Kur Lindja puthi Perëndiminâ¦
Që nga rënia e Murit të Berlinit, peizazhi i Gjermanisë ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme e bashkë me të edhe njerëzit që kanë bërë paqe me veten dhe me fqinjët</p>
Një shkrimtar francez dikur tha për Gjermaninë: “Gjermania? Ah po, më pëlqen aq shumë, sa jam i lumtur që ka 2 Gjermani”. Pas Luftës së Dytë Botërore, një luftë që u nis nga vetë Gjermania dhe e shndërroi kontinentin në një gërmadhë, një pjesë e madhe e njerëzve ishin të qetë, duke e ditur se Gjermania e madhe ishte një vend i ndarë. Por sigurisht kjo nuk ishte aspak ndjenja magjike e përjetuar në 9 nëntorin e mrekullueshëm të vitit 1989, kur më në fund Muri i Berlinit, muri i ndarjeve dhe padrejtësive, nisi të shkërmoqej tullë pas tulle. Në këtë natë, Gjermanitë nga dy u shndërruan në një. Me këtë akt jo vetëm harta e Europës u kthye në normalitet, por ndërkaq rilindi edhe një nga destinacionet turistike më tërheqëse të kontinentit. Gjermania është një vend i jashtëzakonshëm, plot me histori e ngjarje, madje rrallë ndonjë vend në botë mund të ketë të ngërthyer në kufijtë e tij një intensitet kaq të madh zhvillimesh që prej shekujsh. Veçanërisht Lindja e këtij vendi është një tokë e jashtëzakonshme. Këto 2 dhjetëvjeçarë të parë pas ribashkimit do të kujtohen nga të gjithë si fillimi i epokës së artë gjermane, nisja e mbarë e bashkimit të një vendi që më në fund po rigjente paqen me veten dhe fqinjët, një vendi të pasur, tashmë të relaksuar dhe mbi të gjitha një perle turistike. Po sa i ndryshëm ka qenë Berlini në vitet 80? Për të mos folur për qytetet e tjera. Për ata që ndodheshin në Perëndim, Lindja ishte një “mollë e ndaluar”, por edhe një vend misterioz, që shumëkush, pavarësisht shijes së keqe komuniste, donte ta zbulonte. Dihet që një frut i ndaluar është gjithmonë ndjellës. Akoma më ekzotike e bënte Lindjen vetë muri i fortifikuar, i padepërtueshëm, i rrethuar nga ushtarë dhe një hije e rëndë. Kur shihje këtë mur dhe kullat e shpeshta të vrojtimit që ishin shtrirë përgjatë tij, mendja të shkonte tek ata që jetonin përtej kësaj zone gri dhe përfytyroje qytete që gjallonin nën hijen e murit, gjithashtu gri, me njerëz të njëtrajtshëm. Për të kaluar këtë mur duheshin një sërë lejesh kontrollesh, hetimesh dhe më në fund nëse ua dilje mbanë që të vije këmbën në Lindje, të dukej sikur nëse do tu flisje banorëve të kësaj zone, mund të ishte e rrezikshme sa vetë plasja e një lufte të tretë botërore. Por në ato vite, edhe zona perëndimore, përveç Berlinit dhe ndonjë qyteti tjetër metropol, nuk kishte dukje më të mirë. Sidomos zonat rurale nuk të bënin ndonjë përshtypje të veçantë. Dukej sikur edhe Perëndimi vuante ndarjen me Lindjen dhe pavarësisht se jetonte lirinë, diçka shumë e rëndësishme i mungonte nga të qenit si gjithë vendet e tjera që e rrethonin. Në atë kohë, askush nuk mund ta përcillte këtë ndjesi e situatë më mirë se i vetmi tren që lidhte Lindjen me Perëndimin. Ishte në fakt një linjë metroje që transportonte zakonisht zyrtarë dhe ndonjë qytetar të rrallë. Për gjermano-lindorët, stacioni i trenit që nisej për në Perëndim ishte një vend lotësh, sepse ata që iknin, nuk ktheheshin më. Vetëm kur Mikail Gorbaçov erdhi në pushtet në Moskë, të gjithëve pak nga pak iu ringjallën shpresat për një ndryshim të mundshëm, sado të vogël. Të gjithë e ndjenin brenda vetes se ajo ndarje e padrejtë nuk do të ishte e përjetshme, por nuk dihej se kur do ti vinte fundi. “Muri i Berlinit mund të zhduket kur të zhduken edhe kërcënimet për të cilat ai u ndërtua”, deklaroi njëherë Gorbaçov para disa gazetarëve perëndimorë. Ishte një deklaratë enigmatike, që mund ta merrje me shumë kuptime, një deklaratë që gjithsesi të ngjallte shpresën për një fund që do të vinte një ditë. Bëhet fjalë për një vizitë që Gorbaçovi e bëri në Bon në korrik të 1989-s. Askush nuk mund ta imagjinonte që vetëm 5 muaj pas kësaj deklarate, ëndrra do të bëhej realitet. Por shembja e murit ishte vetëm një fillim. Fizikisht, psikologjikisht dhe financiarisht Gjermania vazhdonte të ishte ende një tokë e ndarë. Do të duheshin vite që dhimbjet e ndarjes, por dhe ato të bashkimit, që nuk ishin më të vogla, të qetësoheshin e të shëroheshin. Ata që e kanë ndjekur situatën vit pas viti, e dinë se sa gradual është ky proces shërimi. Një nga treguesit e ndryshimit në fillim të viteve 90 është qyteti lindor i Weimarit, ku kanë ndodhur disa prej gjërave më të këqija dhe më të mira në historinë e Gjermanisë. Qyteti i Gëtes dhe Shilerit u kursye nga bombardimet e trupave aleate dhe është një qytet shumë autentik dhe i gëzueshëm edhe në dimër. Por vetëm 10 minuta larg tij janë kodrat e Etersburgut, ku ndodhej kampi i përqendrimit të Buhenvaldit, një kamp që të sjell ndër mend jo vetëm mizorinë naziste, por edhe refuzimin e Gjermanisë Lindore për të marrë qoftë edhe një pjesë të vogël të përgjegjësisë. Në fillim të viteve 90, Weimari ishte një kantier ndërtimi, si dhe një qytet me një trafik të tmerrshëm. Ndërkohë, në qytet kishte ende ndonjë ushtar të trupave ruse që qarkullonte nëpër rrugë. Ata e lanë përfundimisht Lindjen vetëm në vitin 1994. Në këtë qytet ndryshimi ndihej më shumë se kudo në Lindje. 5 vjet më vonë tashmë ai kishte ndryshuar plotësisht dhe kishte marrë formën dhe pamjen e një qyteti perëndimor. Weimari ishte avangarda e ndryshimit, një ndryshimi që në sipërfaqe ishte shumë i dukshëm, por që në thellësi të vendit, pra të Lindjes, ende nuk ishte shfaqur. Aty shtëpitë vazhdonin të ishin gri, në rrugë qarkullonin ende makina të vjetra të markave ruse dhe njerëzit lëviznin e ndiheshin në kaos. Edhe vetë Drezdeni ishte në përpjekje për të dalë nga e shkuara komuniste. Ai u shkatërrua tërësisht nga forcat aleate në fund të Luftës së Dytë, në shkurt të vitit 1945 dhe prej vitesh në të bëheshin ndërtime të reja. Pas ribashkimit ai rinisi ndërtimin, por tashmë në një tjetër mënyrë. Drezdeni përfaqësonte në fund të viteve 90 situatën e vërtetë të Lindjes, e cila ishte ende me një këmbë në të shkuarën dhe një tjetër në të ardhmen. Viti 2004 shënon edhe fazën e tretë të rimëkëmbjes dhe shërimit të plagëve të ndarjes. Në këtë vit, tashmë e shkuara kishte mbetur pas dhe përparimet ishin jo vetëm të dukshme, por edhe të mrekullueshme. Veçanërisht në Berlin. I famshmi “Pikëkalimi Çarli” e “Ground Zero” tashmë nuk njiheshin më. Ishin rrafshuar, për ti lënë vendin një zone krejtësisht moderne me ndërtesa të larta, ku janë përqendruar zyrat e shumë kompanive të rëndësishme botërore. Edhe nga Muri sot nuk të zë syri asnjë copë. Berlini ka rilindur dhe vazhdon të rritet e zbukurohet përditë në tokën dikur të nëmur nga ndarja me mure realë e perde ideologjike. Gjermanitë janë bashkuar që prej shumë vitesh e tashmë fizikisht përbëjnë një njësi të vetme, edhe pse ka ende çështje njerëzore, psikologjike, sociale e financiare që i ndajnë. Nëse do të hedhim vështrimin në të shkuarën dhe emrat e njerëzve që shquajnë në historinë e periudhës së ekzistencës së Murit, do të ndeshemi me njërin prej tyre, Willy Brandt, ish-kancelari gjerman, njeriu që nisi edhe shkrirjen e marrëdhënieve të Gjermanisë Federale me Lindjen. Në një letër që ai në pozicionin e kryebashkiakut të Berlinit i dërgoi Presidentit amerikan të asaj kohe, Kennedy, jepet edhe thelbi i vërtetë i tensioneve të atyre viteve të vështira e të rrezikshme mes vendeve që ndaheshin nga “Perdja e Hekurt”. Në këtë letër të shkruar në vitin 1961, pra vitin e fillimit të ndërtimit të Murit, ai i kërkon liderit “të botës së lirë” që të qëndronte në mbrojtje të Gjermanisë. Sot, rreth 5 dekada më pas, Gjermania është sërish e bashkuar, brenda kufijve natyralë, me njerëzit punëtorë e të mrekullueshëm që kanë bërë paqe me të shkuarën e me njëri-tjetrin.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26051. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26051