamaja ime është dëshmitare e Jehovait. Im atë, pavarësisht se nuk e praktikon, kujdeset që ne të shkojnë në “Kingdom Hall” çdo të enjte, të premte dhe të diel. Ne ulemi gjithmonë në rreshtin e tretë dhe asnjëherë nuk mungojmë në shërbesë. Edhe sot, besimi është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër në jetën time. Ai më jep qetësi dhe perspektivë”. Të gjitha këto bënë që Serena të rikthehej, madje më e fortë se më parë. Me shumë fitore dhe pak humbje. Por asgjë nuk mund të krahasohet me humbjen e një motre. Këtë vit Uilliamsi ka ngritur trofe dhe ka buzëqeshur. Janë buzëqeshjet e numrit 1 në tenis për femra, janë buzëqeshjet e një kampioneje.(Shqip)</p>
WrfGu7_xcQA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25277. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25277
 
Top