Kujdes nga mashtruesit !

Kujdes nga mashtruesit !

Te qytetarët ka mbërritur një zarf ku thuhej se jeni fitues të llotarisë “El Gordo de la Primitiva”

<span style="font-weight: bold">Spanjollët mashtrojnë shqiptarët</span>
Ambasada në Madrid: Eshtë “lojë” e rrjeteve mafioze

I nderuar qytetar shqiptar, ju keni fituar 180000 euro nga llotaria <span style="font-weight: bold">”El Gordo de la Primitiva”</span>! Kjo është një përgjigje e lumtur që nga fukara, një ditë të bukur, mund të të shndërrojë në milioner.

Por sikur të ishte kështu. ”Shumë prej familjeve shqiptare janë mashtruar nga shuma marramendëse që iu ofron kjo llotari spanjolle, më se e panjohur për to”. Kështu ka pohuar ambasadorja shqiptare, Anila Bitri, në një relacion dërguar Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Sipas saj, ”llotari” të tilla organizohen nga falsifikues, pjesëtarë të rrjeteve mafioze ndërkombëtare, të cilët kanë për qëllim t’u shkëpusin sa më shumë para ”fituesve” të dehur nga çmimet që u premtojnë.
Ndërkohë, shumë nga qytetarët kanë ardhur në redaksinë e gazetës ”Panorama”, dhe kanë shprehur çudinë që iu kishte ndodhur prej disa ditësh. Ata shpjegojnë se kur kishte mbërritur letra, nëpërmjet postës me adresë të saktë, kishin mbetur të shtangur që papritur dhe pa menduar ishin bërë milionerë. Ata po aq sa janë gëzuar edhe janë trembur, pasi përsëri nuk e kanë bërë dot lidhjen se si kjo llotari nga Spanja kishte mundur t’i identifikonte ata në mënyrë kaq të saktë. Ekzistenca e këtyre letrave në të cilat thuhej se ”jeni bërë milioner, kundrejt një pagese”,ka vënë në lëvizje punonjës të ndryshëm të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme. Edhe ata, të habitur kanë kërkuar menjëherë kontakt me ambasadën shqiptare në Spanjë, për t’u siguruar, nëse ekziston ose jo kjo llotari, që çoroditi dhjetëra qytetarë.

Përgjigjja e ambasadores
Që të fitosh në një llotari, pikësëpari, duhet të luash. Kështu, shkruhet në relacionin e ambasadores Bitri. Gazeta ”Panorama” ka arritur të sigurojë të gjithë relacionin që ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me këtë çështje. ”Qytetarë të ndryshëm shqiptarë nga Shqipëria dhe vendet e tjera ku ka emigracion shqiptar janë vënë në kontakt me ambasadën që unë përfaqësoj, duke kërkuar ndihmë për të marrë çmimet”, shkruhet në fillim të relacionit. Lidhur me këtë ambasadorja Bitri ka kontaktuar me koordinatorin kombëtar të Lojërave të Fatit pranë Ministrisë së Brendshme të Spanjës, i cili i ka komunikuar se shteti spanjoll nuk organizon lojëra fati në internet. Sipaj tij, organizimi dhe kontrolli i të gjitha llotarive që luhen në Spanjë bëhet vetëm nga shteti, pra nga ky lloj aktiviteti janë të përjashtuar me ligj individët ose shoqëritë e ndryshme. Përveç kësaj, edhe fakti që asnjëri nga fituesit nuk ka luajtur në këtë llotari, të bën të dyshosh se si është e mundur të fitosh pa luajtur. Pas shqetësimit të ngritur nga shumë qytetarë gazeta ”Panorama”, bëri disa verifikime dhe konstatoi se e gjithë kjo ishte një mashtrim. Ndërkohë, adresa e kësaj llotarie shfaqet akoma në internet.

Faqe 15 - Aktualitet, nga Laureta Rryçi
30 Prill 2004 Gazeta Panorama
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Kujdes nga mashtruesit !

Nuk i gjej dot fjalet per te pershkruar naivitetin e popullit shqiptar.

Pas skemave piramidale qe rrenuan 90% te popullsise, pas nje armate mashtruesish qe ofronin lloj lloj sherbimesh emigracioni si ka mundesi qe te mos kene vene mend?

Edhe nje efekt tjeter negativ i komunizmit qe i beri njerezit naive e injorante nga pikepamja financiare.
 

perfeksioni

Primus registratum
Re: Kujdes nga mashtruesit !

Bashkohem me mendimin e prodigy
shrug.gif
kaq budallenj kta te fisit tone kaq budallenj
 

zog

Primus registratum
Re: Kujdes nga mashtruesit !

ndersa une megjithese e lexova dy here artikullin se morra vesh ku ishte mashtrimi.

ka munesi me ma shpjegu ju te kapshmit.
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Kujdes nga mashtruesit !

Sipas saj, ”llotari” të tilla organizohen nga falsifikues, pjesëtarë të rrjeteve mafioze ndërkombëtare, të cilët kanë për qëllim t’u shkëpusin sa më shumë para ”fituesve” të dehur nga çmimet që u premtojnë.
--------------------------------------


kjo fali te paska shpetuar dy here ty zog. Ndoshta ke harruar syzet.
 

zog

Primus registratum
Re: Kujdes nga mashtruesit !

po mor jam mese dakort me tekstin e shkeputur nga ty; por verrej se: &quot;kanë për qëllim&quot; (qellim i pakryer) nuk do te thote &quot;spanjollet mashtrojne shqiptaret&quot; (qellim i kryer), por vetem se &quot;spanjollet kane per qellim (ose kishin per qellim, meqenese qellimi tyre tashme u zbulua) te mashtronin shqiptaret.

ps; nga keto llotarite ka pak kohe qarkullonin kudo, une vete kam marre nepermjet postes dhjetra te tilla, mesa morra vesh fitimi tyre (asaj kohe) ishte vetem zarfi i postes qe merrnin nga i interesuari. pak a shume si sot faqet e ndryshme ne net, fitojne para nga klikimet tona. shtoj qe llotari te tilla ketu ku jam une mund ti organizoje çdo ndermarrje, neper kutiat e çokollatave kinder ose kanoçet e kokas ka gjthnje te tilla edhe sot. pra bota si quan hiç mashtrime.

pranej desha te them se artikulli i lartem eshte artikull tipik shqiptar: ASPAK PROFESIONAL.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Kujdes nga mashtruesit !

kjo llotari spanjolle nuk eshte e vetme, jo vetem nga spanjollet, por ne pergjithesi nga shume vende qe nga SHBA e deri ne Australia duke i rene nga Atlantiku.

Ne pergjithesi premtohet nje shume e tipit 60.000 euro, ku u kerkohet fituesve te paguajne 10%, dmth 6000 euro. Kuptohet se asnje llotari serioze nuk mund te te kerkoje pagimin perpara se te marresh cmimin. Mund te te mbahet nje pjese per &quot;taksa&quot;, por kjo nuk ndodh vec kur shkon ta terheqesh cmimin.
Mjafton te vesh emrin e llotarise ne google dhe nje shoqes time i doli pernjehere Fraud Lottery, qe do me thene mashtrim.

Nje model tjeter mashtrimi jane e-mailet nga dikush nga Afrika qe po perpiqet te shpetoje familjen e vet nga persekutimi dhe i duhet nje partner per te transferuar parate e familjes se vet, para se te konfiskohen nga shteti, duke i premtuar ndihmesit nje perqindje te tyre. Loja asht se te kerkojne ty te depozitosh nje shume te caktuar ne nje llogari, para se te behet transferta.
Hehehe
Shpresoj te mos kete rene ndonje bamires ne gracke &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

bona

Primus registratum
Re: Kujdes nga mashtruesit !

dhe e fundit nje Japoneze me coi nje e-mail e thote kam paret e nje kapiteni american por s'ka kush ti mari paret e tij.
i thashe go fy dhe pse si merr per vete.
 
Top