Kthehet ilegalisht presidenti i Hondurasit. Gjendje shtetrrethimi
Qeveria e përkohshme në Honduras ka vendosur gjendje shtetrrethimi deri sot në mbrëmje pas kthimit të papritur të presidentit të dëbuar tre muaj më parë, Manuel Zelaya, pas situatës kritike të krijuar pas një grushti shteti.

Të gjitha aeroportet janë mbyllur dhe de facto autoritetet e kanë vënë ushtrinë dhe polinë në gjendje gatishmërie.

Zelaya është tashmë brenda ambasadës braziliane në Honduras. Turma përkrahësish u mblodhën jashtë dhe qëndruan atje deri sa filloi gjendja e shtetrrethimit.

Qeveria në Honduras i ka kërkuar Brazilit të dorëzojë zotin Zelaya. Ai thotë se është gati për dialog.

Lajmin e ka dhënë vetë gruaja e presidentit, Xiomara Castro. “Është shumë mirë, gëzon shëndet të plotë dhe është gati për të nisur dialogun, për të zgjidhur krizën politike, krijuar pas ngjarjeve në 28 qershor”- tha ajo, duke falënderuar presidentin brazilian Luis Inazio Lula da Silva, që e lejoi të strehohej në ambasadën britanike.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ndërkohë ka thënë se kthimi në vend i Manuel Zelaya-s, nuk duhet të çojë në veprime të dhunshme.

Zonja Clinton po fliste në Nju-Jork, ndërsa u takua me presidentin e Kosta Rikës, Oscar Arias, që është përpjekur të zgjidhë konfliktin.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22792. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22792