Kryekulla e Ngujimit

Krejt papritur (ne kohe, jo ne pritshmeri) ne mesin e bulevardit te Tiranes ka mbire nje Kulle Ngujimi. Qe te jemi me te sakte ne terma, ndertesa aty ka qene, vetem se i eshte nderruar destinacioni nga Kryeministri ne Kulle ngujimi.
Ne “moshen e internetit”, ne kohen e wikileaks, ndersa institucionet shteterore kane krijuar sitet e tyre per te bere transparence me qytetaret, dhe kur politikanet shkembejne mesazhe ne Twitter per te popullarizuar idete e tyre; ne qender te Tiranes ndertesat qeveritare rrethohen me gardhe hekuri, ruhen me ushtare me arme te mbushura dhe me urdher per te qelluar ne mish, si te ishin keshtjella mesjetare.
Megjithate kjo ndertese nuk do ta kete kurre fisnikerine e keshtjelles, por do ti mbese per nje kohe te gjate emri i keq i Kulles se Ngujimit, qe ngjan sikur vjen nga thellesite e Bjeshkeve te Namuna per te hedhur hijen e saj ne qender te kryeqytetit. Ne te, ashtu si ne simotrat e saj rurale, fshihen burra te parruar e te palare, te armatosur deri ne dhembe, qe kane vrare e nuk pranojne t’i binden ligjit por ngujohen nen mbrojtjen e kulles se gurte. Nejse, deri ketu te pakten jemi si t’e thuash brenda tradites. Risia qe sjell kjo Kryekulle eshte qe brenda saj eshte ngujuar edhe ai qe e ka bere dhe duhet ta ruaje zbatimin e ketij ligji. Dhe ky eshte kryeministri yne kordhetar. Ketu peshorja e llogjikes thyhet me dysh.
Po tani cfare te beje qytetari i gjore? Ai qe nuk eshte as i kuq as blu. Ai qe shpreson qe shteti eshte nje makine qe mbledh taksa, shtyp monedhen, ruan kufijte nga armiqte e jashtem dhe ruan qytetarin nga kriminelet e brendshem! Si t’ia bejme kur gjyqtari ka frike nga vrasesi, polici nga ushtari, populli nga qeveria?
Ja nje pyetje e bukur retorike, qe te gjithe ata qe duan te bejne nje jete normale, ne nje vend normal duhet te ulen e t’ia bejne vehtes papushim, pa levizur nga vendi deri sa te gjejne nje rrugezgjidhje. Kesaj rradhe pa Kryeministrin tone kordhetar qe eshte ngujuar me vrasesit ne Kryekulle. Atij e vetmja gje pa bere qe i ka mbetur tani, eshte qe me nje cope thengjill te dale dhe te shkruaje ne murin e kryekulles :“E xanun”. Dhe keshtu e marrim vesh te gjithe, njehere e mire, se perse behet fjale.

Nga Spiro Ilo
Shume artikull interesante sidomos ky rresht "Atij e vetmja gje pa bere qe i ka mbetur tani, eshte qe me nje cope thengjill te dale dhe te shkruaje ne murin e kryekulles :“E xanun”. "
 

Hank

Valoris scriptorum
Ai e ka shkruar shume mire, por ne kete pike diskutimi duhet te preke te dy palet dhe jo vetem anen e te ngujuarit!
Problemi yne eshte se drejtohemi nga pushtetare qe nuk i duam, pasi dhe "mundesite" e zgjedhjes jane shume te vogla nga te tjere pushtatare potencial, si udheheqesi i opozites qe eshte nje alternative dhe me negative ne keto caste per mendimin tim.
 

Holland2010

Forumium maestatis
Ore po ca thote kushtetuta kur lu mendesh kryeministri? Po ndonje rregullore nuk ka per nje rast te tille? :)
Do e hap teme me vete mos na ndohmon ndonje Jurist
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Kushtetuta thotë që funksioni i kalon zv/kryeministrit deri në zgjedhjet e reja. Po pastaj? Ç'ndodh kur bëhen zgjedhjet e reja? Ja fillon nga e para cikli një herë ti e një herë un se populli e ka në s.um!

Problemi është ky i fundit që populli shqiptar nuk ka përfaqësi të tijën në këto momente. Po të vihen në grykë të kallashit politikanët aktual ndofta, e theksoj, ndofta, mund të tuten paksa të rinjtë që do ti zënë vendet.
 

gurax

Pan ignoramus
Populli duhet sensibilizuar qe prvec opsioneve "Voto A, Voto B, Voto C", etj, ka dhe nje opsion tjeter: Mos voto nese s'je dakord me opsionet. Duke qene se ne Shqiperi ekziston rreziku qe ata qe nuk votojne mund t'ju vidhet vota, atehere fare mire mund te votojne A+B+C ne te njejten kohe duke e bere me dashje voten te pavlefshme.
Cfare ndodh me legjislacion nese psh, ne menyre te kombinuar, pjesemarrja e popullates ne votime dhe votat e vlefshme, eshte 10% apo 15% apo 7% ? A konsiderohet kjo gje si nje proteste e popullit me ane te votes?
 

Hank

Valoris scriptorum
Populli duhet sensibilizuar qe prvec opsioneve "Voto A, Voto B, Voto C", etj, ka dhe nje opsion tjeter: Mos voto nese s'je dakord me opsionet. Duke qene se ne Shqiperi ekziston rreziku qe ata qe nuk votojne mund t'ju vidhet vota, atehere fare mire mund te votojne A+B+C ne te njejten kohe duke e bere me dashje voten te pavlefshme.
Cfare ndodh me legjislacion nese psh, ne menyre te kombinuar, pjesemarrja e popullates ne votime dhe votat e vlefshme, eshte 10% apo 15% apo 7% ? A konsiderohet kjo gje si nje proteste e popullit me ane te votes?
Nuk jam shume i sigurt nese varianti "mos voto" i sherben popullit!
Populli duhet te mesoje te votoje alternativat e reja dhe jo ujqit e vjeter. Ne kete menyre do kete mundesi per futjen ne politike te forcave te reja.
 

Holland2010

Forumium maestatis
Sot u duk tamam si i ngunjuar Kryeministri. Ishte ngunjuar nga te vetet se protestuesit KOKEPALARE u sollen me te civilizuar se qeveritare e shkolluar.
 

ilirarberi

Forumium maestatis
Kushtetuta thotë që funksioni i kalon zv/kryeministrit deri në zgjedhjet e reja. Po pastaj? Ç'ndodh kur bëhen zgjedhjet e reja? Ja fillon nga e para cikli një herë ti e një herë un se populli e ka në s.um!

Problemi është ky i fundit që populli shqiptar nuk ka përfaqësi të tijën në këto momente. Po të vihen në grykë të kallashit politikanët aktual ndofta, e theksoj, ndofta, mund të tuten paksa të rinjtë që do ti zënë vendet.

tamam ashtu kazani i ramiz alise duhet vene ne gryke te kallashit,qe te shpresojme per me mire.
 
J

jehon

Guest
Ne politike nuk marrin pjese te mencmit, ose quhe si te duash, por nuk marrin pjese ata qe mundet te ndihmojne popullin dhe vendin , si ne rastin tone. Maloku, ose i paqytetruari, eshte mesuar atje, me hapsira pa kufi, duke bashkejetu me kafshet, egersirat dhe duke shtrire doren nga ja ka qefi. Ky qytetar zbret ne qytet, mendoheni dhe rastin kur behet i pari i vendit, c'fare mund te presesh. Une mendoj qe nuk duhet fajsuar, ai nuk eshte me i zi se sa duket.... Dale tha kadiu, mos ik me vrape se ne shkrim kam bere nje te madh gabim, jo jo tha fshatari ne shkrim nuk ka gabim , gabimi eshte ne qypin tim. Kjo pune keshtu vete, ai, e ka marr letren per te qeverisur, populli le te mbaj qypin me ...... me hi. / Tek ajo kulle ngujimi po shitet shqiperia/ populli te mbaj qypin, te presi dite te mira /Koha sheron cdo gje, ftoh hekurin e skuqur,/ Por duhet punuar nuk duhet lutur./
 
Top