Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

kastriot

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Fillimisht postuar nga rosuja:
[qb] .... dhe do ti kur u shfaq prap ne Tirane fantazma LINO para pak kohesh..... [/qb]
Ngaqe nuk ja var asnje mashkull neper bote kujton se do te gjeje ndonje shqiptar "te varfer" qe ta kenaqi pak se ka gjithe jeten e saj qe nuk ka pare mashkull me sy <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Driza nuk ka qene ndonjehere ne amerike o trim, dhe as ka qene ai ne Shqiperi ne 1997, kujt po ia thua keto brockulla...... [/qb]
Mos se na habite!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Po partine "Lidhja popullore shqiptare" kush e ka themeluar pervec B.Drizes????????????????
Ishte Xhaferri shoku im apo i B.Drizes??????????
Po Fondacionin "Populli" qe eshte regjistruar ne gjykate me 16 korrik 1996, kush e ka krijuar pervec Drizes???????????
PSD dhe PAD bashke me partine piramidale te Drizes donin te formonin edhe te ashtuquajturin "Fronti i Lirise".
Bllokimi,ne janar 1997,i fondacionit "Populli"qe ishte themeluar dhe drejtohej e administrohej prej Drizes u cilesua nga "te majtet" si sulm politik i PD ndaj Opozites.(Lexo "Zeri i Popullit")
Qe ne kete kohe Driza "arratiset" ne USA dhe mbas pak kohe vjen ne krye te nje grupi "kryengritesash", te armatosur me arme amerikane, ne Shqiperi me ndihmen e Helikoptereve te Flotes se gjashte amerikane eshte nje ngjarje qe e dine tashme te gjithe, prandaj mos na u mundo ketu te na hedhesh hi Boleve(te na falni per shprehjen)
<img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
 

mistrec-sarande

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Kush ka shkruar gjithe keto filozofira ketu
rolleyes.gif
Gjysma e forumit nuk dine sa bejen 1+1=?.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Fillimisht postuar nga Erolina:
[qb] Rizgjedhja e Nanos ne krye te Ps-se ne menyre aq komike, me perqindje qesharake votash dhe hipokrizi per t'u besuar, me duartrokitje qe fatkeqesisht nuk na lene te na shqiten mga koka imazhet e kongreseve dhe ta xhaxhit Enver, me revoltuan dhe me bene per te qeshur njekohesisht.
Ne kongres as nuk u demaskua Rama, as nuk u poshterua Mejdani. Thjesht u tregua edhe nje here qarte se Nano ka ne dore frenat e partise se tij, te politikes shqiptare dhe atij cope trualli qe e ka emrin Shqiperi.
Ku e gjen Fatos Nano gjithe kete mbeshtetje?(sigurisht jo tek mediokrit qe votuan per te, sepse realisht numerohen lehte), por si i detyron ai drejperdrejt dhe terthorazi kundershtaret e tij brenda dhe jashte PS-se qe te mos i afrohen tortes se vet? A eshte kaq i pa-prekshem Nano dhe a do rezistoje gjate ai ne politike (megjithese pa deshiren e shqiptareve).
Ku, ku, ku e gjen mbeshtetjen e patundur ai?
Ne Greqi(perse tamam); tek Xhoi????tek Xhini??!!ku...kuje...per Shqiperine.... [/qb]
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

tek injoranca (ne kuptimin - padituria - mungesa e experiences), tek pesimizmi, ne lidhjet klanore te rastit, tek paaftesia e opozites (edhe keta ish kooperativiste e sekretare partie) ...

tek mjegulla qe klasa politike shqipetare (ca me qellim e ca pa vetedije) ka krijuar dhe mbron me aftesi te cuditshme (sikur te perdorej drejt kjo aftesi <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> )

sot u ktheva nga tirana - mjegulla vazhdon te dendet megjithe perpjekjet e shoqerise civile qe nuk arrijne te depertojne ne masat e votuesve
cry.gif


problemi ne arsyetimin tim qendron ketu:
keto elemente mund ti shfrytezoje kushdo - perse pikerisht nano arrin te jete ne krye????????????
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Or ti i kshillit

B. Driza u arratis me hapjen e burgjeve ne 97 dhe qysh prej atehere ai nuk u duk me ne Shqiperi. Ca fronti leshi po na tregon, ti o karafil.

Driza vete e pranoi publikisht sistemin piramidal te firmes Populli dhe ZP nuk i ka dale kurre ne krah atij.

Keshtu PS nuk ka asnje pergjegjesi se nje i majte kthehet ne mashtrues apo jo. Ajo hajduteri ishte ndermarrje personale dhe jo e PS. Keto firma u rregjistruan ne librat e Pushtetit te PD, ato u lejuan te vidhnin pikerisht nga shteti i PD, dhe per kete ato korruptuan administraten e PD.

Cpo me kercet mua nese Driza ishte i majte apo i djathte? Shqiptaret u vodhen ne mase ne ate kohe nga Firmat PIRAMIDALE te te gjitha sojeve dhe llojeve bile edhe nga Jevgje si SUDJA, firma keto qe nuk duhet te ekzistonin fare, nqs shteti do bente detyren e vet.


E sigurisht qe amerika do mbeshtese Nanon ne 1998. Si mund te mbeshtese ajo nje tufa malokesh kokepalare qe djegin e shkaterrojne gjithe Tiranen se i kane mbushur mendjen vetes qe Hajdari u vra nga Nano?
Si mundet valle te pretendohet se amerika mund te mbeshtese nje turme injoranto-xhahile, dhe jo Nanon qe shtrengon duart me opoziten, ben marveshje stabiliteti me ta, qe shkon ne Tropoje e Kukes e deklaron "une jam para jush ketu qe Berisha mos te shkoje ne Bence", qe i fryn frymes se gjithepjesmarrjes, qe i jep opozites pozicione kyce ne pushtet etj etj.Per cudi Nano aleatet me te fuqishem i ka te djathe, jo vetem ameriken por edhe Berluskonin ne Itali.
Nano ne 98 mund edhe te rrinte dhe te kerkonte mbrojtjen e gardes, e keshtu gjaku do shkonte deri ne gju prape.

Por Nano eshte diplomat dhe jo malok e xhahil. Ai u hapi rruge turmave te kokepalareve, e ata dogjen e shkaterruan gjithcka per te dale ne syte e botes si individe barbare e kafshe te egra.
Nano iku dha doreheqjen dhe uli tensionet e konfliktin jo si Bajraktari Sale qe nuk levizi nga istikami deri sa vdiqen 2500 shqiptare.

Politikane hajdute dhe imorale kane qeverisur dhe qeverisin vendet me te zhvilluara vazhdimisht, por nje tufe kokeplaresh me uren e zjarrit ne dore nuk eshte pare kurre te qeverise, vecse ne Angole apo Amazone.

Eshte Berisha dhe vetem ai shkaktari kryesor i gjithe kesaj katraure ne Shqiperi. Ai ishte lideri absolut i shqiperise, ai ishte president, kryeminister, minister etj etj. Ai i nderronte ministrat e qeverite si te donte dhe ai i miratonte dhe i ngrite ne qiell planet e tyre ekonomike te deshtuara. Ishte ai qe lavderonte firmat piramidale dhe qe injoroi paralajmerimet e FMN dhe shume individeve brenda PD per ato firma. Ai kishte pergjegjesine te ndertonte nje administrate te pergjegjeshme dhe te afte, ai kishte pergjegjesine te ruante ekuilibrin e brendshem dhe stabilitetin ne Shqiperi, te tregohej liberal me opoziten dhe ti mirepriste ata ne skenen politike shqiptare, ta ftonte ate ne debat dhe jo ta rrihete e persekutonte ate. Ai kishte pergjegjesine te ndertonte nje shtet qe mbron qytetarin e vet nga hajduti, dhe qe ruan shoqerine nga sherri dhe urrejtja e brendshme. Ai kishte per detyre te ruante shoqerine shqiptare nga krizat dhe ta nxirrte ate nga keto kriza pa pasoja katastrofike si ajo e 97. Sepse ai ishte numri 1, babai i kombit, lideri i plotfuqishem ne Shqiperi.

Si ka thene Trumani ne amerike dikur "I am the President and the buck stops here". Berisha eshte mallkimi yne ne cdo aspekt. Ai e ka futur sot poltiken dhe vete shoqerine shqiptare ne nje polarizim te skajshem, plot urrejtje meri dhe inate, jo vetem me njeri tjetrin por i ka nxitur keto ndjenja edhe ndaj amerikes, BE etj etj. Ai futi ne politiken shqiptare fjalorin me te ndyre me te felliqur dhe plot urrejtje. Ai qe ishte lideri absolut i shqiptareve dikur, qe shqiptaret e shikonin si model sjelljeje, integrimi dhe shprese, i udhehoqi shqiptaret ne nje gremine, kaos e anarki ku askush nuk bashkjeton, mirefunksionon dhe ecen perpara.

Mallkim vertet Mallkim.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Or ti i kshillit

B. Driza u arratis me hapjen e burgjeve ne 97 dhe qysh prej atehere ai nuk u duk me ne Shqiperi. Ca fronti leshi po na tregon, ti o karafil.
......................... [/qb]
Shkruajtur më 30 Dhjetor, 2003 17:16
--------------------------------------------------------------------------------
<span style="font-weight: bold"> Martin1
Anëtar/e
Anetar/e # 699


Driza nuk ka qene ndonjehere ne amerike o trim, dhe as ka qene ai ne Shqiperi ne 1997, kujt po ia thua keto brockulla. Ansje helikopter Amerikan nuk eshte pare ne Jug te shqiperise ne ate kohe, dhe futja e tyre eshte bere vetem per evakuimin e personelit te ambasades, me lejen e qeverise shqiptare per futjen e tyre ne territorin shqiptar.

Do m'besh kakerdhi do m'besh....

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 184 &amp;#0124; Nga: Firifistun &amp;#0124; Regjistruar: Nën 2002 &amp;#0124; IP: e Regjistruar &amp;#0124; </span>

-------------------------------------------------


??????????????????????????????????????????????????

<span style="font-weight: bold">Or ti i Kshillit te Nanos a din se çfarë po flet
shrug.gif
</span>
 

piter

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

si ne cdo diskutim qe bejme ne shqiptaret sapo kur dikush hap nje teme menyra jone per tu pergjigjur do jete menjehere kundervenia me te kunderten e saj. Nese do diskutojme per Nanon menjehere do dali dikush qe ta ktheje diskutimin tek Berisha. Ne fakt kam pak interes t'i hyj nje diskutimi se kush eshte Nano sepse secili ka sy te shohi dhe gjykoj vete sigurisht sipas pikpamjeve te tij. Ajo qe shqeteson ne keto diskutime eshte mungesa e ideve. Ne perkrahim nanon apo berishen dhe asnjehere nuk bejme nje analize se kush jane vizionet dhe politikat e ketyre politikaneve qe perkrahim, dhe nese nuk na pelqejne a ka alternativa te tjera pervec se te kundertave te tyre (pra Nano kunder Berishes) ne menyre qe mes shqiptareve te gjendet nje mesatare e cila do mundesonte ecjen perpara pa iu kundervene njeri tjetrit por duke rene dakort per shume gjera dhe te mos lejojme me asnje nga palet politike te shkeli mbi principet dhe aspiratat per te cilat gjithe shqiptaret kane rene dakort....
 

DFV

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

pietr, jam dakorte me ato qe shkruan me siper,por dikur kam degjuar dike qe thoshte ,Ne shqiptaret te na i ndajne trupin pergjysem,2 gjysmat do fillojne te zihen me njera tjetren!!!!!!!!
Sa per politiken e sotme dhe politikanet qe e drejtojne ate (kupto me se shumti Nano dhe Berisha) do te them se nuk ka me keq dhe kjo duket sa poshte ka rene Shqiperia ne te gjitha drejtimet.
A duhen ide dhe alternative te tjera?
Sigurishte qe duhen,por ketu lind pyetja kush ti prodhoj? Berishaq me Nanon?
Une per vehte nuk besoj me tek ata apo dhe te politikan te tjere shqiptare vasal te dy partive te medha.
Pse nuk besoj?
Sepse per 13 vjete te gjithe ata (politikanet shqiptare) mbollen nje politike konfliktuale qe i ndau njerzit edhe brenda familjes deri ne armiq!!!
Per 13 vjet asnjeri prej tyre nuk ka pyetur per Shqiperine e shqiptaret ,por vetem per xhepat e tyre.
Per 13 vjete ata shnderruan Shqiperine nga vendi me i varfer i Europes,sot krahasohet me disa vende nga me te varfera ne Afrike.
Per 13 vjete ata nuk arriten te zhvillonin te pakten nje pale zgjedhje te rregullta dhe te pa kontestushme.
Per 13 vjete ata e cuan shtetin shqiptar ne shtetin me te korruptuar ne Europe.
Per 13 vjet ata rrenuan ekonomin shqiptare dhe ngriten mbi te nje mafije teper te organizuar shteterore qe po varferon me shpejtesi popullin shqiptare.
Megjithe deshtimet e thella qe ata perjetojne ne aspektin mbare kombetar asnjeri prej tyre nuk jep dorheqjen nga kryetarlleku i partise,pse?
Sepse Nanos dhe Berishes e kompani i digjet shpirti per Shqiperine e shqiptaret ?
Kurre ne bot jo jo jo,por sepse ata nuk heqin dore nga cifligu i PD ,PS ,PAD,PSD.PDNJ,PDR e sa e sa parti te tjera qe i kane pasuruar ata aq shume sa ne nje nate nuk e kane per gje te shpenzojne, duke darkuar,deri ne 1 miljon leke.
C'duhet bere? NUK mund te them asgje,mbetem mjafte pesimiste!!!!!!!!!
 

Billy

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

MOS HUBNI KOHE DUKE DISKUTU PER KARNEVALET QE JANE NE PUSHTET NE SHQIPERI.DERI SA TE HYJME NE EVROPE,PRANE 2020,,NDOSHTA ,PO KETO PLEHRA KEMI PER TE PAS NEPER KOME
shrug.gif
 

Lu

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Kot qe lodhemi per te gjetur se ku e ka mbeshtetjen Tosi, e paska ketu ne forum tek ky Martini1....
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Pjetr

Kerkove alternative? Po te jape une nje, te marre nga fjalimet e Berishes. Nqs do ta marresh mundmin te numerosh sa here perseritet fjala &quot;krim&quot; ne komentet e meposhteme do ta kuptosh se cdo te thote alternativa PD e Berishe. Te kujtoj ketu qe ky eshte kryetar i opozites shqiptare, dhe jo hetues, dhe as gjykates. Ky njeri as ka hetuar dhe as ka kapur njeri duke bere krim, por akuzat e tij jane nga me te rendat. Lexoj keto komente dhe me thuaj cilen alternative progresiste shikon ti aty. Si e shikon ti te ardhmen e paqme, stabilitetin, ekuilibrat e brendshem, pa konflikte dhe perparimin ne keto komente. Me thuaj gjithashtu se cili lider opozite mund te perdore kete fjalor ne politike dhe te marre qofte edhe nje vote? Lexim te kendshem.


&quot;Kjo qeveri është përfaqësuese e të gjitha klaneve madhore kriminale dhe të korrupsionit të vendit, me strumbullar klanin e “Zemunit”. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vetëm pak orë para votimit të kabinetit “Nano” në Parlament.

Duke komentuar përbërjen e këtij kabineti, lideri demokrat tha dje gjatë një mbledhje të Grupit parlamentar se këtë qeveri e dominon klani i “Zemunit”, “klan që gjatë një muaji para, gjatë dhe pas kongresit të Fatos Nanos, përdori shuma kolosale të parave të tij të pista, përdori kërbaçin, kërcënimet, për të realizuar këtë qeveri të pashembullt në historinë e shtetit shqiptar qysh prej vitit 1913, deri më sot».

Për Berishën, «kur mendon se në qeveri krahas Dukës së krimit qëndrojnë Baçi dhe Naçi i krimit, që krahas Nard Kokës qëndron përfaqësuesi i Mirit të Xhikës, që krahas Agron Dukës qëndron ish-mamuthi i korrupsionit, sepse tani Duka është më i pakrahasueshmi i të gjithëve në paratë e tij të krimit, kjo të duket një zgjedhje tepër tendencioze dhe e detyruar».

Për liderin demokrat Sali Berisha, «në qeveri janë përfshirë baronët e drogës dhe të krimit të organizuar». Me të drejtë ai deklaroi se, “kurrë ndonjëherë në Shqipëri, asnjë qeveri nuk ka qenë totalisht e dominuar nga droga, vjedhja, kontrabanda dhe korrupsioni, siç është kjo qeveri». Siç tha Berisha, të krahasosh Papadhimën me Angjelin në kontrabandë, Papadhima del si ushtar para gjeneralit. Pra, kjo është qeveria».

Kryetari i Partisë Demokratike e akuzoi Fatos Nanon si arkitekt kryesor të sistemit të korrupsionit, mbështetës kryesor të krimit të organizuar dhe klaneve kriminale.


Zoti Berisha, në fjalën e tij të djeshme, akuzoi direkt deputetin e Vlorës, Mezan Malaj, si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës, i cili për të çuar përpara veprimtarinë e tij kriminale, ka paguar pranë kryetarit Nano 300 mijë dollarë, me qëllim zhdukjen nga skena të rivalëve të tij në këtë tregti, siç ka qenë edhe ish-kryebashkiaku Niko Veizi, i quajtur ndryshe Niko betoni. “Je një nga trafikantët e drogës në Vlorë, je një nga ata të cilët për të zhdukur kundërshtarin tënd Niko betoni, i pagove kryetarit tënd 300 mijë dollarë dhe ke ngelur tani si çakall i prishur. Ti i bën nder këtij Parlamenti, sepse ky Parlament nuk është më i tillë, por është strofull e horrave të shtetit, e padrinove në pushtet, e hajdutëve me ligj, e bandave që fshehin krimet, e bandave në pushtet, e kriminelëve me kollaro, e trafikantëve të Mirit të Xhikes, Nard Kokës, Orik Shytit dhe e të gjitha bandave kriminale të vendit.

Presidenti, mbrojtësi i korrupsionit

Në akuzat e zotit Berisha nuk mbeti jashtë edhe Presidenti i Republikës, i cili në orët e para të mëngjesit të djeshëm dekretoi edhe qeverinë e Nanos, ndërkohë që kishte deklaruar se nuk do të dekretonte ministra të korruptuar. Lidhur me këtë çështje, Berisha u shpreh: “Ndaj dhe zoti kryetar, mendoj që kjo seancë është dita e turpit në historinë e Parlamentit. Eshtë dita e papërgjegjshmërisë së madhe. Ashtu sikundër dua t’i them Presidentit të Republikës se ju, zoti President, duhej të ishit një faktor dhe pengesë kundër korrupsionit, ata sot kuptuan se ju jeni “kapaku” i luftës kundër korrupsionit. Se ju jeni një bashkëautor i korrupsionit dhe sot, me dekretimet e tua, ke ngjyer penën dhe karriken e presidentit në krimin e organizuar, në korrupsionin më të madh që historia e vendit ka njohur. Tani, dua ta mbyll këtë aktakuzë ndaj jush, por rëndësi ka se shoqëria është vendosur në luftën ndaj jush. Ata që ju i konsideroni si “gomerë të kuq”, do t’ua tregojnë Lanën shumë shpejt. Se ata që ju i konsideroni si “gomerë të kuq”, do t’ua tregojnë vendin juve, bandave me kollaro, kriminelë të kollarisur, që bëni drogën, që bëni korrupsionin, që vendosni monopolet, që rrisni taksat për t’u pasuruar dhe pa asnjë qëllim tjetër. Kështu që mbetet të denoncoj para opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar këtë moment, këtë zhvillim që do të ketë pasoja katastrofale për ekonominë shqiptare. Jam i bindur se do t’i qëndrojmë me forcën më të madhe. Ai që mendon të zgjidhë krizën e tij duke pushtetëruar të gjitha klanet kriminale, ai do të marrë vulën e turpit në historinë e këtij vendi, do të marrë vendin që i takon dhe shumë shpejt, dhe ky është Fatos Nano”.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb].............................
&quot;Kjo qeveri është përfaqësuese e të gjitha klaneve madhore kriminale dhe të korrupsionit të vendit, me strumbullar klanin e “Zemunit”. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vetëm pak orë para votimit të kabinetit “Nano” në Parlament.

Duke komentuar përbërjen e këtij kabineti, lideri demokrat tha dje gjatë një mbledhje të Grupit parlamentar se këtë qeveri e dominon klani i “Zemunit”, “klan që gjatë një muaji para, gjatë dhe pas kongresit të Fatos Nanos, përdori shuma kolosale të parave të tij të pista, përdori kërbaçin, kërcënimet, për të realizuar këtë qeveri të pashembullt në historinë e shtetit shqiptar qysh prej vitit 1913, deri më sot».

Për Berishën, «kur mendon se në qeveri krahas Dukës së krimit qëndrojnë Baçi dhe Naçi i krimit, që krahas Nard Kokës qëndron përfaqësuesi i Mirit të Xhikës, që krahas Agron Dukës qëndron ish-mamuthi i korrupsionit, sepse tani Duka është më i pakrahasueshmi i të gjithëve në paratë e tij të krimit, kjo të duket një zgjedhje tepër tendencioze dhe e detyruar».

Për liderin demokrat Sali Berisha, «në qeveri janë përfshirë baronët e drogës dhe të krimit të organizuar». Me të drejtë ai deklaroi se, “kurrë ndonjëherë në Shqipëri, asnjë qeveri nuk ka qenë totalisht e dominuar nga droga, vjedhja, kontrabanda dhe korrupsioni, siç është kjo qeveri». Siç tha Berisha, të krahasosh Papadhimën me Angjelin në kontrabandë, Papadhima del si ushtar para gjeneralit. Pra, kjo është qeveria».

Kryetari i Partisë Demokratike e akuzoi Fatos Nanon si arkitekt kryesor të sistemit të korrupsionit, mbështetës kryesor të krimit të organizuar dhe klaneve kriminale.


Zoti Berisha, në fjalën e tij të djeshme, akuzoi direkt deputetin e Vlorës, Mezan Malaj, si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës, i cili për të çuar përpara veprimtarinë e tij kriminale, ka paguar pranë kryetarit Nano 300 mijë dollarë, me qëllim zhdukjen nga skena të rivalëve të tij në këtë tregti, siç ka qenë edhe ish-kryebashkiaku Niko Veizi, i quajtur ndryshe Niko betoni. “Je një nga trafikantët e drogës në Vlorë, je një nga ata të cilët për të zhdukur kundërshtarin tënd Niko betoni, i pagove kryetarit tënd 300 mijë dollarë dhe ke ngelur tani si çakall i prishur. Ti i bën nder këtij Parlamenti, sepse ky Parlament nuk është më i tillë, por është strofull e horrave të shtetit, e padrinove në pushtet, e hajdutëve me ligj, e bandave që fshehin krimet, e bandave në pushtet, e kriminelëve me kollaro, e trafikantëve të Mirit të Xhikes, Nard Kokës, Orik Shytit dhe e të gjitha bandave kriminale të vendit.

Presidenti, mbrojtësi i korrupsionit

Në akuzat e zotit Berisha nuk mbeti jashtë edhe Presidenti i Republikës, i cili në orët e para të mëngjesit të djeshëm dekretoi edhe qeverinë e Nanos, ndërkohë që kishte deklaruar se nuk do të dekretonte ministra të korruptuar. Lidhur me këtë çështje, Berisha u shpreh: “Ndaj dhe zoti kryetar, mendoj që kjo seancë është dita e turpit në historinë e Parlamentit. Eshtë dita e papërgjegjshmërisë së madhe. Ashtu sikundër dua t’i them Presidentit të Republikës se ju, zoti President, duhej të ishit një faktor dhe pengesë kundër korrupsionit, ata sot kuptuan se ju jeni “kapaku” i luftës kundër korrupsionit. Se ju jeni një bashkëautor i korrupsionit dhe sot, me dekretimet e tua, ke ngjyer penën dhe karriken e presidentit në krimin e organizuar, në korrupsionin më të madh që historia e vendit ka njohur. Tani, dua ta mbyll këtë aktakuzë ndaj jush, por rëndësi ka se shoqëria është vendosur në luftën ndaj jush. Ata që ju i konsideroni si “gomerë të kuq”, do t’ua tregojnë Lanën shumë shpejt. Se ata që ju i konsideroni si “gomerë të kuq”, do t’ua tregojnë vendin juve, bandave me kollaro, kriminelë të kollarisur, që bëni drogën, që bëni korrupsionin, që vendosni monopolet, që rrisni taksat për t’u pasuruar dhe pa asnjë qëllim tjetër. Kështu që mbetet të denoncoj para opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar këtë moment, këtë zhvillim që do të ketë pasoja katastrofale për ekonominë shqiptare. Jam i bindur se do t’i qëndrojmë me forcën më të madhe. Ai që mendon të zgjidhë krizën e tij duke pushtetëruar të gjitha klanet kriminale, ai do të marrë vulën e turpit në historinë e këtij vendi, do të marrë vendin që i takon dhe shumë shpejt, dhe ky është Fatos Nano”. [/qb]
<span style="font-weight: bold">Bravo i qofte se ka thene te verteten.
Faktin qe Nano si Kryehajdut qe kryeson nje bande hajdutesh qe (vet) quhet Qeveri shqiptare e njeh e gjithe Bota tashme.
Berisha nuk na ka thene ndonje gje te re ne kete rast. </span>
 

DFV

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Ka thene mire Ai i dyti &quot;shqiptarin ta ndash ne dysh,dy gjysmat me njera tjetren do zihen&quot;
Edhe Ne ketu ne forum te njejten gje bejme,sa thot njeri nje fjale te mire per Tos hajdutin,hidhet tjetri dhe mburr Sali trapin,po akoma nuk ju mbushet mendja qe sa te jene ne politik Sala me Tosin shqiperia poshte e me poshte ka per te shkuar.
Si lume populli qe i ka !!!!!!!!
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

SIgurisht qe Berisha nuk ka thene ndonje gje te re. Pikerisht problemi me te eshte se ai njeri nuk sjell asgje te re dhe me te mire per ne. Berisha nuk eshte aty per ti nxitur shqiptaret drejt urrejtjes dhe inatit. Ai nuk eshte aty per tu marre me thashetheme rrugesh, sepse ai nuk ka asnje fakt per ato qe thote te pakten tani per tani. Saliu nuk eshte as gjykates, as prokuror dhe as hetues e keshtu ai nuk mund te akuzoje askend. Mua dhe ty keto na lejohen por jo liderit te opozites. Asnje lider opozite ne bote nuk e akuzon me keto norma. Berisha eshte aty per te na thene ne se si do ta rregulloje ai jeten e shqiptareve kur Fatos &quot;hajduti&quot; te bjere nga pushteti, por ai kete s'e ben se ai ska ide te tilla; ai e kishte pushtetin dhe nuk e beri. Ai vetem mund te jape nje opinion per moralin dhe figuren e Nanos, dhe jo ta akuzoje ate, por Berisha sot ekziston si opozite vetem per te share e per te mallkuar Nanon, dhe per asgje tjeter.

Por cti besh disave. Instinkti i tyre eshte agresivo-bajraktaro-malok. Keta nuk i masin liderat nga niveli i arritjeve por nga ai i revanshit dhe pasionit per sherr e konflikt. Juve iu mallengjejne sharjet e Berishes por falimentimet e tij nuk iu bejne pershtypje. Eshte natyra juaj, e shume militanteve te PD kjo. Ka mundesi ti fusim ne burg, ti veme dinamitin ...ja ne keto terma mendojne keta. Dhe pasjtaj thone, pse na shajne &quot;MALOK&quot; e &quot;CECEN&quot;. Po c'mos tiu shajne ju, kur ju mendoni, funksiononi, kenaqeni dhe kerkoni te hakmereni si barbare e njerez te eger.

Me tej ai njeri ka nga pase nje tufe hajdutesh e mafiozesh 10 here me llahtare se Nano. Nje tufe hajdutesh injornate e xhahile, qe nuk njohin limit ne inkopetencen dhe hajduterine e tyre.

Ne fakt ai akuzon Nanon sot si hajdut, por ce do se shqiptaret 1.2 miliarde dollare i humben nen pushtetin e Sales jo te Nanos.

Cdo shqiptar neutral ne politike qe lexon ate fjalim plogeshtohet deri ne palce. Ai aty nuk shikon asnje zgjidhje, asnje ide te re se si behen gjerat me mire. Cfare ai shikon aty eshte sherr, urrejtje dhe konflikt. Berisha do vije ne pushtet dhe atij do ti duhet ti vertetoje keto akuza si te verteta ndryshe ai do paditet si genjeshtar nga opinioni publik.

Keshtu Berisha do tu hape proces dhjetra liderve te opozites dhe do perserise prape 92-97, ai do fuse ne burg, do bej gjyqe fallco po te jete nevoja per te vertetuar akuzat e tij, do sjelle po ate ambient te destabilizuar, po ato tensione dhe sherre qe ne kaq shume nuk na duhen. Shqiptaret do perjetojne nje 92-97 tjeter, dhe do hyjne perseri ne nje rreth vicioz pa shprese per te dale prej andej. Pra e njejta filozofi qe na coi ne drejt katastrofes se 97.

I korruptuar apo jo Nano dhe PS se pari gezon voten e shqiptareve. Se dyti ai dhe PS ka bere 10 here me shume se PD ne cdo aspekt sidomos kur konsideron nivelin e shqiperise kur PS mori pushtetin. Se treti asnje shqiptar (pervec injoranteve) nuk beson sot se ardhja e PD ne pushtet do eleminoje zyrtaret e korruptuar. PD ishte ne fakt ajo qe e zhyti shqiperine ne korrupsion, ajo qe e lindi dhe e konsolidoi ate, ajo qe lejoi dhe beri 300 milione dollare kontrabande me Serbine etj etj. Se katerti kjo gjuhe urretjeje dhe merie eshte mallkim i vertet per ne ekonomikisht. Cdo investitor i huaj qe degjon kete fjalim tmerrohet prej tij. Sigurisht te gjithe investitoret e huaj e dine se niveli i korrupsionit ne shqiperi eshte i larte por keto mallkime dhe akuza kaq ekstreme ata ne fakt i degjojne vetem nga goja e Berishes dhe jo nga qeverite e tyre. Berisha ne vend qe te bej nje politike stabilizuese, qe jep imazhin e nje shoqerie te qete dhe pa konflikt, qofte kjo vetem ne dukje, qe i fton keta investitore ne shqiperi edhe pse aty ka korrupsion, ai me keto fjalime i shtyn ata edhe me tutje. Edhe edhe sikur ata te mos ti besojne Berishes, mjafton te lexosh tonin dhe pasionin e urrejtjes tek ky fjalim per te kuptuar se ajo shoqeri keshtu nuk ka per te qene kurre e stabilizuar dhe e paqme, 2 kushte keto thelbesore per investime.

Ata mund ta kapercejne pengesen e korrupsionit te Nanos, me pare dhe duke kompromentuar disa zyrtare ata mund te fillojne investimet kur ato premtojne fitim, ashtu sic kane bere ne KINE apo BULLGARI, POLONI etj etj, por kur ata lexojne kete fjalim dhe sherrin, e konfliktin qe ai premton, kur ata shikojne qe pushteti pretendohet nga po ai njeri fundi i pushtetit te se cilit ne 97 rezultoi ne vjedhjen dhe shkaterrimin e te gjithe bizneseve ne shqiperi, sigurisht qe askush nuk do doje te investoje asnje kacidhe ne ate vend.

Tani imagjinoni me pas Nanon kur Berisha te jete ne pushtet te dale e te akuzoje Berishen dhe administraten e tij per te njetjen gje ne emer te politikes, te verteta apo genjeshtra qofshin ato akuza. Nano nuk e ben nje gje te tille por imagjinoni sikur ai te ishte i nivelit te Berishes. Tmerr i vertet, sigurisht qe ne do vuajme perjetesisht keshtu.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] ... Ai nuk eshte aty per tu marre me thashetheme rrugesh, sepse ai nuk ka asnje fakt per ato qe thote te pakten tani per tani. ...... [/qb]
MAIN PROBLEMS FACED BY THE BALKAN COUNTRIES

The most important problems of the Balkan countries at present are social and economic - unemployment, poverty, low incomes. The issues related to government, the political system, and ethnic tensions increasingly tend to be considered of secondary importance among public priorities. By its scope and depth, the problem of corruption is serious importance to the countries in the region. Its importance is accounted for by the fact that corruption tends to infiltrate economic life, governments, political systems, and institutional structures in these societies.

TABLE 1. MAIN PROBLEMS IN THE COUNTRIES OF SEE

v Albania
Bosnia and Herzegovina
Bulgaria
Macedonia
Romania
Croatia
Serbia
Montenegro

Unemployment
44,40% 60,90% 67,80% 75,30% 39,50% 66,00% 30,30% 53,10%
Low incomes
39,30% 39,60% 49,00% 62,00% 41,30% 39,10% 39,20% 35,60%
Poverty
24,40% 29,80% 41,50% 1,10% 50,60% 31,60% 39,70% 34,80%
<span style="font-weight: bold">Corruption</span>
60,80% 47,60% 37,50% 35,10% 59,90% 41,70% 37,20% 30,80%
Crime
36,00% 32,90% 25,70% 27,60% 10,20% 33,50% 44,10% 31,50%
High prices
24,00% 10,90% 22,40% 25,40% 35,60% 27,30% 24,70% 21,20%
Political instability
49,60% 37,00% 17,00% 33,20% 29,90% 20,10% 47,80% 59,30%
Health Care
3,70% 9,90% 14,00% 7,20% 17,40% 7,10% 8,70% 4,00%
Environment pollution
5,20% 3,80% 2,70% 6,00% 1,60% 2,80% 2,50% 4,80%
Education
3,90% 4,60% 2,10% 3,70% 7,90% 4,40% 6,30% 4,50%
Ethnic problems
3,00% 15,60% 1,70% 14,90% 2,40% 7,00% 10,20% 8,60%

* The total of percentages exceeds 100 as respondents could give up to three answers
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

TABLE 2. &quot;IF IN THE COURSE OF THE PAST YEAR IF YOU HAVE BEEN ASKED FOR SOMETHING IN ORDER TO HAVE A PROBLEM OF YOURS SOLVED, YOU WERE ASKED BY:&quot;

v Albania
Bosnia and Herzegovina
Bulgaria
Macedonia
Romania
Croatia
Serbia
Montenegro

Police officer
52,00%
25,70%
24,00%
14,40%
34,00%
24,80%
42,40%
38,40%

Doctor
62,60%
19,90%
22,10%
20,20%
35,10%
16,60%
33,60%
19,50%

Customs officer
55,60%
15,90%
15,80%
21,80%
20,50%
10,50%
42,80%
21,60%

University professor or official
29,00%
9,80%
13,90%
16,30%
15,00%
8,40%
17,20%
8,70%

Administrative official in the judicial system
47,00%
9,90%
11,50%
10,60%
22,30%
6,70%
19,40%
9,40%

Municipal official
52,50%
19,10%
10,30%
11,90%
26,90%
11,30%
27,20%
19,30%

Businessman
30,50%
8,50%
9,70%
13,20%
17,80%
16,10%
31,60%
15,80%

Judge
53,10%
8,30%
9,10%
13,70%
16,60%
5,80%
19,30%
7,00%

Tax official
56,80%
8,80%
8,30%
8,90%
10,60%
6,60%
22,00%
13,30%

Public prosecutor
39,60%
3,80%
7,80%
8,10%
10,30%
2,30%
12,00%
4,30%

Official at a ministry
39,40%
13,90%
7,00%
13,20%
10,30%
8,40%
15,40%
7,20%

Member of parliament
31,20%
2,50%
6,40%
7,80%
4,50%
0,60%
7,10%
0,90%

Investigating officer
32,70%
10,10%
6,00%
6,60%
10,60%
10,90%
15,30%
8,20%

Teacher
15,40%
5,70%
5,50%
6,70%
12,70%
4,50%
11,70%
5,90%

Municipal councilor
38,90%
6,90%
3,20%
7,80%
12,40%
6,50%
10,20%
2,50%

Banker
19,60%
3,60%
2,90%
5,40%
7,80%
5,10%
13,40%
3,30%


* Relative share of those who have had such contacts and have been asked for money, gifts, or services.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

shume interesante shifrat

sa per te qene me te plote e me te qarte

kush i ka perpunuar?
mbi cilat infromacione?
ciles periudhe i referohen?

mjafton link ku i ke gjetur
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

..............................

E pse i rendojne Nanos ato ne kurriz dhe jo Berishes? Dhe ku thuhet aty qe Nano qenka hajdut? Nano nuk e solli korrupsionin ne Shqiperi, ai e gjeti ate mes Shqiptareve ne 97. Kur ishte Nano ne pushtet ne 91, ky korrupsion kaq masiv nuk ekzistonte. Korrupsion e krim nuk kishte deri ne 92, por gjate 92-97 gjithcka qe ne dinim te benim ishte kontrabanda, krimi dhe matrapazlleku. Puna, djersa dhe talenti u kthyen ne norma qesharake, sigurisht kush ishte ai idiot qe punonte kur te gjithe merrnin para qyl nga firmat hajdute. Cte bente Nano kur te gjithe ishin mesuar te vidhnin ne shqiperi, kur hajduteria ishte norme normale per shqiptaret, dhe kur ai nuk kishte asnje arme te fuqishme per ta luftuar kete korrupsion e krim kaq te konsoliduar dhe te fuqishem per 5 vjet?

Te pakten Nano i shtroi mbi 600 km rruge, Tiranen e rregulloi sa mundi, kontrabanden e skafeve ne Vlore pothuajse e eleminoi fare, ndertoi shtetin me solid shqiptar, edhe pse ai nuk mori 2 miliarde dollare nga bota, edhe pse ai mori nje shqiperi ne lufte civile, pa nje polic ne rruge, dhe me 2 milione arme ilegale.

<span style="font-style: italic">Te lutem mos Ofendo Anetaret!!!</span>
 
Top