KUR ITALIA ISHTE... SHQIPTARE
Ka një rrethanë pak të njohur, të ditur vetëm nga specialistët, që dalloi një epokë historike gjatë së cilës një pjesë e territorit italian u qeveris nga shqiptarët
Shpesh, duke ndjekur kujtimet e historisë bashkëkohore mësuar në shkollë dhe ne universitet, sjellim ndërmend se mbreti Viktor Emanueli III ishte mbret i Italisë dhe i Shqiperisë nga 16 prilli 1939 deri në 25 tetor 1943. Por ka një rrethanë pak të njohur, të ditur vetëm nga specialistët, që dalloi një epokë historike gjatë së cilës një pjesë e territorit italian u qeveris nga shqiptarët. Po ta shohim tani, e të po të përdorim metrin e të drejtës së sotme ndërkombëtare, ishte më shqiptare ajo pjesë e Italisë së shek. XV mbajtur më këmbe nga ‘gli schipetari’ (Honor), sesa “italiane” Shqipëria e periudhës së lartpërmendur (Unione Personale).
Po le të shohim si kanë rrjedhur ngjarjet, pa lenë mënjane analizimin e rëndësise së madhe historike e strategjike të krahi-nave të interesuara.
Monte Sant’Angelo
Monte Sant’Angelo, qendra më e madhe e Kepit Garganik, i famshëm që nga Mesjeta e hershme për shenjtëroren e Shën Mikelit Kryengjëll, që u vizitua nga shumë papë, perandorë dhe princër, u kthye në nje nga etapat e shenjta të pendesëtarëve që shkonin në pelegrinazh në Tokën e Shenjtë apo në Kryqëzata. Edhe Shën Françesko i Asizit shtegtoi aty nga viti 1216 deri më 1222. Të njohura, historikisht e artistikisht, edhe kisha e Shën Pietrit, i ashtuquajturi Varri i mbretit longobard Ròtari, Kisha e Shën Marise së Madhe dhe Kështjella madhështore Normane, në ndërtimin e të ciles, siç do të shohim edhe më tej, shqiptarët dhanë një ndihmesë vendimtare.
Qyteti i ngritur rreth shenjtërores më të lashtë të Krishtërimit pas Jeruzalemit dhe Romës, pati rëndësi shumë të madhe që nga epoka romake e vonë dhe mesjetare e hershme. Për mëse njëmijë vjet kjo qytezë është fortifikuar vazhdimisht dhe depërtimi i saj taktik-logjistik është përshkruar më së miri në vitin 1500 me fjalët e Markoldit: “Por duhet ditur se katër janë vendet kryesore që vënë në dyshim se turku mund të shkelë ndonjëherë në Mbretëri, domethënë Taranto, Bari, Trani dhe Monte Sant’Angelo [...] Monte Sant’Angelo, i cili sipas Kavalerit, përfshin 60 milje nga tokat e Puljes, me një pjese mbi det, me fortifikime”.
Honor
Honor-i i Monte Sant’Angelo-s u themelua në shkurt të vitit 1177 nga Guglielmo II, i Miri i Siçilisë (1166-89), si sundim “në të cilin ushtrohet një autoritet më i lartë se ai feudal” (P.F. Palumbo), në mirënjohje të prestigjit të Shenjtërores, pra të shenjtërisë së vendit.
Sundimi përfshinte, përveç kryevendit Monte Sant’Angelo, edhe Siponto, Vieste, Lesina, Peschici, Ritum (ndoshta Rodi Garganik i sotëm), Carpino, Cagnano, Sfilzi, Candelaro, Versentino, Lanzano, dhe manastiret e Shën Gjonit në Lamis, Shën Maries të Pulsanos si edhe pronat e tyre. Honor-i iu dha në pajë Giovannës, vajzës së Enrikut II mbret i Anglisë (1154-89), dhe grua e të sipërpërmendurit mbretit Guglielmo.
Honor-i u kalon shqiptareve
Kur Ferdinandit I të Aragonës, mbret i Napolit (1458-94), iu desh të strehohej në Barletta, për t’iu larguar sulmit të Anzhuinëve, ai u gjend i rrethuar në atë qytet dhe mundi të shpëtonte falë ndërhyrjes së Skënderbeut. Në shenjë mirënjohjeje, më 1464, mbreti u dha princërve shqiptarë dukatin e Monte San-t’Angelo-s, që përfshinte edhe San Giovanni Rotondo-n, me një fjalë Honor-in.
Tashmë është e qartë se Honor-i antik, me gjithë territorin e tij gjerë, ndërpreu procesin e vet të shpërbërjes, vendin e tij e zuri një dukat me përmasa të reduktuara dhe me juridiksion më të kufizuar në krahasim me të shkuarën, por më lehtësisht i mbrojtshëm.
Sundimi i Skënderbeut dhe i trashëgimtarëve të tij zgjati rreth 20 vjet. Ferdinandi I kishte dashur t’i tregonte mirënjohjen e tij princit shqiptar, duke i dhënë, së bashku me feudin, një serë fuqish dhe të ardhurash, si privilegjin e taksës detare, domethënë vjeljen e taksave të rënda mbi mallrat e imbarkuara dhe zbarkuara, juridiksionin e drejtpërdrejtë mbretëror që përjashtonte gjithë të tjerët, mundesinë e eksportit të mallrave të çfarëdo vlere nga bregdeti i Monte Sant’Angelo-s e nga porti i Mattinata-s, me heqjen e detyrimeve ndaj Manfredonia-s. Ndërsa Skënderbeu ishte në Shqipëri, duke luftuar turqit, më 1467, e shoqja, Andronika Komneno, erdhi në Monte Sant’Angelo për të marrë në pronësi Kështjellën ku edhe banoi. Por pas disa muajsh iu desh të shkonte në Shqipëri për t’u përkujdesur për të shoqin heroik të sëmurë, që më pas vdiq në janar të vitit 1468, në moshen 65-vjeçare. E mbetur e ve, Andronika me të birin Gjon Kastriotin, shkoi të jetonte, në Napoli me të ardhurat që merrte nga dukati i Monte Sant’Angelo-s, ku vilte edhe taksën mbi kripën.
Konsumimi nga koha dhe sulmet e pësuara kishin lënë prej vitesh shenjat e tyre mbi Kështjellën Normane dhe mbi muret e fortifikuara. Ferdinandi I, që më 1475 u kthye në Monte Sant’Angelo, jo si luftëtar por si pelegrin, kuptoi, ndoshta pikërisht në atë çast, se ishte i nevojshëm restaurimi i pikave më të rëndësishme të fortifikatave. Nuk harroi të jepte udhëzimet e duhura , në brendësi të një plani të pergjithshëm, për të cilin, më 1483, urdhëroi Gjon Kastriotin të merrte masat në mënyrë që “tokat e bregdetit, të malit dhe të Viestes të mos i tremben ushtrive armike”. Punimet e restaurimit vazhduan padyshim në mënyrë të kënaqshme pasi, më 1484, rnbreti “u shkruan qytetarëve të Monte Sant’Angelo-s, duke i falenderuar për zellin e tyre në punën për fortifikimet dhe për restaurirrun e mureve dhe të rrugëve të qytetit. Janë të lutur të ngulmojnë në punën e mirë, aq më tepër në mungesë të Fort të nderuarit Gjon (Kastrioti), zotëria me vlerë, i cili shkon në tokë te Otrantos, në lufte kundër armiqve” (N. Barone).
Në përfundim të punimeve, më 1493, kështjella e Monte Sant’Angelo-s, ashtu siç ndodhi në të njëjtën kohë edhe për atë të Manfredonia-s, u përforcua nga dy kulla të mëdha e hijerënda trung-konike dhe me bastionin lindor, të pajisur jo vetëm me mure të qëndrueshme e të larta por edhe me frëngji të përshtatshme për të plotësuar kërkesat e reja mbrojtëse, të lindura nga përdorimi i artiljerisë, e në përgjithësi, i armëve të reja të zjarrit. Mbreti mori zemër nga punimet e përfunduara dhe tek lajmëronte, më 1492, Giacomo Pontano-n dhe të tjerët të masave të marra nga ai vetë për rastin nëse “Turku prish paqen”, udhëzoi që “Messer Theodoro de Trivulci të shkojë në Monte Sant’Angelo me njëqind burra të armatosur” (Trinchera).
Kjo është periudha kur Ferdinandi I filloi të urdhëronte ngritjen e shume kullave vrojtimi kundër saraçenëve, të cilat të ndërtuara në pjesën me të madhe gjatë periudhes spanjolle mund të vërehen edhe sot përgjatë bregut të Garganos dhe të gjithë Italisë jugore.
Le të kthehemi në historinë e feudit shqiptar, më 1484, Gjon Kastrioti duke mos duruar dot shqetësimin e treguar nga popullsia për taksat e nevojshme të kërkuara për fortifikimin e zonës, i kërkoi dhe mori nga mbreti Fer-rante shkëmbimin e Monte Sant’Angelo-s e të San Giovanni Rotondo-s me tokat e Soleto-s dhe të San Pietro in Galatina, pranë Leçes, me titullin e Kontit.
Edhe sot e kësaj dite në komunën Monte Sant’AngeIo prania e shqiptarëve kujtohet në mënyrën më të mirë: ne stemën zyrtare të Bashkisë është shqiponja dykrenore, me njërën kokë që shikon nga Roma e tjetrën nga Kostantinopoli, duke theksuar pozicionin kyç dhe drejtpeshimin historik dhe gjeopolitik të Shqipërisë.
Lo stemma del Comune di Monte Sant’Angelo
(marre nga: http://foreignaffairs.tripod.com/armillotta/albania04_honor.html)