Kultura e Pirjes apo Kultura e Dehjes ?

Kultura e Pirjes apo Kultura e Dehjes ?

Një studim-strategji i MSH, vë gishtin mbi një nga plagët më të lënduara të shoqërisë: Stresi i jetës po mbytet me alkool..

Ndoshta përdoruesit e rregullt të alkoolit e njohin termin “pirje binxh”. Për ne të tjerët që e dëgjojmë për herë të parë, “pirja binxh” është pirja “rëndshëm” e një sasie të madhe alkooli në një periudhë të shkurtër kohe, ose pirja e vazhdueshme për disa ditë apo javë rresht.

Pirja binxh është një nga modelet e abuzimit me alkoolin, që prezantohet në një strategji të re të Ministrisë së Shëndetësisë për alkoolin në Shqipëri.

Veç binxh-ëve që janë shtuar në masë, kategoritë e tjera të trajtuara në studimin që shoqëron strategjinë janë alkoolistët kronikë, të intoksikuarit nga alkooli, alkoolistet shtatzana etj

Nëse keni menduar se e vetmja gjë e keqe që mund t’ju ndodhë nga alkooli është një dehje, marrje mendsh dhe gjumë deri në mesidtën e ditës tjetër, e keni gabim. Alkooli lë pasoja shumë më të rënda se kaq.

Grupi i punës i Ministrisë së Shëndetësisë, që ka hartuar strategjinë shqiptare për reduktimin e dëmeve nga alkooli, konkludon se ajo çka është më preokupuese, është se kultura e të pirit po zëvendësohet dendur nga “kultura e dehjes”. Pasojat? Të shumta! Që nga sëmundjet e deri tek plagosjet, vdekjet, krimet, dhuna fizike dhe verbale, zjarret, papunësia etj.

Strategjia synon të sigurojë një bazë të fortë, ku shteti duhet të ndërhyjë dhe të drejtojë. Nga e thëna në të bërë është në mes një mal i tërë, por sidoqoftë hapi i parë është hedhur.

Në këtë strategji gjejmë edhe të dhëna interesante mbi konsumin e alkoolit. Del se tek ne ekzistojnë tri burime të prodhimit të alkoolit – prodhimi i brendshëm legal, produktet e importuara dhe produktet e prodhuara në kushte artizanale. Në renditjen e preferencave, rakia mbetet produkti më popullor i shqiptarëve, më pas vijnë vera dhe birra.

Një nga pasojat më të rënda dhe që lidhet ngushtë me abuzimin me alkoolin janë krimet, çregullimet e sjelljes dhe sjelljet anti – shoqërore. Është konstatuar se përsa i përket dhunës që lidhet me alkoolin, ajo është më evidente në fundjavë.

Sipas studimeve të Ministrisë, rezulton se krimet dhe dëmet që lidhen me alkoolin po shtrihen drejt periferisë së qyteteve, por po vihet re edhe përhapja e zakonit të daljes jashtë qytetit për të pirë. Nga rezultatet e studimeve, të cilat flasin hapur për shtim të përdoruesve të alkoolit, strategjia paraqet disa rrugë për minimizimin e dëmeve.

Kërkohet një bashkëpunim më i gjerë me policinë dhe gjykatat, për të forcuar ligjet për sjelljet joshoqërore me shkak alkoolin, masa më të ashpra ndaj lokaleve, të cilët u shesin alkool individëve të dehur etj.

Një vend të rëndësishëm në strategji ka zënë edhe mënyra se si duhet të trajtohen alkoolistët në burgje apo veprimet që duhen ndërmarrë për të parandaluar pirjen e alkoolit nën moshën e lejuar.

Strategjia ka një pikë interesante edhe për lidhjen e alkoolit me aksidentet automobilistike.

Siç edhe kuptohet nga kronikat e përditshme të përgjakjes së rrugëve, aksidentet e ndodhura për shkak të abuzimit me alkoolin janë në rritje të dukshme. Çelësi i zgjidhjes mbeten efektivat e policisë dhe niveli i angazhimit të tyre në terren.

Të dhënat e studimeve

- rreth 340 mijë persona përdorin pije alkoolike
- 40% e meshkujve nga 20 – 49 vjeç janë konsumues të rregullt
- Nga këta 7 % konsumojnë mbi masën e arsyeshme
- Rreth 2, 1 % e popullsisë kanë varësi alkoolike
- 4,8 % e femrave të moshës riprodhuese janë përdoruese të rregullta
- Rreth 16 % e drejtuesëve të atuomjeteve konsumojnë rregullisht alkool
- 19 % e drejtuesve janë konsumues rastësorë
- 98 % e përdoruesve të përhershëm të alkoolit janë të dhunshëm
- Në Tiranë rreth 20% e konsumatorëve mbi 15 vjeç abuzojnë me përdorimin e alkoolit
- Konsumi vjetor i alkoolit për person për popullsinë mbi 15 vjeç, mbas vitit 1995 është 3 litra alkool puro.

Masat për alkoolistët në burgje

- të shqyrtohet problemi i alkoolit para vendimit
- parashikimi i mjekimit për problemet e lidhura me alkoolin
- duhet që burgjet të disponojnë kushte për disintoksikimin alkoolik
- të caktohen ekipe në burgje për aplikimin e terapisë kundër alkoolit

masat për të ulur pirjen nën moshë

- rritje të kontrollit për respektimin e minimumit të moshës së blerjes së pijeve alkoolike (18 vjeç, parashikuar me ligj)
- implementim të programeve trajnues dhe ndërgjegjësues për prindërit, punonjësit socialë, arsimtarët
- pakësimin e ekspozimit të pijeve alkoolike të treg
- ndjekje të një politike çmimesh të efektshme te të rinjtë
- OJF – të kontribuojnë në përfshirjen e shoqërisë civile, për të marrë pjesë në monitorimin e respektimit të ligjeve dhe rregullave ekzistuese.(Shekulli)

ecdmpNQx2dM

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25159. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25159

Top