Kufiri detar me Greqinë, sot opozita dorëzon padinë në Kushtetuese
TIRANË – Opozita dorëzon sot në Gjykatën Kushtetuese akt-padinë për marrëveshjen e kufijve ujorë mes vendit tonë dhe Greqisë, nënshkruar mes dy qeverive. Marrëveshja që së fundi ka marrë mbështetjen edhe të Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos, pritet të paraqitet në Gjykatë sot, pikërisht nga ish-deputeti demokrat Spartak Ngjela, i cili do të bëjë edhe mbrojtjen e saj para trupit gjykues gjatë shqyrtimit në seancë plenare. Siç mësohet, marrëveshja ka marrë firmat e gjashtë partive, atij të PS-së Edi Rama, të PSD-së Skënder Gjinushi, të PDS-së Paskal Milo, të G99 Erion Veliaj, PDK-së Nard Ndoka, kryetarit të PliDr Spartak Ngjela si dhe të ish-deputetit të LSI-së Ndre Legisi. Ndërkohë, atë refuzoi ta nënshkruajë kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i cili deklaroi se nuk mund të mbështeste një kërkesë të tillë, e cila nuk ishte negociuar më parë mes partive opozitare. Nga ana tjetër, Spartak Ngjela, duke qenë i bindur në ligjshmërinë e kësaj kërkese dhe pretendimeve të ngritura në të, ka deklaruar dje se do të jetë pikërisht ai avokati i palës akuzuese në Gjykatën Kushtetuese. “Do ta paraqes vetë përpara Gjykatës Kushtetuese. Do të jem dhe si avokat. Ne dyshojmë se këtu mund të ketë një aferë të madhe korruptive për faktin se aty do të kalojnë tubat e gazsjellësit dhe Shqipëria humbet rreth 200 milionë euro në vit. Pyetja është se kush i fiton? Këtë do ta gjejnë organet përkatëse”, – tha Ngjela. Partitë që kanë nënshkruar këtë kërkesë pretendojnë se marrëveshja “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare” cenon tërësinë territoriale-ujore të vendit tonë në favor të vendit fqinjë. Sipas kërkesë-padisë së opozitës marrëveshja e miratuar nga qeveria dhe e propozuar për ratifikim në Kuvend, ka prekur në këtë mënyrë parimet themelore të Kushtetutës dhe më saktë nenin 1, ku përcaktohet se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”, nenin 2 ku përcaktohet se “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”, si dhe nenin 3 ku theksohet se “Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat, janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”. Depozitimi i kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese bënë të detyrueshme për të gjitha palët e tjera vendimmarrëse që të ndërpresin çdo diskutim lidhur me marrëveshjen në fjalë deri në dhënien e verdiktit nga trupa gjykuese, nëse ajo prek apo jo parimet e mësipërme kushtetuese.

19 tetor

Bello: Greqia, në dijeni që prej 1989-s për naftën

Shteti grek ka qenë në dijeni të kërkimeve për naftë në territorin detar të Otrantos që prej vitit 1989. Është ish-zëvendësministri i METE, Pajtim Bello, i cili reagon lidhur me pohimin e Ferit Hoxhës, pasi ky i fundit deklaroi dy ditë më parë se Greqia mësoi nga mediat shqiptare për naftën e Otrantos në vitin 2006. Bello thekson se që prej vitit 1989 Greqia si dhe shtete të tjera kanë qenë në dijeni të kërkimeve të hidrokarbureve në territorin detar të Shqipërisë në zonën e Otrantos.

Zoti Bello, në një intervistë të disa ditëve më parë që ju keni dhënë për gazetën “Shekulli”, keni deklaruar se ka patur një studim për blloqet e prespektivës së burimeve të naftës e të gazit të publikuar në vitet 1988-1989. Keni sqaruar se territori detar i diskutuar në media bënte pjesë në zonën 5 të përcaktuar në studim. A kanë qenë në dijeni të këtij studimi edhe shtete të tjera në atë kohë? Po Greqia, konkretisht, a është njohur me faktin se në Otranto mund të kishte rezerva nafte?

-Po, Greqia si edhe shumë shtete të tjera janë njohur me studimin në fjalë që prej vitit 1989. Ishte një studim, në të cilin ishin përcaktuar gjithë zonat e prespektivës së burimeve të mundshme të hidrokarbureve, siç janë nafta dhe gazi. Në studimin në fjalë, territori detar në zonën e Otrantos bënte pjesë në zonën numër 5. Që prej ‘89-ës vendi ynë ka kryer disa simpoziume, ku kanë marrë pjesë mjaft shtete të tjera, ndër to edhe Greqia.

Pra, Greqia ka qenë në dijeni të burimeve të mundshme të naftës në këtë zonë që prej vitit 1989?

-Po kjo është diçka faktike, pala greke ka qenë e njohur me studimin, pasi shteti ynë gjatë këtyre simpoziumeve ka qenë i interesuar për ndonjë marrëveshje të mundshme për të kryer kërkime në terren për hidrokarburet. Madje, një marrëveshje është kryer atëherë me firmën austriake Benimex. Studimi në fjalë është bërë publik që prej asaj kohe për ndërkombëtarët. Kështu që, nuk dihet përse pala greke nuk ka pranuar të kryejë marrëveshjen për ndarjen e kufijve gjatë tentativave të diplomacisë sonë gjatë 13 viteve.

Sipas Zotit Ferit Hoxha, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe kryenegociatori i marrëveshjes detare, pohoi se pala greke u interesua pas publikimit të një përditshmeje për kërkimet e naftës që po kryheshin në detin Jon. Ju si e komentoni këtë deklarim?

-Është e vërtetë se pala greke është e interesuar për burimet e shumta të energjetikës që mund të ketë nëntoka e ujërave të detit Jon, e pikërisht pjesa e kanalit të Otrantos. Por nuk pajtohem me faktin se shteti grek e ka mësuar në vitin 2006 nga një media shqiptare, se në zonën detare në fjalë ka rezerva nafte apo gazi natyror. Kjo, pasi pala greke ka qenë e mirinformuar për këtë fakt që prej vitit 1989. Nuk e kuptoj pse pala greke është interesuar pikërisht në vitin 2006, kur kishte refuzuar prej 13 viteve. Gjithashtu, është e pakuptimtë që shteti ynë firmos që në kërkesën e parë që bën pala greke, kur kjo e fundit i kishte refuzuar për më shumë se një dekadë. Zona detare në fjalë është mjaft e rëndësishme edhe nga pikëpamja strategjike. Kjo, pasi pikërisht aty janë planifikuar kalimi i rrjeteve të shpërndarjes së energjive të dy projekteve të mëdha, ai i gazit dhe i energjisë së pastër. /shekulli/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24351. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24351