Ku jeni Fulzistaaaa?????

Tironsja-Si-Shpirt

Primus registratum
Ku jeni Fulzistaaaa?????

Dobet dobet Fultzy,
duhet te vija une ne kete forum qe te kujtoheshit per te hap nje teme te dedikuar shkolles se mesme me cool ne Tirane. Yep nuk e egzagjeroj fare, si shpirt ka qene. Une normalisht duhet te kisha mbaruar ne 2000 po i bera naften vitin e fundit. Ato vitet e para kane qen llahtar fare. Ti En Shqiptari behu i gjalle dhe te kujtojme Fultzyn se do ta nxjerr sekretin e flokeve te tu ne te kaluaren /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
Yllo une jam njona qe studio ne USA dhe qe e ke taku edhe kete dimer te Rozafa. Te puc shume L...

Jepi Fultzy mblidhuni njehere bejme nje dore muhabet per kohet e vjetra. Miss Fultzy soooo much. Rrofte gishti i Metit, hahahhahaha
 

EVOLUTION EXTREME

Primus registratum
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

Cne ju fullcistat?? Ju jeni kota biskota,prej lodre. Me cool nga te gjitha ka qene kolegji turk, sidomos matura 2000
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

ckemi tironse

mos u habit qe nuk gjen tema per ne

nuk kemi nevoje per te rreklamuar emrin e shkolles dhe nuk hapim tema per tu mburrur (si ca te tjere qe kane shkruar me lart :smash: )

gjithe te mirat
gene matura 99

rrofte gishti i Metit
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

ah desh harrova

se shpejti do te veme ne internet pjese nga spektaklet e para te filmuara

do te ve ketu link sapo te jene gati
 

Tironsja-Si-Shpirt

Primus registratum
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

Hallall fare gene,

bashkohem me mendimin tend 100% per sa i perket reklamimit te Fultzyt pot thjesht desha te kujtoja disa nga kohet e bukura te fultzy,

gjithe te mirat
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

ehh kjo shkolle epr mendimin tim bashk me samiun (nga pak) ka patur djemt me hot. vecanerisht nje blendi dhe nje ferdi kush i njeh lol..
yje yje per zotin. Plus kane qene nga pak te zgjuar....edhe ca me shume kitarista.
E che vuoi di piu dalla vitttaaa???
-B

P.S Tironce...edhe gockat si shpirt i ka patur /pf/images/graemlins/wink.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

Kjo është matura e pestë e kësaj shkolle, e hapur pas viteve '90, ndërkohë që datëlindja e saj është viti 1921

Diplomohen 114 maturantët e shkollës teknike "Harry Fultz"

114 maturantë të shkollës së mesme teknike "Harry Fultz", janë diplomuar dje në mjediset e piramidës. Maturantët vijnë nga 3 degët kryesore të kësaj shkolle, si : biznes, automobil dhe elektronikë. Fjalën e hapjes e bëri drejtori i përgjithshëm i shkollës, Arjan Kapedani, i cili u uroi nxënësve suksese në pjesën tjetër të udhës që i ka mbetur. Gjatë takimit janë prezantuar edhe nxënësit më të mirë të kësaj shkolle të cilët kanë qenë : Elda Kara, Dritan Tako, Julian Grazhdani, Alba Bujari, Grigor Sevo, etj. Kjo është matura e pestë e kësaj shkolle, e hapur pas viteve '90, ndërkohë që datëlindja e saj është viti 1921, kur një prej profesorëve më të mirë amerikanë Harry Fultz, e hapi këtë shkollë në Tiranë. Nga statistikat 95 për qind e nxënësve të kësaj shkolle, çdo vit ndjekin arsimin e lartë. Drejtori Kapedani tregon se nxënësit e kësaj shkolle kanë qenë fitues të disa olimpiadave dhe janë vlerësuar me medalje ari për rezultatet e tyre larta. Në të njëjtën kohë 11 trofe sporti janë arritur nga ekipet sportive të "Fultzit" si dhe janë fituar disa çmime në Rinfestin e sivjetshëm. Në takim morën pjesë zv/ministri i Arsimit Sokol Axhemi, konsulli i ambasadës amerikane Donald Mur, etj. "Harry Fultz" konsiderohet sot në kryeqytet si shkollë elitare. Vetëm për një arsimim në këtë shkollë duhet të paguash 800 dollarë. Shkolla e mesme teknike jo publike "Harry Fultz", është shkolla e vetme në vend, me një staf specialistësh dhe laboratorësh modernë.
O. Kolami



nga gazeta shekulli
 

disku

UNI
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

Ai ai si se kam pa ket temen unaaaaaaaaaaaaa
un isha matura e 2001 ..jena diplomu te piramida...3 dit para sa te caja ferren destination NYC. Ala kush shof vidjon e diplomimit mme kujtohet shoqnia :cry:

Amon ere ca kena pas bo....dy vitet e para msojshim si qen pastaj 3 te funit neper bilardo edhe clubeve..jete peshku /pf/images/graemlins/laugh.gif

Nejse pershendetje te gjitheve ...vecanerisht matures 2001

Miss yall /pf/images/graemlins/frown.gif
 

RediRock

Primus registratum
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

meqe qenka bere kohe pa shkruajtur njeri tek kjo tema, po ja bej njehere ta dhe une. une isha matura e 99, matura e dyte e fultzit. zyshe kujdestare, dolori qe e kisha si shpirt. nga fultizi ika ne 98 me studime ne shba dhe me ngeli peng qe nuk e morra dot diplomen nga fultzi. matura jone dhe vecanerisht nje grup i vogel studentesh qe kisha fatin te isha pjese (albani, etioni, bledi, ani, olja, jola, etj)ishin nismetaret e shume gjerave te reja tek fultzi, filluam qeverine e studentave, filluam radion e shkolles, e hapem laboremusin ne nivel nacional, per here te pare morrem pjese tek rinfesti, e te tjera. nejse, me behet qejfi te shikoj emra e fultzistave te tjere ketu. pershendetje...

redi
 

renea

Primus registratum
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

tek laboremusi kam qene dhe une (matura 2002), por te them te drejten kishte rene shume qe koha juaj, dhe duhet te kete rene me. te gjithe drejtuesit iken nje vit mbas meje
 

renea

Primus registratum
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

Fillimisht postuar nga gene:
[qb]
rrofte gishti i Metit [/qb]
aahahahhahahahha, he mo se ka qen rrob per se mbari, sa her qe kishte pd-ja miting, i jepte lejet pa prinder /pf/images/graemlins/laugh.gif ahahahaha
 

disku

UNI
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

:mad: Mos ma luni metin se shko gjaku ne fun te komve...
Amon ere sa her e kena pas bezdis se duhet tna firmoste qate raporte me justifiku mungesat...
Edhe vec kur thote po ti dje ishe tek pitja si paske qen smur...
Bojshim si te habit...jo presor na natrro me i tjeter /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

me kane thene se arjani nuk pi me :eek:
e kam pak te veshtire ta besoj /pf/images/graemlins/smile.gif
 

disku

UNI
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

Ja ka ndalu doktorri me ligj

E mani men kur te bertiste Ariani ...mundoheshe me i nejt anash se me aq zell pelliste sa te lagte me beshtyme te patinonte fare.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Admirali

Primus registratum
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

Ëhëm, ja ku jam ene une, matura 2001. CA me thone per Fultzin e shkret, asgje, ja kam kalur per qejf, 2 vjet ne keshill studentesh, 3 vjet tek Laboremus, 2 vjet tek qendra e internetit, palle ariu. E ca me dash me, ah po, kam takuar dhe te ndjerin ate ambasadorin amerikan (spo me kujtohet emri), ate qe vdiq ne Lure. Erdhi per vizite me rastin e disa pajisjeve qe sollen ne shkolle, dhe si pjestar i stafit te Laboremus, e takova, burre i mire ka qene. Ca me thene tjeter, ah po, Naim Cano, nje servil i madh, shefi i departamentit te automobilave, genjeshtar me diplome. Per mbremjen e matures u bona tape, fajin e ka Igli Hoshja se me dha vere qe te dehte shpejt (ma kishte qejfi me pi dhe vete, por hec mo).

Dhe e fundit, nga te gjithe mesuesit qe kam pas tek Fultzi, i perkulem me respekt Musa Mukes, mesuesit te mekanikes dhe hidro-termo-dinamikes. Ai ka qene dhe eshte numri 1 tek Fultzi. Kush ka pasur te beje me te, qofte dhe muhabet, e din se pse.
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

Qe ku jom! Duke peraqesuar bregun lindor te Amerikes.

matura 99! (une nuk u maturova aty, po ai brez isha)
 

TEO

Primus registratum
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

Ah sa keq ne kishim shume faqe me ish-Fultzistat, por kur u fshi forumi si duket paskan humbur te gjitha faqet.
Une per vete jam Matura 2000 dhe isha per auto por ika ne fund te 98 keshtuqe s'i bera 2 vitet e fundit. Tironsja ti sikur kishe shkruar nje teme qe kendonit nje kenge ne autobuz me Emiljanon a se c'kishe shkruar. Me duket se kam qene dhe une tek ai autobuzi me ca te tjere megjithese s'ishim tek klasa juaj. Isha me Redi Boroven, Ervin Celkupen dhe ca te tjere harrova emrat tani kur te me kujtohen.
Nejse t'ju jap nje si permbledhje c'ka ndodhur ketu me pare ne forum me ish-fultzistat.

Para nja 5-6 vjetesh ishte hapur chati i pari i shqiptareve qe vazhdojne tani e dini ju besoj, por njekohesisht nje ish-fultzist i matures 99 kishte hapur nje faqe interneti per shkollen. me duket se adresa atehere ka qene fultz.8mm.com a nje gje e tille jane bere shume kohe s'e mbaj mend mire. Kjo faqja ishte pak a shume si nje forum qe shkruaje dhe prisje te shkruante tjetri pergjigje. Por mbaj mend qe linim te takoheshim ne chat keshtu si grup. Ne ate kohe mbaj mend qe kishte vetem nga matura 99-00 qe vinin atje dhe flisnin. Gjithashtu mbaj mend qe u krijuan Yahoo Groups per Fultzin. S'e di jane akoma gjalle apo jo por beni nje search ne yahoo mbase ju dalin. E di qe ishim rreth 50 veta ama qe futeshin here pas here. Pastaj u hap albforumi dhe u mblodhen shume prej tyre ketu megjithese shume prej tyre ka kohe qe s'jane dukur me.
Shume gjera s'i mbaj mend se ka kaluar shume kohe.. di qe na vinte arjani na bertiste kur luanim tavell me rojen ne kat te pare tek godina e dyte, kjo gje ne kohen e luftes '97. Pastaj ishte nje teme qe ishte hapur per presorin e kimise Ylli sikur e kishte emrin s'e mbaj mend di qe erdhi e zevendesoi nje tjeter pastaj Leticia sikur e kishte emrin. E dhe shume gjera te tjera te shoh mos i kam temat save ne ndonje vend e ti hedh prape ketu. Nejse mua po me vjen gjume tani e vazhdoj dite tjeter kete.
 

RediRock

Primus registratum
Re: Ku jeni Fulzistaaaa?????

U be pothuajse 6 vjet ne Amerike por vallaj akoma me djeg malli per nje nga ato pitet me gjize 150 lekshe perballe shkolles. Ose me djeg malli qe ta nxjerr edhe njehere ate boksin e madh perjashta penxheres tek biblioteka dhe te luaj Reel 2 Real ne pushimin e madh. Nejse... kjo puna e mallit qenka pune m..., te bie aty ku se pret...
 
Top