Kufijtë e Kosovës janë të njohur ndërkombëtarësisht
“Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të ditur dhe këta kufij janë të njohur ndërkombëtarësisht. Për ne është e papranueshme çdo qasje e kujtdo qoftë që në një formë apo formë tjetër ka intencën e lëvizjes së kufirit”, ka theksuar SOT presidenti Fatmir Sejdiu, gjatë një vizite në komunën e Pejës – duke komentuar vendosjen e tabelës me mbishkrimin “Mirë se vini në Malin e Zi” nga autoritetet malazeze thellë në territorin e Kosovës – në brezin kufitar të Kullës.

“Ne dëshirojmë që të kemi marrëdhëniet më të mira me Malin e Zi dhe ato janë dëshmuar në ecje praktike të deritashme”, tha presidenti Sejdiu, duke shtuar se organet kompetente që merren me çështjen e shënimit të kufijve ndërshtetërorë apo vendkalimeve të rëndësishme kufitare, që janë të nevojshme për komunikimin e qytetarëve dhe të mallrave, do ta bëjnë punën si duhet.

“Kosova i ka kufijtë e vet të qartë dhe nëse ka ndonjë ngatërresë të vogël në kuptimin e pretencës së dikujt, jashtë asaj që është normale në relacionet ndërshtetërore, sigurisht që do të ketë përgjigjen e vet”, vijoi Sejdiu.

“Për ne me rëndësi është që edhe Mali i Zi edhe Kosova kanë miqtë e përbashkët. Të dy vendet janë tepër të interesuara të lëvizin shpejt në proceset ne integrimeve euroatlantike dhe të dy vendet në bashkëpunimin rajonal kanë pjesën e bashkëpunimit të tyre”, tha ai.

Gjatë ditës së premte, presidenti Sejdiu, i shoqëruar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, ka vizituar Komunën e Pejës, ku nga kryetari i komunës, Ali Berisha është njoftuar me zhvillimet në këtë komunë dhe me problemet e të arriturat e pushtetit lokal. /Telegrafi/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23844. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23844