Kukës, furgoni i tragjedisë me defekt, mekaniku: Balestra e mbrapme e thyer- Megjithëse kanë kaluar 48 orë nga aksidenti tragjik, ku mbetën të vdekur 6 persona dhe u plagosën 7 të tjerë, Policia e Qarkut të Kukësit ende nuk ka dalë me një version zyrtar për shkakun e aksidentit. Burime konfidenciale brenda grupit hetimor thanë se po hetohet në dy pista, në atë të një gabimi njerëzor dhe defektit të mjetit.
“Dyshohet që ai të ketë humbur vëmendjen duke biseduar me pasagjerët dhe nuk ka mundur të marrë kthesën si duhet. Një tjetër pistë dhe ndër kryesoret është ndonjë defekt në mjet, për të cilën po mblidhen të dhëna nga të gjitha drejtimet. Shto pastaj këtu që shoferi ishte shumë i ri dhe pa përvojë”, pohuan burime nga grupi hetimor.
Ndërkohë, pronari i një servisi automjetesh në qytetin e Kukësit, mekaniku R.Beqiri ka treguar në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, se furgoni kishte një defekt në balestrën e mbrapme. Sipas mekanikut, babai i drejtuesit të furgonit, Imer Çuni kishte kontaktuar me të dhe i kishte thënë se të shtunën do dërgonte djemtë për ta rregulluar. Beqiri tregon se thyerja e një pjese të balestrës mund të ketë spostuar diferencialin, i cili mund të ketë këputur tubin e frenave, çka ka sjellë edhe mosfunksionimin e tyre.
Z. Beqiri, ju keni takuar të premten, një ditë para aksidentit, Imer Çunin, të atin e Bashkimit (shoferit të furgonit). Çfarë ju tha?
Po, është e vërtetë. Erdhi te ofiçina ime dhe më tha se furgoni kishte pësuar një defekt dhe se donte që teknikët e mi të ofiçinës ta rregullonin.
Konkretisht, a mund të më thoni cili ishte defekti që ai do të riparonte?Më tha se e kam makinën me defekt. Kishte thyer një pjesë (kundrafoljen) të balestrës së mbrapme dhe më tha që, ‘të shtunën do të çoj dy djemtë, Bashkimin dhe Xhevahirin, që teknikët të mund ta riparojnë’.
Pra ju tha që do çonte djemtë e tij tek ofiçina juaj të shtunën për ta rregulluar?
Po pra, Imeri kështu më tha, ‘furgoni ka defekt’, dhe kështu e lamë. Dhe fakti që dy djemtë ishin bashkë ditën e aksidentit, besoj që do vinin tek ofiçina ime. Por nuk ishte e thënë.
Sipas mendimit tuaj, pasi jeni edhe mekanik, defekti që ka pasur furgoni, mund të jetë një ndër shkaqet e aksidentit?Si rezultat i këtij defekti, pra nga thyerja e kundrafoljes mund të jetë spostuar diferenciali dhe mund të ketë këputur tubin e frenave. Kjo gjë bën që të rrjedhë alkooli dhe frenat si rezultat nuk mbajnë më. Në dijeninë time, ky defekt dhe fakti që shoferi ishte i ri, nuk ka mundur të manovrojë, mund të jenë shkaqet. Ky defekt, nëse nuk menaxhohet si duhet, shkakton aksident.
10.02.2013
Burimi: Lajm-Shqip