Kryesuesit kavajas ndalen nga Gramozi
Ka barazuar 0-0 Besa në Ersekë ndërkohë që sot Dinamo ka shansin për të marrë e vetëm kreun e Superligës në rast fitoreje në Lac

Gramozi e Besa ndanë nga një pikë në ndeshjen hapëse të javës së 6-të Kategorisë Superiore në barazimin e tyre pa gola. Ndeshja pati dy tablo, në të parën u pa një impenjim më i madh i formacionit të Agim Canajt. Dos Santos, Hyseni e Olivira ishin pranë golit, ashtu si Xhafaj e Poçin për Besën.

Në fraksioni e dytë të lojës grupi verdhezi i Shpëtim Duros tregoi potencën e një ekipi me përvojë të gjatë në Superligë. Lufta sportive ishte e fortë si në fushë, (sulmuesi i Besës, Cikalleshi, doli me barrelë), por në shkallët e stadiumit midis tifozëve.

Pika e marrë, mund të konsiderohet një gjysmësuksesi i Agim Canajt në debutimin e tij me skuadrën modeste kolonjare. Gramozi regjistroi barazimin e tretë në gjashtë javë – gjashtë pikë në gjashtë ndeshje. Besa vazhdoi pathyeshmërinë e saj. Skuadra kavajase realizoi barazimin e dytë pa gola në gjashtë javët e para.

Besa përkohësisht mori kryesimin e Superligës, tashmë në kuotën e 14 pikëve, por me një ndeshje më shumë se Dinamo, që nga ana e saj luan të shtunën në Laç. Të pranishëm në stadiumin “Gramozi” ishin dhe dy presidentët, Mustfa Taçi i Gramozit dhe Nexhat Bizhdili i Besës. Kjo ishte vetëm përballja e parë e kësaj jave të gjashtë të Superligës e cila do të vazhdojë me përballjen mes Tiranës dhe Kastriotit.

Java e 6-të ofron një përballje midis dy ekipeve që nuk e kanë nisur aspak mirë sezonin. Tirana ka grumbulluar 46 për qind të pikëve (7 nga 15 të mundshmet) , Kastrioti ka “arkëtuar” 20 për qind të pikëve. Tirana i ka provuar të tria rezultatet e mundshme, ku ka vendosur një ekuilibër midis fitoreve, 2 dhe humbjeve, po 2. Kastrioti i ka humbur të dyja ndeshjet jashtë shtëpisë.

Për kryesuesit kryeqytetas të Dinamos, sot do të kenë përball Lacin që luan brenda. Laçi në shtëpi nuk e njeh humbjen, kurse Dinamo nuk e ka shijuar atë as në Tiranë dhe as në transfertë. Laçjanët nuk janë një ekip i lehtë për tu mundur përballë publikut të zjarrtë.

Shkumbuini-Teuta është ndeshja tjetër që konsiderohet si “Mile kundër Miles, një sfidë midis babait Kristaq Mile, trajneri i Shkumbinit, dhe djalit të tij, Vangjel Mile, kapitenit të Teutës. FSHF-ja e nxorri jashtë loje këtë derb: Kristaq Mile për shkak të protestave ndaj gjyqtarëve në ndeshjen e humbur 2-1 të Shkumbinit u pezullua dy javë nga Komisioni i Disiplinës, plus një gjobe prej 30 mijë lekësh. Teuta nga ana e saj vjen pas fitores 1-0 me Vllazninë.

Ndërsa Apollonia ka udhëtuar për në Korcë ku do të luaj ndaj Skëndërbeut. Skuadra korçare nuk ka lënë asnjë pikë në shtëpi: 3 ndeshje, 3 fitore por edhe Apolonia nga ana e saj nuk ka mundur të fitojë asnjë pikë në dy ndeshjet e para në transfertë. Gerti Haxhiu i lidh me një fije të dyja skuadrat: vlonjate më parë ka qenë trajneri i Apolonisë, ndërkohë që aktualisht drejton Skënderbeun.

Ditën e nesërme do të luajnë dy skuadrat Flamurtari-Vllaznia, një cift ky që e ka filluar me shumë probleme kampionatin dhe që të dyja kanë ndryshuar trajnerët. Trajneri i Flamurtari, Gugash Magani ka premierën e tij para tifozëve vlonjate, ai i Vllaznisë, Roland Luçi, bën debutimin absolut në Kategorinë Superiore dhe si trajner i një skuadre shqiptare, pasi punon e jeton në Austri. Dy skuadrat më së shumti i bashkon shifra “zero”.

Flamurtari nuk ka fituar asnjë nga dy ndeshjet e luajtura në shtëpi, për më tepër të humbura me të njëjtin rezultat: 0-3, si nga Dinamo ashtu dhe nga Teuta. Vllaznia, nga ana e saj nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në transfertë, por nuk ka mundur të shënojë qoftë dhe një gol të vetëm. Flamurtari ka mbrojtjen më të dobët në këto pesë javë: 10 gola të pësuar, Vllaznia, sulmin më të dobët, vetëm 1 gol të shënuar.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23385. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23385