Kule: Më të mirët fituan në Informatikë

Kule: Më të mirët fituan në Informatikë

Rektori i Tiranës: Kemi 527 vende të lira në Universitetin e Tiranës

Në Universitetin e Tiranës, maturantët më të mirë janë klasifikuar ata që kanë fituar Informatikën dhe Mjekësinë.

Jo vetëm për zgjedhjen që kanë bërë, por edhe për pikët që kanë marrë, këta studentë të “rinj” janë vlerësuar si “përzgjedhësit” më të mirë për kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria. Në vendin tonë, institucionet, administrata apo edhe biznesi tashmë e ka të pamundur të mos punësojë një specialist të informatikës dhe për këtë tregu i punës është tepër i përshtatshëm për studentët të cilët mbarojnë në këtë degë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ata që kanë fituar në Fakultetin e Mjekësisë. Nxënës me rezultate të mira, që kanë bërë një përzgjedhje të mirë për tregun e punës, por njëkohësisht që do të jenë edhe studentë të mirë, menjëherë pas përfundimit të arsimit të lartë do të kenë më shumë mundësi punësimi. Dje, Rektorati i Universitetit të Tiranës ka shpallur të gjitha kuotat e parealizuara, vendet bosh, menjëherë pas përfundimit të afatit të regjistrimeve të vendosur nga Ministria e Arsimit. Kjo do të thotë se vendin e studentëve që nuk u regjistruan do ta zënë ata që ndodhen poshtë listës.

Kuotat bosh

Pas përfundimit të listave vakante rezultojnë të jenë 527 kuota bosh për fakultetet e Universitetit të Tiranës.

“Janë 136 vende të lira në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, 65 në Fakultetin e Infermierisë, 62 vende në Fakultetin e Juridikut, 57 vende në Fakultetin e Ekonomikut, 48 vende në Fakultetin e Shkencave Sociale, 39 në Fakultetin e Mjekësisë dhe atë të Shkencave Natyrore dhe 31 në Fakultetin e Histori-Filologjisë”, tha rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Sipas tij, ndër më të mirët, si në rezultate dhe në zgjedhje do të veçohen studentët e Informatikës. “Në këtë kohë, edhe pjesa më e madhe e bizneseve kanë nevojë për specialistë të informatikës”, sqaroi Kule. Edhe sipas raportit të përgatitur nga APRIAL, studentët që kanë fituar në Fakultetin e Mjekësisë rezultojnë të kenë mesataren e lartë, mesatarisht mbi 9 pikë.

Sakaq, për sa u përket listave zyrtare me vendet vakante për fakultetet në të gjithë Shqipërinë, informacioni zyrtar do të jepet pas përpunimit të të dhënave të listave pranë APRIAL, Agjencia e Pranimit të Rezultateve në Institucionet e Arsimit të Lartë. Sipas drejtorit të kësaj qendre, Ferdinant Shalsi, të dhënat do të duhet të përpunohen e më pas të jepen të sakta.

Lista përfundimtare

Lista përfundimtare e fituesve të fazës së dytë për pranimet në universitetet në të gjithë vendin do të afishohet pranë fakulteteve në datën 25 shtator. Ndërkohë që faza e tretë e regjistrimeve do të mbyllet vetëm në muajin tetor.

Kanë humbur përfundimisht të drejtën e studimit, fituesit të cilët nuk janë paraqitur në datat e regjistrimit, afate të vendosura nga Ministria e Arsimit. Zyrtarisht ka qenë data 20 shtator afati përfundimtar i regjistrimeve, por në fakt data 19 ka shënuar edhe afatin e fundit, duke qenë se për pjesën më të madhe e diela ka qenë dita e festës së Fiter Bajramit.

Viti i ri akademik mendohet të nisë në javën e dytë të muajit tetor. Gjatë kësaj kohe mbetet problem mësimi në Fakultetin e Juridikut dhe Shkencave Sociale, për shkak të infrastrukturës dhe si pasojë e vazhdimit të punimeve pranë këtyre godinave.(Shqip)

QTgjP3nN-WI

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22798. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22798

Top