Kur politika perseritet...!

Nobis

Primus registratum
Kur politika perseritet...!

Shifni cfare ngjashmerie e pafalshme:


230px-Ramiz_Alia.jpg


"Propozoj qe Universitetit te Tiranes ti vihet emri "Enver Hoxha".Gjithashtu propozoj qe te ngrihet nje muze i vecante per te.Propozoj ne emer te gjithe shokeve te Partise qe te ngrihet nje shtatore per nder te tij ne qender te Tiranes dhe ne vendlindjen e tij, Gjirokaster.Mendoj se Shkolla e Bashkuar duhet te marre emrin "Enver Hoxha".
Ramiz Alia ne mbledhjen e byrose politike, dt 11.04.1985



_172035_copy_of_sali_berisha__president_elvis_300.jpg

"Zogu i Zi ku Edvini dhe edvinet u munduan ta njollosnin duke ngritur aty kulturen e betonit, duhet te marre emrin Sheshi "RILINDJA".Gjithashtu, nga buxheti i vitit 2006, qeveria shqiptare do ti akordoj Ministrise se Kultures nje fond per ngritjen e nje busti per nder te Azem Hajdarit ne Parkun Rinia dhe ky park te marre emrin e tij.Mendoj se Qendra Nderkombetare e Kultures, piramida, duhet te marre emrin Pjeter Arbnori si dhe te ngrihet nje monument per nder te tij ne Shkoder, qytetin e tij te lindjes"
Sali Berisha ne mbledhjet e Keshillit te Ministrave, Gusht 2006

Marre nga http://perpjekja.faqet.com
 

antip

Primus registratum
Re: Kur politika perseritet...!

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

Ta pret mendja! Sala e ka per zakon "te vjedhe" fjalimet e te tjereve. Ata tipat qe ka per ti pergatitur fjalimet oratorike jane ca pertaca dhe vjedhin fjalimet e meparshme. Harroni ate fjalimin "energjitik" qe e kishte komplet si Fatos Nano??? /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Kur politika perseritet...!

INTERVISTA/Ish-zv/kryeministrit Bashkim Kopliku rrëfen pse lindi konflikti mes Azem Hajdarit dhe Sali Berishës

“Njerëzit e Berishës e quanin Azemin spiun të Sigurimit”


Kopliku: Në 1997 e përjashtoi nga grupi parlamentar

--------------------------------------------------------------------------------

(pjesa e dytë, vijon nga numri i kaluar)

Bashkim Kopliku, një nga drejtuesit më të lartë të qeverive të djathta para vitit 1997 zbardh për Gazeta Shqiptare konfliktin më të debatuar në PD mes ish-presidentit Sali Berisha dhe deputetit Azem Hajdari. Kopliku, si dëshmitar i atyre ngjarjeve tregon se cilat ishin arsyet që njerëz të Berishës nisën ta quanin Azem Hajdarin spiun të Sigurimit deri sa në vitin 1997 të përjashtohej nga grupi parlamentar i PD-së. Për Koplikun përplasja mes Berishës dhe Azem Hajdarit nisi shumë kohë më parë. Në votimin e bërë në dhjetor 1991 për postin e kryetarit të PD ishin në garë, Neritan Ceka, Azem Hajdari dhe Sali Berisha, ky i fundit fitoi bindshëm me vota.
Kopliku thotë se Berisha bëri me emra të njohur të PD si Enver Hoxha me bashkëpunëtorët e tij. Sipas ish-zv/kryeministrit metoda që gjeti Berisha ishte KOP-i.
Zoti Kopliku, ju thatë se Azem Hajdari nisi një fushatë për kthimin tuaj në qeveri, dhe se vetë deputeti i PD u gjend më pas nën sulmet e Berishës. Mund të na shpjegoni, më me hollësi si dëshmitar i asaj kohe pse u krijua çarja mes ish-presidentit Berisha dhe të ndjerit deputetit të PD Azem Hajdari?
Bashkim Kopliku: Azemi ishte njeri i lirë, nuk duronte që t’i servilosej apo t’i nënshtrohej njeriu, ndërkohë që z. Berisha kishte tendenca të qarta totalitare. Por, Azemi ishte dhe udhëheqësi real i protestave studentore, z. Berisha kishte ardhur si më vonë. Kishte një konkurencë të hershme në mes tyre, që ishte shfaqur publikisht në zgjedhjet për kryetarin e PD-së në vitin 1991: u votua në mes tre kandidatësh, Berisha, Azemi dhe Neritan Ceka, ku Berisha fitoi bindshëm. Mbaj mend se shpesh Azemi shfaqte mendime kundra z.Berisha, gjë që në vetvete nuk kishte gjë të keqe, e që duhet thënë se unë vetë, më shpesh isha me variantin e z.Berisha se me të Azemit, por kjo nuk më prishte punë të rrija afër me Azemin, duke i thënë me durim sepse isha kundër mendimit të tij. Atij shpesh fillimisht i mbetej hatri, por pastaj më kuptonte se nuk e kisha me të keq.
Që në dhjetorin e vitit 1990, z.Berisha e filloi luftën kundër Azemit: Azemi, ishte rreziku kryesor për të. Jo vetëm Azemi, por të gjithë studentët e dhjetorit, dhe pedagogët e rinj që u bashkuan me ta, u viktimizuan nga z. Berisha—ata nuk i gjeje më gjëkundi në heriarkinë e PD-së! Ngjarjet e dhjetorit 1990 evolonin shumë shpejt, prandaj duhen ndjekur jo me javë e me ditë, por me orë dhe minuta, nëse duam të marrim vesh se kush ishin vërtetë të parët, e kush ishin ata “pedagogët e stazhionuar e punonjës të Komitetit Qëndror Komunist, apo të Frontit Komunist, apo të Rinisë Komuniste, apo Masmediave komuniste”, apo të Institutit të Studimeve Marksiste-leniniste, etj. etj., me në krye z. Berisha, që erdhën “një çikë më vonë”, e që tani po na dalin si heronjtë e demokracisë, duke groposur në harresë heronjtë e vërtetë! Një kuriozitet: “ata që erdhën një çikë më vonë”, kishin lidhje të afërta personale me komunizmin, “më i largëti” ishte kandidat i PPSH (Partisë së Punës të Shqipërisë, komunistes), kurse “më të afërtit me komunizmin” ishin sekretarë partie, nëndrejtorë institutesh marksizmi, etj., deri afër postit të anëtarit të Byrosë Politike të PPSH.
Lufta kundër Azemit u intensifikua nga viti 1995. Pati disa probleme, që lidheshin me pavarësinë e sindikatave, ku Azemi kishte popullaritet shumë të madh, saqë e konkuronte rëndëshëm atë të z. Berisha. Mbaj mend se z.Berisha ishte indinjuar shumë ndaj tij. Disa herë e pat akuzuar me kolegë të ndryshëm veç e veç, pra jo në forume partie e natyrisht as publikisht, deri dhe për spiun të sigurimit, por thoshte “nuk po i gjejmë dokumentin se ia kanë zhdukur’. Nuk mund të akuzohet tjetri pa fakte, pa dokumente, aq më tepër kur informacioni thuhej se vinte nga thashetheme të ish-punonjësve të sigurimit, që dihej që ishin specialistë për këto lloj sajimesh: hapnin fjalë kot, për shumë njerëz të PD-së se kishin qenë “sigurimsa”, ndërkohë që nuk ishte e vërtetë, dhe bile e kishim vërtetuar disa herë se ishin thjeshtë shpifje.
Është për t’u theksuar se z. Berisha, nuk i shkonte kurrë deri në fund zbulimit dhe dënimit të thashethemit, edhe kur ishte për korrupsion apo gjë tjetër. I linte gjërat qëllimisht të pasqaruara, që pastaj, ose të rikatonte të akuzuarin, nëse vërtetë ishte fajtor (“sigurims”, apo “i korruptuar” etj.), ose të mbronte shpifësin (akuzuesin), që të mund ta ripërdorte për raste të tjera—po t’i shkonte vërtetimeve deri në fund, do të digjej shpifësi, meqë do të demaskohej si i tillë. Në rastin e fundit, z. Berisha nuk donte as t’i kërkonte të falur njeriut që ishte shpifur, sepe ai do të rehabilitohej, e do të fitonte pikë më tepër. Këto marifete të tija, i pat hëngër mbi koke dhe Azemi—bile dhe unë i kam provuar, por për gjëra të vogla, jo sigurimllëqe e korrupsione, por për “jo the e jo thashë”, por të mbesim tek Azemi.
Në vitin 1996, e sidomos në janar të 1997, lufta e z. Berisha kundër Azemit arriti kulmin, sa e përjashtoi nga grupi parlamentar e funksionet e tjera. Unë arsyetoja si vijon:
-Së pari, në parim jam që para se të merret masë për një njeri, kushdo qoftë, duhet të raportohet e të diskutohet çështja e tij. Pra kryesia e PD, me në krye faktikisht z. Berisha, diskutonte për herë të parë çështjen e Azem Hajdarit, në janar 97, ditën që do ta përjashtonte. Ai duhej së paku t’i ishte dëgjuar mendimi nga kryesia. E dyta, kryesia e grupit parlamentar duhet ta kishin diskutuar çështjen më parë në grupin parlamentar dhe pastaj ta shtronin në kryesinë e PD-së. Grupi parlamentar nuk ishte mbledhur asnjëherë për të diskutuar çështjen e Azemit. Nuk duheshin vënë deputetët, para fakteve të kryera, para një vendimi të Kryesisë së PD-së pa i dëgjuar fare. E treta, nuk ishte e shprehur qartë as në statutin e PD-së, dhe as në rregulloren e parlamentit apo dhe në statusin e deputetit, nëse deputeti apo anëtari i PD-së nuk mund të ishte anëtar sindikate, dhe si rrjedhim të zgjidhej në forumet drejtuese të një sindikate (kjo ishte akuza kryesore që i bëhej formalisht Azemit). Nga ana tjetër, as në ligjet për sindikatat nuk thuhej se anëtarët e saj nuk mund të jenë anëtarë të ndonjë partie. Pra, në këto kushte nuk dilte e qartë, as formalisht, shkelja ligjore ose e rregullave të partisë, apo e ligjeve të shtetit. E katërta, thashethemet e nxjerra nga kundërshtarët e PD-së, se gjoja Azemin e ka futur PD-ja, apo ky apo ai, nuk ishin motive për ta përjashtuar një njeri, aq më tepër Azemin, nga grupi parlamentar i PD-së (thuhej se Azemi po dëmtonte imazhin e PD-së, e sofizma të tjera tipike “alla Berisha”, të njohura tashmë). Për të qenë të qetë, me bonsens mund të ishin përgënjeshtruar thashetheme: do të kishte mjaftuar një deklaratë e një grupi të deputetëve të PD-së apo dhe e Kryesisë, ku të thuhet se veprimtaria c Azemit, ishte personale dhe s’kishte të bënte as me grupin parlamentar dhe as me PD-në—dhe me kaq mund të mbyllej. Parantezë për sot: këto që po ju them sot, i kam thënë edhe në janar të 1997, edhe në shtyp; se mund të dalë ndonjë berishist e të thotë se pse po i them sot, në 2006, pas sa kohësh, e nuk i kam pasë thënë me kohë—janë spekullime të zakonshme të berishistëve, këto lloj diversionesh, për të hequr mendjen nga thelbi i problemeve!
Rasti i Azem Hajdarit, është edhe një vërtetim i hipokrizisë së z. Berisha: ai edhe deshi shkatërrim total të Azemit, dhe tani e qanë si hero të vetin. Por, siç thashë, faj kanë kryesisht kolegët tanë, e jo vetëm z. Berisha: Azemi u përjashtua nga funksionet (nga grupi parlamentar etj.) me aprovimin e shumicës dërmuese të kryesisë së PD: 18 vota pro përjashtimit të Azemit, dhe vetëm një votë jo për përjashtimin e Azemit, dhe edhe ai që votoi kundra isha unë (në fakt abstenova, ky ishte stili i kohës, për të qenë kundra!). Në një parti realisht demokratike, perëndimore, nuk mund të përjashtohej kështu kurrë asnjeri, jo më një Azem!
Ju thatë se në 1997 ju përjashtuan nga kryesia e PD dhe më pas edhe nga grupi parlamentar. Cila ishte arsyeja? Ju kontaktuat me kryetarin e PD zotin Berisha për të sqaruar atë që po ndodhte?
Bashkim Kopliku: Kisha kontaktuar dhe stërkontaktuar me z. Berisha, që me të drejtë ju e quani kryetari i PD-së, se ai ishte realisht, megjithëse ligji kushtetues i kohës e ndalonte presidentin të ishte kryetar partie. Kryetari formal ishte një tjetër, edhe me të cilin natyrisht që kisha kontaktuar, por ai nuk dinte ku ishte atë kohë. Nejse, ta lëmë atë tjetrin, se ai edhe sot nuk ka qëndrueshmëri: pasi iku nga z. Berisha, tani është rikthyer prapë tek ai!
Siç thashë, kontradiktat tona, mes meje e z. Berisha, nisën të shfaqen qartë që nga fundi i 1994, por u theksuan shumë me firmat piramidale. Fillimisht, përpiqesha ta justifikoja z. Berisha, se nuk po e kuptonte katastrofën financiare që do të ndodhte, e për të cilën unë isha i bindur, e prandaj përpiqesha ta bindja teknikisht e politikisht—e pranoj, jam treguar naiv! Por kur ngjarjet evoluan në përplasje me armë, u binda që ishte ai, z.Berisha që shkaktonte të gjithë rrëmujën.
Unë i kisha kërkuar edhe publikisht z.Berisha të mos luante më rolin e kryetarit të PD-së, se po shkelte ligjin, dhe se mbledhjet e kryesisë së PD-së nuk duheshin bërë në Presidencë, por në selinë e PD-së, se duheshin mbledhur forumet, Këshilli Kombëtar etj., dhe se nuk duhej të trajtohej PD-ja sikur të ishte vetëm z. Berisha. Ka shumë prononcime të mijat të asaj kohe, edhe në shtyp. Unë isha kundër luftës civile që po nxiste me të gjitha forcat z.Berisha.
Z.Berisha donte t’i hidhte fajin të tjerëve për piramidat, e të mbante pushtetin, kjo ka qenë kryesorja. Nga ana tjetër, nuk i mblidhte forumet PD-së, sepse nuk kishte pasur kohë t’i përpunonte, e kish frikë mos e rrëzonin nga funksionet, po të mblidheshin pa përgatitur kolonën e pestë berishiste, siç e bën vazhdimisht. Kam folur për këtë çështje me hollësi.
Faji kryesor i kastës së aparatçikve pro-fajde të PD, me në krye z. Berisha, nuk ishte tolerimi i firmave piramidale. Jo, tolerimi mund të ishte jo faj, por një gabim. Këtu flitet për faj të rëndë penal, për ushqimin e firmave piramidale me përkrahje politike, për krijimin ndaj tyre të lehtësive për të vepruar në një kohë që ekzistonte detyrimi i qartë ligjor për t’i ndaluar. Flitet për mbështetje qeveritare në pagesat e tatimeve dhe taksave, për moskontrollimin e financave të tyre skandaloze dhe për fshehjen e gjendjes së tyre reale—e kjo nuk do të thotë “tolerim”, por do të thotë praktikisht krijim i piramidave. Natyrisht, janë pronarët e tyre ekzekutorët e krijimit të tyre, por z.Berisha, në krye të aparatçikëve pro-fajde, i krijuan politikisht dhe ekonomikisht piramidat, siç krijon një pushtet një rend ekonomik të caktuar. Nuk jemi pra vetëm para një mosveprimi, jemi para veprimesh në favor të firmave piramidale mashtruese, të kryera nga kasta pro-piramida e PD. Fakti që shumë zyrtarë të firmave piramidale ishin ish-sigurimsa apo ish-aparatçikë të partisë komuniste, nuk do të thotë se ato i krijoi PS e jo PD; ai soj zyrtarësh, ishin shërbëtorët më të devotshëm të Presidencës së kohës së PD-së!
Nëse PD-ja, që në dhjetorin e 1996, apo fundja në janarin e vitit 1997, do të krijonte një qeveri teknike për ta shpënë vendin në zgjedhje të parakohëshme, e njëkohësisht, do të fillonte të ndante paratë në një masë të vogël, p.sh. deri në vlerën 10 000 dollarë (sa të kënaqeshin masa më e madhe e kreditorëve, dhe të tërhiqshin nga demostratat), Shqipëria nuk do të ishte shkatërruar. Shqipëria u shkatërrua që z. Berisha të mos humbte kolltukun e tij të presidencës së dytë, dhe që berishistët të mbanin pushtetin e aq dëshiruar.
Për një periudhë kohe nga PD nisën që të dalin shumë fraksione të cilat më pas krijuan parti. Ju nuk e gjetët veten në asnjë prej tyre?
Bashkim Kopliku: Nuk isha dakord me ta, në doktrinë dhe sidomos në statut. Në doktrinë, jam për atë të të djathtëve të partive popullore, ku të drejtat e pronareve të mëdhej nuk janë mbi të drejtat e pronarëve të vegjël, apo ku të drejtat e pronarëve të rinj (fshatarët që morën tokën me ligjin 7501, privatizuesit e objekteve etj.) duhet të respektoheshin njësoj si të drejtat e pronarëve të vjetër, ish-pronarëve (atyre të para 1945-sës). Partitë e reja (fraksionet), kishin doktrina që binin në kundështim me këto. Përsa i përket kërkesave statutore, kryesorja, ishte se kërkoja të rivihej rregulli që kryetari i partisë të mos mund të rinte në post më tepër se dy mandate radhazi. Rregull ky që e kishim pasur fillimisht në PD, e që ishte një imitim i rregullit të presidentit në SHBA. Edhe ky rregull, nuk u fut në ato partitë e reja.
Nuk do të hy kurrë në një parti, që nuk ka doktrinën e statutin që respekton sa thashë.
Përmendët se u ndjetë i tradhëtuar nga shokë tuaj në PD të cilët nuk reaguan kur u morr vendimi. Ku janë ata tani dhe keni patur më kontakte?
Natyrisht, kur them “shokët nuk reaguan” e kam fjalën për shumicën e tyre, sepse pat që reaguan, e që si dhe unë, iu kundërvunë berishizmit, për ta shpëtuar vendin nga katastrofa e luftës civile. Edhe shumica që nuk reagoi, prapë se prapë është sot jashtë Kuvendit e jashtë kryesisë së PD-së aktuale. Shumica janë të zhgënjyer: përpiqen të zënë ndonjë skutë për fëmijtë e vet e të tjera halle familjare! Berishizmi i flaku, duke i zëvendësuar me KOP-ista e ista të tjerë, siç e bënte Enveri me traktorista, mjelëse të dalluara, shoferë etj. I takoj ata shokët që më lanë në baltë, në të rallë, rastësisht, dhe disa më thonë se kam pasur të drejtë—sikur nuk e dinin që atëherë se kisha të drejtë! Nuk dua të flas konkretisht për ta, që të përqëndrohem me emër vetëm tek z.Berisha, sepse ai përbën aktualisht rrezikun kryesor për Shipërinë.
Historia përsëritet: Enveri zhduku gjithë kolegët e tij komunistë, si z.Berisha sot, dhe e arriti atë sepse nuk reaguan me kohë shokët e tyre, anëtarët e Byrosë Politike etj., kur në sy të tyre goditeshin si “armiq të partisë”, shokët e tyre që ata e dinin mirë që nuk kishin asnjë faj. Edhe ata atëherë, si berishistët sot, u duhej të bënin sikur i besonin akuzat enveriste për poliagjentë, për fraksionistë etj., që të autosyxhestiononin veten, se përndryshe do duhej të vrisnin veten nga turpi. Pra, arsyeja sepse diktatorët mbijetojnë shumë gjatë në Shqipëri, duhet kërkuar në mungesën e kulturës së solidaritetit individ me individ, në mungesën e solidaritetit kundër së keqes që i kanoset sot kolegut, por që nesër do të vij radha dhe ty.
Tashmë njiheni si një analist tepër kritik ndaj qeverisjes së djathtë të drejtuar nga zoti Berisha. Si një njeri që e keni njohur nga afër, shikoni tek ai ndonjë gjë ndryshe nga koha kur ishte president. Shumëkush mes analistëve shprehet se Berisha ka ndryshuar. Ju si mendoni ka ndryshuar vërtetë ai?
Bashkim Kopliku: Z.Berisha është ai që ju thashë. Sa vjen e bëhet edhe më i rrezikshëm, sepse bëhet më i kujdesshëm në zullumin që ka nisur.
Shumë analistë e kanë kthyer nga z.Berisha, sepse ose i ka blerë në një mënyrë ose tjetër, ose janë naivë, apo kanë intate me z. Nano (ish-kryetari i PS-së), dhe për inatë të sime vjehërr, venë e flenë me mullixhiun. Z.Berisha është specialist për të blerë njerëz, e për t’i vënë në shërbim të vet. P.sh., nëse një analist ka bërë një faj, qoftë se ka ndërtuar një pallat pa leje e duhet të paguajë me qindra milionë lekë gjoba, apo ka biznes që ka probleme me shtetin (në shtyp janë përmendur gjoba me nga 1 milonë dollarë, e të akuzuarit nuk i kanë përgënjeshtruar!), z. Berisha të gjitha këto “halle” ua “zgjidh”, sepse thyerja e ligjit për interesat e veta personale, është pjesë e karakterit dhe e lojës së tij. Sidoqoftë, nuk ia vlenë të merremi me arsyet perverse të njerëzve që përkrahin ardhjen në pushtet të një njeriu që veç pak muaj përpara e kanë konsideruar një Hitler, apo një Enver.
Mundohem të jemë objektiv në gjykimin e qeverisë aktuale të majtë faktikisht, pavarësisht se vetëquhet e djathtë. Jam i vetëdijshëm që e kam zor të jem objektiv, kur shoh në krye të saj z.Berisha, të cilin tashmë e njohin shumë mirë mbi 80% e shqiptarëve.
Si ish-zëvendëskryeministër i vendit, si e gjykoni qeverisjen aktuale. Sipas jush punët po shkojnë mirë apo keq?
Bashkim Kopliku: Ka edhe më keq! Përveç tri ministrive që po bëjnë punë të mira, ajo e arsimit, e brendshmja (pjesa e policisë), dhe ajo e drejtësisë, të tjerat janë një skandal i vërtetë. Nuk po hyj në hollësi, sepse lexuesit e Gazetës Shqiptare më kanë ndjekur në shkrimet e mia: nuk lë muaj pa botuar rreth 10 shkrime, ndërkohë shkruaj edhe më shumë por jeni ju të Gazetës, që shpesh më frenoni, e me të drejtë më thoni: “prit se duhet t’u lemë radhë dhe të tjerëve”.
Si ish-ministër i Rendit çfarë do të ndryshonit në punën që po bën aktualisht ministri i Rendit Sokol Olldashi?
Pyetje shumë e vështirë, dhe që nuk dua t’i jap përgjigje direkte: kam dobësi për policinë, se kam qenë për një vit ministri i saj, dhe e di se ç’punë të vështirë që kanë. Z. Olldashi po punon mirë, kam shkruar për këtë fakt. Mbase do t’i jepja një këshillë publike: “Kujdes që mos të lejohet që policia të politizohet, e ç’është më e keqja, të përzihet në mashtrimin me zgjedhjet, siç ka ndodhur në vitin 2001, dhe siç ka ndodhur në vitin 1996! Policia duhet të jetë në shërbim të të gjitha paritve politike, që ato të kenë mundësi të bëjnë politikë të pa shqetësuara.” Por e përsëris, kam besim se z.Olldashi i di këto vetë, e do të arrijë të mos diktohet nga z.Berisha.
 

MLK

Primus registratum
Re: Kur politika perseritet...!

Intervista eshte pak e gjate /pf/images/graemlins/laugh.gif po sjell ca fakte interesante mbi njerezit qe kemi ne pushtet.
Sot Berisha propozon qe parku Rinia ne qender te Tiranes te quhet parku Azem Hajdari dhe kujton se njerezit kane harruar se ishte po Berisha qe e perjashtoi nga grupi parlamentar Azemin para se te vritej /pf/images/graemlins/wink.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Kur politika perseritet...!

Dokumenti, ministri “Piktori” zhduku dosjen në 1992


Komisioni Bezhani u përball me mungesën e materialeve



--------------------------------------------------------------------------------

Tirane

Në fillimet e para të demokracisë, janë zhdukur dosjet e sigurimsave të shtetit. Dokumente zyrtare që ruhen në zyrat e protokollit të shtetit shqiptar, tregojnë qartë se një pjesë e mirë e dosjeve, për njerëz që do të angazhoheshin në jetën politike të vendit, nuk ekzistojnë më në arkivat e shtetit. Kjo pjesë e historisë, në një mënyrë ose në një tjetër, është varrosur përgjithmonë, pavarërisht thirrjeve të politikanëve aktualë për të hapur të ashtuquajturat dosje, që tashmë nuk figurojnë më asgjëkundi.
Asgjësimi
Pjesa më e madhe e dosjeve janë zhdukur në vitet e para të demokracisë, që i përket kohës nga viti 1991-1993. Kjo ka qenë koha e artë, kur në rrëmujën e madhe të zyrave të shtetit, shumë prej ish zyrtarëve, apo edhe zyrtarëve që janë aktualisht nëpër poste të rëndësishme, i zhdukën dokumentat. Dhe kjo ndodhi sepse shumë nga ata që aspironin një karrierë politike në vazhdim, nuk do të kishin asnjë mundësi që të ecnin përpara me biografinë e rënduar “të një ish sigurimsi të shtetit”.
Prova
Gjithçka mori formë të plotë pas vitit 1997, kur filloi nga puna komisioni “Bezhani” dhe rrëmonte dosjet në arkivat e shtetit për të gjetur ish-spiunët dhe për t’i përjashtuar ata nga jeta politike e administrative. Në maj të vitit 1999, vetë Nafiz Bezhani, si kryetar i Komisionit Për hetimin e Figurës së zyrtarëve të lartë deklaroi në një konferencë për shtyp: janë zhdukur dosjet dhe disketat e arkivës, ndaj e kemi të vështirë që të verifikojmë figurën e zyrtarëve”.
Ky fakt bëhet publik nga Gazeta Shqiptare sot, nëpërmjet një letre zyrtare për dy ish deputetë, madje edhe në funksionin e ministrave gjatë 15 viteve të demokracisë në Shqipëri. “Përsa i përket X (emri nuk mund të citohet. Shën.redak) nga regjistrat rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor për objektet me pseudonimin “Piktori”, por dokumentat e tij janë asgjesuar në vitin 1992" thuhet në këtë dokument zyrtar të shtetit të dërguar nga Komisioni i Verifikimit të Figurës së zyrtarëve të lartë.
Për disa ka dosje, për të tjerë jo. Duket se janë shkatërruar pas vitit 1992, dhe pikërisht pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri dhe ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike.
Komisioni
Shumë zyrtarë të lartë të shtetit, gjatë kohës kur filloi nga puna komisioni Bezhani, lanë detyrat e tyre për shkak të verifikimit të pastërtisë së figurës. Nuk ka asnjë të dhënë se është larguar ndonjë deputet gjatë asaj periudhe, por komisioni ka operuar tek të gjitha strukturat e shtetit. Pikërisht për këtë punë u largua nga detyra edhe një ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Personazhe të tjerë, në diplomaci apo në rangje drejtorësh lanë detyrën. Kjo u shtri deri tek zv.ministrat. Por asnjëherë nuk janë bërë publike emrat e të gjithë këtyre zyrtarëve të lartë të shtetit, për sa kohë që funksionoi komisioni Bezhani.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Kur politika perseritet...!

Njerezit "me dosje" kane qene dhe jane beniaminet e CIA

Kancelarja e Gjermanise ka qene SPIUNE e regjimit po ashtu kryeministri i Polonose dhe shume te tjere qe kane poste te larta
eshte e cuditshme te gjithe ishspiunat jane filoamerikane (bashkepunetor te CIA-s) ndoshta kjo ka lidhje me GRABITJEN e dosjeve nga ana e CIA-s ne vitin 92 ne Gjermanine lindore , ndoshta armiqte e Amerikes sot jane FORCAT E DJATHTA, nacionalistet etj.

Kur ishte koha per hapjen e dosjeve SALIA bonte "gjygjin e kafeve" skandal!!! ne vend qe ti conte ne litar kush kishte gisht ne krim ai TRAPI godiste me shkop gome ish te burgosurit politike qe kerkonin shperblim
 

MLK

Primus registratum
Re: Kur politika perseritet...!

Ke te çonte ne litar ai? Harrove qe Salia vet ka qen sekretar i Partise Komunsite?!
Kujton se e beri njeri me zor sekretar!
Jo or jo se ka qen dhe ngelet komunist, te tjerat jane me i hedh hi syve popullit.
Saliun dhe fatosin i vuri Ramiz Alia, mos kujto se dolen nga populli, çdo gje ka qen e programuar.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Kur politika perseritet...!

Edhe Shekspiri vet s`do sajonte dot tragjikomedi si ajo qe u be ne `90. Nejse, muhabet i gjate.
 
Top