Kur akademikët ia fusin kot
Nga Rufi Osmani –

Dalja në dritë e Enciklopedisë së Maqedonisë publikim i realizuar me mjete të popullit të Maqedonisë, e ku me një përqindje të madhe kontribuon popullata shqiptare e vendit, më shumë na zhgënjeu dhe na irritoi si shqiptarë se sa na befasoi. Tash më jemi mësuar që kohë pas kohe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (mbase të inspiruar nga elaboratet e Vasa Çubrilloviqit me bashkëmendimtarët) të del me risi të këtilla. Mos të harrojmë, se bëhet fjalë për institucion i cili me dekada ka qenë i rezervuar ekskluzivisht për maqedonasit. E kemi të freskët angazhimin e kësaj akademie në përgatitjen e hartave për ndarje të territoreve të Maqedonisë. Prandaj sihariqet e radhës në këtë enciklopedi (nëse mund të quhet si e tillë), për ne janë çështje déja vu. Ndonëse kemi mundur të presim marrëzira dhe provokime të këtij lloji në këtë enciklopedi, si duket të njëjtit, ia nxorën fundin.

Që e keqja të jetë më e madhe, ata që e hartuan të njëjtën, pas reagimit të strukturave politike, organizatave të ndryshme nga vendi e nga jashtë, sikur nuk çajnë kokë dhe vazhdojnë me injorancë të theksuar me mbrojtjen e qëndrimeve të tyre denigruese antishqiptare. Me gojë plotë në këtë enciklopedi shqiptarët i kategorizojnë si fise ardhacakë tash së pari në Maqedoni, se janë faktor destabilizues, i emërtojnë me emërtime poshtëruese, si shiptari (malësorë) terroristë, popull pa histori, zbulojnë data të reja historike për formimin e shtetit shqiptar, për prejardhjen joshqiptare të personaliteteve eminente shqiptare etj.

Pa mos hyrë thellë në analizat e qëndrimeve të këtilla skandaloze, nuk do mend se mungesa e identitetit maqedonas apo mospranimi i të njëjtit nga pjesa dërmuese e fqinjëve (edhe më tutje me përjashtim të shqiptarëve!!), problemi me emrin, komplekset e inferioritetit etj, mbase janë disa nga shkaqet e hartimit të një enciklopedie të këtillë skandaloze. Këtu ne si shqiptarë jemi të pafuqishëm dhe nuk mund tua shërojmë komplekset në fjalë. Komplekset e këtilla mund të shërohen me kthjellime dhe ballafaqimin me të vërtetën.
Është obligim i ASHASH dhe ASHAK të hartojë enciklopedi për historinë shqiptare ku do të dilnin në shesh të vërtetat e pakontestueshme shkencore të qarqeve relevante botërore si pandam i të pavërtetave të plasuara nga akademikët maqedonas.

Ajo që mundemi ne si shqiptarë ta bëjmë është që pas këtyre provokimeve nuk na ngel gjë tjetër përveç të kërkojmë që hartuesit e enciklopedisë :
- të mos publikojnë marrëzira çifti i kësaj enciklopedie duke u bërë gazi i botës,
- të konsultojnë literaturë relevante të pranuar në qarqet akademike-shkencore botërore,
- të shkarkohen nga shovinizmi i verbër dhe ta kryejnë punën e tyre duke u mbështetur në faktet historike të pranuara për botërisht nga qarqet shkencore-akademike si dhe të konsultohen me akademikët dhe punëtorët shkencor shqiptar nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria,
- të punojnë më shumë në gjetjen e modaliteteve për definimin e identitetit të kontestuar maqedonas para opinionit ndërkombëtar qoftë atij politik dhe atij shkencor
- tu kërkojnë falje publike shqiptarëve për ofendimet e paraqitura në këtë enciklopedi dhe të premtojnë se ofendime të këtilla nuk do të përsëriten në të ardhmen

Provokimet e këtilla shkojnë në dëm të shtetit të Maqedonisë, marrëdhënieve ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe shërbejnë si mollë sherri në mes tyre. Krijimi i armiqësive me shqiptarët, amerikanët, anglezët e të tjerët, me siguri se nuk u shërben interesave maqedonase. Maqedonia është aq e vogël sa të pretendohet se bota rrotullohet rreth saj. Ajo që mund të ndodh në të ardhmen, e që ndërlidhet me provokime të këtilla, rast shumë i freskët nga fqinjësia e afërt, do të jetë përgjegjësi e hartuesve të kësaj enciklopedie si dhe atyre që qëndrojnë pas dhe që i mbështesin të njëjtit. Zoti u ndihmoftë!

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23235. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23235
![rufi-osmani1.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Frufi-osmani1.jpg&hash=85d4f2382c0d054da9ca4299fea25d3c)