Ku po Shkon perandoria Amerikane

Ku po Shkon perandoria Amerikane

Ku po shkon perandoria amerikane?

Ne perpjekjen e tij te shndrroje fitoren ushtarake ne nje supremaci politike per konsum te brendshem ne shoqerine amerikane ne prag te zgjedhjeve te 2004, presidenti amerikan Xhorxh Bush duhet te pranohet qe ka shenuar perparime te dukshme. Aderimi I Frances, Rusise dhe Gjermanise ne vendimin e marre nga Keshilli I Sigurimit te OKB-se ne 22 Maj 2003, konfirmon dhe ratifikon, dhe zyrtarisht tashme, protektoratin amerikan te Irakut. Pranimi ne 25 Maj te “Road Map” (Harta e Rruges), te cilen e propozoi Kuarteti I Njohur qe eshte angazhuar ne zgjidhjen e konfliktit palestino-izraelit, e lejon tashme Washingtonin te sillet si nje “paqesjelles-paqeruajtes” ne rajonin e Lindjes se Mesme.
Por, duke hedhur nje veshtrim dhe ne Irakun e pushtuar, nderrimi I ushtarakut te larte Xhei Garnen me diplomatin Bremer, deshmon per veshtiresite ne rritje qe po hasin SHBA-te ne rikonstruktimin e strukturave minimale te nje shteti iraken. Dhe nga Riadi deri ne Kazablanka terrorizmi I tregoi ne rradhe te pare botes arabe, dhe pastaj gjithe botes qe s’eshte zhdukur dhe qe strukturat terroriste s’jane shkaterruar me largimin e Huseinit nga pushteti…
Gjendja mbareboterore sot eshte si kurrehere ne historine e njerezimit. Perandorite e medha, te ashtuquajturat dhe “boterore%
 

Enri

Primus registratum
Re: Ku po Shkon perandoria Amerikane

”, sic ishin Spanja e shekujve 16-17 dhe Britania e Madhe e shekujve 19-20, s’kane pothuajse asnje lloj ngjashmerie me perandorine e sotme amerikane. Ky pohim behet duke patur gjithmone parasysh dhe ndryshimin e kontekstit historik, social, teknologjik dhe politik te periudhave te lartpermendura. Globalizimi ka arritur ne nje stad te papare ndonjehere qe nderthur dhe lidh midis tyre tre nivelet : ekonomine, teknologjine dhe politiken, e shumices derrmuese te shteteve qe perbejne komunitetin nderkombetar.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Ku po Shkon perandoria Amerikane

Nuk ka perandori AMERIKANE ka vetem Perandori ANGLEZE.
More vesh ti me ate pushken , sot Amerika, neser Australia, me vone Afrika Jugut,
Besoj e more vesh tashti se ku po shkon
 

Alanis

Primus registratum
Re: Ku po Shkon perandoria Amerikane

Anglezet mund te quhen shume mire si nje koloni e amerikes pasi ben ekzaktesisht ate qe do amerika. Perandoria amerikane?? Nuk e quaj perandori por nje shtet dhe shtetet kane baza te forta politike. Eshte e vertete qe nuk besonte njeri qe Titaniku do fundosej por ja qe u fundos. Ku i dihet ndoshta edhe amerika do perplaset me ndonje "ajsberg" por sic e thame me lart, nuk e besoj.
 

koperton

Primus registratum
Re: Ku po Shkon perandoria Amerikane

Fillimisht postuar nga *The Patriot*:
[qb] Anglezet mund te quhen shume mire si nje koloni e amerikes pasi ben ekzaktesisht ate qe do amerika. Perandoria amerikane?? Nuk e quaj perandori por nje shtet dhe shtetet kane baza te forta politike. Eshte e vertete qe nuk besonte njeri qe Titaniku do fundosej por ja qe u fundos. Ku i dihet ndoshta edhe amerika do perplaset me ndonje "ajsberg" por sic e thame me lart, nuk e besoj. [/qb]
Po qe Amerika riparon robotat ne nje planet tjeter e beson? Bush eshte ngallof e vertete. Ka katandisur ekonomine peribret. Amerika nuk eshte Bush idioti. Eshte lokomotiva e botes de fakto.
 

DFV

Primus registratum
Re: Ku po Shkon perandoria Amerikane

Sidoqofte Amerika eshte dhe do te mbetet Amerike edhe per shume kohe, se sa asaj nuk i dihet!
Por duhet te pranojme se gjithcka e kane arritur nepermjet punes ne rradhe te pare te vet amerikaneve dhe pastaj edhe ne saj te emigracionit nga e gjithe bota.
Te pakten ne qe jetojme e punojme ne USA e kuptojme mire se qe te jetosh ketu duhet te derdhesh shume djerse ne te njejten kohe duhet te jesh dhe teper i vemendshem te mos shkelesh ligjet ndryshe keta nuk te falin.
Jo si ne Shqiperi qe eshte bere rrempall fare dhe "nuk merr vesh qeni te zon"
 
Top