Kur u Hodhën Themelet e Shqipërisë Së Re...!!!

GJENERALI

Primus registratum
Kur u Hodhën Themelet e Shqipërisë Së Re...!!!

KUR%20U%20%20HODHEN%20THEMELET%20E%20SHQIPERISE%20SE%20RE_alba-5.jpg

Kur u hodhën themelet e Shqipërisë se re
- KUJTIME DHE SHËNIME HISTORIKE


BOTOHET ME RASTIN E 40-VJETORIT TE ÇLIRIMIT TË ATDHEUT DHE TË FITORES SË REVOLUCIONIT POPULLOR

NË VEND TË HYRJES

Në historinë shumëshekullore të Shqipërisë, pushteti ynë popullor dhe uniteti monolit i popullit tonë, i konkretizuar në organizatën e Frontit Demokratik, janë dy riga arritjet më të mëdha e më të ndritura, dy riga veprat më monumentale të epokës së Partisë.
Të dyja këto vepra monumentale e të pavdekshme, ashtu si vetë Partia, që ishte dhe mbetet përherë truri dhe zemra e tyre e fuqishme, nuk lindën në salla luksoze, nuk ishin produkt i «mendjeve» të zhytyra nëpër kolltukë kafenesh apo parlamentesh. Jo, ato lindën riga gryka e pushkës partizane në zjarrin e luftës për liri, u rritën në gjirin e popullit dhe Beli të tyre u bënë shtëpitë e thjeshta të popullit.
Sot riga lartësia e mbi katër dekadave, ne komunistët shqiptarë ndihemi krenarë se qysh riga ditët e krijimit e vazhdimisht Fronti Demokratik i Shqipërisë dhe pushteti ynë popullor, nën udhëheqjen e Partisë sonë të lavdishme, i kanë kryer me rider detyrat e misionin e tyre para popullit e atdheut, u kalitën përmes betejash e provash riga më të rëndat, përballuan e bënë të dështonin planet e gjithë armiqve të brendshëm e të jashtëm, janë kthyer në kështjella të pamposhtura të socializmit fitimtar, të jetës sé re e të bukur që lulëzon né Shqipëri.
Lart e më lart do të ngrihet nderi e lavdia e tyre edhe né të ardhmen, sepse né themelet e Frontit dhe të pushtetit tonë është derdhur gjaku i 28 000 djemve e vajzave nga më të mirët e kësaj toke, sepse ata janë ngritur, rritur e betonuar me djersë, mund, përpjekje e sakrifica të panumërta nga populli e nga Partia jonë. Ata kanë qenë e do të mbeten përjetë krijesa të pacenueshme të popullit, mbrojtës e shprehës të aspiratave të larta të tij dhe gjithmonë do t'i inspirojë e do t'i përshkojë si fill i kuq vija dhe ideologjia marksiste-leniniste e Partisë sonë të Punës.
Se si arritëm ne t'i krijojmë e t'i ndërtojmë këto vepra të pavdekshme, kjo është një histori e tërë. Dokumente të shumta të asaj kohe, përveç dëshmisë sé gjallë të punës e të luftës sonë për krijimin e Frontit dhe të pushtetit, përbëjnë né njëfarë mase edhe historinë e parë të shkruar të procesit të lindjes e të ndërtimit të tyre. Më pas, né vitet e Çlirimit, kaq e kaq herë është shkruar e folur për to e për krejt atë periudhë të lavdishme të historisë sonë, kur populli, i ndriçuar e i udhëhequr nga Partia, arriti të çlironte edhe atdheun nga vargonjtë e huaj, edhe veten nga çdo shtypje e shfrytëzim klasor.
Jeta dhe vepra e këtyre dy arritjeve tona kolosale do të vazhdojnë né shekuj, por nuk do të harrohen kurrë kohët e para, momentet kur u hodhën themelet, kur né zjarrin e luftës u krijuan Fronti Nacionalçlirimtar dhe pushteti popullor. I jemi kthyer e rikthyer kaq herë asaj periudhe të paharruar, jo për nostalgji, por për ta ndriçuar problemin nga të gjitha anët e për t'ua bërë sa më të qartë e më konkrete brezave të rinj se si arritëm ne, prindërit e tyre, të përmbysnim të vjetrën e të ngrinim të rené.
Këtë qëllim kanë edhe këto shënime të miat, të shkruara herë pas bere, né formé kujtimesh e shënimesh historike, që tash po i jap për botim.
Në vigjilje të 40-vjetorit të Çlirimit të Atdheut e të triumfit të revolucionit popullor, ato janë edhe një nderim i madh për veprën e shquar të Partisë e të popullit tonë né vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, edhe një freskim i ri i së kaluarës, e cila gjithnjë ka qëndruar né bazë të së ardhmes, gjithnjë i ka shërbyer dhe ka ndriçuar të ardhmen.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Kur u Hodhën Themelet e Shqipërisë Së Re...!!!

Gusht 1984

I

FRONTI NACIONALCLIRIMTAR - FRONT LUFTE E BASHKIMI
Lindja e Partisë Komuniste të Shqipërisë më 8 Nëntor 1941 si një rrymë e fuqishme gjallëroi energjit6 e popullit shqiptar, i zgjoi atij shpresat për të ardhmen dhe armiqtë i tmerroi.
Kjo ishte një ngjarje vendimtare në historinë shum6shekullore të popullit shqiptar, veprimi më i r6ndësish6m, sepse për herë të parë në udhëheqje të popullit tonë ishte vënë Partia e klasës punëtore, e vetmja Parti që, duke pasur si udhërrëfyese ideologjinë e saj revolucionare, do t'i printe popullit në luftë dhe në fitore.
Ky moment historik u reflektua shumë shpejt në luftën e popullit shqiptar, e cila erdhi duke u fuqizuar dhe duke u organizuar përherë e më mirë.
Ne komunistët e pritëm me gëzim dhe entuziazëm këtë fitore të madhe, për të cilëri kishim ëndërruar e luftuar prej kohësh. Tani ne kishim Partinë që do t'i drejtonte të gjitha përpjekjet tona, do të na mësonte e do të na edukonte, do të na udhëhiqte në luftën për çlirimin e atdheut dhe, më vonë, drejt realizimit të idealit tonë të lartë, komunizmit.
Para Partisë së sapoformuar dilnin detyra të shumta e të mëdha.
Lidhja me popullin, njohja e masave me programin e qëllimin e Partisë, mobilizimi dhe organizimi i tyre në luftën për jetë a vdekje me pushtuesit fashistë dhe tradhtarët vendas, ishte një ndër këto detyra, bile nga më kryesoret e më të rëndësishmet. Pa popullin, pa masat asgjë nuk mund të realizojë një parti komuniste, qoftë kjo e sapoformuar apo me stazh të gjatë jete e veprimtarie.
Ne komunistët shqiptarë e kishim të qartë këtë aksiomë të marksizëm-leninizmit. Ajo që e vështirësonte punën tonë ishte fakti se, në kushtet e rënda të pushtimit e të terrorit, duhej të dilnim para popullit, ta bënim për vete, ta organizonim e ta udhëhiqnim në një kohë kur na duhej të organizoheshim edhe vetë, të ndërtonim e të kalitnim Partinë, ta afirmonim në luftë si forcë udhëheqëse të aftë, të sigurt e të pazëvendësueshme.
Ky ishte një rast pa precedencë në histori, por, si të thuash, ky qe «fati» ynë. Të pritnim sa të forcohej e të rritej Partia, sa të shtrihej ajo në gjithë anët e vendit, të bënim një punë vetëm brendapërbrenda Partisë e pastaj t'i drejtoheshim popullit me programin tonë për luftë, kjo do të ishte katastrofike jo vetëm për Partinë, por edhe për fatet e popullit e të atdheut. Ndaj, të ndërgjegjshëm për situatat që kalonim e vështirësitë që kishim, nuk pritëm. U hodhëm menjëherë në veprim, duke u vënë gjoksin njëherësh të gjitha detyrave, midis tyre edhe asaj për ta bërë popullin të ndërgjegjshëm e për ta bashkuar në atë njësi luftarake, e cila shpejt do të merrte emrin Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar i Shqipërisë.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Kur u Hodhën Themelet e Shqipërisë Së Re...!!!

1. Themelet e bashkimit

Gjatë historisë së tij shumëshekullore populli shqiptar kurdoherë është përpjekur dhe ka luftuar për të qenë i bashkuar përballë çdo invazioni që i kërcënonte lirinë dhe tokën amtare. Kjo traditë kaloi brez pas brezi si një mësim e testament i madh dhe pikërisht këtu duhet kërkuar një nga burimet e vitalitetit të popullit tonë, e zotësisë së tij për të përballuar armiq e pushtues nga më të egrit e më të fuqishmit dhe për të mos u asimiluar prej tyre. Në momentet e rënda që po kalonte atdheu, përballë rreziqeve që kërcënonin ekzistencën e tij, ne komunistët pa dyshim që do të mbështeteshim fort në traditat e pasura patriotike dhe luftarake të popullit tonë, në prirjen dhe gatishmërinë e tij për të qenë i bashkuar në luftën për Tiri. Shembujt e periudhës së Skënderbeut, të përpjekjeve të rilindësve tanë të shquar, të Lidhjes famëmadhe Shqiptare të Prizrenit, të kryengritjes së përgjithshme popullore qé i solli Shqipërisë pavarësinë etj., do të na frymëzonin jo vetëm ne komunistët, por edhe mbarë popullin e ndershëm, patriot, që i dhimbsej fati i atdheut.
Përveç kësaj, në misionin e madh që kishim përpara do të na ndihmonte edhe diçka tjetër.
Ideja dhe thirrja e Internacionales Komuniste për krijimin kudo të Frontit Antifashist, kishte vite që edhe në Shqipëri përbënte një ndër temat e debateve e të preokupimeve kryesore të komunistëve më të mirë të kohës së grupeve. Në mënyrë të veçantë Grupi Komunist i Korçës, sidomos pas mbërritjes së udhëzimeve të Kominternit në vjeshtën e 1937-s, i shtoi përpjekjet për t'u larguar nga puna e mëparshme e mbyllur e sektare, për t'u lidhur më shumë me masat nëpërmjet organizatave të rinisë, shoqërive punëtore etj. dhe për krijimin e një «blloku demokratik», i cili edhe fitoi në zgjedhjet bashkiake në Korçë. Po ashtu edhe grupet e tjera, veçanërisht ai i Shkodrës, kishin krijuar disa lidhje e mundoheshin ta shtrinin influencën e tyre në radhët e intelektualëve, të nëpunësve, oficerëve e, diçka më pak, edhe në rrethe të kufizuara punëtorësh. Por të gjitha këto ishin shumë pak dhe, pas goditjeve që pësoi lëvizja demokratike e revolucionare në Shqipëri në verën e vitit 1935 me atë që quhet «Lëvizja e Fierit» e, në fundin e vitit 1938, kur u arrestuan e u çuan në gjyq thuajse gjithë anëtarët e Grupit të Shkodrës, duhet thënë se sëmundja e vjetër e konspiracionit të kalbur dhe e mbylljes së grupeve në vetvete, larg njëri-tjetrit, e sidomos larg masave, u bë akoma më e dukshme.
Këtë situatë të rëndë e të dëmshme të lëvizjes sonë komuniste e tronditi nga themelet pushtimi fashist i vendit në prill 1939. Ne e ndiem menjëherë dhe e kuptuam më mirë se kurrë se nuk do të ishim në gjendje ta organizonim si duhej rezistencën ndaj pushtuesit, sepse vetë ishim ende të përçarë, pa një organizim e program të qartë e revolucionar dhe ende s'njiheshim e s'kishim bërë për vete masat, në atë shkallë që ato të na ndiqnin pas të ndërgjegjshme. Ishte e domosdoshme të hidheshin tej, në rrugë revolucionare, këto dobësi, si kusht vendimtar edhe për të krijuar Partinë tonë Komuniste, edhe për t'u afruar e për t'u lidhur me masat.
Komunistët shqiptarë të asaj periudhe, sidomos baza e grupeve, në situatat e reja që u krijuan pas pushtimit, i kuptuan drejt këto detyra dhe, paralelisht me përpjekjet për krijimin e Partisë, shtuan e intensifikuan edhe përpjekjet për t'u njohur e për t'u lidhur me masat. Vërtet kjo ishte një punë ende e paorganizuar dhe e pakoordinuar, vërtet, sidomos në fillim, bëhej edhe nga pozitat e «fitimit të influencës>Y dhe e një lloj «gare» me grupin tjetër, por, sidoqoftë, kishte rëndësi fakti se elementët komunistë nisën të hyjnë në popull, të njiheshin nga populli e të njihnin popullin.
Personalisht ruaj nga kjo kohë, veçanërisht pasi erdha me punë në Tiranë në janar 1940, kujtimet më të mira e më të paharruara. Marrëdhëniet e përditshme me punëtorët e fabrikës «Flora» e, ca më tepër, puna direkte në dyqanin «Flora», me mundësitë e mëdha për lidhje me elementë të shtresave më të ndryshme, bënë që shumë shpejt të krijonim rreth vetes një aktiv të gjerë punëtorësh simpatizantë. Duke u afruar me ta përmes një pune të pandërprerë e të kujdesshme, ne gradualisht e zgjeruam rrethin me shokë të tjerë punëtorë, me zanatçinj, të papunë, e me rrethin e tyre familjar e farefisnor. Nëse si shkas për njohje shërbenin marrëdhëniet e punës së përbashkët ose të përafërt, si bazë për forcimin e kësaj njohjeje shërbenin bisedat politike kundër pushtuesit, që ne, si gjoja rastësisht, i hapnim sa herë na jepej mundësia. Natyrisht, në hapjen e në thellimin e këtyre bisedave, veçanërisht me të porsanjohurit, kishte edhe rreziqe, por më ka mbetur i pashlyeshëm e domethënës një fakt: thuajse asnjëherë, as unë e as shokët e tjerë të grupit që punonim në Tiranë, nuk gjetëm kundërshtim, bile as frikë nga ana e shokëve punëtorë për ato që u thoshim. Përkundrazi, sapo ne hidhnim shkëndijën, ishin ata që gjenin rastin e shfrenin mllefin e urrejtjen e thellë ndaj uzurpatorëve të lirisë e të pavarësisë së atdheut, ishin ata që me logjikën e klasës nuk kënaqeshin vetëm me shfrenimin e urrejtjes, por edhe pyetnin «Si t'ia bëjmë?».
Kjo situatë që e hasnim kudo, na mbushte me besim dhe na shtynte të punonim më me forcë edhe për themelimin e Partisë, edhe për të menduar se si ta organizonim e ta drejtonim urrejtjen popullore që grumbullohej e bëhej gati të shpërthente.
E tillë ishte situata në gjithë vendin. M'u desh të lëvizja në atë periudhë në shumë qytete e qendra punëtore, si: në Durrës, Shkodër, Korçë, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Kuçovë etj. dhe kudo shihej qartë urrejtja dhe gatishmëria në rritje e punëtorisë shqiptare për të luftuar kundër pushtimit e shfrytëzimit të fashistëve italianë. Të njëjtën gjendje raportonin në mbledhjet që bënim shokët e tjerë të grupit tonë komunist, të njëjtin vlerësim kishin për situatat në vend edhe militantët e shquar të Grupit Komunist të Shkodrës, Vasil Shantoja e Qemal Stafa, me të cilët, duke filluar nga vera e vitit 1940, u lidhëm në një shoqëri e miqësi të pathyeshme.
Ndonëse jo me përmasat e intensitetin e punës në qytet, ne qysh në këtë fazë filluam të futeshim edhe në fshat dhe ndiem qartë se edhe atje ziente po ajo situatë e gjendje si edhe në radhët e punëtorëve, të çirakëve e të të papunëve të qyteteve.
Sa për rininë, veçanërisht atë shkollore e studenteske, duhet thënë se ajo ishte plotësisht e gatshme t'i ndiqte pas komunistët në çdo aksion e veprim. Ndjenjat e zjarrta të atdhedashurisë, të goditura rëndë nga gjendja e pushtimit, e kishin bërë rininë tonë të papërmbajtur në kundërshtimet e protestat e saj të hapura, të cilat shpreheshin thuajse çdo ditë në rezistencën masive kundër italianizimit e fashistizimit të shkollës, në refuzimin demonstrativ për të përshëndetur «ala romana», në bojkotimin e mësimit të doktrinës fashiste, ìë gjuhës italiane, të organizatave e shoqatave korruptuese që mundoheshin të krijonin fashistët etj.
Kështu, dulce u nisur nga ideja e domosdoshmërisë së një fronti popullor antifashist (i cili më pas, kur u krijua, mori emrin e tij «zyrtar » Fronti Nacionalçlirimtar), dhe nga bindja e thellë se realizimi i tij qe plotësisht i mundshëm, komunistët shqiptarë kishin filluar punën në këtë drejtim menjëherë pas pushtimit fashist. Duke marrë përsipër këtë barrë të rëndë, kishim parasysh edhe mungesën e përvojës lidhur me çështjet e detyrave e të ndërtimit praktik të këtij fronti, të formave organizative të tij, por ishim të bindur e të vendosur që në punë e në luftë, veçanërisht pasi të themelonim Partinë, do ta fitonim përvojën, praktika do të na sugjeronte format e përshtatshme.
Natyrisht, në tërë këtë fazë u ndeshëm me shumë koncepte antimarksiste e me kuptime të shtrembra mbi Frontin Antifashist e mbi mundësitë e krijimit të tij në Shqipëri. Veçanërisht në radhët e Grupit të Shkodrës prej kohësh kishte elementë që kishin përhapur pikëpamje e teorizime krejt të huaja e kapitulluese për këtë problem. Kështu, për shembull, aty nga fundi i verës së vitit 1941, kur ishim në fazën e përgatitjeve intensive për themelimin e Partisë, në një bisedë që kisha me një shok të Grupit të Shkodrës, sapo nisa t'i flas për lidhjet me masat e nevojën e bashkimit të tyre në një front të fuqishëm, ky më përgjigjet fare prerë, si për diçka që s'donte diskutim:
- Fronti popullor antifashist në Shqipëri nuk mund të krijohet!
- Pse?! - e pyeta i habitur.
- Sepse te ne s'ka parti politike si në- Francë, Itali e gjetkë! Me kë do të bëhen bisedime, me kë do të arrihet marrëveshja për krijimin e Frontit, kur s'ka parti?
- E ke gabim! - i thashë. - Sipas kësaj del se te ne s'duhen bërë përpjekje, s'duhen mobilizuar masat në një njësi luftarake për përmbysjen e fashizmit.
- Kjo është specifika e vendit tonë që vjen nga prapambetja! - tha me një ndjenjë keqardhjeje shoku. - Na kanë lënë Turqia e Zogu batall. Po të kishte parti të ndryshme, secila do të kishte influencat e veta në masat dhe partitë do të bisedonin për një front e, kur të binin dakord, masat do të futeshin automatikisht në Front!
- Po mirë, - e pyeta me durim, - sipas jush, nën influencën e kujt janë masat te ne?
- Nën influencën e askujt! - u përgjigj ai serbes.
- Jo. Gjykon shtrembër dhe nisesh nga një konsideracion i gabuar për partitë, për Frontin dhe për masat, - i thashë. - Vërtet në Shqipëri masat s'janë nën influencën e ndonjë partie, por mos harro se, sidomos aktualisht, ato janë nën influencën e urrejtjes kundër pushtuesit, nën influencën e dëshirës për luftë e për Tiri, nën influencën e patriotizmit të thellë kombëtar. Pikërisht këtu duhet të kapemi ne. Bile unë mendoj se s'është një fatkeqësi, por një e mirë e madhe që te ne s'ka pasur e s'ka parti politike të organizuara. Fronti i vërtetë, fronti i çeliktë është ai që krijohet nga poshtë, nëpërmjet punës direkte me masat, duke u lidhur me to, duke u kapur pas urrejtjes që zien kundër fashizmit, pas dëshirës e gatishmërisë për luftë. Kështu ne do të gjejmë gjuhën e përbashkët me popullin, do ta prekim atje ku i dhemb e ai do të vijë me qejf pas nesh, do të bashkohet. Ky është Fronti dhe për një front të tillë duhet të luftojmë ne komunistët shqiptarë dhe Partia jonë!
- E si do ta bëjmë këtë kur akoma s'kemi një parti të organizuar? - pyeti ai.
- Për këtë po luftojmë dhe shumë shpejt edhe Partinë do ta kemi, - i thashë. - Bile domosdoshmëria e bashkimit të masave në luftë e shton akoma më tepër urgjencën për themelimin e Partisë. Me Partinë në krye do të arrijmë gjithçka.
Shoku sikur u bind nga ato që i thashë, megjithëse unë e dija se koncepte të tilla për Frontin ishin propaganduar gjatë nga elementët trockistë të Grupit të Shkodrës, bile kishin zënë vend edhe në organin e tyre të quajtur «Buletini jeshil». Ne do të ndesheshim e do t'i goditnim ashpër këto pikëpamje dhe ishim të ndërgjegjshëm se edhe gabime të tjera mund të bëheshin, por të gjitha këto në luftë e në punë do të korrigjoheshin. 1 pakorrigjueshëm do të ishte vetëm gabimi fatal sikur ne të qëndronim duarkryq, të pritnim «të krijoheshin parti të ndryshme», «të përgatitnim kuadrot», të pritnim «formimin e proletariatit industrial» e të tjera pikëpamje të elementëve antimarksistë e grupashë, që komunistët revolucionarë i hodhën poshtë dhe, më vonë, Partia i dënoi përfundimisht. Një gabim të tillë historia nuk do të na e falte.
Formimi i Partisë na gjeti, pra, në një situatë kur te ne ishin të gjitha mundësitë objektive e subjektive për krijimin e Frontit Antifashist. Ajo që kishte më tepër rëndësi ishte fakti se në radhët e komunistëve e të kuadrove të Partisë sonë të sapoformuar, si rezultat i punës së mëparshme dhe i analizave të bëra në Mbledhjen Themeluese, po rrënjosej bindja se Frontin Antifashist të popullit shqiptar mund e duhej ta krijonte vetë Partia jonë, nëpërmjet punës direkte e konkrete me masat, pa pritur e -pa kërkuar marrëveshje e makinacione me krerë, pra, si një front nga poshtë.
Siç dihet, në Rezolucionin që aprovoi Mbledhja Themeluese e Partisë, ky bashkim u quajt «njësia luftarake në mes masave punonjëse të qytetit e-të fshatit» dhe kjo s'qe gjë tjetër, veçse vetë ideja për Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar të popullit shqiptar. Po ashtu, dokumenti i parë i Partisë sonë që doli në të njëjtën kohë me Rezolucionin, ishte Thirrja e Parë e hapur e luftarake që Partia jonë i drejtoi popullit, duke i bërë të qartë programin e saj e duke e grishur të bashkohej në luftën për Tiri e pavarësi!
Tash Partia, me forca të organizuara e të shumëfishuara, me programin e saj të qartë e luftarak, do ta thellonte e do ta zgjeronte më tej punën për të ngritur atë kështjellë të fuqishme të popullit të bashkuar, përballë forcës e vitalitetit të së cilës do të thyenin kokën edhe taborët e nazifashistëve, edhe përpjekjet e planet e reaksionit të brendshëm e të jashtëm.
Ky bashkim i masave, nën udhëheqjen e Partisë e nën flamurin e saj, do të bënte të mundur shpërthimin dhe kryerjen me sukses të revolucionit, për të cilin ekzistonin kushtet në Shqipëri.
Regjimi feudal i Zogut, shtypja, mjerimi, uria, burgimet, vjedhjet ia kishin sjellë shpirtin në majë të hundës popullit, e kishin zemëruar, egërsuar dhe mbushur me urrejtje për atë regjim. Tamam kur revolta e zemërimi i masave zienin, pushtimi i vendit, i përgatitur nga Zogu dhe nga feudo-borgjezia, e mbushi kupën plot. Urrejtja e popullit dhe lufta antagoniste në mes shtypësve dhe të shtypurve tashmë arritën kulmin. Pushtimi i Shqipërisë nga fashizmi italian kishte shënuar kështu fillimin e një kthese me rëndësi kornbëtare. Kjo situatë duhej kuptuar e duhej trajtuar drejt, sepse ishte e mbarsur me revolucion. Tamam këtë situatë e kuptuan komunistët shqiptarë dhe Partia e tyre dhe vendosën t'i dilnin gjendjes zot e të bëheshin udhëheqësit e revolucionit. Partisë sonë Komuniste i takoi, pra, barra historike e rëndë, e vështirë, por e lavdishme: të ngrinte popullin në revolucion, ta udhëhiqte në luftë për çlirimin e atdheut dhe ta çonte në fitore atë dhe klasën punëtore, pararoja e sé cilës ishte ajo vetë.
Lenini na mëson se revolucioni është çështje nga më seriozet për fatet e një populli, prandaj po iu fute atij, i duhet shkuar deri né fund.
Né qoftë se nuk ngrihet populli né luftë kundër pushtuesve ose kundër sunduesve e shfrytëzuesve borgjezë kapitalistë, né qoftë se nuk përgatitet populli politikisht kundër atyre që duhet t'i luftojë dhe t'i rrëzojë, né rast se né këtë përgatitje nuk studiohen dhe nuk analizohen raportet e forcave né veprim, nuk mund të ketë revolucion; në këto raste mund të ketë përpjekje, mund të ketë rezistencë, që do të ishte kaotike dhe e përkohshme, por jo revolucion dhe jo arritje të objektivave që kërkon një revolucion, qoftë kryengritje fshatare, qoftë revolucion demokratiko-borgjez, qoftë revolucion proletar.
Revolucionet duhet të kenë një platformë programatike, e cila t'u tregojë masave caqet që duhen arritur, arsyet pse duhet ndryshuar një gjendje né një gjendje tjetër. Dialektikisht u duhet shpjeguar atyre pse duhet kapërcyer nga një etapë né tjetrën, pse janë pjekur kushtet për një kapërcim të tillë cilësor, u duhet bërë masave e qartë, né bazë të një analize reale ekonomike, politike, nacionale, cilat janë arsyet që e mbushën kupën sa të derdhet dhe u duhen bërë të qarta rrugët nga do të ecet dhe mjetet që do të përdoren për ta bërë këtë kapërcim cilësor. Më sé fundi duhet bërë e qartë se, duke i analizuar të gjitha këto, ky kapërcim, kjo kthesë vendimtare, nuk mund të realizohet veçse me kryengritje të armatosur, me revolucion.
Musolini, pasi e hodhi çapin kundër Shqipërisë né prillin e vitit 1939, shpresonte e ishte i bindur se çdo gjë do té kalonte ashtu si e kishte planifikuar ai. Por ndodhi e kundërta. Asnjë parapërgatitje e tij nuk mund ta gënjente e as ta përkulte popullin shqiptar. Historia nuk kishte njohur ndonjëherë që populli shqiptar ta kishte pranuar robërinë e té huajve. Ajo njihte vetëm luftëra té pareshtura té popullit shqiptar kundër tyre.
S'kishte asnjë dyshim se kështu do té ngjiste dhe këtë herë, por kjo duhej bërë realitet, kjo luftë duhej organizuar. E lehtë nuk ishte, por edhe e pamundur jo. Megjithatë lufta do té ishte e egër. Kjo luftë edhe do t'u ngjiste luftërave té kaluara çlirimtare té popullit ton' per nga vendosmëria, patriotizmi, nga qëllimi i madh i çlirimit, por edhe nuk do t'u ngjiste nga strategjia, taktika, madhësia, organizimi. Kohët né té cilat do té organizonim luftën, nuk ishin më ato té prindërve dhe té gjyshërve tanë: përballë kishim po té njëjtët armiq, té egër, kriminelë, té rafinuar né ideologji, né politikë, né metoda e né veprime, por edhe té armatosur deri né dhëmbë me armé nga më modernet, shkatërruese dhe dëmprurëse né çdo drejtim, që nuk ishin paré né kohët e mëparshme.
Nazifashistët, duke e propaganduar me té madhe një forcé té tillë shkatërruese goditëse, synonin té kallnin panikun para se forcat e tyre té ndërmerrnin goditjen. Psikologjia e tmerrit dhe «kolona e pestë» ishin dy armé ndër kryesoret që u paraprinin legjioneve té Romës dhe té Berlinit.
Por popujt, né unitet dhe té bashkuar rreth idealeve e qëllimeve té qarta, té udhëhequr drejt e me guxim, do të fitonin né këtë luftë vigane që i kishte pllakosur. Popujt që kishin vendosur të jetonin të lirë, do të fitonin mbi armët moderne të armikut dhe mbi ushtritë e tij, pse të parët bënin një luftë të drejtë dhe né vendin e tyre, kurse të dytët një luftë jo të drejtë, grabitqare dhe né një vend të huaj.
Partia jonë i kishte të qarta né vija të përgjithshme këto situata dhe bashkë me popullin hynin né luftë jo të papërgatitur, sepse që nga 7 prilli i vitit 1939 dhe deri më 8 nëntor të vitit 1941 kishin kaluar tnë tepër se dy vjet që kishte filluar rezistenca pasive dhe aktive kundër pushtuesve dhe kuislingëve shqiptarë.
Rezistenca e popullit dhe, né radhë të parë, e klasës punëtore dhe e fshatarësisë kundër regjimit të Zogut, pas pushtimit të vendit, u kristalizua më shumë dhe mori forma më të avancuara. Armiqësia dhe rezistenca e punëtorisë dhe e fshatarësisë shqiptare kundër regjimit të Zogut, të pleksura tarli me ndjenjën e çlirimit kombëtar, ishin baza ku u mbështetën Partia dhe udhëheqja e saj për të mobilizuar vullnetin e kombit, forcën e popullit, mendimet, aspiratat, dëshirat e tij né një unitet luftarak për çlirimin e atdheut dhe të popullit.
Është lehtë ta thuash me fjalë, por Partisë i janë dashur mundime e sakrifica, guxim e heroizma, urtësi e durim né mendime e né veprime për ta realizuar këtë program.
Duhej krijuar, né radhë të parë, besimi i popullit né forcat e veta. Duhej shkulur nga mendja e mjaft njerëzve ideja se nuk mund të përballohej një fuqi kaq e madhe, siç ishte Italia fashiste, se «nuk luftohet 1 milion kundër 40 milionëve», ide që e propagandonin dhe e frynin «kolona e pesté-, bashkëpunëtorët, kuislingët e pushtuesit, prania e divizioneve dhe e tankeve që kishte përqendruar ai né çdo anë të vendit.
Populli duhej bindur me fakte, me aksione, me politikë dhe me propagandë se as trimëria, as guximi, as atdhedashuria, as mendimi i qartë politik i shqiptarit, i të parëve tanë, nuk ishin shuar, por ishin më të zjarrtë se kurrë. Dhe Partia Komuniste e Shqipërisë, që ishte bartëse e të gjitha këtyre vetive të shquara të popullit tonë, do të lëshonte rrufetë mbi armiqtë pushtues.
Në të njëjtën kohë Lufta Nacionalçlirimtare që merrte përsipër të udhëhiqte Partia, duhej të kishte qëllime të qarta, një program të pranueshëm nga populli ynë, program që të ishte mobilizues dhe gjallërues i energjive të shëndosha. Populli, e né radhë të paré klasa punëtore dhe fshatarësia, duhej të dinte e të kuptonte përse luftonte dhe ç'do Vi sillte atij fitorja. E kaluara e hidhur, kur luftërat dhe kryengritjet e popullit shtypeshin me gjak nga feudalët, agallarët dhe fajdexhinjtë, ishte e freskët né kujtesën e tij. Populli nuk mund të ngrihej né luftë dhe të derdhte gjakun për shtypësit e tij të përhershëm. Partia Komuniste e Shqipërisë ishte një garanci që të mos përsëritej kurrë më e kaluara, por kjo duhej vërtetuar né jeté me program, me aksion, me luftë, me politikë.
Partia duhej që me programin e saj Vi bënte të qartë popullit se lufta do të ishte e ashpër, e madhe, e ndërlikuar dhe e vështirë, prandaj nevojitej organizim i madh politik dhe ushtarak. Të gjitha këto Partia ia bëri të qarta popullit dhe i tha (ashtu si e tregoi me vepra) se komunistët do të jenë né ballë të luftës, do të hidhen të parët né zjarr, do të japin jetën duke luftuar, por lufta nuk mund të bëhet vetëm prej tyre, pa masat.
Kjo rridhte nga mendimi se komunistët nuk mund të luftonin dhe të fitonin pa popullin. Revolucionin e bën populli.
Vendimtare né tërë këtë veprimtari do të ishín çështja e aleancave dhe përcaktimi i aleatëve. Dihet roli udhëheqës i klasës punëtore né bazë të parimeve -tona kryesore dhe aleanca e saj me klasën mike, fshatarësinë, veqanërisht me fshatarësinë e varfër pa tokë e me pak tokë. Pikërisht, kjo aleancë, sé cilës ne i kushtonim rëndësinë e vëmendjen më të madhe, do të ishte kyqi i fitores edhe né Luftën tonë Nacionalçiirimtare.
Por dinim edhe anën tjetër: kjo aleancë e klasës punëtore me fshatarësinë, nën udhëheqjen e klasës punëtore, që do të bëhej strumbullari i bashkimit të shtresave të tjera patriotike dhe përparimtare, duhej krijuar sipas kushteve e gjendjes sonë konkrete. Për këtë, Partisë sonë i është dashur të bëjë jo vetëm analiza të gjendjes ekonomiko-politike të klasave e të shtresave, por edhe të lidhjeve të veçanta specifike të grupeve, të fiseve, të ndikimeve pozitive e negative, të vjetra e të reja, né gjirin e shoqërisë shqiptare.
Ne e njihnim të vërtetën se klasa punëtore shqiptare ishte ende e vogël né numër dhe pa përvojë të madhe né luftën klasore, por qysh né fillim ishim të bindur se kjo klasë punëtore ishte e do të qe e para që do të përqafonte thirrjen dhe programin e Partisë e do të luante, siç luajti, rolin e madh që i takonte né revolucionin popullor, si klasa më pararojë e shoqërisë. Aleatja e saj më besnike do të ishte, pa dyshim, fshatarësia, e cila jo vetëm vuante nën një shfrytëzim mesjetar, por vazhdimisht, né të kaluarën, kishte qenë burimi i luftërave çlirimtare e shoqërore. Traditat e shkëlqyera patriotike e demokratike të fshatarësisë sonë, tashmë të gjallëruara né kulm nga gjendja e padurueshme e pushtimit, ishin argumenti më i fortë edhe për domosdoshmërinë e mundësinë e krijimit té aleancës midis klasës punëtore e fshatarësisë, edhe për të hedhur poshtë ato pikëpamje reaksionare që e paraqitnin fshatarësinë si një turmë injorante e të shtypur, të padobishme e të pasigurt né luftë. Akoma më të domosdoshme e bënte punën tonë për afrimin e fshatarësisë me programin e Partisë, fakti që për kushtet e vendit tonë, kjo klasë do të ishte burimi dhe baza më e madhe e forcave të gjalla për Luftën Nacionalçlirimtare.
Të ndërgjegjshëm, pra, se klasa punëtore me fshatarësinë do të përbënin bazën kryesore të bashkimit luftarak të popullit, né të njëjtën kohë ne e dinim se e kaluara kishte lënë né shoqërinë tonë njolla të tilla që ishin pengesë për unitet dhe e vështirësonin krijimin e aleancave. Feja kishte bërë punën e saj dhe vazhdonte të helmonte shpirtin dhe mendjen e njerëzve. Klerikët, bejlerët e bajraktarët ishin përpjekur ejhe ta shfrytëzonin, por edhe «ta shtronin», «ta urtësonin» popullin tonë trim e të papërkulur, të cilin regjimet e së kaluarës e kishin mbajtur né një obskurantizëm kulturor e politik.
Vërtet te ne, kur vendi u pushtua, nuk kishte parti reaksionare ose përparimtare, të majta etj., por faktorët që numërova më sipër e shumë të tjerë si këta vepronin sikur të ishin disa «parti» të panumërta, që ndrydhnin energjitë e popullit dhe e mbanin këtë të përçarë për ta robëruar dhe për ta shfrytëzuar më mirë.
Një rrezik tjetër, që i kanosej luftës dhe aleancës luftarake të popullit, ishte ajo pjesë e emigrantëve politikë, bij e përfaqësues të klasave shtypëse e shfrytëzuese, të cilët, ashtu si dhjetëra patriotë e demokratë revolucionarë, qenë larguar kur erdhi Zogu në fuqi, por, në dallim nga patriotët e demokratët e vërtetë, ata asnjëherë s'qenë të lidhur me hallet e atdheut e të popullit. Ata ndenjën jashtë vendit për 15 vjet dhe pothuajse shumica e tyre degjeneruan krejt politikisht e u bënë njerëz të besuar dhe aleatë e agjentë të asaj fuqie të huaj që i ushqente dhe i furnizonte me rroga. Ata hiqeshin si antizogistë, por ishin edhe antikomunistë, dhe më 1939 u kthyen në Shqipëri tok me italianët. Pretendimet e tyre «për të qeverisur vendin» ishin kategorike. Ata ishin krejt të shkëputur nga populli, nga jeta, nga mendimet dhe nga aspiratat e tij. Mendonin se idetë e vjetruara të demokracisë borgjeze të bastarduar, që ushqenin ata, ishin aktuale dhe të aplikueshme në vend. Dhe kur? Pas ndryshimeve kaq të mëdha që kishte pësuar bota. Ata ishin kthyer në Shqipëri si «ajka e nacionalizmit shqiptar» dhe, pavarësisht se shumë nga ata merrnin rroga të majme nga pushtuesit dhe kishin hyrë në shërbim të plotë të tij, mbanin lidhje me ata elementë «antifashistë e antizogistë», të cilët mendonin se këta emigrantë të kthyer nga jashtë ishin politikisht si 15 vjet më parë (!). Rreziku që i kanosej Luftës Nacionalçlirimtare nga këta njerëz, u bë më i qartë më vonë, kur këta krijuan organizatën tradhtare Balli Kombëtar, e cila i ndihmoi deri në fund me demagogji e me armë okupatorët fashistë e nazistë kundër Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe udhëheqjes së tij, Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Duke qenë antikomunistë të tërbuar, ata në asnjë mënyrë nuk i pritën mirë formimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe programin e saj të fiksuar në Rezolucionin e vet.
Partinë Komuniste të Shqipërisë këta elementë, tok me fashizmin, e quajtën «parti e të huajve dhe jo e shqiptarëve», «parti e sllavëve, e rusëve etj., dhe jo e shqiptarëve». Luftën Nacionalçlirimtare e quajtën «një luftë të marrë, pa perspektivë dhe të dëmshme për Shqipërinë». Sipas tyre, udhëheqësit e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe të kësaj lufte antifashiste ishin «kalamanë, të rrëmbyer, që s'dinë të bëjnë politikë» e një mijë parulla të tjera shpifëse.
Kjo ishte gjendja e atëhershme në këtë grumbull njerëzish, gjendje që Partia Komuniste e Shqipërisë dhe udhëheqja e saj e morën në studim shumë herë, si gjatë vitit 1942, ashtu edhe më vonë.
Përpara një studimi të tillë ishte vënë Partia gjatë kësaj periudhe edhe për sa u përket besimeve fetare në Shqipëri. Besimet fetare i analizuam në dy drejtime: influenca konkrete e feve në masat e gjera të popuilit dhe rrezikshmëria e hierarkisë fetare. Unë nuk do të zgjatem shumë në këto analiza, por është e nevojshme të përcaktohen disa tipare kryesore, mbi të cilat u mbështet Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë në punën e vet me masat menjëherë pas themelimit e në gjithë periudhën e luftës.
Dihet se te ne ka pasur tri besime fetare: besimi mysliman, më i përhapuri, besimi kristian ortodoks, që vinte pas të parit, dhe besimi katolik romak, më pak i përhapur, me qendër në Shkodër e që shtrihej edhe në malësitë e saj, në Lezhë dhe kalonte pak deri në Durrës, ku kishte një ipeshkvi. Në Shqipëri ka pasur edhe disa besimtarë myslimanë të inkuadruar në sekte të parëndësishme, pa influencë në popull, me përjashtirn të sektit të bektashinjve.
Për sa u përket hierarkëve fetarë, influenca e tyre ka qenë si vijon: hierarkët katolikë ishin njerëz pa atdhe, vareshin plotësisht nga Vatikani edhe per gjënë më të vogël, pavarësisht nga «urdhrat» e ndryshëm si jezuitë, françeskanë etj. Si në vende të tjera të botës katolike, edhe në Shqipëri kisha katolike kishte të njëjtin organizim piramidal, të njëjtin organizim kishash, qela, manastire, shkolla fetare ose edhe të subvencionuara nga shteti, të njëjtat rite e liturgji, të njëjtën metodë dhe stil pune në përgjithësi. Subvencionet e tyre, rrogat e çdo gjë tjetër dilnin nga grabitja që u bëhej besimtarëve në forme dhuratash e deri me detyrimin me force të besimtarëve per t'i lënë trashëgim kishës pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.
Të gjithë hierarkët e kishës katolike, nga më kryesori deri te xhakoi e te famullitari, ishin të mësuar, kishin kryer shkolla teologjike, me disiplinë të hekurt, me metodat dhe dredhitë e shtypjes së vullnetit të njerëzve me frikën e zotit, të Krishtit dhe të apostujve. Besimtarët katolikë duhej të ishin në duart e kishës «perinde ac cadaver»*. *( Latinisht - si një Crup i vdekur. Këtu ka kuptimin e të qenët i bindu .r verbërisht.) Rrjeta e merimangës i kishte mbështjellë besimtarët me ligjet e kishës, me kanunet dhe me ligjet e borgjezisë reaksionare dhe të gjitha këto ishin një grumbull zinxhirësh që i lidhnin dhe i shtypnin besimtarët. Kisha katolike dhe hierarkia e saj ishin në kulm obskurantiste, konservatore, si dhe të adaptueshme e të përkulshme kur ua donte puna, por gjithmonë në aleancë me regjimet reaksionare, si me atë të Princ Vidit, të Ahmet Zogut (bile nuk munguan të ngjyenin dorën edhe në regjimin borgjezo-demokratik të Fan Nolit), si dhe me çdo pushtues të huaj që zaptonte Shqipërinë, qofshin këta austro-hungarezë, fashistë italianë ose nazistë gjermanë.
Vetëm regjimi ynë i diktaturës së proletariatit i dha fund veprimtarisë keqbërëse, reaksionare e kolaboracioniste të kishës katolike.
Por të mos largohemi nga periudha që po analizojmë. Kjo ishte gjendja në hierarkinë e fesë katolike dhe në besimtarët në këtë periudhë historike. Priftërinjtë e mëdhenj ishin agjenturë e dyfishtë e Vatikanit dhe e pushtuesit italian. Por për ne, për Luftën Nacionalçlirimtare, ekzistonte fusha e gjerë e popullit të Veriut, e atyre që besonin në fenë. Kishte edhe disa priftërinj të vegjël e të varfër, të cilët, duke ecur në vazhdën e figurave të tilla të shquara të çështjes kombëtare e të kulturës sonë, që nga Budi e Bogdani e gjer te Ndre Mjeda e Shtjefën Gjeçovi, tash mund ta dëgjonin deri diku fjalën tonë, pse rronin më afër mje rimeve dhe halleve të popullit. Në këto drejtime do të punonim dhe do të çanim.
Feja myslimane dhe hierarkia e saj nuk ishin një pengesë serioze për luftën kundër pushtuesit italian, siç paraqitej feja katolike. Hierarkia e fesë myslimane edhe më parë, por akoma më shumë me pushtimin e vendit, ishte e dobët, pa kurrfarë eksperience shqetësuese. Xhamitë ekzistonin. Ato nga një hoxhë kishin, por praktikantë kishin shumë pak. Ritet ishin braktisur, asnjë martesë nuk bëhej sipas sheriatit, çdo gjë tjetër, si mbajtja e ramazanit, festa e bajramit, kishin kaluar si zakone rutinë, që praktikoheshin aty-këtu në disa krahina, më shumë se ashtu «ishin gjendur». Hoxhallarët ishin që të gjithë injorantë, asnjë nuk ishte në gjendje të propagandonte filozofinë, etikën ose moralin kuranik, askush nuk e kuptonte Kuranin, pse thuhej përmendsh në gjuhë të huaj (arabisht). Hoxhallarët, pavarësisht se ishin konservatorë në zakone, nuk ishin as të zotë, as politikanë që të ushtronin influencë me mendimin islamik. Masat e gjera të popullit pothuaj ishin të çliruara nga ligamentet e fesë, zhvillimi i intelektit të besimtarëve myslimanë qe më i zgjeruar, liberalizmi dhe toleranca shumë më të mëdha. Pra, përpara punës së Partisë në ngritjen e popullit në luftë në këtë drejtim nuk kishte pothuaj asnjë pengesë serioze.
Edhe në sektin bektashian një pjesë e madhe e myhibëve tradicionalisht kanë pasë treguar atdhedashuri dhe kanë luftuar për çlirimin e Shqipërisë.
E njëjta situatë ishte edhe me besimin kristian ortodoks, si te hierarkia e kishës, ashtu edhe te besimtarët.
Historikisht një pjesë e priftërinjve ortodoksë, sidomos priftërinjtë e thjeshtë të fshatrave apo edhe të qyteteve, ata që jetonin pranë popullit dhe që pas shërbesave fetare hiqnin kamillafin dhe merrnin shatën për të prashitur apo për të bërë ndonjë punë tjetër, kanë luftuar dhe janë përpjekur edhe për të fituar pavarësinë e kishës dhe sidomos për futjen e gjuhës shqipe në shërbimet kishtare. Kuptohet që këto përpjekje të tyre do të binin ndesh me Patriarkanën e Stambollit e, më pas, sidomos me kishën reaksionare greke dhe nuk do të ishin të rralla krimet e saj të përbindshme ndaj priftërinjve patriotë, që e donin popullin, atdheun, gjuhën shqipe, që donin pavarësinë e kishës shqiptare, përpjekje e synime këto që, në kontekstin historik, kishin vlera të mëdha dhe ishin shprehje e pjesë e luftës për pavarësi që zhvillohej në tërë trojet shqiptare. Populli ynë i nderonte dhe i respektonte këta martirë jo thjesht të kishës, por të shqiptarizmës. Të tillë ishin Papa Kristo Negovani, at Stath Melani, Dhimitër Misha, Papa Llambro Ballamaçi e të tjerë, të cilët, ashtu si patriotët e tjerë të shquar të fjalës e të shkollës shqipe: Naum Veqilharxhi, Petro Nini Luarasi, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri e dhjetëra të tjerë, Patriarkana Greke i helmoi e i vrau në mënyrat më barbare.
Ishin të habitshme e cinike «arsyet» se pse reaksioni kishtar grek vepronte kështu ndaj këtyre patriotëve! I vriste e i zhdukte vetëm e vetëm se këta bij shqiptarësh deklaronin se ishin shqiptarë, se donin që edhe në kishë, ashtu si në shtëpi, në rrugë, në arë e në shkollë të flitej shqip, i vritnin se mbronin të drejtat legjitime të popullit e të trojeve të tyre. Por, në të vërtetë, prapa «arsyeve» e «motiveve fetare» të dhespotëve, fshiheshin motive e synime politike, ambiciet territoriale të shovinistëve grekë ndaj Shqipërisë. Ky shovinizëm antishqiptar ishte aq i shfrenuar sa pretendimet territoriale «i lidhte» e «i bazonte» në shtrirjen e fesë ortodokse! Dhe verbëria shoviniste arrinte gjer aty sa dhespotët reaksionarë s'donin të shihnin se feja ortodokse shtrihej j o vetëm në disa zona të kufirit
tonë tokësor me Greqinë (ku bëjnë pjesë edhe fshatrat e minoritetit grek me rreth 20 000 banorë në vitet e para të Luftës Nacionalçlirimtare dhe afër 50 000 banorë sot), por kjo fe, ashtu si dhe ajo myslimane shtrihej anembanë Shqipërisë, në lagje e në krahina të tjera të Gjirokastrës, Sarandës, Përmetit, Korçës, Vlorës, Tepelenës, Fierit, Lushnjës, Beratit, Elbasanit, Durrësit, Tiranës etj.! Pikërisht në bazë të kësaj logjike absurde edhe sot e kësaj dite disa dhespotë reaksionarë të megaliidesë na nxjerrin si grekë 400 000 shqiptarë,, qytetarë të ish-fesë ortodokse. Kësisoj, nëse feja do të ishte baza për përcaktimin e identitetit kombëtar të një populli, atëherë, sipas kësaj logjike të marrë dhespoto-shoviniste, më se gjysma e Shqipërisë do të na i takonte Greqisë (!), gjë që gjithnjë e kishin ëndërruar e kërkuar shovinistët grekë, ithtarë të megaliidesë! Pikërisht në favor të këtyre ëndrrave pushtuese e aneksioniste ata i kishin ndjekur, vrarë e prerë patriotët tanë të nderuar, midis të cilëve edhe priftërinj e besimtarë patriotë që ngriheshin, bashkë me vëllezërit e tyre të feve myslimane e katolike, në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë nga orekset aneksioniste të shovinistëve fqinj.
Kjo pleksje e ngushtë e çështjes së kishës e të fesë me çështjen kombëtare, duke i dhënë prioritet kësaj të fundit, kishte bërë, pra, që jo vetëm besimtarët e fesë ortodokse, por edhe pjesa më e madhe e priftërinjve të thjeshtë të rriteshin e të edukoheshin me ndjenjën e atdhedashurisë.
Pra, çështjen e besimeve fetare Partia e pati në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës së Luftës Nacionalçlirimtare, por edhe pas luftës, pse nuk duheshin prekur ndjenjat e njerëzve për të arritur ngritjen e popullit në luftë për çlirimin e adheut e ndërtimin e një Shqipërie të re.
Për sa i përket inteligjencies, natyrisht, duhej bërë një punë e gjerë, e kualifikuar, e diferencuar dhe në nivele të ndryshme. Në përgjithësi terreni i punës me intelektualët ishte i përshtatshëm. Bënin përjashtim nëpunësit me pozita të larta, të cilët jo vetëm e pranuan fashizmin, por siguronin edhe fitime materiale të mira prej tij. Kjo kategori nëpunësish «me kulturë», në përgjithësi ishte e korruptuar nga të gjitha regjimet dhe ata ishin nga të parët që, me dashje, u shkruan në partinë fashiste «shqiptare» të krijuar nga pushtuesi.
Kurse në përgjithësi inteligjencia e vendit tonë ishte patriote, antifashiste, kundër pushtimit të vendit, prandaj edhe kësaj shtrese të popullit Partia do t'i kushtonte rëndësi të madhe, sepse edhe nëpërmjet sai do të vazhdonte kurdoherë e më shumë të kalitej e të nxitej patriotizmi i të rinjve e i të rejave.
Analiza të tilla të gjera e të hollësishme të situatave, të raportit të forcave etj. ishin fryt i debateve që bënim qoftë në mbledhjet e udhëheqjes, qoftë edhe në takimet me shokët e Partisë në kryeqytet apo nga terreni. Ato ishin një ndihmë e madhe në punën tonë të përditshme dhe të perspektivës, sepse gjëja e parë e domosdoshme për ta kryer detyrën tonë si komunistë, domethënë si udhëheqës të masave, ishte të orientoheshe drejt në ato situata të vështira robërie, terrori, intrigash, vuajtjesh e mjerimesh shpirtërore dhe fizike, që e kishin mbuluar popullin tonë.
Kështu, besnikëria dhe besimi i patundur në teorinë revolucionare të proletariatit si dhe njohja e thellë e realitetit të vendit tonë, qenë dy faktorë themelorë që bënë të mundur të përcaktohej nga ana e Partisë sonë një vijë e drejtë, të jepeshin orientime të sakta ideologjike, politike, organizative, si për të gjitha problemet e tjera, edhe për bashkimin luftarak të masave rreth programit të Partisë.
Duke folur për këto analiza e studime mbi të cilat u mbështet Partia, kurrsesi s'duhet menduar se ne, fillimisht, pritëm t'i bënim ato të plota e përfundimtare e pastaj të nisnim punën me masat, dhe as që ngarkuam grupe pune ose mobilizuam specialistë e studiues për kryerjen e tyre. Jo, «specialistët», «grupet e punës» ishim vetë ne, gjithë komunistët, nga anëtarët e thjeshtë e gjer tek udhëheqësit kryesorë, që i njihnim e i përgjithësonim situatat krahas punës konkrete të përditshme.
Të gjithë, pra, që nga udhëheqësit e kuadrot krye sorë të Partisë e gjer tek anëtarët e thjeshtë, iu futën me vendosmëri kësaj pune të madhe. Për të hyrë në kontakt më të gjerë me njerëzit e punës tash, pas themelimit të Partisë, na ndihmonte vetë gjendja në të cilën ishim të detyruar të jetonim e të luftonim. Thuajse që të gjithë ishim bij e bija të popullit punonjës, shumë prej nesh ishim ilegalë dhe, si të tillë, ditët e netët i kalonim në lagjet e varfra, nga njëra shtmpi në tjetrën, në mes njerëzve të thjeshtë, punëtorë, zanatçinj, të papunë ose shtëpiakë. Kudo ishim të rrethupr e të mbrojtur nga dashuria e meraku i njerëzve ' të thjeshtë për fatin tonë dhe e ndienim se në thelb kjo ishte shprehje e dashurisë dhe e merakut të popullit për fatet e vendit.
Duke u mbështetur në këtë gjendje, duke punuar e duke i orientuar të gjithë shokët të shfrytëzonin çdo rast e mundësi, njohjet e miqësitë personale, festat, hidhërimet, dasmat, takime të rastit ose të organizuara, ne hynim si të thuash, në një bashkëbisedim të natyrshëm e të përditshëm me masat, duke propaganduar çdo çast vijën dhe programin e Partisë. Dhe fakt është se fjala jonë zinte shpejt vend, për arsye se ne preknim atje ku ishte pika më e ndjeshme e kombit. Luftë kundër pushtuesit, luftë, luftë të pamëshirshme kundër tij dhe tradhtarëve! - propagandonin ditë e natë komunistët e simpatizantët dhe, doemos, nga kjo s'kishte si të mos i ngrohej zemra këtij populli, që gjith një ishte shquar si luftëtar i madh për çështjen e lirisë.
Kjo propagandë e madhe, e përditshme, me gojë, me trakte, me komunikata, me thirrje, bëhej më e qartë, më e besueshme dhe e pranueshme nga populli, ngaqë fjalë-t komunistët i shoqëronin me vepra. Ata ishin njëkohësisht propagandistë dhe luftëtarë, goditnin fashizmin dhe ndiqeshin nga fashizmi. Domosdo kjo bënte përshtypje të thellë në masat. Shokët tanë nëpër qytete luftonin, organizonin aksione, sabotazhe, atentate, në një kohë kur krismat e pushkëve të njësiteve guerile e të çetave partizane po ndiheshin e shtoheshin gjithandej. Urrejtja e tërbimi i fashistëve u lëshuan më me egërsi mbi komunistët dhe, doemos, dashuria e besimi i popullit do të anonin, siç anuan, përditë e më shumë nga ne, bijtë e tij, që bënim thirrje e punonim për krijimin e bashkimit patriotik të të gjithë popullit né luftë kundër fashizmit. Këtu është e vështirë të përmendësh e të riprodhosh raste konkrete, sepse këto qenë biseda me popullin, me dhjetëra e qindra njerëz të lagjeve të varfra të qyteteve e të fshatrave, anembanë Shqipërisë. Duhet thënë se me këtë kategori njerëzish, pra, me njerëzit e thjeshtë, nuk na lindnin probleme gjatë bisedave, s'lindte fare nevoja për të bërë përpjekje të veçanta, se si do të parashtroheshin çështjet, ku do të dilte bashkëbiseduesi, si do t'i përgjigjeshim po u hodh degë më degë, po shtroi këtë ose atë çështje «delikate» etj. Jo, këtë stërmundim për parapërgatitje ne e rezervonim për një kategori tjetër njerëzish, për ata tipa që hiqeshin si «patriotë», si «politikanë» të mëdhenj, por që «luftën» e bënin kafeneve, me gjyzlykë mbi hundë e me kafe e kek përpara. Me popullin flitnim hapur, pa asnjë frikë se mos e preknim atje ku s'duhej dhe më tepër sesa një punë «për t'i mbushur mendjen», ky qe një kuvend me popullin për qarjen e halleve të përbashkëta. Né këto takime të paharrueshme ne mësonim nga njëri-tjetri; na mahniste dëshira e njerëzve të thjeshtë, gjer né mospërmbajtje, për t'u ngritur né luftë, për të bërë që mundësisht që «nesër» të çlirohej vatani: .Natyrisht, nga ky bashkëbisedim i gjerë me popullin Partia vilte fakte, mësonte më mirë gjendjen, maste pulsin e kohës, shkallën e situatës revolucionare. Gjithnjë e më tepër kjo situatë piqej, gjithnjë e më tepër populli shfaqte hapur simpatinë e dashurinë ndaj komunistëve. Shpirti i popullit, i etur për Tiri e i gatshëm për luftë, na bindte se ishim né rrugë të drejtë, na shtynte që të punonim më me forcë për realizimin e programit të vendosur.
Né punën me popullin e ndienim veten të çlirët, e shihnim veten né terrenin tonë dhe i flisnim atij shumë thjesht e qartë: do të bëjmë luftën, né luftë e sipër do të organizohemi, do ta forcojmë këtë organizim dhe, kur të shporrim italianët e çdo pushtues tje tër, bashkë me të do të jenë shporrur gjithë ata tradhtarë që përgatitën pushtimin e që tash na shtypin, na luftojnë e majmen mbi kurrizin tonë. Do të vendosim NE se ç'do të bëjmë e, kur themi «NE», kemi para sysh jo thjesht veten tonë, si komunistë, por të gjithë ju, mbarë popullin që na lindi e na rriti.
Kështu zinte vend fiala jonë si guri né tabanin e vet dhe e ndienim se, kur na hapej çdo derë e popu
llit, na qenë hapur më paré zemrat e tij; bindeshim se kur na strehonin e na ruanin të gjithë, të njohur e të panjohur, kjo do të thoshte se ata, mijërat, populli, ishin me ne, me Partinë.
Kësaj pune, që erdhi vazhdimisht duke u rritur, Partia i kushtonte kujdesin e vëmendjen më të madhe. Né çdo mbledhje celule, ashtu si edhe né organet udhëheqëse të Partisë, puna me masat ishte çështje që do té raportohej e do të diskutohej, aio figuronte né çdo rend dite. Po të shohësh dokumentet e asaj kohe që u referohen mbledhjeve kryesore pas themelimit të Partisë, ose raporteve e informacioneve që kërkonim e na vinin nga té gjithë qarkorët e anët e vendit, do të vësh re se problemi i lidhjes me masat, për të bërë për vete masat, për Vi bashkuar në një njësi të çe liktë, islite ndër problemet kryesore që diskutoheshin. Nuk ishte e rastit, për shembull, që mbledhja e parë e më kryesore pus themelimit të Partisë, Konsulta e Parë e Aktivit të PKSH e prillit 1942, në qendër të saj kishte analizën e punës sonë për lidhjet me masut e punëtorëve, të fshatarëve, të të rinjve, të grave, të të gjithë atyre që u dhimbsej çështja e lirisë dhe e pavarësisë së atdheut. Po kështu edhe në Konferencën e Jashtëzakonshme të Partisë, në qershor 1942; edhe në mbledhje të tjera në shkallë vendi, ashtu si edhe në mbledhjet e qarkorëve, ose në takime të shpeshta të Komitetit Qendror, e kishim bërë rregull të pacenuar që të raportonim një nga një, pa përjashtim, se ç'kish:m bërë, ç'kishim arritur e ç'mbetej për më tej për bashkimin patriotik të masave rreth Partisë në luftën për liri. Kuptohet, mbetej shumë e shumë për të bërë. Nuk lejonim në këtë çështje jetike asnjë lëshim, asnjë shmangie. Si rezultat i kësaj pune të mençur e të organizuar që bënte Partia, fakt është se numri i punëtorëve në qytetet me njëfarë zhvillimi industrial që hynin në Parti apo lidheshin me të, shtohej vazhdimisht. Edhe në drejtim të fshatit ishin arritur rezultate dhe në disa krahina, sidomos në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, fshatarësia shprehej pro vijës së Partisë dhe po tregohej e gatshme për të rrokur armët.
Lidhur me futjen e fshatarësisë në Front dhe përfshirjen e saj në luftën e armatosur, na dilnin përpara, midis të tjerash, edhe dy vështirësi. Në radhë të parë, qëndronte çështja e influencës që kishin në fshat elementët bajraktarë e pseudopatriotë; nga una tjetër, ishte e domo.sdoshme të rrënjosej te çdo komunist bindja e plotë se baza e Frontit, për të cilin po luftonim, do të ishte aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë, sidomos me fshatarësinë e varfër dhe të mesme. Megjithëse pjesa më e madhe e komunistëve e kishte të qartë këtë detyrë, prapë te ndonjëri ruhej pikëpamja e goditur prej kohësh se Fronti do të krijohej mbi bazën e një marrëveshjeje me krerët nacionalistë dhe nga kjo marrëveshje do të vinte automatikisht edhe pjesëmarrja në luftë e n iasave fshatare. Kishte raste kur këto pikëpamje silfaqeshin edhe hapur.
Kështu na ndodhi, për shembull, në dhjetor të vitit 1941 në Konferencën e Parë të Organizatës së Partisë të Tiranës, ku mora pjesë si i deleguar i Komitetit Qendror. Kësaj konference, që u mbajt, sigurisht, në ilegalitet në shtëpinë e Bije Vokshit e ku morën pjesë rreth 20 veta, Komiteti Qendror i vinte një rëndësi të madhe, sepse edhe pesha e organizatës së Tiranës do të ishte më e madhe.
Kur po diskutonim rreth problemeve të lidhjes me masat mes të tjerash u ngrit edhe një shok dhe shtroi çështjen se puna me fshatin kishte shumë vështirësi dhe, sipas tij, të bindje masat e fshatarëve të varfër e të mesëm për t'u hedhur në luftë kjo do të kërkonte një kohë të gjatë.
- Po atëherë, si mendon ti, - i ndërhyra, - ta realizojmë bashkimin e popullit pa fshatarësinë?
- Mendimi im, - u përgjigj ky shok, - është që ne si Parti të punojmë e të tërheqim me vete parinë e fshatit, nacionalistët që kanë influencë në fshat. Po të kemi parinë me vete, atëherë edhe fshatarësia do të na vijë pus.
Një shtrim i tillë i çështjes sot do të çudiste edhe një nxënës shkolle, por në atë kohë pikëpamje të tilla ishin akoma të përhapura. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në konferencë iu kundërvunë këtij mendimi të gabuar. Megjithatë, duke parë se edhe te ndonjë shok tjetër gjente jehonë ky mendim, gjithashtu duke e ditur se ç'rrezikshmëri paraqiste një pikëpamje e tillë për vijën e Partisë, e pashë të arsyeshme të bëja një ndërhyrje të gjatë, për të sqaruar në mënyrë sa më të plotë vijën ideologjike e politike të Partisë për Luftën Nacionalçlirimtare. lu përgjigja pak ashpër shokut në fjalë, sepse vetë çështja ishte serioze.
- Ta shtrosh çështjen në këtë mënyrë, - thashë në esencë, - do të thotë të mos kesh të qartë ç'është një parti komuniste, një parti e klasës punëtore. Partia jonë është parti e masave dhe forcën e saj, e theksoj përsëri, e ka te masat. Partia jonë, patjetër që do t'u bëjë thirrje e do të punojë me durim të madh që edhe parinë, si gjithë elementët, shtresat e klasat shoqërore, ta bëjë të ndërgjegjshme e ta mobilizojë në luftën e madhe për lirinë e atdheut. Por është tjetër gjë të punosh për të mobilizuar në Front e në luftë si gjithë popullin edhe parinë e fshatit dhe tjetër gjë t'i mbështetësh shpresat për bashkimin e masave tek influencat e parisë. Prandaj ne nuk mund ta ndërtojmë punën me masat duke bërë marrëveshje e tratativa me krerët që kanë pak ose shumë influencë në fshat. Partia influencën dhe autoritetin e vet nuk e blen nga të tjerët e ca më pak nga paria, por e fiton me punë dhe me luftë, nga lidhjet e drejtpërdrejta me masat, duke u shpjeguar masave programin dhe qëllimet e veta. Në marrëdhëniet midis Partisë sonë Komuniste dhe fshatarësisë nuk ka vend për -të tretë», sepse baza sociale ku do të mbështetet Partia, në luftën çlirimtare dhe në revolucionin social, do të jenë punëtorët, fshatarët dhe intelektualët e ndershëm dhe jo agallarët e bejlerët, tregtarët e pronarët apo avoketërit pseudopatriotë.
Ja kështu, dulce ruajtur parimet dhe vijën e drejtë të Partisë, duke korrigjuar të metat e duke goditur pikëpamjet e shtrembra e, mbi të gjitha, duke punuar intensivisht, baza e Partisë shkoi duke u shëndoshur dhe lidhjet e saj me popullin duke u zgjeruar pareshtur.
Një vëmendje të veçantë i kushtoi Partia qysh në fillim sidomos punës me rininë shqiptare që me energjitë dhe entuziazmin e saj, me vitalitetin e saj të pashtershëm dhe me cilësitë e larta morale, do të ishte forca më e gjallë goditëse në luftën për çlirim. Jo rastësisht, me iniciativën e Komitetit Qendror Provizor, disa ditë pas thernelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, u krijua organizata e Rinisë Komuniste dhe jo rastësisht në krye të saj Partia caktoi një nga anëtarët e vet më të mirë, një nga udhëheqësit e saj rnë të pjekur, më të lavdishëm, Qemal Stafën. Objektivi i Partisë në punën me rininë ishte të afronte rininë sa më afër ideve komuniste dhe sa më pranë Partisë, ta përgatiste ideologjikisht e politikisht dhe ta organizonte atë për rezistencë e për luftë kundër pushtuesve. Këtë objektiv të madh ne komunistët ia kishim caktuar vetes që atëherë kur militonim në grupe të ndryshme, por tash që formuam Partinë, puna me rininë u vu në leaza më të shëndosha e më shkencore. Ne kishitn parasysh faktin se rinia kishte edhe ajo përbërjen e sai klasore, se të rinjtë jetonin e binin në kontakt me familje e ambiente punëtore, fshatare dhe intelektuale dhe, për këtë arsye, ajo mund dhe duhej të bëhej një transmetuese e fjalës së Partisë, agjitatore e programit të saj luftarak.
Pra, një tjetër objektiv i punës sonë ishte që nëpërmjet rinisë të përhapnim dhe të forconim në masat e gjera të popullit idenë e rezistencës e të luftës kundër fashizmit pushtues dhe bashkëpunëtorëve të tij, të forconim me anën e të rinjve e të rejave opinionin për domosdoshmërinë e rezistencës edhe brenda familjes, në mënyrë që të krijohej kohezioni i mendimit politik antifashist dhe të lidheshin të vjetrit, prindërit, me të rinjtë, me bijtë dhe me vajzat e tyre. Partia kishte besim dhe këtë e vërtetoi koha, se rinia, me prirjen e saj për të përqafuar çdo gjë të re progresive, jo vetëm do të hidhej në radhët e para të luftës antifashiste, por do t'i kuptonte dhe do t'i mbronte me bindje, me guxim e me heroizëm idetë kurdoherë të reja të komunizmit militant dhe nga radhët e saj do të dilnin komunistët dhe kuadrot e Partisë, zbatuesit dhe propagandistët e programit të saj.
Komiteti Qendror i Partisë u dha udhëzime shokëve drejtues të rinisë që edhe në këtë drejtim të intensifikohej puna me masat, që, sikurse anëtarët e Partisë, patriotët e ndershëm, edhe të rinjtë të futeshin në masa, të njiheshin me to, të bënin çmos të merrnin kontakt, të bisedonin, të shpjegonin dhe të vlerësonin çdo gjë, deri edhe një punë shumë të vogël, që në dukje nuk kishte vlerë, por që krijonte tek individi, me të cilin punonin, ndjenjën se «diçka po bënte për atdheun». Të tilla këshilla u jepja Misto Mames, Mihal Durit, Perlat Rexhepit (kur ky u nis për në Shkodër nga shtëpia ku kishim formuar Partinë), si dhe shokë ve të tjerë.
Puna e Partisë pati një efekt kolosal. Duke realizuar këta objektiva të mëdhenj Partia çau rrugën dhe fitonte zemrat dhe mendjet e të rinjve, ashtu siç po fitonte dashurinë, respektin e besimin e punëtorëve, të fshatarëve, të të gjithë njerëzve të ndershëm.
Armiku e kuptonte qëllimin e Partisë dhe duhet njohur që u ndodh në hall. Ai përdori edhe demagogjinë, edhe terrorin, por gjithçka i shkoi kot. «Dopolavorot», klubet «kulturore», propaganda me shtyp, me radio, me filma e me libra, organizatat fashiste për rininë e për të vegjlit, gjithë ky arsenal diversiv ideologjik e politik, nuk qe i mjaftueshëm për ta shmangur rininë shqiptare, lulen e bukur të popullit, nga rruga e nderit dhe e trimërisë. Bijtë dhe bijat e Shqipërisë nuk shkuan pas premtimeve të fashistëve, por u shkuan pas Qemalit e Vojos, Perlatit e Margaritës dhe heronjve të tjerë të Luftës Nacionalçlirimtare. Asnjë pjesë e rinisë shqiptare nuk mbeti jashtë sferës së punës edukuese e mobilizuese të Partisë që nga i riu punëtor, shkollor e intelektual, deri te të rinjtë e fshatit, ku puna në fillim na ecte me vështirësi.
Rinia punëtore dhe ajo fshatare ishin, pra, objektivi kryesor i punës së Partisë sonë, duke korrigjuar kështu tendencën e periudhës së grupeve, të cilët më tepër e kishin përqendruar punën te rinia shkollore. Natyrisht, Partia edhe me këta punoi, sepse këta jo vetëm do të jepnin kontributin e tyre në një luftë ku llogaritej çdo njeri e çdo pushkë, por do të ishin edhe kuadrot e ardhshëm intelektualë që do t'i duheshin atdheut pas Çlirimit. Në punën me rininë shkollore nuk
u përqendruam vetëm te nxënësit e shkollave të mesme të vendit, që përgjithësisht ishin të lidhur fort me komunistët e qenë nga më aktivët në demonstrata e aksione, por një vëmendje të posaçme i kushtuam edhe asaj rinie studenteske që vazhdonte studimet jashtë vendit. Nëpërmjet anëtarëve të saj Partia u bëri thirrje studentëve të braktisnin shkollat fashiste, të bojkotonin BRUFSH-in* *(«Bashkimi i Rinisë Univarsitare Fashiste Shqiptare», organizatë që u pënpoq ta krijonte pushtuesi fashist per korruptimin e rinisë univeritare shqiptare.) e fabrikuar nga italianët, të hidheshin në luftë kundër fashizmit dhe rrogëtarëve të tij. Në shumicën e tyre këta iu përgjigjën thirrjes së Partisë, se edhe vetë qenë të lidhur me popullin, sidomos ata që vinin nga familje jo të pasura e që me ndonjë bursë të nxjerrë me një mijë mundime e me ndonjë napolon që u dërgonin nga shtëpia, vazhdonin studimet e larta në Itali ose në ndonjë vend tjetër. Lidhur me këtë që po them më kujtohet një takim që kam pasur me një të ri universitar në ato kohë.
Ndodhesha një dite në një bazë në Rrugën e Shëngjergjit, në shtëpinë nr. 66, bashkë me Qemalin. Në mos gaboj, ka qenë prilli i vitit 1942 (pas përfundimit të Konsultës së Aktivit të Partisë), dhe une kisha shkuar atje i veshur si bojaxhi e i pajisur me furçat e veglat e tjera «të profesionit». S'kishte shumë që kishim filluar bisedën kur vjen Bije Vokshi, kërkon Qemalin e i thotë se një shok shkodran ka ardhur dhe kërkon ta takojë.
- Cili është? - pyeti Qemali dhe, kur Bija i tha emrin e shokut, e lejoi ta fuste në dhomë.
Kur hyri në dhomë shoku që kishte kërkuar Qemalin, na përshëndeti.
Qemali sapo e pa iu hodh në qafë dhe e pyeti kur kishte ardhur nga Italia, si ishin shokët, a ishte takuar me njerëzit e shtëpisë. Mbasi iu përgjigj edhe i porsaardhuri filloi ta pyesë Qemalin per njerëzit e tij, per Vasilin dhe të njohurit e tjerë, që per mua nuk ishin aspak të panjohur. Si u sigurua nga Qemali se mund të fliste pa druajtje në praninë time, i porsaardhuri nga Italia, ku studionte per mjekësi, tha:
- Më ka dërguar një grup studentësh që studiojmë në Itali. Jemi mbledhur dhe kemi vendosur të kthehemi në Shqipëri.
Shoku i tregoi Qemalit se para pak kohësh një nga studentët shqiptarë, anëtar i Grupit të Shkodrës, kishte marre një kartolinë nga Hajdar Dushi me një tekst të çuditshëm «Nënën e ka marre malli per ty», në një kohë kur nëna e tij kishte kohë që kishte vdekur.
- Atëherë, - i tregonte shoku Qemalit, - thamë se diçka e rëndësishme kishte ndodhur në Shqipëri. Thirrëm edhe disa shokë nga Firencja, Parma, Siena dhe vendosëm që une të vija këtu e të vendosja lidhje me grupin. Né Romë, - vazhdoi, - takova Sami Bahollin, i cili më lexoi Rezolucionin per krijimin e Partisë. Shokët më porositën t'ju them që janë të gatshëm të vijnë e të hidhen në ilegalitet.
Qemali, që dëgjonte me vëmendje, u gëzua per gatishmërinë e këtyre shokëve të rinj. Edhe une u gëzova, por, per ta ngacmuar, i them shokut:
- Edhe para ca ditësh na premtuan nja pese a gjashtë intelektualë këtu në Tiranë se do të hidheshin në ilegalitet, por shpejt ndërruan mendje.
Qemali qeshi nën buzë, se e kuptoi shakanë time, por shoku i tij u kthye nga unë dhe një çikë i prekur m'u përgjigj
- Unë nuk ju njoh dhe as ju nuk më njihni. Por Qemali më njeh edhe mua, edhe mjaft nga shokët tanë atje. Këto nuk janë premtime boshe. Na thoni dhe ju garantohem me kokë për rreth tridhjetë veta, mundet edhe më shumë. Vetëm një gjë duam, që kur të vijmë këtu të na siguroni bazat e lidhjet e nevojshme, se nuk dimë si të orientohemi e ku të strehohemi.
I shtrëngova fort dorën këtij të riu që quhej Nikolla Shurbani, shok i vjetër i Qemalit dhe ish-anëtar i Grupit të Shkodrës, dhe fillova ta pyesja për aktivitetin që kishin zhvilluar studentët shqiptarë në Itali, për gjendjen e tyre shpirtërore, për situatën në atë vend etj. E pyeta, gjithashtu, për disa studentë, që kishin qenë anëtarë të Grupit Komunist të Korçés, të cilët i kisha njohur personalisht. Pastaj i thashë:
-- Ne nuk dyshonim në gatishmërinë e shokëve tanë dhe jemi të sigurt se ata do të japin një kantribut me vlerë në çështjen e çlirimit. Për çështjen që ngritët ju për t'u kthyer në ilegalitet në Shqipëri, unë mendoj që kjo të bëhet gradualisht, sipas porosive e udhëzimeve konkrete që ne do t'ju japim në kohën e duhur.
Biseduam dhe pak, pastai u ndamë me Nikollën, kurse unë e Qemali vazhduam bisedën që kishim lënë në mes. Shoku nga Shkodra nuk ishte gabuar: pjesa më e madhe e studentëve tanë në Itali, si bij të denjë të popullit të vet, iu përgjigjën thirrjes së atdheut e të Partisë, u kthyen në Shqipëri e luftuan me trimëri për çlirimin e vendit.
Kështu, puna propagandistike dhe organizative e Partisë po gjente mbështetje të gjerë te punëtorët, te zanatçinjtë, te populli fukara nëpër qytete, te fshatarët e te rinia. Hap pas hapi e në mënyrë të sigurt po krijohej rreth Partisë bashkimi patriotik antifashist i masave.
Ky bashkim i popullit rreth Partisë qysh në fillim nisi si një bashkim luftarak që edhe po krijohej, edhe do të çelikosej përmes veprimeve, duke filluar nga më të thjeshtat e gjer te kryengritja e përgjithshme e armatosur.
Nëpër aksione, atentate e sabotazhe u dha orientami që bashkë me komunistët të merrnin pjesë njerëz pa parti, nga radhët e simpatizantëve e të aktivistëve të njohur, sidomos të rinj e të reja. Po ashtu iu kushtua rëndësi e madhe organizimit kudo të demonstratave masive, ku populli, duke dalë nëpër rrugë e sheshe, i prirë nga komunistët, duke iu kundërvënë fashizmit e duke u përleshur me forcat e rendit, edhe të shihte ç'forcë kolosale mbartte në vetvete, edhe të kaliste më tepër ndjenjën e bashkimit e të shpirtit luftarak, edhe t'i bënte të qartë kategorisë së pseudopatriotëve që të mblidhnin mendjen e të vendosnin: o me popullin në luftë kundër fashizmit, o me fashizmin në luftë kundër popullit.
Demonstrata të tilla u zhvilluan pas themelimit të Partisë në të gjitha anët, ashtu siç nasi të ndihej gjithnjë e më tepër pushka partizane, ashtu si po shtoheshin gjithnjë e më tepër çetat dhe radhët e tyre me forca që vinin nga fshati e qyteti.
Doemos, forcimit të luftës sonë fashizmi do t'i përgjigjej e iu përgjigj me terror më të madh, me egërsi më të papërmbajtur. Por ne s'trembeshim nga kjo. Lufta s'bëhej ndryshe.
Tamam kur me punën e palodhur të komunistëve, kur me veprimet e shumëllojshme ne po lidheshim gjithnjë e më tepër me popullin, na hyn Koço Tashkoja «i pizmosur» né një mbledhje e na lëshon një «protestë»:
- Partia po priret nga sektarizmi! - tha «i indinjuar». - Po marrim né qafë veten dhe popullin.
- Ç'thua? - e pyeta. - Ç'është ky sektarizëm?!
- Demonstrata e 7 prillit né Tiranë nuk duhej të qe bërë. Po ashtu né Durrës e kudo gjetkë. E çfarë fituam? Mos e përmbysëm fashizmin?! Aspak! Përkundrazi, ai u egërsua më shumë e me terrorin që ka shpërthyer do ta trembë popullin. Jakëni né vete, shokë! Po prishim me sektarizmën e disave, atë punë të madhe që bëjmë ditë e natë me gojë, me agjitacion, me propagandë!
E qartë: oportunisti e «komunisti» i salloneve nuk mund ta kuptonte ndryshe e më thellë punën me masat, veçse, e shumta, nëpërmjet agjitacionit gojor, agjitacion që, për sa i përket atij vetë e tipave si ai, bëhej né mënyrë të vakët, rutinë, bile kufizohej né ca intelektualë borsalinash e né ca politikanë kafenesh.
- Jo, - i thashë i zemëruar, - ne s'do të veprojmë kurrë sipas logjikës tënde. Ne luftojmë për ta bërë popullin për vete jo thjesht me llafe dhe aspak sa për Vi marré një miratim gojor. Neve s'na duhet thjesht urata e popullit, neve na duhet forca e popullit, shpirti i tij i papërkulur e luftarak. Duke e hedhur këtë forcé kolosale né veprim, duke e kanalizuar drejt e duke e udhëhequr né aksione, vetëm kështu do të bëhet lufta, vetëm kështu do të shporret fashizmi.
- Dakord né parim, por është herët për veprime demonstrative! - vazhdoi më tej Koço Tashkoja. T'i mbushim një herë mendjen popullit se diç jemi, të na besojë, pastaj ta nxjerrim shesheve. Ndryshe na iku që tani nga duart.
- Populli nuk largohet prej nesh ngaqë e udhëheqim né aksione, né demonstrata e né luftë, - i thashë. - Ai do të largohet nga ne vetëm po ta shohë se jemi njerëz të llafeve. Sa për atë se trembet popu11i, ky është një gjykim trashanik dhe jashtë së vërtetës. A s'më thua, ku strehohemi ne kur na ndjekin fashistët, kush na ruan, kush na shoqëron nga baza né bazë? Populli, ai popull që po na njeh e po na vjen pas pikërisht se e sheh që ne ndeshemi me pushtuesin. Populli largohet nga frikacakët, nga fjalamanët, por jo nga trimat.
Vazhduam gjatë debatin dhe né tërësi të gjithë shokët iu kundërvunë me forcé pikëpamjeve të Koço Tashkos. Duhet të them se brenda radhëve të Partisë, për fat té miré, me tipa e pikëpamje të tilla, që kërkonin një lloj «lufte të qetë», pa «krisma», pa veprime, nuk na u desh të merreshim gjatë, sepse të tillë ishin të rrallë. Populli na ndoqi ne né demonstrata e përleshje, populli, sidomos rinia, më tepër se nga çdo gjë, na besuan e u bashkuan né rrugën e Partisë, pikërisht se kjo ishte rruga e luftës, e veprimit.
Pa marrë akoma format e veta organizative, pa u përcaktuar ende në mënyrë të plotë programi, themelet e Frontit Antifashist të popullit shqiptar po hidheshin.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kur u Hodhën Themelet e Shqipërisë Së Re...!!!

O Gjeno! Ta merr mendja ty se ka ndonjë këtu në forum që të lexojë këto çarçafet e tuja këtu? Dhe pret përgjigje ti pastaj! :confused:
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Kur u Hodhën Themelet e Shqipërisë Së Re...!!!

Tema mbyllet ketu sepse tema te ngjashme jane hapur me pare
 
Top