Ku i fshehin qeveritaret(hajdutet)parate e vjedhura

kastriot

Primus registratum
Ku i fshehin qeveritaret(hajdutet)parate e vjedhura

127 zyrtarë shqiptarë, depozita bankare në Qipro


TIRANE - Agjencia e lajmeve ALN njoftoi dje se 127 zyrtarë shqiptarë kanë depozituar paratë e tyre në banka qipriote dhe turke, duke u paraqitur me pasaporta diplomatike apo shërbimi. Agjencia në fjalë u referohej të dhënave të nxjerra nga buletini vjetor i dy bankave në Qipro. Sipas saj, 127 zyrtarë shqiptarë kanë llogari bankare në këtë vend. Shuma e depozitave në këto banka, sipas ALN-së, është e madhe, gjë që, sipas statusit sekret bankar, i klasifikon këta depozitues në “klientë elitarë”.
Vetëm pak muaj më parë, kur ministri i sotëm i Mbrojtjes ishte kryeministër dhe në parlament diskutohej votëbesimi i qeverisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se “më i varfëri nga socialistët është Pandeli Majko, i cili ka llogari bankare në Qipro”. Por Majko, duke replikuar, e hodhi poshtë këtë akuzë të Berishës. Po kështu, Berisha akuzoi zv/ministrin e Rendit, Bujar Himçi, për zotërimin e një vile luksoze në Qipro. Edhe Himçi, në një deklaratë për shtyp, e hodhi poshtë këtë akuzë.
Pak ditë më parë, komisioni parlamentar i ligjeve kërkoi që në ligjin “Për deklarimin dhe verifikimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë” dhe në Kodin Penal të futej një nen, që i dënonte këta të fundit me një deri në dy vjet burg për mosdeklarim pasurie apo fshehje të saj. Gjithashtu, në projektligj po shihet mundësia e dhënies së fuqisë dhe hapësirave të nevojshme për të verifikuar pasuritë e deklaruara nga qeveritarët, deputetët dhe zyrtarët e lartë. Në këtë legjislaturë, nga deklarimi i pasurive të 140 deputetëve, të dhënat mbizotëruese të pasurisë të shumicës shkojnë në një apartament banimi dhe 6-7 milionë lekë të vjetra, të depozituara në bankë.


Marre nga Shekulli


<span style="font-weight: bold">Kastriot: Çfare mendoni per faktin qe qeveritaret(hajdutet) depozitojne ndihmat finanziare te marra nga FMN ose BB si pasuri private jashte shtetit???????????????
(Tema nuk ka pse te mbyllet sepse nuk ka te beje thjesht me cfletimin e shtypit. Ne qofte se dikush ndihet i sulmuar le ti thote babait ose te aferme qe ti kthejne parate e vjedhura ne Shqiperi dhe te bejne nje vetdenoncim para organeve te drejtesise.)</span>


Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ku i fshehin qeveritaret(hajdutet)parate e vjedhura

Fillimisht postuar nga kastriot: (mesazhi u censurua nga Dorezeza)
[qb] [/qb]
Kush preket nga shkrimi i mesiperm le ti thote gjyshit te vet qe ti ktheje parate e vjedhura.


Kastriot
 

Prim

Primus registratum
Re: Ku i fshehin qeveritaret(hajdutet)parate e vjedhura

Ata politikanet qe bejne miliona ne kurriz te popullit qe po vdes nga uria dhe nga i ftohti, duhen varur tek sheshi Skenderbe.
 

atleti

Primus registratum
Re: Ku i fshehin qeveritaret(hajdutet)parate e vjedhura

Ne tere gazetat e gjuhes gjermane qe ti dhe une
i lexojme , ka tema ku shqetesimi i botes per ri
ndertimin e ballkanit eshte vetem korupsjoni .
Ne krahasim me te tjeret keta tanet jane me te pa
turpshmit se pasurohen duke ndejtur ne pushtet me
vota te vjedhura, duke shfrytezuar situata politi
ke nga me tragjiket per racen shqipetare dhe me
humoristiket si perkrahja e amerikes ne lufte ku
nder Irakut.
I respektuar adash, situata e sotme e komplikuar
ne ballkan dhe vendosmerija e Amerikesper ta perha
pur me dhune demokracine e saj tregon se vjedhjet
do shtohen sepse asnje nuk eshte i interesuar per
nje ndryshim pasi tanet jane me te perulurit ,se
jane gati te bejne cdo gje vetem qe te ruajne qa
fat e tyre me dhjame.
Per 2 vjet edhe nje vjedhje votash ,edhe nje reagim i perendimit se per situaten ishin te pranu
eshme dhe mbetet viti 2010 per te shpresuar .
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ku i fshehin qeveritaret(hajdutet)parate e vjedhura

Fillimisht postuar nga Prim:
[qb] Ata politikanet qe bejne miliona ne kurriz te popullit qe po vdes nga uria dhe nga i ftohti, duhen varur tek sheshi Skenderbe. [/qb]
thumbsup.gif
thumbsup.gif



Shyqyr qe fole nje fjale me vend me ne fund. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;


Kastriot
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Ku i fshehin qeveritaret(hajdutet)parate e vjedhura

TE GJITHE TE LIDHUR ME KRIMIN&quot;

Sekretari i Marredhenieve me Publikun ne PD, Spartak Ngjela deklaroi dje se qeveria Nano po shkon drejt falimentimit pas rrezimit te akuzave ndaj Organizates &quot;Hakmarrje per Drejtesi&quot; nga Gjykata e Shkalles se pare. Ne konferencen e djeshme per shtyp, sekretari demokrat i cilesoi terroriste anetaret e kesaj organizate. &quot;Ne e konceptojme kete si fillimin e falimentimit total te shtetit. I bejme thirrje organit te akuzes, gjykatave qe te kene parasysh se grupi qe kane liruar ka qene ne sherbim te SHISH-it ne kohen e Klosit. Ne te njejten kohe i bejme thirrje drejtorit te ri qe ta zbardhe kete ceshtje, sepse permes Klosit dhe Bobratit ai grup ka punuar me SHISH&quot;, tha Ngjela. Sekretari demokrat shtoi se ngjarje te tilla qe ndikojne ne rritjen e krimit te organizuar po rrezikojne edhe biznesmenet shqiptare. &quot;I bejme thirrje biznesit te rezistoje se shume shpejt gjendja do te ndryshoje. E vetmja shprese e tij eshte rrezimi sa me i shpejte i kesaj qeverie qe eshte ne disfavor te tregut dhe natyrisht te ekonomise ne pergjithesi. Ne i bejme thirrje gjithe opinionit publik qe ne do te ndermarrim dhe do te vazhdojme nismen per ngritjen e komisioneve te hetimit parlamentar ndaj kryebashkiakut Edi Rama qe e ka si perparesi ne kete moment&quot;, tha Ngjela. Diten e hene ne senace plenare pritet te diskutohet kerkesa e demokrateve per ngritjen e komisionit hetimor ndaj veprimtarise se kryebashkiakut Edi Rama. Ne seancen e ardhshme pritet te kete debate te ashpra mes dy grupeve parlamentare PD dhe PS perderisa socialistet e kane mohuar kategorikisht kerkesen e opozites per ngritjen e ketij komisioni. Ne anen tjeter demokratet do te kembengulin qe komisioni anti-Rama te ngrihet pasi, sipas tyre, kjo eshte nje e drejte kushtetuese. Paralelisht zyrtare te larte te selise blu vazhdojne te mbajne kontakte me perfaqesues te komunitetit nderkombetar per ta denoncuar edhe ne keto qarqe qendrimin e mazhorances. Dy dite me pare, Kryetari i demokrateve Sali Berisha deklaroi pas takimit me Ambasadorin amerikan James Jaffry se socialistet nuk mund te pengojne dhe te shkelin te drejtat legjitime te opozites qe kete radhe, sipas tij, bazohen ne nenin 77 te Kushtetutes per ngritjen e komisionit hetimor per ceshtje te vecanta. Kerkesa e opozites eshte firmosur nga 36 deputete te opozites dhe vetem te henen do te vendoset perfundimisht nese do te pranohet kerkesa e firmetareve ne fjale.
 
Top