kryqezimi i vertet?

saladin2

Primus registratum
kryqezimi i vertet?

A u kryqezua me te verte Jezusi?

Per shkak te disa arsyeve evolutive dhe jo pak kunderthenese, Testamenti I Ri ka avantazhin deri me sot te te pasurit deshmine e te qenit document kanonik qe ndihmoi ne perhapjen e tezes ne mase te gjere, te perhapjes se tezes se supozuar te krishtit ne kryq. Eshte dokumenti qe flet me shume, qe jep mjaft detaje qe vendos ne pershkrim cdo imtesi. Por kush mund te na garantoje neve se ky liber na sygjeron te vertete, e vetem te verteten? Asnje: o te besosh pa kushte ose mos beso fare, e keshtu debati zhduket. Por nese nje pergjigje e tille paraqitet e padobishme e pamjaftueshme per te ulur kuriozitetin te dikujt qe eshte ne kerkim te se vertets pa tangjentizma, atehere duhet te perdorim shume mjete per te arritur perfundimin. Kush ka ndermend te apeloj, ne kete rast ne fene e tij, nuk duhet te harroj faktin qe feja e tij nuk mund te usgtroj funksionet gjykuese e vendim-marrese per nje debat. Feja eshte dicka personale, shpesh subjektive, e strukturuar, ndonjehere mbi paragjykimet e nuk mund te paraqese ndonje argument ku te gjithe te vien dakord, dhe as qe mund te ktheje ne realitet nje ngjarje imagjinare.
Te besojme nje dokument te vetm si, testamenti i Ri, per te na provuar se Jezusi ka vdekur ne kryq,nuk mund ta bejme,sepse nuk eshte i mjaftueshem nga ana shkencore.Na duhen pruva te tjera,dokumenta neutrale,qe nuk kane ne perberje pjese te tjera biblike. Duhet te shqyrtojme vertetsine e tregimit biblik mbi kryqezimin e Jezusit.
Si,do te orientohemi sikur keto dokumente te mos ekzistonin,ose mos te jene te afta? Keshtu smbetet qe tjeter edhe pse e pazakontevecse krahasimii teksteve “evangjelistike”. Por a ekzistojne dokumente te tjera vec atyre , kristiane qe mund te na heqin kureshtjen? Ne te vertete ka, por jane mjaft te thjeshta. Per te kuptuar se cdua te them me keto dy shprehjen e fundit duhet te analizojme vertetsine historike te ketyre dokumenteve exstra biblike, qe shpesh vedosen si mbrojetese te krishterimit dhe te Bibles.
Vec te tjerash Josh McDouell ne librin e tij “Evidence that demand a verdict”(fq.84-87) “Evidenca qe kerkojne nje verdikt” eshte bazuar mbi pruva ekstra biblike sikur te ishin te mjaftueshme,per te pranuar nga jashte historine e kryqezimit te Jezusit. Ja cilet jane pjeset qe ai perdor me shume:
• Justin Martiri: Apologjia faqe 48.3
• Aktet e Pilatit
• Nje shkrim i shkurter i nxjere nga Talmudi
• Xhuzepe Flavio:Histori Judaike XVIII, 33
• Taciti : Anules XV,44.
Burimet e mesiperme,nuk akne vleren qe u jepet atyre nga apologjetet fanatike. Nuk permbajne proven historike, te pakundershtueshme te kryqezimit imagjunar te Jezusit. Per te treguar ate qe thame me lart na nevojiten studimet e te gjitha dokumenteve dhe ekzaminimi i te tjereve per te kuptuar se eshte e kote te bazohemi mbi keto dokumente per te ,beshtetur tezen e pasiont-vdekjes se Jezusit, e per nje mbeshtetje te historise biblike te pasion-vdekjes se tij. Na duhet te analizojme nje liste me te madhe nga ajo cka na paraqet <c Douell, F.S Copleston e R.Douglas. por e po nisim nga e para.

1. A ekziston ndonje procesverbal gjyqesor romak?

Sic dihet nga cdo studiues i teologjise dhe historise se nuk ekziston ndonje dokument zyrtar romak qe deshmon se Jezusi eshte denuar me vdekje. Me procesverbal romak gjyqesor nenkuptojme, dokumentin origjinal, qe supozohen sikur jane derguar ne Rome ne arkivat perandorake. Prkuratori romak pra, Ponc Pilati, mund te tregonte per denimin e Jezusit nje peregrinus(provincial pa te drejta romake){ A. Stewenson procesi i Jezusit, “rivista di scinze guridiche”,n03,Milano 1952,fq.473}
Ky do te ishte dokumenti i fundit dhe i vetem, gjithnje nese do te ekzistonte, qe do te paraqiste nje rpove te veshtire per tu hedhur poshte. Por nga te dhenat qe do te nxjerrim do te shikojme qe ky dokument nuk ka ekzistuar kurre ndonjehere.

a. Disa apologjete paleokristiane, i pari Justin Martiri( Apologjia I,35;9.I.48;3) e me vone Tertuliani (Apologjia 5.2:21.20) flasin per nje raport qe i qenka derguar perandorit Tibetiaano nga Pilati mbi ekzekutimin e Jezusit dhe qe eshte ruajtur neper arkivat e perandorise. Cfare vlerash mund tu japim ketyre pohimeve? Asnje vlere. Autoret qe ne ate kohe ishin te kerkuar e te jashteligjshem, nuk kane pare ndonje dokument kurre madje as nuk kane ekzaminuar dicka te tille,madje as nuk na tregojne as edhe burimet e tyre, por thejsht hamendesojne per ekzistencen e ketij dokumenti.
b. Ne fillim te shek IV perandori Masima Daza(vdiq ne 313p.k) publikoi Aktet e Pialtit dhe Jezusit, e urdheroi qe keto te njiheshin e lexoheshin nga populli ne qytet e fshat dhe u mesuan permendesh nga femijet neper shkolla. Eusrbio (historia Eklestiale IX,15.1)peshkopi i cezarise, nga ku mesojme vec per luftra fetare tregon vetem permbajtjen e ketyre akteve qe ato ishin plot fyerje kunder Jezusit dhe qe spostonin kryqezimin ne keshillin e katert te tiberios ne vitin 26,po keshtu edhe tek Antologji judaike 18.2.2, po keshtu ai ka nje karaker popullor-primitiv nga ky shkrim nxirret nje perfundim qe nuk behet fjale per nje procesverbal zyrtar por thjesht te nj imitimi te gabuar ; se dyti qe ne arkivat e perandorise romake ky procesverbal nuk ka qene. Ky dokument i vone,nuk eshte aspak i besueshem e as zoteron proven me te vogel mbi te cilen Apol;ogjetet mbeshteten.
c. Aktet e Pilatit(kristianet),te perhapur mjaft shume ne mesjete qe perbejne pjesen e pare te ungjillit te Nikodemise(apokrife0 kane nje origjine jo me te heret se ajo e shek.IV pra jane te vone per historianet jane pa vlere kur apokrifa tregon letren e Palit drejtuar Klaudios
d. Ne te ashtuquajturen “Leterat e Lentulos” ku besohej se kishin ne mandatin origjinal te arrestimit te Jezusit nga ana e Pilatit, por eshte treguar se edhe ky apokrif eshte fallco, i bere ne shek.XII ose XIV(shih. E.Eisentraut ne “Lexion fur Theoligie und Kirerche Freibery Br...vol) Nga e gjithe kjo nxjerrim nje perfundim se nuk kemi te bejme me ndonje dokument zyrtar romak, per procesin e ekzekutimit te Jezusit qe pretendohet te kete ndodhur ne Palestine, atehere Judea. As qe mund te m,beshtetmi ne tekstete mesiperme, mbi nje deshmi te sigurte se nje dokument i tille ka ekzistuar ne te shkuaren.



2. Eziston ndonje dokument cifut origjinal?

Ashtu sic vepruam mw aktet procesore romake do te veprojme edhe me ato cifute: nuk njhim asnje dokument zyrtar cifut te epokes per procesin ne fjale, te kryesuar nga keshilli gjyqesor i prifterinjve, Sinedri. Nuk na kane degjuar as veshet per nje dokument te tille. Por a mund te gjendet ndonje informacion mbi kryqezimin e E Jezusit qe te ,eritoj vemendjen tone? Jo! Te shohim pse. Fillojme me Baraiten(qe ishte nje dokument qe s’pranohej nga Talmudi vete) ne trakatatin Sanherdin(45a) te Talmudit Babilonez. Ajo as qe mund te merret parasysh. Arsyeja? Permbajtja. Ja verseti qe komentohet vete.
“ Tradita thote: ‘Ne prag te Passes(Pashkes) kane varur Jeshun(Jezusin). Nje bandit per dyzet dite uleriste per te: “ai duhet vrare me gure(gurezohet) sepse ka praktikuar magjine e ka shtyre Izraelin drejt shthurrjes. Kushdo qe di dicka ne favor te tij, te vij e te deshmoj per te. Por per te nuk u gjet deshmitar, andaj ai u var ne prag Pashke’”.
Duket haptazi qe ketu nuk flitet per kryqezim te mirefillte. Kjo pjese eshte kryekeput e kundert ,e ate c’ka mundohemi te vertetojme; banditi dhe forma te vdekjeskjo pjese nuk tregon asnjeshenje kryqezimi te Jezusit. As qe mund te merren parasysh histoirte e treguara ne librin hebraik qe flet per nje proces te mbajtur kunder Jezusit. Pra keto pruva jane te kota, te pavlera dhe te rreme.
 

saladin2

Primus registratum
Re: kryqezimi i vertet?

Burimi me i rendesishem i cili flet rreth kryqezimit te Jezusit, eshte Bibla.
PEr nje analize te kesaj teorie dhe burimeve te jashtme historike shih librin e profesorit te Sorbones per historine e Krishterimit J. Guingebert ne librin e tij "Jesus" si edhe A. Smith ne librin e tij Un Dio mai Cricifisso)

Megjithate te gjithe jemi dakort se burimi me i rendesishem eshte Bibla.
Per kete arsye eshte mire qe te marrim ne analize njehere kete burim pastaj ti kthehemi burimeve te tjera.
Bibla na deshmon per historine e Jezusit, kater ungjijte flasin me se shumti per kete. Keto kater ungjij jane shkruar nga kater njerez, qe mund te quhen kater deshmitar. Te cilet bien dakort se Jezusi eshte kryqezuar.
Tani per te vertetuar besueshmerine e tyre ne duhet te marrim ne analize rrefimin e tyre dhe ta krahasojme me njeri-tjetrin dhe me burimet e jashtme historike.
Nese ato na shfaqen koherente dhe ne perputhje me njeri-tjetrin dhe burimet e tjera. Ateher deshmia e tyre eshte e sakte. Nese ata na shfaqen si deshmitaret qe thuhet se mblodhi Sinedri kunder Jezusit atehere deshmia e tyre eshte e dyshimte dhe nuk merret per baze.
Atehere le te mundohemi pak nga pak te analizojme rrefimin e kryqezimit sic gjendet ne ungjij, per te pare a perputhen deshmite e ketyre deshmitareve?

Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin. Ai që thotë të vërtetën shpall atë që është e drejtë, por dëshmitari i rremë thotë mashtrime”. Proverbat 12:17-18

Duke filluar që nga paraqitja e rrëfimit të kryqëzimit e më tej, struktura letraro-historike e përpilimit neotestamentar përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Rrëfimi, pak nga pak, bëhet gjithnjë e me i çrregullt, më problematik dhe i pazbatueshëm.Copëzat e atij mozaiku, tashmë të ngatërruar, largohen gjithnjë e më tepër duke e bërë figurën e mozaikut krejtësisht të pakuptueshme.
Pjesë të tjera akoma më të errëta dhe të dhëna akoma më kundërthënëse spikasin në çdo pjesë të këtij rrëfimi, duke ju shtuar mospërputhjeve të mëparshme për t’u u ngjitur kështu në krye të klasifikimit. Këto hasen kaq shpesh duke u bashkngjitur me njëra tjetrën pa ndërprerje, duke të dhënë përshtypjen se janë vetë autorët që dëshirojnë të na paralajmërojnë për abstraksionin e qartë të romancës së tyre.
Në praktikë, besueshmëria në pamje të parë e këtyre rrëfimeve, çmontohet vetvetiu. Le të shohim tani se ç’katastrofë letrare kanë nxjerrë në dritë këta autorë.

1. Via Crucis
I fshikulluar dhe i përqeshur, i rrahur dhe i përçmuar, njeriun-zot të adhuruar nga të krishterët e përgatisin për ta dërguar në vendin e ekzekutimit. I fiksohet në krahë patibulum-i dhe pesë ushtarët, quaternion militum-i, të udhëhequr nga centurioni, exator mortis, janë gati për kortezhin (“parakalimi i turpshëm”) qe duhej të kalonte përmes rrugëve të qytetit, me qëllim që të jipte shembull dhe të paralajmeronte banorët e qytetit.
Gjërat morën një rrugë me të vertetë të keqe për zotin-njeri. Deri edhe mantelin mbretëror, atë të pupurtin, ia marrin për ti veshur rrobat e tij të zakonshme.
“Pasi e tallën, ia hoqen purpurën, e veshën me rrobat e tij dhe e nxorën jashtë për ta kryqëzuar.” (Marku 15:20)
Edhe versioni i Mateut konfirmon të njëjtën gjë.
“Dhe, mbasi e përqeshën, ia hoqën mantelin dhe e veshën me rrobat e tij; dhe e çuan për ta kryqëzuar.” (Mateu 27:31)
Ndal aty! Këtu ka diçka që nuk funksionon: e dimë me siguri se sipas të drejtës Romake, siç na kanë siguruar burimet histotike që na kanë treguar përshkrimin e kësaj kategorie të pashpirt ekzekutimi, i dënuari me vdekje me anë të kryqëzimit duhej domosdoshmërisht të kalonte përmes rrugëve të qytetit krejtësisht i zbuluar, e më pas kryqëzohej në këtë gjendje, d.m.th. krejtësisht lakuriq. Ja dhe provat për këdo që mendon se janë të nevojshme.
a. Dimë nga Jozef Flavi se Basso e zhveshi krejtësisht Eleazaro, e fshikulloi, e më pas i ngriti kryqin (Luft. Jud. 7. 6,4 § 200-202).
b. Ekziston edhe një rast tjetër që na vjen po nga Jozef Flavi, në të cilin historiani na rrëfen për vrasësit e Caligola të cilët i zhveshën krejtësisht para se të transferoheshin në vendin e ekzekutimit. (Ant. Jud. 19. 4,5 § 270)
c. “Shën” Agustini pranon se Jezusi neotestamentarë është kryqëzuar krejtësisht i zhveshur. (Contra Faustum 12, 23)
d. Artemidoro (Oneir. 2. 61) pohon se ato të cilët kryqëzoheshin ishin krejtësisht të zhveshur (ja dhe disa dëshmi të tjera: Valerius Max., Hieronymus 1.7,4: “verberibus mulctatus sub furca as supplicium”; Dionysius Halic. 7.96 [1479]: Essi lo accompagnarono, picchiando con verghe lui che era nudo”; shih edhe Mateu 27:28; Veprat 16:22)
Një procedure e tille ishte me ligj pjesë përbërëse e ekzekutimit, njësoj si fshikullimi. Nuk ishte e mundur në asnjë rast të veprohej ndryshe: ishte një mos romanorum, i paracaktuar zyrtarisht nga ligji perandorak Romak, absolutisht i detyrueshëm. Duke qenë se faktet janë kështu, është e pashmangshmë të habitemi kur lexojmë “e veshën me rrobat e tij dhe e nxorën jashtë për ta kryqëzuar”. Ky detaj është me siguri antihistorik dhe fals. Në asnjë rast ushtarët Romak nuk mund dhe nuk duhet ta kishin veshur të dënuarin me rrobat e tij për ta dërguar më pas në vendin e ekzekutimit (le të merret parasysh që e kishin fshikulluar më parë: Veprat e apostujve 16:22)
“Të hamendësosh privilegje të veçanta (ose sic hamendëson U. Holzmeister, për situatën në Jude), nuk ka asnjë bazë argumentuese në planin historik e as nuk është bindëse: Nëse do të kishin dëshiruar ta privilegjonin Jezusin ato do ti kishin kursyer së paku përqeshjet dhe fshikullimin; deri edhe crurifragiumi (=thyerja e këmbëve) do ti aplikohej po mos të kishte “vdekur” më parë.Trajtimi i tërësishëm nuk favorizon asnjë lloj përjashtimi për Jezusin. Përsa i përket të ashtuquajturit privilegium iudaicum për të mungojnë thjesht provat. Edhe duke dashur ta pranojmë mundësinë e një cope të vogël e cila mund të ketë mbuluar pjesët intime (kështu sipas Ungjillit të Nikodemit) përsëri nuk mund të zgjidhet ky problem: një fenomen i tillë nuk përputhet me pjesët e cituara neotestamentare që qartësisht bëjnë fjalë për veshje të plotë. (shih edhe Mateun 27:35; Markun 15:24; Lukën 23:34; Gjonin 19: 23,24)
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: kryqezimi i vertet?

Well kete muhabet se kam akoma te kryer 100%,pra se di tamam ,kam ca dyshime...por qe shpresoj ti qartesoj se shpejti...
 
Top