Kujtime nga Pejgamberi a.s

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
1. Myslimani më i mirë

Tregon Abdullah ibni Sheddad r.a:
Tre njerëz nga fisi Beni Uzre erdhën tek Pejgamberi a.s dhe u bënë mysliman[1].
Pejgamberi a.s pasi u bënë mysliman pyeti shokët e vet “Kush do ta marrë për sipër jetesën e tyre (tu përgjigjet nevojave të tyre)?
Talha bin Ubejdull-llahi r.a i marr unë o i dërguar tha. Ata filluan të jetojnë pranë Talha bin Ubejdull-llahit r.a. njëri nga këta u bashkua me ushtrinë që dërgoi në luftë Pejgamberi a.s dhe ra dëshmorë në atë luftë.
I dyti prej këtyre u bashkua në një ushtri tjetër të dërguar nga Pejgamberi a.s në luftë ku edhe ky ra dëshmorë në këtë luftë.
I treti nuk vdiq në luftë por në dyshekun e tij të rehatshëm.
Talha bin Ubejdull-llah e vazhdoj fjalën kështu: “Kam parë në ëndërr se këta të tre kishin hyrë në xhenet.
Ai i cili ka vdekur më mbarapa në dyshekun e tij ishte me gradë më i lartë se dy tjerët.
Pas tij ishte ai i cili ra dëshmorë në luftën e dytë.
Ndërsa ai i cili kishte rënë dëshmorë i pari ishte në fund.”
Kjo ëndërr më bëri kureshtarë, shkova me një herë tek Pejgamberi a.s dhe i tregova ëndrrën.
Pejgamberi a.s pasi dëgjoj ëndrrën më tha:
“Çfarë nuk ke kuptuar këtu o Talha?”
Myslimani më i mirë është ai i cili jeton një jetë të gjatë duke përmendur All-llahun xh.sh me fjalët Subhanall-llah Elhamdulil-lah All-llahu Ekber.
Pra ai që përmend All-llahun xh.sh shumë. [2]

[1] Në një transmetim tjetër thuhet se këta kanë qenë dy vetë dhe për këta pasi i dyti kishte vdekur një vit pas tjetrit. Për këtë të dytin ka thënë që për shkak të adhurimeve dhe agjërimit të ramazanit që ka bërë gjatë një viti e ka gradën më të lartë se tjetri i cili ka rënë dëshmorë. Distanca midis tyre është sa toka midis qiellit. (Ibni Maxhe, Ta’bir 10; Ahmed bin Hanbel, Musned, I, 161-162, 163)
[2] (Ahmed bin Hanbel, Musned)
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
2- A do ta vritesh dy herë?

Tregon Abdullah ibni Abbasi r.a:
Pejgamberi a.s kaloi pranë njërit që i kishte vendosur këmbën mbi kokë deles që donte ta prente, delja i kishte sytë e kthyer nga thika dhe e shihte që po e mprehte thikën.
Pejgamberi a.s i tha: “ A nuk mund ta mprehje thikën më para? A do ta mbytesh dy herë delen?[1]

[1] (Taberani, Mexhmuatul Kebir)
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
3- Ata që kanë sprovimin më të rëndë?

Tregon Sa’d bin Abi Vakkas:
Pyeta një ditë Pejgamberin a.s
“ O i dërguar i All-llahut xh.sh! kush sprovohet më shumë nga All-llahu xh.sh?
Pejgamberi a.s tha:
“ Sprovimi më i rëndë i vjen Pejgamberëve të All-llahut xh.sh, pastaj vazhdon me ata të cilët janë më afër Pejgamberëve e kështu sa shkon grada duke u ulur vazhdon sprovimi duke u lehtësuar.
Njeriu sprovohet sipas gradës së besimit që ka.
Sa më shumë besimtarë që është aq më shumë sprovime ka. Nëse besimi i tij është i dobët atëherë edhe sprovat i ka më të lehta.
Një besimtar nuk shpëton nga sprovat derisa të shlyej të gjitha mëkatet që ka ai.[1]

[1] (Tirmidhiu, Ibni Maxhe, Darimiu)
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
4- A i hape zemrën dhe e pe?

Tregon Usame ibni Zejd r.a:
Pejgamberi a.s na kishte dërguar neve për të sulmuar familjen Huraka të fisit xhuhejne. Ne i sulmuam ato në mëngjes herët dhe fituam betejën.
Unë bashkë më një mysliman Medinas ndjekëm njërin prej Xhuhejnive. Në momentin kur ne po i shkonim pas, ai filloi të thoshte “La ilahe il-lall-llah”. Pasi e dëgjoi këtë shoku im medinas nuk e preku atë, ndërsa unë nuk ndalova rrëmbeva shpatën dhe e mbyta.
Kur u kthyem në Medine kjo gjë i shkoj në vesh Pejgamberit a.s. Pejgameri a.s më tha mua; ti e mbyte atë kur e dëgjove se po thoshte “La ilahe il-lall-llah”? Unë i thashë o i Dërguar i All-llahut xh.sh! ai e tha për të shpëtuar jetën e vet.
Pejgamberi a.s pas kësaj më tha: A mos vallë i hape zemrën dhe e pe që e tha për të shpëtuar jetën? Kur të vijnë para teje fjala “La ilahe il-lall-llah” çfarë do të bësh?
Pas kësaj i thash o i Dërguar lutju Allahut xh.sh që të më fali. Por Ai po përsëriste pa ndërprerje fjalët “Kur të vijnë para teje fjala “La ilahe il-lall-llah” çfarë do të bësh?” dhe nuk thoshte asnjë fjalë tjetër.
Aq shumë e përsëriti këtë fjalë sa thashë me vete ah sikur të isha bërë sot mysliman për herë të parë.[1]

[1] (Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Davudi)
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
5- Një lutje shiu



Tregon Enes ibni Maliku r.a:
Në kohën e Pejgamberit a.s një herë u përballum me një thatësirë shumë të ashpër.
Gjatë kësaj periudhe në ditën e xhuma Pejgamberi a.s po mbante hytben kur nga dera përballë hyri një fshatar dhe i tha Pejgamberit a.s “ O i Dërguar! Kopetë e kuajve, kopetë e bagëtive u shuan të gjitha, fëmijët ngelën të uritur. Lutu Allahut xh.sh që të bie shi”
Pejgamberi a.s ngriti duart lart dhe tha: “ O Zoti ynë! Na dërgo shi neve” edhe populli që ishte aty në prani ngriti duart dhe u lut bashkë me Pejgamberin a.s.
Deri në momentin që filluan të bënin lutjen nuk ekzistonte asnjë re në qiell, qielli ishte i kaltër. Sa filloi Pejgamberi a.s lutjen nga ana e pasme e tij u duk një rë e zezë e cila filloi të vinte drejtë nesh.
Kur reja erdhi në mes të qiellit u shpërnda në të gjitha anët. Betohem në Atë që më ka dhënë shpirtin se Pejgamberi a.s nuk i uli duart derisa retë mbuluan gjithë hapësirën e qiellit dhe nuk zbriti poshtë nga hytbeja pa filluar shiu. Kur filloi të zbriste nga hytbeja pashë pikat e shiut që po i rridhnin nëpër mjekër të Pejgamberit a.s.[1]
Pasi filloi të binte shi edhe ata që kishin shtëpitë afër xhamisë filluan të mendonin se si të iknin nëpër shtëpitë e tyre.
Dolëm të gjithë nga xhamia dhe shkuam nëpër shtëpitë tona duke u zhytur sa andej e sa këndej nëpër ujë. Shiu nuk pushoi për një javë me radhë.
Pas një jave përsëri ditën e xhuma Pejgamberi a.s ishte duke folur përsëri në hytbe ku erdhi një fshatar nga dera përballë hytbes dhe i tha Pejgamberit a.s “ O i Dërguar! Po na shkatërrohen shtëpitë, bagëtitë po mbyten në ujë, rrugët janë bllokuar nga uji. Lutu Allahut xh.sh që ta ndalin shiun.”
Pejgamberi a.s pasi dëgjoi këto fjalë buzëqeshi duke thënë me vete se sa shpejt mërzitet njeriu. Pastaj ngriti duart lart dhe u lut: “ O Zot! Mos na dërgo më shi mbi ne por në male, lugina e pyje të cilat janë rreth nesh.”
Pejgamberi a.s cilës rë i bënte me shenjë me anë të gishtit tregues ajo re u largonte nga sipër nesh, për një kohë shumë të shpejtë qielli mbi Medine u kthjelltësua nga retë.
Pas faljes së namazit dolëm të gjithë dhe ecëm në rrugë poshtë rrezeve të diellit. Të gjithë ata që vinin nga rrethinat e Medines në ditët e pasme tregonin se binte shi në vendet e tyre. [2]

[1] (Në atë kohë Xhamia e Pejgamberit a.s ka qenë e mbuluar me gjethe dhe degë hurmash prandaj pikonte shiu brenda. )
[2] (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu)
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
6- “Do ta shihni Zotin tuaj!”

Tregon Xherir ibni Abdullahi:

Një natë po rrinim bashkë me Pejgamberin a.s. Pejgamberi a.s duke parë drejtë hënës së plotë tha: “ Siç po e shihni hënën e plotë paqësisht pa shtyrë njëri-tjetrin kështu do ta shihni edhe Zotin tuaj paqësisht pa shtyrë njëri-tjetrin.
Tashmë mundohuni dhe bëni të pamundurën të adhuroni Zotin tuaj para se të lindi dhe të perëndoi dielli.
Pas këtyre fjalëve lexoi këtë ajet nga Kur’ani a.sh: “Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjesh kënaqësi (me shpërblim). (Taha; 130)” [1]

[1] (Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ibni Maxhe)
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
7- “ Mos i vrisni fëmijët dhe gratë”

Tregon Esved ibni Seri’:

Një herë shkova bashkë me Pejgamberin a.s në luftë dhe si plaçkë lufte fitova disa deve. Atë ditë luftëtarët kishin vrarë shumë njerëz këtu duke mos përjashtuar edhe fëmijët e gratë.
Pejgamberi a.s kur e dëgjoi këtë gjë tha: “ Çfarë kanë këto njerëz që e tejkalojnë kufirin duke vrarë fëmijët dhe gratë.”
Njëri nga të pranishmit i tha: O i Dërguar! Ata janë fëmijët dhe gratë e atyre që adhurojnë idhujt në vend të Allahut xh.sh.
Pas këtyre fjalëve Pejgamberi a.s tha: “ Shikoni edhe shumica e më të mirëve midis jush janë fëmijët e atyre që në vend të Zotit adhurojnë ose kanë adhuruar idhujt.[1]
Mos i vrisni fëmijët dhe gratë.
Mos i vrisni fëmijët dhe gratë”
Pastaj vazhdoi duke thënë: “ Çdo njeri lind mbi natyrshmërinë e tij Islamin, kjo është kështu derisa të filloi të flas e të tregojë gjendjen e vet. Pastaj nëna ose babai i tij e bën Kristian apo Çifut.[2]

[1] (Këtu Pejgamberi a.s tregon për prindërit e shokëve te Tij që janë ose kanë qenë idhujtarë.)
[2] (Ahmed b. Hanbeli, Darimiu, )
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
8- Gjëegjëza që pyeti Pejgamberi a.s

Tregon Abdullah ibni Omeri r.anhuma:

Një ditë po rrinim bashkë me Pejgamberin a.s dhe aty e qerasen Pejgamberin a.s me hurma.
Pejgamberi a.s pas qerasjes na bëri këtë pyetje: “ Është një pemë prej pemëve që nuk i bien gjethet asnjë herë. Me lejen e Allahut xh.sh jep frytet e sajë dhe është e bereqetshme si një mysliman i mirë. Pa më thoni cila pemë është ajo?”
Të gjithë filluan të numëronin pemët e pyjeve. Mua më shkoi mendja se është hurma por nuk fola sepse aty ishin Hz. Ebu Bekri Hz. Omeri (babai) e shumë të tjerë më të mëdhenj se unë dhe më erdhi turp ta thosha.
Pasi i numëruan pemët me radhë i thanë o i Dërguar na e thuaj kush është ajo pemë.
Pejgamberi a.s u tha; ajo pemë është hurma.
Më pas unë i tregova babait se e dija përgjigjen që kërkonte Pejgamberi a.s. Babai më tha nëse do kishe thënë aty përgjigjen do të më bëje më të lumtur sesa të më dhuronin gjithë botën.[1]

[1] (Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu)
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
9- Uji i abdesit

Tregon Enes ibni Maliku r.a:

Një ditë pashë Pejgamberin a.s në treg. Në atë kohë ishte afruar koha e namazit të iqindisë. Të gjithë kishin kërkuar ujë për të marrur abdes por nuk kishin gjetur. I nderuari Pejgamberi a.s futi dorën e tij tek ena për abdes dhe urdhëroi të gjithë që të merrnin abdes. Në atë moment vura re se rridhte ujë nga gishtat e Pejgamberit a.s derisa të gjithë morën abdes. Aty në prani afërsisht ndodheshin shtatëdhjetë apo tetëdhjetë persona.[1]

[1] (Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Nesaiu)
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
10- Qëndroni në vendet tuaja

Trgon Xhabir ibni Abdullahi r.anhuma:

Lagja e fisit tim Selime ishte shumë larg xhamisë. Në atë kohë përreth xhamisë së Pejgamberit a.s kishte mjaft vende të lira. Ne menduam ti shisnim shtëpitë dhe të akomodoheshim përreth xhamisë. Në ato ditë zbriti ky vërset:
“Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (Lehvi Mahvudh).” (Jasin/12)
Pasi Pejgamberi a.s e kishte dëgjuar se ne do u shpërngulnim nga vendi ynë për të ardhur afër xhamisë, na pyeti “ju a doni me të vërtetë të vini afër xhamisë?”
Ne u përgjigjëm, po o i dërguar. Ne duam të vijmë me të vërtetë aty pranë xhamisë.
Pas kësaj Pejgamberi a.s tha: “ O fisi Selime! Qëndroni në vendin tuaj, në mënyrë që të fitoni sevape për çdo hap që të hidhni gjatë rrugës për në xhami.
Po, po qëndroni aty ku jeni që të fitoni më shumë sevape gjatë ardhjes për në xhami.[1]


[1] (Muslimi, Tirmidhiu)
 
Top