Kryesia vendos të ndryshojë statutin dhe programin e PS-së

Kryesia vendos të ndryshojë statutin dhe programin e PS-së

Kryesia e Partisë Socialiste i ka hapur rrugë dje edhe procesit të saj reformues, qoftë përsa i përket strukturave të saj nëpërmjet rinovimit të Statutit, ashtu edhe programit politik, proces që nga ana e rregullave, do të përfundojë brenda muajit prill, ku kjo forcë politike ka programuar të mbajë kongresin e saj. Me shumicë votash anëtarët e kryesisë kanë miratuar projektin e paraqitur nga sekretariati i organizimit, i cili në bazë të vendimmarrjes së Kongresit të fund gushtit, kishte hartuar një program pune të detajuar, përfshi këtu ngritjen e grupeve të punës, që do të punojnë për këtë reformë në dy drejtime, ashtu edhe afatet në të cilat do të kalojë ky proces.

Kështu, në bazë të këtij vendimi, PS-ja do të ngrejë dy grupe pune me figura të spikatura të kësaj force, njëri do të punojë për hartimin e një drafti propozimesh dhe thithjen më pas të mendimit të bazës socialiste në lidhje me ndryshimin dhe përshtatjen e programit politikë në bazë të nevojave që linden nga gara e shkuar zgjedhore, ndërsa grupi tjetër do të kryejë të njëjtin proces, por vetëm në lidhje me reformimin e statutit të partisë. Grupin e punës për ndryshimet në program do e drejtojë vet kryetari Edi Rama dhe në përbërje të tij do të jenë figura të njohura të kësaj force, si ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi, ish-kryeministri Pandeli Majko, ish-guvernatori Shkëlqim Cani, ish-ministrja Ermelinda Meksi, e shumë të tjerë. Ndërkohë, mësohet se Arben Malaj dhe Saemira Pino, të evidentuar si pjesë e grupimit “Për mendim ndryshe në PS” nuk kanë pranuar që të bëhen pjesë e këtij grupi pune, ndaj kanë tërhequr emrat e tyre nga lista e propozuar nga sekretariati organizativ. Ndërsa grupi tjetër i punës, ai për ndryshimet statutore do të drejtohet prej Gramoz Ruçit dhe në të do të jenë pjesë ish-kandidati për kryetar partie, Maqo Lakrori, Namik Dokle, Fatmir Xhafaj, por edhe një zë nga grupimi opozitar brenda PS-së, Musa Ulqini.

Të dy këto grupe do të duhet që brenda datës 25 tetor të përcaktojnë axhendën e tyre të veprimit, por duke pasur parasysh që e gjitha faza e diskutimeve të propozimeve për ndryshime në këto dy dokumente themeltare të kësaj force të kryhen brenda muajit dhjetor. Më pas në projektin e miratuar nga kryesia është parashikuar që i gjithë “brumi” i propozimeve të mbledhura në bazë, ti nënshtrohet një diskutimi më të specializuar me grupet e interesit. Gjatë muajit shkurt 2010, PS-ja ka parashikuar që këto diskutime ti diskutojë në Asamble e cila nga ana e vet do të thërrasë edhe Mbledhjen e Kongresit, që po ashtu është parashikuar të mbahet në muajin prill. Ndërkohë paralelisht me këtë proces, strukturat e partisë socialiste do të përfshihen në një analizë të gjerë lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor të 28 qershorit, për të nxjerrë prej tij mësimet e duhura dhe për të bërë më pas ndryshimet e nevojshme.

Grupi i punës për ndryshimet në program

Edi Rama -kryetar
Rexhep Mejdani
Servet Pellumbi
Ermelinda Meksi
Besnik Baraj
Ervin Bushati
Ilir Beqaj
Eglantina Gjermeni
Pandeli Majko
Shkelqim Cani
Valentina Leskaj
Olta Xhaçka
Vasilika Hysi
Ditmir Bushati
Namik Kopliku
Arben Malaj (tërhequr)
Sajmira Pino (tërhequr)

Grupi i punës për ndryshimet në Statut

Gramoz Ruçi – kryetar
Namik Dokle
Maqo Lakrori
Fatmir Xhafaj
Musa Ulqini
Bashkim Fino
Blendi Klosi
Genci Gjonçaj
Erion Braçe
Damian Gjiknuri
Sajmiri Tahiri
Arben Ahmetaj
Tauland Balla
Agustin Marku
Ilir Gjoni
Rajmonda Gjoni
Ndue Doda
(Shekulli)

H85VIeDS5Dw

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24038. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24038

Top