Re: Ku jane traditat e vjetra?!
Pershendetje shkodraneve dhe shkodranve,
edhe une jam me origjine prej Shkodres. Ka shume vite qe nuk jetoj aty (1995). Tere kete vite jam kthyer dy apo tre here. Shtepia ime ka qene afer ish muzeut Ateist dhe bar Barbana. Pjaca e dikurshme ka qene nje nga mrekullite kur kena kene t'vegjel me shetitjet darkave.
Tash s'e di se çfare ndertesash kane kriju arkitektet.
Sa per shoqerine shkodrane, eshte shume e veshtire te flitet pasi niveli i ulet i jeteses dhe emigracioni, si dhe papunesia, jane disa faktore determinant per nje nga qytetet, dikur model dhe me shume reputacion ne Shqiperi.
Kuptohet brezat kane ndryshuar, e, si ne te gjithe Shqiperine, kontakti me rryma dhe forma te tjera mendimi, kane krijuar nje lloj zbrazetie tek pjesa me e madhe e qytetareve shkodrane qe gjejne veten e tyre me mjaft veshtiresi ne ekonomine e tregut dhe shkembimin e tmerrshem te energjive.
Ne Shqiperi pas 5 shekujsh Turqi erdhi 50 vjetshi i Komunizmit, kurse tani po perballemi me hegjemonine e kapitalizmit qe ka me kalu nje kohe te gjate aty.
Pra, Shkodra, po kalon nje situate shume te veshtire dhe po humbet ato tradita qe sot duken pak te largeta ne krahasim me te rejat dhe formatet moderne qe po merr shoqeria shqiptare nen ndikimin e hapjes me perendimin dhe te mundesise qe shume te rinj te dalin jashte, jo per te punuar, por per studime dhe qe eshte nje gje shume me interes per ta.
Shkodra, si qytet, mendoj une se perfiton shume pak nga nje brez i pergatitur mire dhe me talent; kjo per faktin se nuk ka ndonje interes te madh te shkosh te punosh ne nje vend (pothuajse province) qe nuk ofron siguri dhe rritje ne karriere, si dhe pagim moral dhe ekonomik.
Shkodra ka nje Universitet, por kjo nuk mjafton per te ngritur lart moralin e qytetareve qe nuk kane ndonje shprese dhe siguri per te jetuar te qete, por gjithnje ne kerkim te fitimit, perfitimit dhe shfrytezimit.
Pjese tjeter eshte edhe politika qe me nje indiferentizem te pashoq ka braktisur nje pjese te madhe te qytetarise shqiptare dhe asaj shkodrane. Ka punuar keq, dhe kete e dime! Vazhdon t'i mbajne ato njerez me premtime dhe ngacmime qe nuk jane aspak te drejta. Ato qytetare shkodrane qe dikur kane ndihmuar ne nje fare menyre ardhjen e pluralizmit ne Shqiperi dhe qe nuk u kursyen per te dale ne proteste perballe plumbave dhe tankeve (DIAGACEVE) tek ish-Komiteti i Partise, jane braktisur shume shpejt nga n klasat politike qe erdhen ne pushtet dhe qe sot akoma mundohet te mbajne pushtetin me mashtrime dhe dhunime te fjales se lire. Por, mitingjet e dikurshme te viteve 91-92 si tek : Radio Shkodra apo ne Perash, nuk besoj me se kane vlere, sado qe thirrjet dhe lutjet per vota te jene hileqare, ato qytetare shkodrane duhet te kene kuptuar se politika nuk perfaqson me fjalen e tyre, por vetem interesat dhe klanet e mbrapshta te fshehura.
Shkodra e dashtun e Fishtes, Migjenit, Ndre Mjedes e, shume e shume personaliteteve te shquara qe ne kobin e zi komunist mbeten gjithnje ne hije, por historia do te flasi; me njerezit e mrekullueshem dhe shume bujare e te qeshur, me humorin e pashterrshem te shume brezave ku aktore dhe aktore, kane lene nje tradite shume te pasur per brezat te ardhshem; me gjuhen e saj karakteristike, me lulet e bukura qe zbukuronin lulishtet dhe me kalane madheshtore qe na jepte mundesine te kalonim fund javen ne nje ambjent shume te mrekullueshem; me Shiroken dhe natyren perreth, me peshqit qe na jepte liqeni: gjucat, krapin, karasin, njalen; me plazhin e bukur te Velipojes; me Alpet e mrekullueshme, Razmen, Thethin; kjo e dashtun Shkoder sot po e ka te veshtire me vendos edhe nje here ne dukje mrekullite qe ajo permban, ka dhe do te mbaje shume lart nderin dhe dashurine per te trasheguar nje tradite qe akoma s'ka marre fund: deshiren per te jetuar duke qeshur dhe duke ngacmuar trurin per te krijuar.
Krenar te jesh shkodran.
KRENAR TE JESH SHQIPTAR.
Me respekte Salvator.