Kur barnat qetësues kthehen në shqetësues - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Statistikat e fundit tregojnë një prirje shqetësuese mjekësore që është duke dalë jashtë kontrollit. Numri i amerikanëve që marrin barna qetësues ose kundër dhimbjeve është në rritje në mënyrë drastike. Barna të tilla kur merren pa masë e pa nevojë shkaktojnë efekte të rënda anësore madje edhe vdekje.
Sipas statistikave të administratës amerikane të barnave në disa rajone të Shteteve të Bashkuara, shitjet e disa barnave me bazë Oxycodone, si Oxycontin, Percocet dhe Percodan, u rritën 16 herë mes viteve 2000 dhe 2010. Në të njëjtën kohë, në rajone të tjera sidomos në pjesën e mesme perëndimore dhe Apalashet, përdorimi i barnave me bazë Hydrocodone, si Vicodin, Norco dhe Lortab, është gjithashtu në rritje.
Një shpërthim i tillë konsumi ka çuar në një numër vdekjesh. Statistikat tregojnë se vetëm në vitin 2008, nga mbidoza me barnave qetësues me bazë oxycodone vdiqën 15 mijë persona.
Varësia nga barna të tilla ka nxitur shtimin e shitjeve e deri në grabitje të farmacive, ndërkohë që gjithnjë e më shumë njerëz janë në kërkim të mjekëve për të siguruar në mënyrë të padrejtë receta për barna qetësues.

b.gif
 
Top