Kur e kuptoni?
Kjo është një pyetje për vajzat e forumit. Më erdhi në mendje kur zgjodha këtë pjesën më poshtë për andej nga letërsia.
Kjo është një pyetje për vajzat e forumit. Më erdhi në mendje kur zgjodha këtë pjesën më poshtë për andej nga letërsia.
Pyetja për ju: <span style="font-weight: bold">Si (ose kur) e kuptove që një çun e kish zënë qymyri - kish rënë brenda - ishte në dashuri me ty</span>Valer: <span style="font-style: italic">Po nuk kam gjetur asnjë rast t'i flas në katër muajt që e kam dashur me zjarr.</span>
Ergast: Dashuria ia mpreh mendjen njeriut, megjithëse nuk bëka gjë për ty. Të isha unë...
Valer: <span style="font-style: italic">Pse, ç'mund të bëje të ishe ti? Asnjëherë nuk e sheh pa atë kafshën që e shoqëron; në shtëpi nuk ka as shërbëtore as shërbëtorë që mund të më ndihmonin në sajë të tundimit joshës të ndonjë shpërblimi.</span>
Ergast: Domethënë ajo ende nuk e di që ti e do?
Valer: <span style="font-style: italic">Në këtë pikë nuk kam njohuri. Kudo që e ka çuar rrjedha e ditës këtë bukuroshe, gjithmonë më ka parë si hije pas saj; shikimet e mia përditë mundohen t'i shpjegojnë zjarrin shpërthyes të dashurisë time. Sytë e mi kanë folur mjaft; po e di njeri vallë në u kuptua gjuha e tyre?</span>