Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
usastudent
Primus registratum
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
Sulltanit ju prishte bytha se 500 vete nuk ndrronin fene.E kjo asht e vertetume se Turku nuk jushtengoj.E sapo ju shterngoj Enveri ju ndrut fe,zakon,tradite edhe brekt kur u dhishit friget.
thumbsup.gif
Me pelqeve ktu.
Njese, ti malsor e ke nis i cik mrapc kte pune me duket.E shof se paske marre persiper me i cu shqiptaret ne fene e pare , po kshu si puna jote ka dale edhe nji aty ke teologjia , po ai do me na cu te e para fare , paganizmi.Shife dhe ti nje here kte pune se si ultranacionalist qe e mban veten , duhet te kerkosh fene tone te pare fare.Apo gabohem?
Pastaj me fal po vetem me nje shkrim te nje personi mendon te fitosh simpatine e forumit?Ne ate shkrim te cilin e lexova pothujse te gjithe, ka shume injorance.Aty ka disa fakte historike te perziera me propagande katolike qe ben muuuuuuuu.
Autori i shkrimit qe ke paraqitur ti na ben edhe mesim feshe ku thote per Kur'anin qe meqe eshte arabisht , eshte vetem per ata qe flasin arabisht.Edhe nje femije 5 vjec mund tjau shpjegoje se si qendron puna.
Gjate qendrimit te perandorise osmane ne trevat tona ,normalisht qe ka patur te mira dhe te kqija, dhe kola, si realist qe paraqitet, duhet te kishte paraqitur tabllone te qarte dhe jo aq te palotesuar.Ne pergjithsi , ne shqipri ka nje urrjetje te jashtezkonshme nga ana e katolikeve dhe e ortodokse per fene Islame.Kola biles nuk ka njohuri fare per kto pune e kjo duket qarte te emri"muhamedane" qe nuk e di se nga e nxjerre.Malsor , te duket vetja se je me shqiptar se ne qe jemi Musliman?Mos te rrej menja hic .
Me thuj per car arsye te pushoj se qenuri Musliman?Jahd pra mirmec, e mos ja fut kot se po te merret dhe goja , nga ana letrare flas.
Paulin Palushi
Primus registratum
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
Fillimisht postuar nga 'Neo':
[qb] Provincializmi i disa prej katolikve shqiptar ma hek trunin fare mu' (e kishe fjalen per m..,i vtmi produkt i trunit tuaj)  : Jeni aq pa lidhje dhe pa baza te verteta sa nuk ka me (sigurisht ti e ke fjalen per bazat e tuaja ne rere, e jo tonat 2000 vjet ...te thella ne Histori dhe me dinjitet,)...Gjithmone, prej sa ka shtet shqiptar gjate historise se re, keto krahinat katolike kane nje prirje autonomiste dhe nje krenari boshe (Po,Po ti ke te drejte.E gjith Historija pa thirrjen...Dum Baben...per ty more Islamist Fondamentalist,te duket boshe.Sepse kan kerku me kene vetem shqiptare pavarsisht nga besimi,kane kerku me shkru shqip pavarsisht nga besimi,dhe kan pase nji krenari te mbeshtetun ne Shqiptarizem...) ...Cfare ju duket vetja juve? (Pyetje me"mend".Kur ti e ke per krenari me ken vetem nji islamist fondamentalist,ne e ndijm dhe jena te kenaqur se jena te tille,problem je ti qe nuk ta din origjinen as ...baba yt...)...te ishit vertet trima dhe aq te zote sa mendoni atehere do te duhet te kishit bere ate qe bene Malazezet. Pra te arrinit te merrnit pavarsine, dhe te beheshit berthama e shtetit kombetar shqiptar.Por faktet tregojne se nuk qete fare te zote. Zero me bisht me i fjale. Ju jo vetem qe nuk u bete qendra e shtetit shqiptar, por kur ai u krijua keni qene gjithmone nje shkop nen rrota per shtetin shqiptar (Ishim trima dhe jena.Vetem akti i ngritjes se flamurit ne Decic,dhamb per dhamb me Turcit tuaj e nji katolikut me emnin Ded Gjo Luli te cilit Malazezt me perkrahjen tuaj e vrane,asht nji akt Trimnije,Guximi,Burrerije qe ja kalon edhe aktit te ngritjes se flamurit ne Vlone nga Pashai i Turqise qe deshmitaret kallxojne se i ka vu ne byth pistoleten,katoliku Luigj Gurakuqi,per me e ba me e ngrit flamurin,mbasi kishte frig plaku se i thon gje ne Stamboll,pse e ngrite ) . Me krenarine tuaj boshe dhe injorancen e theksuar nuk keni bere gje tjeter vec se e keni demtuar kete shtet. Dhe ja sot, po mundoheni te beni te njejtat gjera. Si perhere dmth (..krenari boshe..oooo,ti je djal i mecem,vollahi.kur kto troje qeveriseshin nga Hyqymeti,ishte nder ti thoje te huajve se jam prej shkodres katolike,sepse shqipnin se njihnit as ato qe kerkonin Baben jo me te Huajt.injorance e???Oh.Kur e pyeten gjergj Fisht se pse duhej te jeter gegnishtja gjuhe letrare,ai ju pergjigj thjesht.Vetem At Danjel Kurti,ka vepra te shkrueme sa tan autort e jugut te marrun s'bashku.Rrekord i pa kaluem edhe sot.Une e di se gjuha dhe letersia nuk jane veti e popujve injorante.Masandej cilin shtet e ke fjalen kete shtetin tend qe duhet me e nise nga zeroja..ke te drejte) .Nqs do varej nga mua (Po ti vete a e din se kush je ti.Edhe per zyren e gjendjes civile duhet me kene nji numer jo ma shum)psh, do ju merrja te gjitheve, do ju shperngulja nga malet e juaja te kota dhe do ju shperndaja neper shqiperi (Ato malet e fushat tona e kan emnin Shqipni e na nuk e kena marre me jetu ne te mal apo fushe,pra ne vendin tone,e ban mire qe na len atje...se i joti nuk e di se cili asht e si shkruhet se ju i keni si shkrimin edhe punet ,mrapsht te tana . Te shpresojme me syte nga e ardhmja.Ndoshta do i kemi mundesite. (Ah,nga e ardhmja...a jane duke u ndertuar kund Kulla Binjake e ju pregatiteni me i shemb...bukur vollahi,bilahi)
thumbsup.gif
[/qb]
Paulin Palushi
Primus registratum
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
Fillimisht postuar nga Akus:
[qb]...Ne pergjithsi,ne Shqipri ka nje urrjetje te jashtezkonshme nga ana e katolikeve...per fene Islame.[/qb]
Zotni,pa dashtun te baj debat aspak,po te them se kjo fraza siper nuk asht e vertete.flas ne pergjithesidhe jo per individe.
Sepse se pari nuk ka si me pas urrejtje 1/4 e popullsise per 3/4,te cilet jane gjithsesi te nji etnije.
Se dyti komuniteti Katolik ishte me i kulturuari she si rrjedhoje,urrejtja eshte produkt i injorances.Ekziston nje thenje e muslimaneve te vjeter:"Cfare ka ba kaurri,mos ja pacim lakmi",besoj se e kuptoni jasht korrnizave se sa urrejtje ka kjo fjale ne dukje pa rendesi,dhe nuk vjen nga komuniteti katolik.
Se treti edhe pjesa e pa shkollume e katolikeve,ushqenin ne familjet e tyre,bashkekzistencen paqesore,dhe eshte fakt, e jo vetem ne familjen time,qe pothuajse te gjithe shoket i kam musliman,deri edhe miqesi shum te ngushte(edhe sot)me familje hoxhe.Por,...edhe atje arrihej deri atje sa te thuhej"Paul asht djal i mire,gjynah qe asht katolik"dhe ky nuk asht fakt i vetem.
Nuk po zgjatem ne fakte,mbasi kam nji shok te ngushte(musliman),aktualisht ne mesenger,por thjesht me kliku mbi te verteten.
Mir u ndishim
kastriot
Primus registratum
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
O MOJ SHQYPNI
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë,
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da....
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit dhe hoxhet ju kane hutue ,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia,
Feja e shqiptarit asht Shqyptaria !
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.
Mirditor
Primus registratum
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
Postue prej Neo kapedanit
Provincializmi i disa prej katolikve shqiptar ma hek trunin fare mu': Jeni aq pa lidhje dhe pa baza te verteta sa nuk ka me. Ti malsoro ne njerin krah je ultra katolik dhe ne krahun tjeter, po aq intensivisht dhe ultra enverist. Nuk e di, por mua me duket se nuk shkojne dhe aq keto te dyja Gjithmone, prej sa ka shtet shqiptar gjate historise se re, keto krahinat katolike kane nje prirje autonomiste dhe nje krenari boshe. Cfare ju duket vetja juve? Nese ta marrim pak larg nga historia. Venomi i Mirdites ka pas nje autonomi te gjera nga Perandoria Osmane, ashtu si dhe Himara e disa zona te tjera shqiptare, si dhe Mali i Zi. Nqs do te ishit vertet trima dhe aq te zote sa mendoni atehere do te duhet te kishit bere ate qe bene Malazezet. Pra te arrinit te merrnit pavarsine, dhe te beheshit berthama e shtetit kombetar shqiptar. As me pak e as me shume nuk keni pas nga Mali i Zi. Por faktet tregojne se nuk qete fare te zote. Zero me bisht me i fjale. Ju jo vetem qe nuk u bete qendra e shtetit shqiptar, por kur ai u krijua keni qene gjithmone nje shkop nen rrota per shtetin shqiptar. Me krenarine tuaj boshe dhe injorancen e theksuar nuk keni bere gje tjeter vec se e keni demtuar kete shtet. Dhe ja sot, po mundoheni te beni te njejtat gjera. Si perhere dmth. Nqs do varej nga mua psh, do ju merrja te gjitheve, do ju shperngulja nga malet e juaja te kota dhe do ju shperndaja neper shqiperi. Te shpresojme me syte nga e ardhmja. Ndoshta do i kemi mundesite. Pra ky eshte ilaci per ju dhe krenarine tuaj te kote qe vetem dem sjell dhe aspak dobi.
Or Neo ti duhet me kuptue se tuj nejt 500 vjet npushtim ti kurr ske me ba hajer, vec ke me ba qa thon tqert.
Ti kta as e ke kuptue e as ke me kuptue noj her.
Qa u ndertue nkoh tTurkut or mec?
Xhamija mduket???????
A shkuem perpara si tan bota gjat asaj kohe?
Ti si thot Martini do mbash kakerdhia.
Une jam ene ultra katolik(si thue ti) por jam ene ultra enverist sepse une mroj dy pika.
Sa per tparen po ttham se qajo fe qe si fe e perparme e mqata ngelem, por due me tshpjegue se i ke lxue librat e atyne qi kan vesh rroben e priftit qi njanen ane u hiqshin si prifta e nan qeter ishin ma shqiptar se kush do.
Por ajo qka du me than asht se feja na ka lan qishtu(kta duhet me e dit or lum meku).
E dyta asht se jam enverist i gjall(shyqyr si kam ne Martinin)se qai Enver (drit past qa qe ku asht)
i hoqi tan fejat e nryshme e i bani shqiptart shqiptar e jo si qitash, ku njani firmos nTurqi e qetri nHan.
Ku i ke shqiptart sot or lum meku?
Per bes per fe jan gati me u flijue e harrojn se jan shqyptar.
Abdi Valeta dilte ntelevizion tShkodres tuj munue me i mush menen popllit se mos tishim na myslimant kishim marue ka her.
A e din Valeta se qenra e funit qi ra npushtim tmyslimanve ka qan Mati?
A e din Valeta se ka shum munsi qi Gjergj Kasterjoti tket le nMat dhe jo nHas?
A e din Valeta se qai pushtim na kryqzoi nmnyra tnryshme?
Se tan Shqypnea u kryqzue si mos ma keq.
Tash nuk jemi tzot me u marr me historikun ton, se na cdo gja duhet me e fillue nkoh tTurkut.
Per bes o lum Nea une nuk due me u heq katolik por shqyptar.
Ti kujton se un jam krenar se jam katolik.
Jo or mec nuk asht qashtu, por ty tjan myll syt prej fese qi slen me pa e tash ti rrmben armet me mvra.
Un e kam per ner tjem Mirditor sepse nMirdit nuk i eci turkut e smuni me na nryshue nmysliman.
Per qita ju duhet me qan krenar e duhet me than qi Mirdita ishte veni ma i varfen i tan Shqypnes qi tvjetnit thon se ne gur kan hanger e miqsi sngjuen kurr me ba me turqt.
Po un tham nji llaf e ju hidhi tuj mrojt turkun qi 30 KRYMINISTRA nxori e kush hajrin sja pa ksaj Shqypnee.
Ani nuk ka gja, vazhdonje prap kit loj se kushedin ne sa vjet duem me u ba rob.
Qa faj tka shqyptart si tkan ngel nfen katolike or mec pa mthuej?
A thue don me ma ndrrue ne fen qitash si kan kalue 600 vjet.
1992 kur hyni demokracia Valeta me shok dojshin me e ndertue ene nji xhami aty ka Mirdita(qe dy muhamedin si gjen.
Se ishin tuj menue se tmencmit kan dek e qitash kan munsi me ba qat duen.
A e shef o zoti muhamedin qa bani ju si nuk ju duem.
Ti nmos u kthefsh nfen e par athere mos prek qert ntela siur ban Valeta me shok.
Ec qashtu sikur tshkon nmene.
Lene Gjergj Kasterjotin e tan ata si luftuen per Shqypne.
Un nuk jam krenar qi jam katolik.
Un jam krenar si gjaku em asht gjak i paperziem ene mun tthem me plot gojen se jam qai gjak Arbnor i qindra mijra vjetve qi akoma nuk i asht than historia.
Ngelm katolik.
E di,por qa me ba, qashtu erdh historia se nuk qem fort tzot me historikun ton etnike.
Per shpyrt na as njat fe nuk e dojshim se fe taljani ishte merpo na nuk shkuem tuj i ndrrue sa her vishin pushtuest.
Prapseprap ju jeni ata qi drejtoni e kurr katolikt se kan drejtue(duhet me qan i sigurt per qit pun).
Na po bajm muhabet e po shkoqism do gjana se nfun tfunit shqip po flasim.
Gjitha tmerat Neo shqyptari.
albi
Primus registratum
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
url]
..si ka mundesi e vetem ju katoliket e Mirdites nuk beni gje tjeter vec se sapo gjeni rastin per te fol vetem te tilla argumenta nxirrni. Argumenta qe nuk i sjellin dobi kujt. As juve ne vecanti dhe as kombit shqiptar ne pergjithesi. Por fatkeqsisht nje pjese e shqiptareve kane akoma komplekset e fisit dhe si te tille nuk dine te mendojne ndryshe. Malsor si mund te jesh katolik dhe enverist ne te njejten kohe ti zotni kur qe ky enveri ndaloi permendjen e emrit te Zotit ne kete pjese te planetit?!
url]
Mirditor
Primus registratum
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
pOSTUE prej Papunit
Ekstremizmi i fese katolike nuk eshte nje opinion nga une ose dikush tjeter po eshte nje fakt historik.
Fakt: Ne 1500 me mijera veta u vrane e France ne emer te Papes.
Fakt: Hitleri besonte jo vetem ne superioritetin e races po edhe ate te fese Kristjane mbi Judiste
Keto jane caste qe sot Kisha Katolike ne fut ne Historine e Zeze. Besimet Katolike per nje fe supreme jane te futura thelle ne besimin e Katolikeve ashtu sic jane edhe ne nismetarin e kesaj teme.
Nderlidhja e kesaj "superioriteti" te fese dhe "dashurise" se thelle per provincat i ka kushtuar Shqiperise shume shtrenjte gjate historise.
Shqiperia nuk eshte nje shtet qe gjen kultura te ndryshme brenda tij dhe kjo normalisht duhet te jet nje plus po ne Shqiperi per nje fakt te cuditeshmem nuk eshte.
Ne qahemi se si kemi rene pre e vendeve te tjera fqinje po nese as Himara, as Mali Zi dhe as Mirdita nuk do te shfaqnin keto ide dhe te kishte nje bashkim me te forte ndermjet vete shqiperareve copetimi nuk do te kishte ndoshur kurre. Ose ose nuk do qe ne kete shkalle qe eshte sot!
kaq
eM
Oj cuc.
Kush ttha tye qi un jam italjan?
Qa jan kto lloj marrzinash qi ju shprefni e qishtu bini mrena mkazant.
Ti oj cuc nuk kupton qa un due me shkrue, por ty shkon menja se une duke qan katolik shptova.
Jo moj cuc jo.
I varfen jam si ti, "shqyptar si tye, pa shteti e indentit e me komb tpercam qi prej Kosovet der mArt tGreqis(qushtu duhet me than.
Ti bashk me Pavlina e do tqer duke mu kundervue, harron se ja fut veti e jo mue.
Tash po baj muhabet me ty e ti merr flak.
Po nuk tka faj moj cuce as Mirdita e as Mali i Zie e Himara por tka faj qajo fe si pranove.
Pse?
Sepse nven si me u marr me grekt njanen ane serbt nan qeter, me i largue me ato lloj metodash qi tparaqet koha, ju perqafuet fene myslimane ene qat here si dham dum se ka jena tuj shkue e qa jena tuj ba.
Sa her turren grekt me na vrae, ju i turreni turkut me perqafue se qai asht opsioni juej.
E duke puth turkun qi tka shkatrrue 500 vjet, sjemi tzot ma me i dal grek as me filozofi e as me mencuri e me luft a ku di un.
Ajo asht dobsia jone si na kan lan deri nshekullin XXI tshkatrruem e tpercam.
Ene zgjidhja si terdh asht prej evropianve(per Kosov) e jo prej Turkut a ku di un qa shpiket nkit bot.
Na smujtem me krijuem identitetin tone si shqyptar se u gatrruem me fe.
Na kemi histori tshkelqyem, si ne bota na e ka lakmi, merpo neve sna pelqen qishtu.
Un tham due me qan shqyptar ju thoni(muhamedint) duhet me qan turk.
Un tham qi duhet me u mbeldh tgjith e me studjue historin ton, ju studioni "Kuran"
Un tham ta heqim fen e ta nryshojm historin, ju thoni qi na jemi ma tcmenmit nbot.
Un tham tmlidhemi si komb, ju thoni qi e keqja e tan shqyptarve asht Mali Zie, Mirdita e Himara.
Un tham qi Shqypnea duhet me u bashkue me Kosoven , ju thoni qi Kosova i ven zjarr tan Bots e jo ma Shqypnes.
Po une nuk munem me u kthye nmuhamedin se Gjon Mark Gjoni e histonia e tij kan luftue gjith historin kuner turkut e me u kthye ma mer asht me dek se me jetue qishtu.(kam llafin me u kthye tan Shqypnea muhamedin qi tecim para).
Athere moj cuc qa menimit ke ti, per me bashkue kombin?
Fen po e heqim krejt na tkrishtent.
Mthoni zgjidhjen qi tecim para qe ne ju mos tna paragjykoni(per tradhtar e katolik)?
kastriot
Primus registratum
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
Moderatoret behen qesharak kur shkruajne ketu me emra te ndryshem
Kastriot
albi
Primus registratum
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
..isha me kete nick i regjistruar dhe shkruajta. Ata qe me njohin e dine. Ky nuk eshte sekret! Nuk e di cfare ke menduar ti, po une nuk kam gje per te fshehur.
Mirditor
Primus registratum
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
Kasterjot bashkohem me ty or lum patrioti.
Qikjo ka vler per tan qata si na shiten e po na shesin si bagti
O MOJ SHQYPNI
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë,
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da....
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit dhe hoxhet ju kane hutue ,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia,
Feja e shqiptarit asht Shqyptaria !
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.
Po desha me tpyet mor Kasterjot se kujt duhet me ja dedikue kit qi ti shkrujte?
eM
Paper Moon
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
Un tham due me qan shqyptar ju thoni(muhamedint) duhet me qan turk.
Un tham qi duhet me u mbeldh tgjith e me studjue historin ton, ju studioni "Kuran"
Sa per dijeni une nuk jam myslimane por e krishtere. Postimi im nuk kishte si qellim sharjen e fese katolike po si gjithone fajin e kane ata qe e perkthejne fene per te plotesuar qellimet e tyre.
Ndryshime ne fe ka ne shume shtete te botes dhe une nuk mendoj se feja eshte shkaku kryesor per copetimin e Shqipetareve. Sinqerish ne shqiperi mund te them se ka nje liri te ndieshme ne fe!
kaq
eM
Paper Moon
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
Fillimisht postuar nga Paul Shkodrani:
[qb]
Fillimisht postuar nga Paper MooN:
[qb] Ekstremizmi i fese katolike nuk eshte nje opinion nga une(...KUSH ISHE TI...se nuk e mbaj mend)po eshte nje fakt historik...???Fakt: kaq???[/qb]
Ti ke te ndrejte kur thu kshtu.Fakt,e cfare Faktit Historik.Por ti i shef faktet mbrapsht,semundje e mbetun nga vizita e fundit ne Kavaje...
Por kan than se pema qe ka Kokrra gjuhet...e jo ajo me gjeth qe nuk ju a mbulon as marren qe prej injorances nuk dini as ta mshifni,Hajvan i mutit.Te bani me prish edukaten,por me ju nuk ka tjeter gjuhe.ndryshe asht kohe e humbun...
Asnji perfaqesues serioz i klerit katolik apo edhe i komunitetit katolik ne te gjitha kohnat nuk i solli shpinen Shqipnis,nuk i solli pushken,nuk shkroi e nuk foli turcisht,sllavisht,greqisht e as italisht(mos e ngatrro si injorant tironc me latinisht)
Ishte perfaqesuesi i klerit katolik shqiptar ai qe firmosi ne Manastir si Drejtor i Kongresit me te njejtin emer,per Alfabetin,(megjithse perfaqsues i nji vendi me 3/4 jo katolik),te cilin ti sot e perdor per te vjell vner.
Ishte perfaqesuesi i larte katolik,por laik,qe ishte krah i djathte ne mos promotori dhe organizatori i Shpalljes se Pavarsise ne Vlone(megjithse perfaqsues i nji vendi me 3/4 jo katolik).
Ishte tan komuniteti katolik qe kishte si promotor fe e ATDHE, e jo Pertija mbi te gjitha
Ishte perfaqesuesi i nalte katolik(megjithse perfaqsues i nji vendi me 3/4 jo katolik) i cili udhetoi ne New York dhe firmosi pranimin e Shqipnise ne Lidhjen e kombeve.
Kur Tirona ishte katun e kalu katunit,(meqe je Tironc)Shkodra,si djep i katolicizmit Shqiptar,ishte nji qytet europian,para se me ardh Dulla ne Tiran e me e kthy ne katund.Ju do kishit mete prap berra ne se nuk do te kishin ardh prej tan Shqipnise per me e ba at katun.
Edhe ky"Mirditori Katoliko-Komunist"edhe pse shitet si injorant,per arsye te detyres qe i ka caktuar partija,asht nja njimij here ma i meqem se tane fisi i juaj me gjith kryeplak...
Kur te flasish per komunitetin katolik ti edhe te tjeret duhet me e le ate mut gojet 1000 here,por jo me uje Lanet se asht indyte tu kalu neper Tironc puro,bile,bile as me uje selitet se kam pase permjerrun e dh..re,nja 10000 here kur kam kene Ushtar...te Tironcet puro. [/qb]
Ne radhe te pare jam femer!
E dyta pse i paske kaq bezdi Tirancet ti?
Shperndarja e shqipetareve vjen nga ide si keto te tuat. Njerez qe mendoni se shkodranet jane me te mire se Tiranset, korcaret me te bukura se durresaket e ku ta di une...
Nese ne do ishim ne gjendie ti linim ato batutat pa kripe per gjera te tilla do te ishim shume me te bashkuar sec jemi sot. Te gjithe jemi Shqipetare derisa flasim ne njejten gjuhe dhe vime nga i njejti shtet i lashte!
eM
Ps e thashe dhe nje here une nuk po ofendoja fene Katolike...
Paulin Palushi
Primus registratum
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
Fillimisht postuar nga Paper MooN:
[qb]
[qb] Ekstremizmi i fese katolike nuk eshte nje opinion nga une...Ps. e thashe dhe nje here une nuk po ofendoja fene Katolike... [/qb]
Bravo,per MEA CULPA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
eM
Paper Moon
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
Fillimisht postuar nga Paul Shkodrani:
[qb]
Fillimisht postuar nga Paper MooN:
[qb]
[qb] Ekstremizmi i fese katolike nuk eshte nje opinion nga une...Ps. e thashe dhe nje here une nuk po ofendoja fene Katolike... [/qb]
Bravo,per MEA CULPA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! [/qb]
Paul pse e ke kaq te veshtire te kuposh se ai nuk qe aspak ofendim???
Paulin Palushi
Primus registratum
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
Fillimisht postuar nga Paper MooN:
[qb]Paul pse e ke kaq te veshtire te kuposh se ai nuk qe aspak ofendim??? [/qb]
pra ti i mbetesh idesese nese nuk ishte ofendim!!!??? atehere ishte realitet!!!???
te lutem me sqaro per ndryshimin,se jam pak i trashe...
kastriot
Primus registratum
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
Fillimisht postuar nga - olti -:
[qb] ..isha me kete nick i regjistruar dhe shkruajta. Ata qe me njohin e dine. Ky nuk eshte sekret! Nuk e di cfare ke menduar ti, po une nuk kam gje per te fshehur. [/qb]
Me fal se nuk e kisha me ty. Ndoshta kam ngaterruar dike.
Anton
Primus registratum
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
Ju lutem shume mos permendni fe se vec besimtar nuk eshte asnje nga ju.
Sa per te mirat e pushtimit 500 vjecar turk, vec mendjet e semura mund te pjellin teori te tilla.
Vec nder shqiptare nuk quhet tradhetar ai qe mbron nje sundim 500 vjecar me argumenta hipotetike "sikur te mos kishin qene turqit do ishim bo sllav"
Tjetri del e thote" sikur te mos kishin qene turiqt do te na kishin pushtu kinezet e sot do ishim 100 milion"
Historia nuk ka nevoje per emocione.
nga 600 e deri ne 1300 na perdhosen sllavet, nga 1300 e deri ne 1912 na perdhosen turqit.
As njeri pushtim as tjetri nuk ka na pru asnje te mire pervec shkaterrim.
Kaq per pushtimet.
Per fene.
Sa perqind komnista kemi ne Shqipni?
Gati 30% pra te pa fe te tipit ma te keq.
Ky eshte problemi qe kemi.
kastriot
Primus registratum
Re: Kur do baheni shqiptare ju qi mashtroni veten se jeni shqiptare
“KONTRIBUT” ANTISHQIPTAR I ZEF BROZIT
Më 8 janar 2003 emigranti shqiptar në SHBA, Zef ( jo Josip) Brozi, është shfaqur më një shkrim dezinformues dhe mjaft provokues në gazetën antishqiptare të Nikollë Lesit “Koha Jonë”, e cila qysh kur u shëndrrua në “gazetë të pavarur”, nga organ i Komitetit të Partisë së Punës në Lezhë e deri sot, vetëm ka shpifur, ka provokuar e ka intriguar duke i sjellë njëmijë e një të zeza Shqipërisë. Mjafton të kujtojmë rolin e fëlliqur që ka luajtur kjo gazetë për të ndezur e nxitur flakët e rebelimit labokomunist në Jug të Shqipërisë në vitin 1997.
Brozi ia merr “avazit anti-berishian” për të nxitur anti-myslimanizmin
Shkrimi i dr. Zef ( jo Josip) Brozit është ribotuar edhe nga organi i PS-së, gazeta “ZP”, e datës 9 janar 2003 nën titullin “Drama që i shkaktoi Berisha Shqipërisë”.
Pas “përqafimit të madh” midis Nanos e Berishës dhe vendosjes në Shqipëri të dypushtetit të këtyre dy figurave kryesore të shkërdhatokracisë politike shqiptare nga faqet e “ZP-së”u zhdukën titujt në formë pankarte e shkrimet e përditëshme për “djallin Berisha”. Por, ka disa ditë që këto tituj janë shfaqur përsëri, sepse Berisha ka filluar sërish të qaravitet për “kurvërinë politike” të Nanos e të socialistëve që të reklamojë “ndershmërinë” e vet pranë semaforevet të politikës europiane.
Në këtë atmosferë fyerjesh reciproke, tipike për shoqëritë e shtëpive publike, “ZP” duket ka përzgjedhur edhe shkrimin e dr.Zef ( jo Josip) Brozit kundër Sali Berishës. E përdala “ZP” duket shumë e gëzuar që Brozi, dikur një lëpitkë e Berishës dhe pastaj një lehës grindavec ndaj tij, është kujtuar përsëri të çirret nga përtej Oqeanit dhe t’u çajë veshët shqiptarëve në Shqipëri me gjepura të bëra bozë ngaqë janë përsëritur 10 vite me radhë.
“ZP”, dr. Zef (jo Josip) Brozi ndaj Berishës mund të bëjnë e le të bëjnë çfardo talljesh, sulmesh, fyerjesh të duan se Saliu i ka kërkuar vet të gjitha këto me politikën po aq të përdalë që ka ndjekur e po ndjek. Kur të hysh e të bësh ortakëri në shtëpitë publike të politikës nuk ke më gojë të pretendosh për ndershmëri, apo virgjëri politike si ia ka qejfi Saliut. Prandaj edhe sikur dr. Brozi ( Zefi jo Josipi) t’i vërsulet Berishës me njëmijë insinuata, me sulme të bazuara e të pabazuara nuk kemi përse merakosemi fare. Edhe sikur “ZP” të gjejë disa dhjetëra shkrime broziane për sulme anti-berishiane nuk kemi përse të çajmë kokën fare. Por Brozi, gazetat lehëse “KJ” dhe “ZP” sulmet kundër Berishës i kanë vetëm si maskë për t’u përfshirë në një fushatë për denigrimin e Shqipërisë e të shqiptarëve që po bëhet tani nga shumë anë, si brenda e jashtë Shqipërisë.
Ky tërbim anti-mysliman tek mjedise të caktuara shqiptare po ushqehet shumë aktvisht nga jashtë. Këtë e dëshmojnë më së miri faktet më të fundit si : akuzat e lëshuara nga disa mekanizma e media britanike për “praninë shqetësuëese” të organizatave terroriste islamike në Shqipërinë e veriut e në Kosovë; fushata e egër antishqiptare që nxiti në dhjetorin që kaloi Nunciatura Apostolike në Tiranë me rastin e një humori ku ishte personazh edhe Papa; sulmet denigruese kundër shqiptarëve që i bëri drejtuesi i lartë i BE , Kris Paten, gjatë një leksioni në një universitet amerikan; trillimet më të reja të shtypit italian, sidomos të gazetës “Panorama” se luftën kundër serbëve në Kosovë nuk e bënë shqiptarët por terroristët islamikë; botimi në Francë i një “Fjalori të fundamentalizmit”, ku, sipas Pirro Mishës, qenka dhënë alarmi për rrezikun e “arabizimit dhe çkombëtarizimit ( lexo deshqiptarizimit) të Islamit “ në Shqipëri.
Në kët vazhdë janë shfaqur në shtypin shqiptar edhe shkrimi i Zef Brozit i datës 8 janar, i pasuar nga një ribotim në “ZP” dhe një letër mbështetëse në “Shekulli”, si dhe shkrimi i Pirro Mishës “Tolerancë fetare apo papërgjegjshmëri?”, botuar në “Shekulli” me 10 janar. Para këtyre shkrimeve ka vazhduar avazi i njohur anti-islamik katolikocentrist në “KJ” dhe në “Shqipëria Etnike”, ku më shumë ka rënë në sy aktivizimi i “avokat” Gjet Kolës.
Pra, në një kohë kur dëgjojmë shpesh lajme për shpërthime vullkanesh në Itali, Greqi e gjetkë në Shqipëri vërejmë se nga krateret e “vullkaneve” të anti-shqiptarizmit e të anti-myslimanizmit po derdhen lumej të ri llave, krahas shtëllungave të tymit e hirit të zi që nuk kanë reshtur për asnjë çast për 12 vite me radhë. Re tymi të zi anti-shqiptar e anti-islamik na dërgojnë edhe nga Amerika, apo na sjellin nga Franca shqiptarë të çngjyrosur si Zef (jo Josip) Brozi, apo shqipfolës të dyzuar si Pirro Misha.
Pra, Zef (jo Josip) Brozi nuk është kujtuar tani të sulmojë Berishën se i kishte mbetur ndonjë mllef i vjetër pa shprehur ndaj Saliut. Zef ( jo Josip) Brozi ka zgjedhur tani Sali Berishën për tabelë qitjeje sepse ka dashur, ose i kanë kërkuar, të bëhet një tellall më shumë në atë korin e shpifarakëve që duan ta paraqesin Shqipërinë si bazë të terrorizmit islamik në Ballkan e në Europë. Zefi ( jo Josipi), si katolik, në këtë rast është mobilizuar edhe në kuadrin e atij kërcënimit që lëshoi Nunciatura Apostolike në Tiranë për shkishërimin e Shqipërisë dhe denigrimin e izolimin e saj në arenën ndërkombëtare.
Berisha duhet qortuar për mbrapshtitë, jo për veprimet normale
Nëse do të ishte puna për të paraqitur edhe një herë para lexuesit mëkatet më të rënda të Sali Berishës për shkatërrimin e demokracisë e të shtetit në Shqipëri, për përdhosjen e politikës, duke u grindur apo duke u përqafuar me Nanon, atëherë Zef Brozi kishte episode krejt të tjerë, madje edhe ndonjë të freskët fare, për të kapur e komentuar gjatë e gjërë nga mbrapshtitë e shumta të Berishës gjatë 12 viteve.
Nuk kemi lexuar e dëgjuar gjë që Zef ( jo Josip) Brozi të jetë revoltuar që Sali Berisha në muajin dhjetor 2002 bëri paudhësinë e madhe, u xhvesh lakuriq dhe ra në gjunjë me prapanicë nga Nikolas Geixhi në Tiranë? Si nuk i ka bërë përshtypje kjo doktorit të shkencave juridike shqiptare, Brozit ( Zefit jo Josipit), atje në Amerikë, kur për këtë çështje atje u ngrit në këmbë “komuniteti shqiptar” ( siç i quan Brozi)? Zefit ( jo Josipit) meqenëse tani mburret se është bërë edhe jurist i amerikanizuar i binte barra më shumë se gjithkujt që të ngrihej të demaskonte Berishën e Geixhin, me argumente juridike e politike, nga pozitat e “shqiptaro-amerikanit” të ri e të shqiptarit të vjetër safi ( se ka shkuar vonë nga Shqipëria). Por Zefi heshti. Pse? Sepse Zefi ( jo Josipi) ynë amerikano-shqiptar ka frikë nga lobi grek në SHBA, ka frikë nga Nikolas Geixhi.
Zbehja e figurës së Brozit në kontrastet shqiptare
Zefi për disa vite qëndrimi në SHBA duket është tjetërsuar shumë dhe nuk mund ta gjejë dot veten pranë njerëzve si Gerri Kokalari, që ndonëse i lindur dhe i rritur në Amerikë i kundërvihet antishqiptarit të tërbuar Nikolas Geixh.
Zefi por keqpërdor edhe ato mundësitë që ka për t’u shërbyer makinacioneve më të fundit katolikocentriste-papiste kundër myslimanizmit në Shqipëri. Zef (jo Josip) Brozi është paraqitur shqiptaro-amerikan siç e do Frrok Çupi, që të flasë shqip e të bëjë punën e grekut e të Geixhit, jo i tillë si Gerri Kokalari që e urren Frrok Çupi, meqenëse Gerri edhe pse nuk flet shqip dhe është rritur në Amerikë i kundërvihet me forcë e zgjuarsi kolonizimit të Shqipërisë nga Greqia.
Kemi vërtetë një shembull interesant që na jep mundësinë të dallojmë mirë tiparet e atdhetarit e kombëtarit shqiptar. Kokalari, me prindër nga Gjirokastra, por i lindur në SHBA, shqetësohet se Shqipëria po rrezikohet nga lobi fanatik grek në SHBA dhe nga politika kolonizuese e helenizuese që po çojnë me galop përpara në Shqipëri shteti grek e kisha greke, e cila ka uzurpuar kishën ortodokse shqiptare nëpërmjet Janullatosit. Kurse Zef ( jo Josip) Brozi, i lindur në Mirditë, i diplomuar në Tiranë, i mërguar vitet fundit në Amerikë, që me siguri deri në fund të jetës anglishten amerikane nuk do të arrijë ta zotërojë më mirë se shqipen që e mori me vete si gjuhë amtare kur iku nga Shqipëria, shqetësohet se Shqipëria po u rrezikuaka nga pjesëmarrja në Konferencën e vendeve islamike dhe shpëtimin e sheh në kryëzatat anti-islamike që propagandojnë të ngjashmit e tij këtu në Shqipëri.
“Fratit shihi meshën e silli shpinën”
Këtë shprehje, që qenka përdorur gjërësisht nëpër fshatra, e kam ndeshur për herë të parë këto ditë duke lexuar dorëshkrimin e një mërgimtari, ish-seminarist françeskan, i cili qorton disa sjellje klerikësh katolikë shqiptarë në Shqipëri e diasporë.
Duket një ironi e pahonepsshme kur lexon në shkrimin e Brozit( Zefit jo Josipit) predikime “apostolizmi kombëtar” se : “ Roli i komunitetit shqiptar të Amerikës është edhe pasja e një lobi të fortë shqiptaro-amerikan ( duke lënë mënjanë ndarjet që vijnë nga bindjet e ndryshme politike, nga përkatësitë fetare zonale) të bashkëpunojë e influencojë në institucionet amerikane lidhur me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi e vende të tjera ku banojnë shqiptarë”.
Po si i zbaton vetë Zefi ( në rolin e fratit) këto “predikime apostolike” të bëra bozë nga përsëritja edhe prej gjithfarë dallkaukësh të demagogjisë politike deri tani?! Predikuesi vepron haptazi nga pozitat e përjashtimit të shumicës dërrmuese të shqiptarëve për shkak të besimt të tyre islam. Ai e do bashkimin jo kundër Geixhit e rrezikut grek, por për të mallkuar Islamin, fenë e 90% të shqiptarëve në botë. Si mund të predikojë ky njeri bashkim pa dallime fetare kur ai i fyen një numër të madh besimtarësh myslimanë ( nuk po them të gjithë se edhe midis myslimanëve ka që mendojnë si Zefi) se “drama e Shqipërisë” paska qenë pjesëmarrja e saj në Konferencën islamike; kur ai kërkon që Shqipëria, një vend me 75% të popullsisë myslimane, u dashka të veçohet nga kjo konferencë; kur ai tërë myslimanizmin në botë e barazon me terrorizmin?
Zefi që bën thirrje për bashkim pa dallim feje në fakt me shkrimin e tij ka shpallur luftë të shenjtë fetare kundër myslimanizmit në Shqipëri. Pra Zefi e kërkon bashkimin e shqiptarëve në SHBA mbi baza të luftës kundër Islamit, mbi baza të luftës kundër atyre që edhe po të mos jenë miq të mirë të shqiptarëve, armiq kurrsesi nuk bëhen.
Zefi kërkon që shqiptarët të bashkohen për të ndikuar në institucionet amerikane jo për të mbrojtur Shqipërinë nga rreziqet e vërteta historike e aktuale, rreziqet sllavo-greke në radhë të parë, por për të lënë këta armiq të bëjnë punën e tyre dhe shqiptarët të detyrohen nga Amerika që tehun e luftës ta drejtojnë kundër Islamit. Bashkim të bukur kërkon t’u bëjë Zefi shqiptarëve në Amerikë! Ndihmë të bukur kërkon Zefi nga Amerika për shqiptarët! Geixhi nuk mund të kërkojë më shumë nga intelektualët e komunitetit shqiptar në Amerikë.
Predikimet për bashkim pa dallim feje, krahine dhe ideje në historinë e shqiptarëve, sidomos në shekullin XX, kanë rezultuar më shumë demagogji dhe kanë sjellë më tepër rrejdhoja fatale se kanë bërë mirë. Bashkimi kombëtar për të përballuar rreziqe të mëdha për kombin e atdheun mund të arrihet pa dallim feje e krahine. Por dallimi në ide ka rezultuar i pakapërcyeshëm. Prandaj bashkimin duhet ta kërkojmë në bazë të ideve kombëtare, nacionaliste. Nëse përqafohen këto ide kapërcehen dallimet fetare dhe krahinore më lehtë. Kurse ata që nuk duan të përqafojnë idetë kombëtare për shkak ideologjizmash laike ose fetare janë të lirë të mbeten në rrugën e tyre, por me rrezikun që të përfundojnë në tradhëti kombëtare.
Predikimet e Brozi rëndojnë “dy lëngatat shqiptare”
Do të përmend edhe në kontekstin e këtij shkrimi dy fatkeqësitë e shqiptarëve që i kam lexuar në librin e Paolo Petta-s.
1- “Nëse ligji themelor i politikës, siç thotë Carl Schmitt, është identifikimi ( lexo përcaktimi, dallimi) i miqëve dhe armiqëve, rasti i shqiptarëve përbën një përjashtim nga rregulli”.(“Despotët e Epirit” f. 245).
Kësaj sëmundje ia kemi parë sherrin për njëmijë vjetë me radhë, sikurse ka argumentuar aq saktë Hysamedin Feraj në “Skicë e mendimit politik shqiptar”. Zef Brozi që në të njëjtën kohë me Ferajn hyri në personelim mësimor të Fakultteit të Shkencave Politike në Tiranë në fillim të vitetve 1980, me shkrimin e tij nuk i shërben kurimit por malcimit të kësaj sëmundjeje të vjetër tek shqiptarët.
Zefi propgandodon që shqiptarët për armik të marrin mikun dhe miqësinë ta rezervojnë për armiqtë e tyre historikë, madje edhe biologjikë, të natyrshëm, që ende nuk heqin dorë nga ëndrra e marrë për zhbërjen e kombit shqiptar dhe asimilimin e masës së tij njerëzore, fillimisht në strukturat politike-shoqërore dhe pastaj në organizmin etnologjik të sllavëve dhe të grekëve të Ballkanit. Kësaj i ndihmon propaganda e Zefit kundër lidhjeve të shqiptarëve më botën islamike. Kjo lloj propagande nëse nuk bëhet nga hobi çmendurak, mund të ketë vetëm dy shpjegime : ose diktohet nga filogreko-sllavizmi, ose nga maniakllëku katolikocentrist. Por gjithsesi ajo është antishqiptare.
2- Sëmundjen tjetër të shqiptarëv Petta e diagnostikon kështu : “Ajo që nuk njihet edhe aq shumë është vështirësia e përjetësshme e shqiptarëve për të ngritur një strukturë politike kombëtare, si dhe tendenca e tyre për t’u shpërndarë nëpër botë, duke vendosur me popuj nga më të ndryshmit marrëdhënie që më shumë se integrimi mund të përcaktohen si marërdhënie simbioze” ( f.248) “ Në vitin 1991 shqiptarët morën edhe një herë atë udhë të njohur prej kohësh, udhën e emigracionit” (f.249). Edhe largimi i Brozit nga Shqipëria është simptomë e kësaj sëmundjeje.
Por, e keqja është se Zefi predikon në atë mënyrë që favorizon simbiozën e shqiptarëve që kanë emigruar në Greqi. Petta kur flet për shqiptarët që kanë emigruar herët në Greqi ka theksuar se “ shumica e tyre sot janë asimiluar dhe të integruar politikisht në botën greke” ( f.250). Këtë po bëjnë grekët tani me mërgimtarët e rinj shqiptarë, madje këtë asimilim grekët po e bëjnë nëpëmjet ndërrimit të fesë e të emrave edhe brenda në Shqipëri, deri në Lezhë e Mirditën e Zefit. Ky është rreziku e armiku për shqiptarët, jo Konferenca islamike, Al e Kaeda, Bin Ladeni, apo Mulla Omari si mendon Zefi e si propagandojnë katolikocentristët e janullatistët në Shqipëri.
Nga rreziku i “terrorizmit islamik”, që duket se Zefin e torturon shumë me tepër se në këtu në Shqipëri edhe për shkak të psikozës së krijuar në SHBA, do të na mbrojë Amerika në kuadrin e përgjithëshëm të politikës së saj, edhe sikur të mos e kërkojmë ne shqiptarët. Interesi ynë i veçantë është që komuniteti shqiptar në SHBA, duke përfshirë edhe Zef Brozin, të ndikojë në institucionet amerikane të na mbrojnë nga rreziku grek e sllav për zhbërje kombëtare e asimilim, ose të paktën që politika amerikane të mos ndikohet shumë nga politika greke e lobi grek e të mos favorizojë agresionet greke në Shqipëri, siç bëri më 1997.
Lidhjet me vendet islame vetëm i shërbejnë Shqipërisë
Sipas Petta-s “ Perandoria turke u dha mundësi të jashtëzakonshme shqiptarëve për t’u afirmuar...”. Kurse grekët, sllavët, italianët janë munduar gjithmonë e mundohen të pengojnë afirmimin tonë kombëtar e shtetëror sepse kanë ambicie ekspansioniste mbi hapësirat shqiptare të Ballkanit.
Edhe Konferenca islamike Shqipërisë i jep afirmim, nuk e pengon, edhe në qofte se nuk i sjell ndonjë të mirë tjetër. Në këtë Konferencë janë një e katërta e anëtarëve të OKB-së. E di Zefi këtë?! Në këtë Konferencë shkojnë vende si Maqedonia, Kroacia, Sllovenia. Kërkon të jetë edhe Ukraina. Kurse Brozi ynë ( Zefi jo Josipi) kërkon që ne shqiptarët të mos jemi në të. Ç’është ky katolikocentrizëm me brirë tek Zefi (jo Josipi) ynë?! Apo kemi të bëjmë me filogreqizëm që nisi me çështjen Kallafatos e me lirimin e pesë spiunëvet grekë nga Zefi në mënyrë të paligjshme kur ishte kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, para se të emigronte në Amerikë?! Apo kemi të bëjmë me ndonjë reminishencë të largët të një filoserbizmit që ka qenë gjithnjë i pranishëm politikisht në Mirditë?!
Më e keqja është se Zefi predikon edhe në atë mënyrë që pengon kapërcimin nga shqiptarët të vështirësisë së përjetëshme për të ngritur strukturë politike kombëtare. Kanë qenë e janë fqinjët, sllavë, grekë, italianë dhe disa shtete europiane që kanë penguar e pengojnë me të gjitha mënyrat ngritjen e strukturës politike kombëtare të shqiptarëve. Nga ata duhet të ruhemi, jo nga Konferenca islamike si thotë Zefi.
Pirro Misha zbulon më keq lakrat anti-islamike të lakrorit të Brozit
Sulmet e vonuara, jashtë kohe e jashtë kontekstit të përgjithëshëm të ngjarjeve të ditës që i bën Zefi në shkrimin e tij, kanë entuziazmuar menjëherë bashkëmendimtarë të tij në radhët e të krishterëve ortodoksë zhurmaxhinj në Shqipëri. Vetëm dy ditë pas botimit të shkrimit të Zefit në “KJ” u hodh në sulm kundër myslimanizmit e praktikave myslimane në Shqipëri vllahu ortodoks Pirro Misha me shklrimin “Tolerancë fetare apo papërgjegjshmëri? (“Shekulli” 10 janar 2003).
Pirro sulmon “variantin arab vahabit” të myslimanizmit, sipas recetave që kishte sjellë për këtë qëllim nga Franca. Për këtë do të bëj fjalë në një shkrim tjetër. Këtu më duhet të cek vetëm faktin që shkrimin e tij Pirro e ka mbyllur me një notë bashkëpunimi me Zef ( jo Josip) Brozin mërgimtar. Na fund të faqes 18 të gazetës “Shekulli” që është zënë tërësisht nga shkrimi i ngjeshur i Mishës, është paragrafi : “ Me që jemi tek tema e imazhit, a s’është koha që Shqipëria të sqarojë një herë e mirë ambiguitetin e saj të zgjatur në lidhje me anëtarësinë në Konferencën Islamike! Dikur ngurimi për të dalë nga kjo organizatë përligjej me nevojën e votave të vendeve arabe kur votoheshin rezolutat për Kosovën në OKB. Siç dihet kur erdhi koha e luftës së Kosovës pikërisht këto vende mbajtën qëndrime kundërshtuese, nga më të ftohtat përsa i takon ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë. Atëherë ç’e përligj vazhdimin e qëndrimit në këtë konferencë!”.
Besoj që edhe Zef Brozi nuk do të ketë guxim të kundërshtojë mendimin se Pirro Misha e trajton në këtë paragraf problemin me një pavërtetësi flagrante dhe me një poshtërsi të patolerueshme antishqiptare. Por, Pirro është inkurajuar edhe nga Zefi që iu vërsul Konferncës islamike dy ditë para tij. Ata “argumente” të fëlliqura që jep Pirro Misha me urrejten anti-islamike të sionizmit sorosian dhe me pëbuzjen anti-shqiptare të vllahut ortodoks “kozmopolit” mund të kenë njëfarë vlere për Paskal Milon, Sabri Godon e shokë të tyre që mund të jenë justifikuar para sojit të Mishave e mishrave të huaja në organizmin e politikës, kulturës e propagandës shqiptare me të tilla “argumente”. Por ato janë “argumente-bajgë” dhe shkaktojnë vetëm neveri tek shumë shqiptarë, sidomos të besimit mysliman.
Shqipëria është në Konferencën islamike për hir të shqiptarëve myslimanë
Shqipëria është e duhet të jetë dhe do të jetë në Konferencën islamike jo për votat e shteteve arabe e myslimane në OKB, as për Bankat arabe, maleziane, as vetëm për El Sajedin që ka marrë në pronësi klubin futbollistik “Tirana” e ndërton pallate në Shqipëri, as vetëm se Nanos i pëlqen të bëjë mujë mjalti në Egjypt, as vetëm se Turqia ndërton bazën e Pasha Limanit, as për shumë e shumë gjëra të tjera. Shqipëria ka të drejtën të jetë dhe do të jetë, edhe sikur Mishat të shpallin tëheqjen e saj, apo Amerika të urdhërojë dëbimin e Shqipërisë nga kjo Konferncë për t’i bërë qejfin Zef Brozit, nëse e konsideron “yll shqiptar” në ngjitje në jurisprudencën amerikane(!).
Shqipëria është vend me shumicën dërrmuese të popullsisë myslimane dhe 90% e kombit shqiptar janë të besimit islam. E ky komb po shkon drejt bashkimit, edhe pse këtë gjë përpiqen ta sabotojnë një kategori vllehësh si Pirro Misha. Këtë duhet të ngulisë Pirro Misha në trurin e tij të rrafshuar nga rrebeshet e shiut e të breshërit anti-islamik e antishqioptar atje në pellgjet e ndotura të soroizmit sionist. Myslimanët shqiptarë që duan praninë e Shqipërisë në Konferencën e vendeve islamike janë shumë më tepër se vllehët ortodoksë që mund të kenë zëdhënës Pirro Mishën, se katolikocentristët që mund të kenë ambasadot të ri me shkollë të madhe Zef Brozin në SHBA.
Nëse Pirro Misha, i infektuar shumë rëndë jo vetëm me anti-shqiptarizëm të shkaktuar nga ndiesitë e dyzimit etnik, por dhe me anti-islamizëm të skajshëm që gatuhet në kuzhinat më të ndyta në Francë, ende nuk ka marrë vesh se çfarë do të thotë tolerancë fetare në Shqipëri, të merret më pak me poshtërsitë sorosiane dhe t’i kushtojë vemendje përsosjes së tij intelektuale e mendore që qenka shumë defektoze. Misha duhet të mësojë se mungesa e një feje zyrtare në Shqipëri, meqenëse ka tri besime fetare, është shenjë e fortë pikërisht e tolerancës së myslimanëve.
Nëse njerëz me shpirt të tronditur nga mendësitë e errta dhe komplekset për shkak të dyzimit etnik, për shkak të pasigurisë se pozitat e privilegjuara që kanë zënë mund të mos zgjasin përgjithnjë kërkojnë të vetsigurohen me provokime të tilla ndaj shumicës, atëherë duhet t’u kujtohen rregullat kryesore të demokracisë. Dhe ato janë: pakica i nënshtrohet shumicës; pakica duhet të tregojë respekt për tolerancën e shumicës, jo të hedhë vickla e shurrën përpjetë, sipas teorisë së Frrok Çupit se “pakica ka të drejtë të vetllastohet”; pakica nuk duhet të ankohet se i vranë tulet kur e mbajnë në qafë, sepse pastaj vjen një çast lodhjeje edhe për shumicën më të durueshme që qaramanin e flak nga qafa në tokë.
Pirro Misha me ato që shkruan duket se është kthyer nga Franca me ndonjë mision special, sikurse ishte kthyer Neshat Tozaj në fund të vitit 1994. Më 10 janar 1995 Neshati, një bashkëmendimtar me Mishën, botoi në “ZP” shkrimin e tij famëkeq rreth një parulle që kishte parë në Paris “ Shqipëria depo municioni islamik”. “I tmerruar” nga kjo parrullë provokuese e nxjerrë nga një studim në një revistë historike franceze Neshati propozoi të bëhej menjëherë një rregjistrim popullsie në Shqipëri dhe me dhunë administrative shqiptarët nga mylimanë në shënoheshin të krishterë. Pra Neshati atëherë deshi të zbatonte në Shqipëri metodat që përdori regjimi i Zhivkovit në Bullgari në mesin e viteve 1980 për të zhdukur minoritetin turk e popullsinë myslimane.
Tani me sa duket po ata mjedise rikonkuistadore franceze kanë vendosur të përdorin Piro Mishën për gjëra të ngjashme dhe i kanë dhënë porosira që të trumbetojë poshtërsitë që gatuhen në Francë kundër Islamit dhe të krijojë turbullira në Shqipëri për nxjerrjen e saj nga Konferenca e vendeve islamike. Nëse ka marrë mision të tillë Pirro Misha bën mirë të ndjekë udhën e Zef Brozit, të shkojë vet të punësohet në ato lavanderitë franceze ku duan të lajnë Islamin nga arabizmi me ujë të fanatizmit katolik dhe t’i lërë rehat ata që kanë betejën e madhe për të bërë për mbrojtjen e kombit nga helenizimi, sllavizimi e latinizmi mesjetar obskurantist, mercenar i të cilëve bëhen njerëz si Pirro Misha.
Akuzuesi i myslimanëve për anti-shqiptarizëm hesht për grekët e rusët
Në paragrafin e sipërcituar nga shkrimi i Mishës janë ngjeshur shumë poshtërsi.
Sipas Pirros qëndrimin më anti-shqiptar gjatë luftës në Kosovë e paskan mbajtur vendet arabe e myslimane. Jo, more! Ku e ka mësuar ky Pirro këtë? Ia ka thënë Sorosi, ndonjë anti-islamik francez, ndonjë “mysliman” francez si ai që erdhi në Shqipëri për spiunazh dhe vrau një djalë shqiptar të besimit ortodoks meqenëse ishte kthyer në mysliman? Apo e i ka mësuar këto nga ndonjë politikan vllah që bën politikën e Greqisë në Shqipëri?!
Unë kam marrë pjesë në shtator të vitit 1999 në një seminar politiko-diplomatik në Iran kushtuar Kosovës. Përveç materialit prej 75 faqesh që kam paraqitur, ku mbroja politikën e NATO-s e të SHBA dhe bëja qortime edhe ndaj disa qëndrimeve të vendeve myslimane për ngurimet për të miratuar ndërhyrjen e NATO-s kundër Serbisë, kam marrë disa herë fjalën për të polemizuar me pjesëmarrës nga Ballkani, Europa, Kina, Rusia etj, etj. Në këtë seminar fryma e përgjithëshme ishte plot mirëkuptim për çështjen e shqiptarëve, por shpreheshin edhe shqetësime për rreziqet që mund t’u vinin disa vendve nga përsëritja e situatvae të tilla. Ishte e natyrshme frika që kishin shumë vende se pas rastit të Kosovës anashkalimi i OKB-së bëhej praktikë ndërkombëtare dhe këto vende binin viktima të arbitraritetit të fuqive të mëdha, sikurse rrezikon të bjerë Iraku tani.
Para se të na japë leksione se vendet myslimane mbajtën qëndrim të keq ndaj shqiptarëve në kohën e luftës në Kosovë, Pirro Misha të na shpjegojë se çfarë ka bërë në këtë drejtim Fondacioni Soros, çfarë qëndrimi ka mbajtur vet ky Pirro; të na thotë nëse dëshiron apo jo bashkimin e Kosovës e të Shqipërisë. Për pavarësinë e Kosovës ai mund të shprehet tani si shumë të tjerë që nuk kanë nga ia mbajnë më, por që deri dje e quanin pavarësimin e Kosovës sakrilegj në dëm të paqës e të sigurisë në Ballkan.
Qëndrimi i vendve arabe e myslimane nuk është sikurse e paraqet trilluesi e provokuesi Pirro Misha. Pjesëtar i Konferencën islamike është edhe një vend mik i ynë e aleat për kokë i SHBA si Turqia. Përveç SHBA e Anglisë ishte Turqia që luajti rolin kryesor në fushatën ajrore të NATO-ss kundër Serbisë, jo Franca që avionët e saj i përdori më shumë për të vrarë e spiunuar shqiptarët dhe oficerët e saj i vuri në shërbim të spiunazhit serb në NATO. Si nuk i ditka Misha këto gjëra! Qoftë edhe vetëm për mirënjohje ndaj Turqisë është gomarllëk ( më shumë poshtërsi) që një shqiptar, si e heq veten Misha në pikëpamje shtetësie, të kërkojë largim nga Konferenca e vendeve islamike.
Nëse ndiqet anti-logjika e propozimit të Mishës që Shqipëria të përcaktojë marrëdhëniet me vendet e tjera në vartësi vetëm të qëndrimit që mbajtën ndaj Kosovës, atëherë nuk duhet të kemi asnjë kontakt me Rusinë, Kinën, Greqinë, Serbinë, Maqedonië, Malin e Zi. Pse nuk ka protestuar Pirro Misha që diplomacia shqiptare i është bërë urë Serbisë, e cila ende pretendon të shtrijë kthetrat në Kosovë? Pse nuk thotë një fajlë proteste Misha kundër Greqisë, e cila në çështjen e Kosovës është treguar e tregohet antishqiptare sa nuk ka ku të vejë më.? Si harron ky burrë i mençur i pompuar me anti-myslimanizëm në Francë se shteti grek, kisha greke, duke përfshirë edhe uzurpatorin grek të KOASH në Tiranë, Janullatos; propganda greke, inteligjencia greke, opinioni publik grek u treguan në armiqësorët ndaj ndërhyrjes së NATO-s kundër Serbisë dhe krijuan shumë vështirësi? Si harron Misha sa keq e pritën në Greqi Klintonin pse bombardoi Serbinë?
Nga vendet myslimane kanë dalë të paktën vullnetarë të shkojnë të vriten në Kosovë për të mbrojtur shqiptarët, pavarësisht se shqiptarët për arsyet e tyre nuk deshën të tillë ndihmë. Kurse nga grekët kanë dalë vetëm vullnetarë të shkojnë të luftojnë për serbët kundër shqiptarëve, kanë dalë sabotatorë të luftës së NATO-s dhe ushtarë që bëjnë punën e serbëve tani në Kosovë. Këto Misha i di. Pse hesht? Pse merret me “arabizimin e myslimanizmit” në Shqipëri dhe nuk merret me poshtërsitë e italianëve që luftën në Kosovë duan ta paraqesin si luftë të terroristëve islamikë, jo të shqiptarëve kundër serbëve?! Atëherë Misha është në anën e grekëve e të serbëve, veçse këtë e shpreh me një mënyër dinake duke iu vërsulur Islamit, madje duke pjellë variantin e ri të demonizmit të myslimanizmit në
Shqipëri si “të përdhosur nga arabizmi”.
“Birds of the same feather, flock together”
Po përdor këtë shprehje angleze se Zefi tani është amerikano-shqiptar dhe e besoj e ka mësuar mirë anglishten. E përkëthyer në shqip fjalë për fjalë kjo do të thotë se zogjtë që kanë të njëjtën pupël, pra që janë të njëjtë, fluturojnë bashkë, si Zef Brozi me Pirro Mishën në dalldisjen e tyre kundër myslimanizmit e Konferencës së vendeve islamike.
Ja pra si janë puqur bashkë Zef ( jo Josip) Brozi nga Amerika me Piro Mishën e sapo kthyer nga Franca të bëjnë fushatë kundër Konferencës islamike në një kohë që sllavët, grekët, Vatikani, agjenturat e huaja po i bluajnë edhe kockat kombit shqiptar. Misha kërkon tolerancë për këta armiq të Shqipërisë dhe “përgjegjshmëri” nga ana që i kundërvihen këtij rreziku. Nuk është aq i mençur Misha, jo. Ai flet me mend që i kanë dhënë me kredi në Francë. Edhe Zef Brozi atje në Amerikë bashkimin e komunitetit shqiptar e kërkon jo për të shtyrë Amerikën të ndihmojë shqiptarët të përballojnë ofensivat serbe, greke, ruse, por të nxjerrin Shqipërinë nga Konferenca islamike.
Që shqiptarët të bashkohen në Amerikë është gjë shumë e mirë për Shqipërinë. Por së pari duhet zgjidhur mirë çështja, : kush do të bashkohet, përse dhe rreth kujt? Kurrë mos su bëftë ai bashkim që predikon Zef Brozi dhe rreth njerëzve si Zef Brozi! Bashkimi për të përballuar ato rreziqe që po demaskon Kokalari duhet bërë sa më parë, por rreth njerëzve që i kundërvihen Geixhit, lobit grek në Amerikë, politikave të veçanta amerikane që favorizojnë armiqtë e Shqipërisë. Duhet bashkim kundër rrymave politike shqiptare në emër të të cilave flasin njerëz si Frrok Çupi e me të cilat bashkohen njerëz si Zef ( jo Josip) Brozi, kundër rrymave që venë Pirro Mishën të shkruajë në “Shekulli”.
Nuk harrojmë kush ka qenë amerikano-shqiptari, Zef Brozi
Ne, që i njohim punët këtu në Shqipëri, nuk kemi harruar se ishte pikërisht Zef (jo Josip ) Brozi që i si kryetar ui Gjykatës së Kasacionit ( lë Lartë) të Shqipërisë u bë vegël e politikës grekofile në Shqipëri; kur ai duke shkelur gjithë normat ligjore dhe duke shpërdoruar detyrën e tij, liroi nga burgu në vitin 1994 kontrabandistin grek të lëndëve narkotike, Kallafatos, i cili shpenzoi dhe 50 000 dollarë për këtë operacion. Është shkruar me kohë se vetëm për të lëvizur “Dosjen Kallafatos” dy kate në ndërtesën e Gjykatës me kryetar Zefin janë shpenzuar 2000 dollarë.
Ne nuk kemi harruar se si pikërisht ky Zef ka përpunuar vendimin juridik që nëpërmjet Gjykatës të shpallej e paligjëshme greva e të përndjekurve politikë në gusht të vitit 1994 dhe të hapej rruga që Sali Berisha dhe kryeministri tij Meksi të përdornin dhunë policore për të nxjerrë grevistët e urisë nga greva. Brozi (Zefi, jo Josipi) është “babai juridik” i kësaj praktike gjyqësore anti-ligjore, anti-njerëzore në Shqipëri. Dhe këtë e bënte që t’u hynte sa më shumë në qejf Berishës e Meksit që kishin marrë vrapin drejt pushtetit autoritar në Shqipëri.
Ne nuk kemi harruar se ishte pikërisht ky kryetar i Gjykatës së Kasacionit ( të Lartë) të Shqipërisë që, në kohën e regjimit të Berishës, dëgonte shkresa administrative nëpër gjykata që të pengohej kthimi i pronave pronarëve të tyre të ligjshëm që ishin sekuestruar padrejtësisht nga diktatura komuniste.
Nuk kemi harruar dhe as mund të harrojmë se ishte pikërisht ky kryetar i Gjykatës së Kasacionit ( të Lartë) të Shqipërisë që, në mënyrë krejt absurde për një praktikë të ndershme e korrekte gjyqësore, në vitin 1994 nxorri nga burgu 5 spiunët grekë të gjykuar dhe të shpallur fajtorë për përgatitjen e kryengritjes së armatosur në Shqipëri, të asaj kryengritjeje që u realizua me intervencion ushtarak grek në pranverën e vitit 1997.
Nuk kemi harruar se si Zefi (jo Josipi) në fund të dhjetorit 1990 në “ZP” ankohej që demonstratat e para kundër komunizmit nuk u shtypën edhe më egërsisht me tanke, se si Zefi që e dërguan si “pedagog i ri” në delegacionin e studentëve në takimin me Ramiz Alinë në dhjetor 1990 në “Pallatin e Brigadave” kërkoi masa më shtrënguese ndaj demonstruesve.
Unë personalisht nuk mund të harroj ( kujtoj me një ndjenjë të thellë keqardhjeje) atë që kam bërë bashkë me Ndue Gjikën, në atë kohë kryetar i PD-së për Mrditën, në një zyrë të Fakultetit të Drejtësisë, deri sa ia kemi shtyrë dorën Zef nazemadhit të firmoste pranimin që të vihej kandidatura e tij për deputet i PD-së, kur u zgjodh në mars të vitit 1992.
E mbi të gjitha unë nuk mund të harroj zemërimin që kam ndjerë ndaj Zefit ( jo Josipit) në atë seancën e Kuvendit Popullor, në prill të vitit 1993, kur udhëheqja e PD-së tentoi të vinte në “Ligjin kushtetues për të drejtat e njeriut” atë dispozitën famëkeqe të tradhtisë kombëtare që “ shtetasit e Shqipërisë të zgjedhin vet lirisht kombësinë”, pikërisht atë dispozitë që atëherë Berisha, Meksi e të tjerë ua kishin premtuar grekëve dhe tani përsëri Geixhi e kërkoi dhe Berisha e mbështeti në Tiranë. Atëherë Brozi ( Zefi i Mirditës, jo Josipi i fshatit Kumrovec në Kroaci), të cilin e kishin sjellë me urgjencë nga Parisi ku po specializohej ( ai e di për çfarë), nuk mbështeti tre deputetët që penguan atë nen të tradhtisë kombëtare. Përkundrazi bëri atë poshtërsinë tjetër që propozoi, në kundërshtim me çdo logjikë juridike, fjalinë ”Kombësia përcaktohet sipas dokumenteve ndërkombëtare”, e cila zuri vend në ligj, çka përbën edhe një absurditet logjik.
Ia kam thënë në atë seancë dhe ia përsëris tani Zefit se kurrë nuk do të ketë dokumente juridike-ndërkombëtare që të përcaktojnë se si njerëzit zgjedhin vet kombësinë ( mos e ngatërroni me shtetësinë se nuk janë e njëjta gjë). Tani që është “specializuar” për punë juridike në SHBA le ta na dërgojë ndonjë dokument të tillë për të cilin ne këtu në Shqipëri nuk kemi mundur të marrim dijeni. “E drejta e personit për të zgjedhur vet kombësinë” nuk është e nuk mund të jetë koncept juridiko-ndërkombëtar. Kjo është një djallëzi greke që e kanë kapërdirë shqiptarët grekofilë e grekoservilë. Atëherë Zefi vepronte si një ithtar i tëbuar i Berishës për të kryer veprimet më antikomëbtare që i shërbenin kapitullimit para politikës helenizuese dhe ekspansioniste të Greqisë në Shqipëri. Atëherë Zefi të nxirrte sytë po të kundërshtoje veprimet që mbanin erë tradhtie kombëtare që i bënte Berisha njërin pas tjetrit.
Megjithatë këtë Zef, kur e vuri në shënjestër Berisha për t’i hequr imunitetin si Kryetar i Gjykatës së Kasacionit dhe për ta dhënë për ndjekje penale, e shpëtuam në Kuvend, jo se ai Zef nuk meritonte një mësim të mirë për ato shpërdorime që i kishte bërë postit dhe profesionit të juristit e moralit politik, por sepse duhej mbrojtur parimi më themelor i pavarësisë së pushtetit gjyqësor, u duhej vënë mur pengues revanit diktatorial të Sali Berishës dhe makinacionevet bizantine të Aleksandër Meksit.
Kur Zef Brozi e ndjeu veten ngrohtë nën sqetullat e ambasadës amerikane në Tiranë ( për motive që nuk mund t’i shpjegoj qartë unë) nga pulë elagur filloi të bëhej skifter anti-berishian. Atëherë u përpoqëm në shtyp t’a ndihmonim t’i thirte mendjes se dëmtonte edhe Shqipërinë. Por Zefi ( jo Josipi) me ekscentrizmin e tij të njohur u shndërrua në atë kohë dhe në një ekzibicionist i papërmbajtur, sidomos me ato konferencat e shtypit që dha kur “ u rrethua Gjykata e Kasacionit” për të “ndëshkuar” Zef ( jo Josip) Brozin si Abdulla Drenin në kullat e tij në Gjakovë në kohën që strehoi Mehmet Pashë Maxharin. Veçse në “kullat juridike të Zefit” në Tiranë vendin e Mehmet Pashë Maxharit e kishin zënë kontrabandistët e spiunët grekë që përgatitën rrënimin e djegien e Shqipërisë.
Zefi të na mbrojë nga “lobi grek” në Amerikë jo nga “terrorizmi islamik”
Me këto veprime Zefi ( jo Joisipi) e siguroi “navllon” për në Amerikë ( kështu thonin shqiptarët e vjetër kur kanë emigruar nga fundi i shekullit XIX e fillimi i shekullit XX). Tani si pjesëtar i “komunitetit shqiptaro-amerikan” po na çon habere si si para 10 vitesh “Berisha i shkaktoi dramën Shqipërisë duke e anëtarësuar në Konferencën e vendeve islamike”.
Nxitjen për të na kujtuar këtë “dramë berishiane” dhjetëvjeçare Zefi ( jo Josipi) e paska marrë kur lexoi “dy artikuj në shtypin amerikan ku jepen fakte të veprimtarisë së terroristëve islamikë në Shqipëri dhe në vende të tjera”. Na vjen mirë që Zefi lexuaka gazetat amerikane. Edhe më mirë na vjen që ai lexuaka edhe libra për terrorizmin që botohen atje në Amerikë. Këtu në Shqipëri nuk ka qenë njohur për lexues i madh.
Por, do të bënte më mirë të na informonte se si punon kundër Shqipërisë e shqiptarëve “lobi grek” në Amerikë, si të mbrohemi ne këtu nga intrigat që thur ai lob atje ku është Zefi. Nga “terrorizmi islamik” po na “mbrojnë” plot të tjerë, duke përfshirë edhe katolikocentristët e Shkodrës me gazetën “Shqipëria Etnike”, edhe demokristianët e Nikollë Lesit me gazetën “Koha Jonë”, edhe disa gazeta angleze që trillojnë si t’u dojë qejfi, edhe gazeta “Panorama” e Italisë që nxit histerinë antishqiptare, deri edhe funksionarët e lartë të Bashkimit Europian kur bëjnë propagandë për të denigruar shqiptarët gjatë vizitave të tyre në SHBA. Zefi më mirë të na kishte shkruar prej andej për ato fjalët e mllefosura që lëshoi kundër shqiptarëve Kris Pateni në një universitet amerikan me qëllim që t’u thoshte amerikanëve se gabojnë që tregojnë kujdes për shqiptarët. Kurse me shkrimin e tij Zefi u ka bërë jehojë akuzave denigruese që lëshoi Pateni në Amerikë, është sjellë sis të ishte edhe ai një bashkëpunëtor i Mark Bregut, Sokol Pepushajt dhe Gjet Kolës në “Shqipëria Etnike” të Shkodrës që kanë për qëllim të fryjnë histerinë kundër “fundamentalizmit islamik” në Shqipëri.
Nuk na duket aspak çudi që Zefi ( jo Josipi), atje në SHBA, t’i përjetojë zhvillimet pas 11 shtatorit 2001 njësoj si të ishte njëri nga ata banorët më të hershëm horizont-ngushtë të Amerikës që janë tërësisht me mendësitë e vijës zyrtare dhe të asaj propagandës që ka si qëllim vetëm të demonizojë Islamin e myslimanët. Të tillë midis shqiptarëve gjen plot edhe këtu në Shqipëri, e jo të mos gjesh midis shqiptarëve të Amerikës. Qëndrimin servil para forcës në dëm të të vërtetës e të drejtës shpesh shumë shqiptarë e paraqesin për pragmatizëm të zgjuar në politikë. Nuk ka dalë nga përdorimi as shprehja popullore “ qeni leh atje ku ha”’.
Zefi të mësojë para se të japë mësim për “Konferencën islamike”
Me këto nuk dua aspak të them se Zefi ( jo Josipi) po të kishte qëndruar këtu në Shqipëri e të vazhdonte bashkë me ne luftën për demokraci, ose në mos për demokraci për dinjitet shqiptar; se do të mendonte ndryshe mbi këtë temë. Këtu në Shqipëri ka një numër njerëzish që janë më fanatikë për idetë e Oriana Falaçit se vet Oriana në Nju Jork. Ato që mundohet të na i pikturojë ( me fjalë) tani Zefi (jo Josipi) nga Nju Jorku për rrezikun e terrorizmit islamik në Shqipëri, për “mëkatin” e madh të Berishës që “futi Shqipërinë në Konferencën islamike” ka 10 vite që i përsërisin pa pushim shumë politikanë, gazetarë, intelektualë të njohur tashmë për anti-shqiptarizmin ose anti-myslimanizmin e tyre.
Zefi e di çfarë zhurme histerike bënë në parlamentin shqiptar në vitin 1992 disa deputetë socialistë, pëdëistë, padistë kundër vajtjes së delegacionit në Xhidah të Arabisë Saudite, me në krye një ministër të jashtëm katolik e jo mysliman, Alfred Serreqin. Zefi duhet të ketë dijeni se para se të nodhte kjo një deputet i PD-së nga Korça, Ilir Manushi, pas një vizite në Greqi, erdhi e bëri thirrjet histerike në parlament që Shqipëria të ndërpriste çdo kontakt me vendet myslimane dhe të drejtonte sytë vetëm nga Greqia. Atëherë edhe gazeta “ZP”, që tani u bën jehonë anti-islamizmave të Zefit, ka shkruar kundër marrëzive të Ilir Manushit dhe ka mbrojtur idenë që Shqipëria të ketë marrërdhënie të mira me vendet myslimane.
Zefi nëse nuk e di duhet ta mësojë se Shqipëria ishte bërë vëzhguese në Konferencën e vendeve islamike para se të vinte në pushtet Berisha, në kohën kur diplomacinë e drejtonin Ramiz Alia, Reis Malile, Sofo Lazri, Muhamet Kapllani. Zefi nëse nuk e di le të përpiqet të mësojë para se të japë mësim se Konferenca e vendeve islamike është mekanizëm ndërkomnëtar politiko-diplomatik ku marrin pjesë 57 vende dhe ku kanë dëshirë të jenë edhe vende me shumicën e popullsisë së tyre të krishterë.
Pra, Zefi me shumë shkollë duhet të mësojë edhe gjëra të thjeshta se Konferenca islamike nuk është “Al Kaeda”, se pjesëmarrësit në këtë mekanizëm nuk janë terroristë; se në këtë konferencë përfaqësohen një numër i madh shtetesh nga tre kontinente që kanë mbi një miliard e gjysmë banorë. Pjesëmarrja në një mekanizëm të tillë nuk është fatkeqësi, por fatmirësi, nuk është barrë por dobi, nuk është njollë por nder.
Nëse Zefi, që e kemi njohur për ateist, kur vjen puna në politikë vuan nga urrejtja fanatike fetare e vepron si katolikocentrist nuk ia ka fajin kush. Ai ose duhet të gjejë rrugën të shërohet nga manitë e fanatizmit politiko-fetar, ose të durojë dhimbjet pa mërzitur të tjerët. Në qoftë se Zefi ka leverdira meskine atje në Nju Jork t’u lëpihet qarqeve fanatike anti-islamike shqiptare apo të huaja, greko-geixhiste, sioniste ne që jemi këtu në Shqipëri, që ndeshemi për një kohë të gjatë në këtë luftë dhe kemi të tjera perceptime e ndijime për këto probleme nuk mund të durojmë pa reaguar pallavrat e tij.
Zefi duhet ta dijë se kundër pjesëmarrjes së Shqipërisë në Konferencën e vendeve islamike kanë turfulluar sa janë lodhur e këputur Nikollë Lesët e Frrok Çupët, janullatistët e katolikocentristët, Preç Zogajt, Neritanët Cekët, Gramoz Pashkot e padistët, Nanot e socialistët, Milot e social-demokratët, Zef Bushati e demokristianët e lloj-lloj propagandistësh që shkojnë pas berihajit apo pas parave të intrigantëve ndërkombëtarë. Kanë turfulluar deri i adhuruari i Zefit dhe i gjithë katolikocentristëve, Ismail Kadareja dhe Besnik Mustafaj kur ishte ambasador i Berishës në Paris. Nuk po zgjatem për të numruar disa katolikocentristë edhe në SHBA. Kështu që nuk kishte mbetur gjë të na e mësonte Zefi nga Amerika tani.
Nëse ende nuk e di Zefi duhet ta mësojë për vete para se të japë mësim se Meidani, Nano e Milo kur erdhën në fuqi me dhunë të armatosur deklaruan se da ta nxirrnin Shqipërinë nga kjo Konferencë. Sabri Godo përhapi llafe se Shqipëria nuk ishte anëtarësuar fare, se nuk kishte dokumente që ta vërtetonin këtë anëtarësim. Edhe Paskal Milo betohej se “nuk i gjente dot” dokumentet e anëtarësimit në MPJ. Por më pas filluan ta kafshonin pakëz gjuhën. Dërguar Sabri Godon deri në Iran të kërkonte, atë që e kishin në Tiranë, dokumentet e anëtarësimit. Dhe Sabri e “zgjidhi” enigmën, i gjeti dokumentet në Iran. Pastaj ata që mallkonin këtë anëtarësim zunë të ligjëronin favorshëm për anëtarësimin në këtë Konferencë. Filluan të bënin vizita në vendet islamike. Gjinushi u shkri fare kur shkoi në Arabinë Saudite, sikurse ishte shkrirë Godo në Iran, siç bëri edhe Majko në Egjipt etj. etj. Mirëpo tani i ka shkrepur në kokë Zef ( jo Josip) Brozit në Amerikë ta ringjallë histerinë kundër pjesëmarrjes në këtë konferencë. Duhet ta ketë zënë ndonjë hall i madh Zefin!
Zefi si katolikocentrist i vonuar
Midis propagandistëve të tëbuar kundër pjesëmarrjes së Shqipërisë në Konferencën islamike ka edhe sharlatanë që nuk marrin vesh fare nga këto punë. Ka edhe elektriçistë shkodranë që nuk dinë të lidhin dy tela, por që marrin përsipër t’u japin mend shqiptarëve se si është ndërtuar e si bëhet politika e diplomacia në botë. Ka dhe “avokatë” (i thënçin) nga Mirdita e Zefit që urretja për myslimanët i shtyn të shpërndajnë me trastë në krah palo-librin e Kastriot Myftarajt “Nacional-islamizmi shqiptar...”ku ky, ndryshe nga Zefi përpiqet ta shfajësojë Berishën për anëtarsimin e Shqipërisë në Konferencën islamike duke llapur se ishte Abdi Baleta që e mashtroi Saliun ta bënte këtë hap (pavërisht se ministër i jashtëm ishte një katolik, Alfred Serreqi e jo myslimani Abdi Baleta).
Edhe më zhvleftësues për hapin e vonuar 10 vjet të Zef (jo Josip) Brozit janë palo-artikujt e shkruar nga njëfarë gazetari shkodran, Nikolla Spathari, në gazetën “Besa” nr. 29, dhjetor 1992 nën titujt “Sa për t’i blerë zotit Baleta kostum arab” dhe “Shqipëria shtet me mazhorancë islamike”. Këto shkrime ky gazetar i anti-humorit shkodran i ka përfshirë edhe në përmbledhjen e titulluar “Drejt Europës me gomar të Nastradinit” ( shoqëruar me një ilustrim ku paraqitet një person që i ka hypur gomarit nga bishti duke mbajtur Shqipërinë në prehër me fytyrë nga Perëndimi ndërsa gomari shkon në Lindje). Ky libër i sarkazmës “së hollë” gomareske është botuar në vitin 2000, gjë që tregon se autori vazhdon të jetë krenar për ato ato gomarllëqe të fanatizmit fetar e të marrëzisë së tij anti-myslimane që i ka shkruar nga inati i anëtarsimit të Shqipërisë në Konferencën e vendeve islamike.
Këtë marrëzi gazetareske në vitin 2001 Spathari e ka skalitur edhe në një monument turpi të antishqiptarizmit kur është bërë bashkëautor në propozimin që të ndërrohet Himni i Flamurit. Ja, si e shfaqin veten ata që përpiqen të fshihen pas “ europianizmit të krishterë” dhe urrejtjes për Islamin, myslimanët , veshjet arabe. Ky kultivues i humorit gomaror në Shkodër për të përgojuar Islamin e myslimanët shqiptarë ka dashur të tallte edhe mençurinë popullore të Nastradinit që i hypte mbrapsh gomarit, siç i hyp çdo ditë politika europiane sot, sidomos për çështjen shqiptare.
Më kishte mbetur si merak për t’i thënë këtij autori se në botë tre gomerë janë bërë të famshëm gjatë shumë shekujsh. Një gomar në Lindje, ai i Nastradinit, që ishte një buzëbardhë si të tjerët, por mori nam të madh për shkak të pronarit të tij të zgjuar. Një gomar në Perëndim , që quhet “Gomari i Buridanit”, i cili ngordhi midis dy kpicave me sanë se nuk vendoste dot cilën të fillonte të hante. Prej këtij gomari jo të zakonshëm u bë i njohur pronari i tij , fshatari francez Buridan. Dhe midis tyre “Gomari i Babatasit” në Shkodër që mori nam prej emrit që i vuri Fishta një vepre të tij sarkastike.
Spathari tentoi në vitet 1992 dhe 2000 të pillte nga talenti i tij në gazetarinë shpotitëse edhe një histori të katërt të famshme gomarore duke bërë palo-humor me Konferencën islamike, Botën islame dhe veshjet arabe. Por nuk ka patur fat deri tani të bëhet pronar i ndonjë gomari dhe humori i tij mbeti si një pëllitje që nuk ka shkuar më larg se veshët e vet. Shqipëria edhe pas dhjetë vitesh nuk ka pësuar asnjë nga ato rreziqet islamike që i kishin parathëhnë fallxhorët e rrezikut islamik. Përkundrazi, Shqipëria ka rënë në rrezik të madh nga gomarllëqet e atyre që me pallavra për të mbërritur sa më parë në “Europën e krishterë” ( tek varri i gomarit të Buridanit) kanë ndikuar që kjo të bëhet koloni greke dhe nevojtore e Europës dhe politika shqiptare nga frika se mos kthehet në “gomar të Nastradinit” ka përfunduar në “ gomar të Buridanit”. Nikolla Spatharit i rroftë kostumi i stilit europian, prerë e qepur në Vatikan, se me ato humoret që ka bërë ka mbetur si mbreti lakuriq që qeshnin fëmijët me të në sheshin publik.
Humoristi katolikocentrist Spathari në vitin 1992 ishte i merakosur se delegatët shqiptarë në Konferencën islamike kishin shkuar të veshur europiançe. Me fukarallëkun e mendjes së vet ai propozonte fushatë për të blerë kostume arabe, sidmos për Abdi Baletën si “i pari që meriton veshjen karaktersitike arabe gratis...pa dyshim ai ka dhënë kontributin më të madh që Shqipëria të inkuadrohet në botën islame. Për këtë patjetër do të shkuejë historia arabe dhe Sheh-ul- Islami do t’i hapë dyert e xhenetit”. ( Ja ku i ka gjetur disa gjëra që shkruan Kastriot Myftaraj në palo-librin e tij).
Ky Spathari atëherë turfullonte pse Berisha kishte thënë në Konferencën islamike se Shqipëria është vend me shumicë myslimane. Qysh atëherë katolikocentristët kishin marrë urdhër nga Vatikani, nëpërmjet Nuncit Ivan Dias, se Shqipëria duhej të hiqej me çfardo mënyre nga harta e vendeve me shumicë myslimane. Për këtë ishte mobilizuar edhe Kadareja. Hithrat e Vatikanit duhej të mbulonin sa më shpejt tërë kopshtin fetar shqiptar.
Zef Brozi është shumë i vonuar në dhënien alarmit për punën e Konferencës islamike. Nikoll Spathari e të tjerë u anë rënë këtyre këmbanave shumë më herët. Zefi mund të takojë atje në Nju Jork edhe Bardhok Camajn që në një seminar të “Klubit Navcional” në Tiranë, në prill 1997, ku kishte ftuar edhe të ndjerin Zef Camaj të bënte propagandë për domosdoshmërinë e varrosjes së myslimanizmit në Shqipëri u hodh përpjetë kur ia treguam auditorit se nga vinin këto nisma propagandistike dhe kujtoi se dha argument shumë të fortë kur tha se “nuk shkohet në Europë të veshur me xhybe”. Për shaka i thamë të mos kishte frikë se as nuk do ta vishte kush me xhube, as nuk do ta bënin synet. Por ai duket mbeti i frikësuar dhe ia mbathi për në Amerikë dhe tani është një zë i çjerrë më tepër atje në Nju Jork kundër myslimanëve e myslimanizmit në Shqipëti. Duket i kanë dhënë rolin që kishte i ndjeri Zef Camaj.
Pse Zefi vetmbrohet kur ende nuk është akuzuar?!
Pse u ngrit me kaq vonesë Zef (jo Josip) Brozi të heqë këtë valle qesharake? Cilët mund të jenë ata që e kanë “ftuar”? Këto pyetje nuk lindin kot. Ka një sërë zhvillimesh që kanë përcaktuar gjestin turfullues të Brozit kundër Berishës në një sfond provokues e denigrues kundër shqiptarëve në këto çaste.
Dr. i shkencave juridike Zef ( jo Josip) atje në Amerikë e ka dhënë vet një pohim se kështu është kur shkruan : “”Sigurisht që një temë e tillë është delikate dhe për ata që nuk duan të pranojnë të vërtetën ky shkrim mund të ngjallë dhe reagime, edhe akuza pa vend”. Pra qysh në fillim shqiptaro-amerikani jurist e ka bërë vetmbrojtjen pa u akuzuar ende, i ka dalë punës përpara si thuhet në të folmen popullore. Ai thotë se në këtë punë ka vetëm një të vërtetë. Kjo qenka “ e vërteta amerikane broziane”, qoftë përsa i përket punës së terrorizmit islamik në përgjithësi e në Shqipëri në veçanti, qoftë përsa i përket “dramës shqiptare” që paska qenë anëtarësimi i Shqipërisë në Konferëncen islamike”.
Si gjyqtar Zef ( jo Josip) Brozi nuk arriti të krijojë emër as kur bënte praktikë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, as kur u bë me katapultë nga Berisha kryetar i Gjykatës së Kasacionit ( të Lartë). Nuk kemi ende prova të besojmë se punërat që ka bërë në SHBA i japin statusin e një gjykatësi të pagabueshëm në çështjet e luftës kundër terrorizmit, sidomos kur është fjala në fushën e publicistikës. Sa ishte në Shqipëri në trajtimin e problemeve politike e juridike në shtyp nuk ka treguar aftësi të të tilla sa ta pranojmë në heshtje verdiktin e tij si të vërtetë të padiskutueshme. Kur problemet shtrohen në shtyp Zefi ( jo Josipi) duhet të mbajë parasysh se vërtetësinë e shkrimeve e provon zhvillimi i ngjarjve, e pranon ose jo lexuesi, e vulos koha.
Zefi ka shtruar pyetjen e parë : “ A ka patur dhe a ka aktivitet të organizatave terroriste në Shqipëri?. Është kujtuar shumë vonë ta shtrojë këtë pyetje. Ka patur dhe ka, madje shumë. Ende nuk ka përfunduar çështja e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” e nisur qysh kur Zefi ( jo Josipi) ishte në majat më të larta të drejtësisë parlamenatre e gjyqësore në Shqipëri. Veprimtari terroriste në Shqipëri ka pasur sa të duash në kohën e diktaturës. Zefi ka mbrojtur disertacionin për “plagosjet” dhe duhet të ketë plot statistika në dispozicion.
Terrorizëm e terror pati kur u përmbys diktatura. Zefi ( jo Josipi) e di se si u dogjën në vitin 1991 në magazinat e Pukës dhjetëra vetë dhe sot e kësaj dite nuk është zbardhur e vërteta, si u grabitën magazinat në Laç sa vaji i derdhur krijonte përrenj rrugës, si u vodhën magazinat në Kavajë e Peqin, si u grabitën në Pogradec ku rakia e vera shkuan përrua në liqen etj. etj. Zefi ka dëgjuar për vrasje pa nam e nishan, për zhdukje njerëzish duke filluar nga 2 korriku i vitit 1990, për tentaiva grushti shteti në shkurt të vitit 1991 etj, etj. Zefi e di masakrën e Shkodrës më 2 prill 1991 që mbeti e pasqaruar deri sot.
Zefi e ka parasysh aktin terrorist për vrasjen e Azem Hajdarit më 12 shtator 1998, pas disa aktesh të mëparshme terroriste. Mbi të gjitha Zefi duhet të ketë parasysh terrorizmin masiv që u bë në pranverën e vitit 1997 dhe që vazhdon ende duke i sjellë Shqipërisë mijëra viktima. Aktet terroriste në Shqipëri nuk kanë munguar gjatë këtyre 12 viteve. Pastaj filloi kontrabanda me narkotikë, me klandestinë, prostituta. Pastaj u përhap shumë krimi i vrasjes, i gjakmarrëjes sipas Kanunit. Në kohën kur Brozi ( Zefi jo Josipi) ishte në majë të piramidës juridike shqiptare kriminaliteti i organizuar krijoi shtrat të ngrohtë dhë leshoi ato tentakulat që i zgjat pa pushim sot.Në Shqipëri tani janë të pranishme të gjitha llojet e format e kriminalitetit të organizuar.
Pse i shtrembëron të vërtetat Zefi : nga halli apo nga qejfi?!
Kur bën pyetjen e dytë Zefi tenton menjëherë ta shmangë në një drejtim që i duhet atij diskutimin mbi shkaqet e shkaktarët e terrorizmit në Shqipëri. Ai pyet : “ A ka ndonjë lidhje midis futjes së Shqipërisë në Konferencën islamike dhe fondamentalizmit dhe terrorizmit islamik në Shqipëri?”
Pyetjen Zefi është munduar ta ndërtojë me shumë djallëzi, por i ka dalë shumë e trashë. Ai e jep si “aksiomë broziane” se në Shqipëri paska fondamentalizëm e terrorizëm islamik dhe mbetet për të parë vetëm ajo nëse këto dukuri kanë lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën islamike në vitin 1992. Zefi këtu është paraqitur si zëdhënës i pa skrupullt i akuzave më të poshtra që kanë bërë kundër Shqipërisë armiqtë e saj të betuar, shovinistët sllavë e grekë, propaganda italiane dhe që i kanë përsëritur papagallçe shërbëtorët e tyre më të nënshtruar në politikën e propagandën shqiptare.
Ka 10 vite që akuza të tilla për “fundamentalizëm e terrorizëm islamik” në Shqipëri trumbetohen pa pushim dhe askush nuk ka qenë në gjendje të japë provën më të vogël për to. Është turp për Zef Brozin që nga Amerika bëhet tellall i këtyre poshtërsive. Dikur shtypi i Tiranës shkroi se në Shqipëri ishin 400 terroristë islamikë dhe nuk gjetën asnjë. Nuk kanë lënë arab e mjekrosh ezmer pa kontrolluar dhe nuk vërtetuan kurrë se ndonjë prej tyre kishte ardhur të bënte terrorizëm në Shqipëri. Zefi në shkrimin e tij u është referuar disa shkrimeve që ka lexuar në shtypin amerikan ku spekullimet e hamendësimet kanë zënë vendin e fakteve dhe kujton se me kaq e vulosi të vërtetën për terrorizmin islamik në Shqipëri.
Në një replikë me Zef Brozin të titulluar “Antishqiptarizëm me nota jurisprudence”, zotëri Nevruz Nazarko me banin në Miçigan, (ku banuaka edhe Zefi që unë e dija në Nju Jork) ka theksuar se “vetë analistët amerikanë të shtypit ato të mediave të tjera kanë rënë pre e paragjykimeve të pabazauara, ( për veprimtaritë terroriste islamike në Shqipëri), sidomos pas 11 shtatorit”( gazeta “Albabnia” 11 janar 2003). Vetë Zefi pohon se në disa prej shkrimeve që përmend ka të pavërteta e dashakeqësi. Vet bën thirrje që këtyre shkrimeve duhet t’u përgjigjemi me seriozitet e të sqarojmë opinionin. Por, në vend që të bëjë këtë kërkon që t’ia lërë peshqesh në derë Shqipërisë trillimin e të tjerëve se e paska mbuluar terrorizmi islamik. Kësaj i shton trillimin e vet se kjo mënxyrë mund të ketë ardhur nga anëtarësimi në Konferencën islamike. Hajde merre vesh me Zefin!.
E gjithë kjo zhurmë e madhe që bëhet për kriminalitetin e terrorizmin në Shqipëri shëben që të mbulohen shkaqet e protagonistët e vërtetë të dukurive të tmerrshme që kanë goditur Shqipërinë. Kriminaliteti i organizuar shumëformësh e shumëplanësh në Shqipëri është vepër e organizmave mafiozë e mekanizmave agjenturorë të huaj që kanë interesat e tyre të veprojnë në Shqipëri e nëpërmjet Shqipërisë. Edhe nëse organizata të terrorizmit islamik kanë patur herë pas here njerëz të tyre në Shqipëri ato nuk kanë ushtruar asnjë ndikim të ndjeshëm e të dokumentuar në veprimtaritë mafioze kriminale që janë kryer në Shqipëri.
Janë në radhë të parë organizmat agjenturore e mafioze nga vendet fqinjë që krijojnë për shumë qëllime mungesë stabiliteti në Shqipëri nëpëmjet veprimtarive kriminale. Janë grupimet e individët nga politika mafioze shqiptare dhe nga sfera e kriminalitetit shqiptar që bashkëpunojnë me to në dëm të vendit e të bashkëkombasve. Nëse Zefi nuk arrin të kuptojë as kaq gjë, më mirë të merret me ndonjë punë që e njollos më pak.
Ata që shkruajnë e flasin në Perëndim për Shqipërinë si vendstrehimi i terroristëve islamikë dhe që lënë pa gjumë Zefin në Amerikë le të marrin masa kundër këtyre terroristëve, sepse Shqipëria ua ka hapur dyert agjenturave të tyre të bëjnë çfar të duan në territorin e saj, madje autoritetet shqiptare janë vënë në shërbim të tyre për të ndjekur e përndjekur cilindo që është dyshuar edhe kot së koti për lidhje të mundshme me ndonjë mekanizëm terrorist nga vendet islamike.
Eja Zef të shpëtosh Shqipërinë nga Konferenca islamike!
Zhurmat që janë bërë deri tani për terrorizmin islamik në Shqipëri kanë rezultuar boshe, fluska sapuni. Mirëpo Zef Brozi nuk rri dot i qetë sepse ka parë ëndërr se pjesëmarrja e Shqipërisë në Konferencën e vendeve islamike e paska bërë vendin tonë bazë të Al Kaedasë dhe të gjithfarë organizatash të ngjashme.
Zef, mos rri më në Amerikë, po vrapo në Shqipëri ta shpëtosh nga kthetrat e fundamentalizmit e të terrorizmit islamik. Po të pret krahë hapur edhe Pirro Misha. Ka edhe shumë të tjerë që janë gati të rreshtohen pas teje në këtë vepër shpëtimtare. Katolikocentristët kanë shumë nevojë për një kuadër gjyqësor tani që ka filluar të aktivizohet edhe një avokat nga Mirdita për të shpartalluar me penë “fundamentalizmin e terrorizmin islamik”. Hajde Zef, të shpëtosh atdheun. Hajde Zef, se të presin katolikocentristët. Leri përkohëshisht Bardhok Camajn e Kolec Traboinin të vazhdojnë punën kundër myslimanizmit në Amerikë. Vetëm duke ardhur e punuar këtu në Shqipëri mund të përfitosh nga kriza që ka mbërthyer politikën shqiptare dhe të vesh në krye të pushtetit të përzgjedhurin tënd e të adhuruarin e katolikocentristëve të “Orës së Shqipërisë” dhe të “Shqipërisë Etnike”, Ismail Kadarenë.
Por deri në kthimin tënd shpëtimtar, Zef, duhet të kujdesesh të mos merresh aq shumë me broçkulla si ato në shkrimin “Drama që i shkaktoi Berisha Shqipërisë”. Tragjedinë e Shqipërisë në periudhën e tranzicvionit që po na çon atje ku ishim para 12 vitesh e kanë sjellë shumë forca armiqësore, të jashtëme të brendshme. Berisha sigurisht ka fajin më të rëndë për këtë, sepse ishte në krye të politikës e të pushtetit që i dha ndryshimi demokratik.
Por tragjedinë më të madhe Shqipërisë ia sollën ata që kurdisën e kryen rebelimin e armatosur në vitin 1997 dhe pas tyre ata që kapitulluan e nuk mbrojtën Shqipërinë. Prapa kësaj tragjedie kanë qenë intevencionistët grekë, serbë, mafiet e agjeturat e ndryshme nga Europa. Për këtë tragjedi të Shqipërisë kanë opunuar shumë edhe ata pesë spiunët grekë që ti, Zef, i nxorre nga burgu në kundërshtim meligjin. Edhe ti duhet të japësh llogari për këtë, jo vetëm Berisha. Nuk i shpëton dot kësaj përgjegjësie morale dhe politike, edhe nëse i shpëton përgjegjësisë ligjore. Nuk mund të harrojën shqiptarët rolin që ka luajtuar Greqia , bashkë me të liruarit nga burgu prej Zef Brozit, vetëm se Zefi tani shkruan se tërë të këqijat shqiptarëve u paskan ardhur nga anëtarsimi në Konferencën islamike.
Kush ia ka mësuar Zefit këtë marifet atje në Amerikë? Vetëm antishqiptarët e rafinuar.
11.janar.2003 Abdi Baleta
Top