Kuqezinjtë mposhten në tokën e ftohtë nordike me katër gola
Mbyllje me katër gola në stadiumin “Rasunda” të Solnës, në një ndeshje, ku pati dy panorama të saj, por që në fund regjistroi edhe rezultatin e hidhur 4-1 për vendasit. Duket se skuadra e trajnerit në ikje, Lagerback nuk ka menduar për asnjë lloj dhurate nga Guimaresh, ku luante Portugalia me Maltën (e shkatërruar tërësisht), por hyri në fushë kundër skuadrës shqiptare për t’i dhënë një epilog të këndshëm trajnerit, tifozerisë. Kjo e fundit, së bashku me futbollistët do të shohë Botërorin nga Televizori. Një ndeshje që dha dy panorama për skuadrën e Kuzhesë, e cila në pjesën e dytë njohu rritje, ndërsa në të parën nxori tre herë topin nga rrjeta. Vetëm gjashtë minuta i kanë mjaftuar Suedisë për të kaluar në avantazh ndaj kombëtares shqiptare. Ka qenë Mellberg, që pas një krosi në zonë të Kallstrom ka shënuar me kokë i vetëm në zonë. Gjatë gjithë pjesës së parë loja ka folur për vendasit, të cilët kanë shënuar sërish në minutën e 40-rt me anë të futbollistit Berg pas një pasimi të gabuar të Canës për Dallkun. Ndërkohë që vetëm dy minuta më vonë ka qenë përsëri Mellberg që ka kaluar rezultatin në 3 – 0. Një pjesë e parë, e cila ishte fatale për skuadrën shqiptare, e cila pati edhe “lluksin” e saj që t’i dhurojë një gol Berg, pas një kthimi topi prapa, dhe një gafe të Dallkut. Pjesa e dytë do të ketë një lloj rritjeje për skuadrën kombëtare, e cila do të arrijë të guxoj më shumë. Që në pjesën e parë Shqipëri do të ketë një ndërrim të detyruar të Haxhit, teksa Kuzhe hedh në fushë Hykën dhe tërheq prapa Beqirin. 45 minutat e dyta do të shikojnë një ekip vendas, që mendon të marrë pak frymëmarrje dhe një kundërshtar kuqezi, që provon dhe arrin edhe në gol. Dhe do të jetë, pikërisht Salihi, që më fillimin e pjesës së dytë do të shënojë thuajse njësoj si goli i parë i Olaf Mellberg. 3-1, ka kohë ende dhe morali nis të ngrihet, ndërsa suedezët vazhdojnë lojën e tyre, që nuk lë mangut edhe rastet në portën e Ujkanit. Portieri shqiptar dje pësoi 4 gola, por evitoi edhe 4 të tjerë të sigurtë, duke sigluar një kontribut tepër pozitiv. Pjesa e dytë do të rregjistrojë edhe raste të tjera për Shqipërinë, duke veçuar një tjetër goditje me kokë të Salihit, larguar pranë vijës fatale nga një mbrojtës suedez. Dhe fundi është me kontrast në portën shqiptare. Fillimisht, Ujkani që shpëton mrekullisht një gol, dhe më pas Svenson, pasi çan dhe depërton me forcë në qendër të mbrojtjes shqiptare, del fare i vetëm para Ujkanit, dhe këtë radhë e mposht. 4 – 1. Gjithçka ka përfunduar deri në fund, në vërshëllimën e fundit të rusit Ivanov. Mbyllet me 4 gola të pësuar dhe një të shënuar, kuadri eleminator i Shqipërisë në këtë Botëror, në një kohë që Suedia fiton me kuqezinjtë, pret trainerin e ri dhe nis të mendojë se ku do ta shohë Botërorin. Shqipëria e mbyll me humbje, për t’ia lënë vendin një analize të plotë dhe plotësimit të grupit për të nisur eleminatoret e ardhshme, shorti i të cilave ende nuk është hedhur. Kuzhe besonte jo pak te skuadra, deri para ndeshjes së djeshme. Sidoqoftë, ai do të ketë komandën edhe për më tej.

Eliminatoret e Botërorit
Afrikë e Jugut 2010

Grupi 1
Denmarkë 0 – 1 Hungari
Portugali 4 – 0 Malta
Suedi 4 – 1 Shqipëri
Grupi 2
Greqi 2 – 1 Luksemburg
Latvia 3 – 2 Moldavi
Zvicër 0 – 0 Izrael
Grupi 3
Republika çeke 0 – 0 Irlanda e Veriut
Poloni 0 – 1 Sllovaki
San Marino 0 – 3 Slloveni
Grupi 4
Azerbajxhan 1 – 1 Rusia
Gjermani 1 – 1 Finlandë
Liektenshtein 0 – 2 Wales
Grupi 5
Bosnia-Herzegovina 2 – 5 Spanjë
Turq2 – 0 Armeni
Estonia 2 – 0 Belgium
Grupi 6
Andorra 0 – 6 Ukrainë
Kazakistan 1 – 2 Kroacia
Angli 3 – 0 Bjellarusi
Grupi 7
Lituania 2 – 1 Serbia
Rumania 3 – 1 Ishujt Faroe
Francë 3 – 1 Austria
Grupi 8
Bullgaria 6 – 2 Gjeorgjia
Irlandë 0 – 0 Mali i Zi
Itali 3 – 2 Qipro

Shpresat munden 4 – 2 nga Bjellorusia

Vetëm 25 minuta ka rezistuar kombëtarja shqiptare U – 21 përballë Bjellorusisë, e cila ka fituar me rezultatin 4 – 2 një ndeshje të vlefshme për eliminatorët e Kampionatit Evropian të 2011. Kuqezinjtë e drejtuar nga Artan Bushati e humbën ndeshjen që në 45 minutat e para, pasi 3 gola të Bjellorusëve u shënuan në 20 minutat e fundit të kësaj pjese.
Nekjaçik, Voronkov dhe Skavish ishin autorët e golave në këtë fraksion të lojës, ndërkohë që në pjesën e dytë, Voronkov shënoi golin e katërt për skuadrën e tij dhe të dytin personal. Skuadra shqiptare reagoi shumë vonë, megjithatë arriti të shënojë dy gola në minuten e 74 dhe 77 me anë të Januzit dhe Hysës. Kombëtarja shqiptare U-21 pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshje, pas atyre me Skocinë e Austrinë, duke mbetur e parafundit me vetëm me tri pikë, falë fitores me Azerbajxhanin në “Niko Dovana”.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24114. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24114