Ku mund te bleje nje laptop me cmim te ulet ne Milano ?

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Ku mund te bleje nje laptop me cmim te ulet ne Milano ?

Desktop eshte ai qe rri mbi tavoline dhe qe nuk e merr dot me vete.

Sa per renien nga dora, nje here m'u thye ekrani por nuk pesoi gje tjeter (dhe kjo me kushtoi nja 300 USD atehere kur dollari nuk kishte rene kaq poshte :smash: ).

Heren e dyte, nuk u thye ekrani, por u prish harddisku dhe humba 30% te informacionit...

Keshtu pra.
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Ku mund te bleje nje laptop me cmim te ulet ne Milano ?

Fillimisht postuar nga Iola:
[qb]DELL eee, thone qe jane me te miret.... [/qb]
yep :thumbsup: /pf/images/graemlins/wink.gif

po c'e do e zonja nuk ja thote per "robbery" keshtu qe mos u shqetesoni... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Turing

Primus registratum
Re: Ku mund te bleje nje laptop me cmim te ulet ne Milano ?

Desktop eshte ai qe rri mbi tavoline dhe qe nuk e merr dot me vete.
Ah, ok. Nejse terminologjia ne fushen e informatikes eshte aq e larmishme sa ne cdo moment ndegjon terma te reja.

Sa per renien nga dora, nje here m'u thye ekrani por nuk pesoi gje tjeter (dhe kjo me kushtoi nja 300 USD atehere kur dollari nuk kishte rene kaq poshte ).

Heren e dyte, nuk u thye ekrani, por u prish harddisku dhe humba 30% te informacionit...

Keshtu pra.
Keshtu pra, ju qe keni laptop MOS HARRONI RRIPIN E SIGURIMIT PER LAPTOPIN TUAJ. :lol:

Nejse, laptopet per mendimin tim po evolujne aq shpejt saqe shume shpejt (le te themi pas 10 vjetesh) neper rruge, trena, autobuza te gjithe do jene te pajisur me nje cante dore apo krahu dhe nje laptop. Me nje fjale nuk do kete me PC ne treg apo ne qarkullim.
 

Baltin

Primus registratum
Re: Ku mund te bleje nje laptop me cmim te ulet ne Milano ?

Fillimisht postuar nga ^_^:
[qb] ops sorry mendova se je ne shqiperi !

ne milano mundohu te kapesh zinxhirin e dyqaneve VOBIS pretendohet qe kane cmim shume me te ulet edhe nje version tjeter per ta bere laptopin me pak te kushtueshem nese rron nemilano me pasaporte shqiptare mund ta blesh laptopin me ive pastaj do te kerkosh ne dyqan nje fature per TAKS FREE duke paraqitur pasaporten e nese ke ndermend te dalesh jashte italie brenda muajit merre laptopin me vete dhe bej shkarkimin e ives ne aeroport ne dyqanet e Tax Free. nuk shkarkohet gjithe iva por te pakten merr nje 15% te vleres se paguar qe eshte 4% me pak se sa iva ( iva 19%)

psh. 15% ne 1500 euro nuk jane pak jane rreth 225 euro :) [/qb]
Si eshte kjo puna e shkarkimit te IVEs, mund te behet edhe nese qendron ne itali me permesso? po nese del pas dy muajesh behet?
Sh. Flm.
 

geek

Primus registratum
Re: Ku mund te bleje nje laptop me cmim te ulet ne Milano ?

Para se te paguash, ne kasse duhet te besh kerkesen per fature, ne momentin e pagimit. Ne fature ke te specifikuar cmimin pa TVSH dhe perqindjen e TVSHse, ne nje scontrino normale cmimi nuk eshte i zberthyer. Me kete fature, brenda dy muajsh pas blerjes se mallit, duhet te kalosh doganen italiane ku do kerkosh zhdoganimin e mallit, do prezantosh faturen (po te kalosh nga Bari, komputerin nuk ta kerkojne fare per ta pare) qe do vuloset. Kur te kthehesh perseri ne Itali, do shkosh te dyqani ku ke blere mallin, te prezantosh faturen e zhdoganuar, dhe te paguahen ne dore perqindja e TVSHse, qe nuk jane pak por rreth 20% e cmimit.

..e bukur si ide, ë?
 

Baltin

Primus registratum
Re: Ku mund te bleje nje laptop me cmim te ulet ne Milano ?

Ide e shkelqyer, pyeta tek Media World dhe me thane se te kthejne vetem 13,5% te vleres qe do shpenzosh, perseri nuk jane pak.
 

ByTeCollEktR

Primus registratum
Re: Ku mund te bleje nje laptop me cmim te ulet ne Milano ?

Ne Tirane nuk do e blija sepse ne 99,999999% te rasteve do ishte i vjedhur ne Itali dhe te vijne dhe te kapin prej veshi pastaj. Jo per gje por nuk i rekomandoja askujt ta bente per kete arsye te thjesht:

Cdo PC, Mac, Notebook te cdo lloji,me pak fjale cdo paisje elektronike qe vihet ne rrjet (internet) ka, ajo qe mund ta quajme me plot goje emer + mbiemer dhe qe ne gjuhen teknike quhet MAC adress dhe qe eshte unike. Ka gjithashtu adresen IP por qe nuk eshte unike. Por ne momentin qe ti lidhesh ne internet adresa jote MAC mund te shikohet nga cilido qe i intereson. Ne shumicen e rasteve kur te vjedhin nje kompjuter ti ben denoncimin ne polici duke i dhene adresen MAC prandaj MOS BENI GAFE TE BLINI KOMPJUTERA TE VJEDHUR !!!
per kete mos u bo merak se ka programe qe e ndryshojn MAC edhe me numrat e ditlindjes tate po deshe. nuk te kap njeri. mos u bej merak
 
Top