Kujdes shëndetësor – por me çfarë çmimi? - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një disbalancë e madhe vihet re midis çmimit dhe shërbimit mjekësor në Shtetet e Bashkuara.
Një studim i ri tregon pabarazi të habitshme në çmimin që paguajnë njerëzët për këtë kujdes.
Sa kushton heqja e një apendisiti? – Deri në 20 mijë dollarë njeriu paguan për për operim të thjeshtë për heqjen e apendesitit në spital në Kaliforni, thuhet në një studim në “Archives of Internal Medicine”.
Autorët e studimit zbuluan se çmimet shkonin nga ;
- më i ulti prej rreth 1530 dollarë, deri tek më i larti prej afër 183 mijë dollarë.
Në studim thuhet se pacientët me medicaid, kryesisht pensionistët dhe ata pa sigurime shëndetësore, paguanin çmime më të larta – veçanërisht në spitalet fitimprurëse.
Autorët e studimit vunë re se kur pacientët kishin nevojë për ndërhyrje urgjente të tilla si apendesiti, ata pranonin çdo çmim që u ofrohej, pasi nuk kishin kohë të bënin krahasime me çmimet në spitale të tjera – gjithashtu në sistemin amerikan të shëndetësisë nuk ekzistojnë informata krahasuese për çmime shërbimi, thuhet në studim.
Ndërsa kur fondet e sigurimit shterojnë, para se të përfundojë trajtimi, pacientit i bie barra të paguajë diferencën e shumës, pa mundur të zgjedhë alternative tjetër, thonë autorët e studimit.

b.gif
 
Top