Historia e trafikantit shqiptar Olsi Beheluli është lajm në shumë media britanike, madje tek Daily Mail është kryelajm.Një ditë më parë u raportuam se Beheluli ishte dënuar me 11 vite burg, pasi ishte pjesë e një bande të trafikut të drogave të klasit A.Sipas Daily Mail, 24- vjeçari shqiptar krenohej në rrjetet sociale me fotot e tij mes tufave të parave. Në një foto ai shihet me 250 mije sterlina cash. Ai u arrestua së bashku me dy shqiptarë të tjerëve. Bandës iu kap rreth 4 milionë sterlina kokainë dhe heroinë. Daily Mail shkruan se trafikanti bukurosh ishte pjesë e një programi reality shoë në Britani, prodhuar nga Channel 4. Programi i njohur quhet “Princesha ime e vogël”, ku kandidatët dalin në takime me një femër. Policia tha se Beheluli ishte i dhënë pas bixhozit dhe luante shuma të mëdha. Ai jetonte jetën në nivele të larta.Oficerët i gjetën një skedinë, ku ai kishte vënë bast 12 mijë sterlina.
Gazeta Mapo
Gazeta Mapo