Kronikat e pornokracisë…

atman

Forumium maestatis
Kronikat e pornokracisë…

Dhe mbi ballin e saj ishte shkruajtur: “Babilonia e Madhe, nëna e prostitutave dhe e gjërave të neveritëshme të tokës”. (a)


* * *

Kronikat e pornokracisë…

Shekulli i errët – shekulli i dhjetë. Përse? Quhet e tillë dhe përfshin thuajse ose më shumë se një shekull. Por nëse shikon themelet e kishës së Romës do të kuptosh se qëndrojnë mbi ç’thurrjen morale. Megjithatë spikat në historinë e papatit një periudhë që më vonë do të pasurojë gjuhësinë me termin “Pornokraci” që do të thotë as më pak dhe as më shumë: Pushtet i prostitutave, ose pushtet i rrugës, sepse vetë fjala prostitutë këtë do të thotë.
Fillon me vdekjen e papës Stefani i pestë, 891 dhe mbaron...(nëse vërtet është kështu sepse në fakt me Papën Aleksandër i VI – Borgia, nga viti 1492 – 1503 i cili do të kishte marrdhënie seksuale edhe me të bijën Lukrecia Borgia, femër e një bukurie dhe inteligjencie të rrallë. Me këtë familje, kemi një faqe tjetër të shthurrjes morale të Vatikanit dhe kjo i përket një periudhe të mëvonëshme), sidoqoftë përfshin më shumë se një shekull. Kjo periudhë zjen në kazanin e saj plot 28 papë dhe tre antipapë. Ishte koha kur Vatikani dhe rregullat e tij do të diktoheshin nga prostitutat, sikurse është quajtur nga historia.
Nga 904 deri në 964 papati dhe Vatikani ishin nën diktatin e familjes së senatorit Teofilian, për saktësi të gruas së tij, ish prostitutës Teodora, femër e një bukurie të rrallë dhe që e vazhdonte zanatin për interesat e familjes. Analfabete por dinte të përdorte joshjen për të ushtruar pushtetin e çthurrjes dhe për të shtyrë papët drejt “mëkatit”. Nën ndikimin e tyre, të Teodorës dhe vajzave të saj, papati u mbush me fëmijë bastardë të cilët do të diktonin më pas dhe do të zgjidheshin papë. Vajza e saj, Maria – Marioza dhe në metamorfozën përfundimtare, Marozia, lindi në Romë 892 – 955, do të sundonte për njëzet vjet në Vatikan. Marozia drejtoi aktivitetin seksual të kishës Katolike.
Historia e kësaj prostitute mund të përmblidhet me pak fjalë:
- E dashura e papës Sergio III, papë në vitet: 904 – 911.
- Nëna e papës Giovani i XI, (papë nga viti 931 – 935, fëmijë i lindur nga marrdhëniet midis Marozias dhe papës Sergio III.
- Gjyshe e një pape tjetër, të famëshmit Giovani XII që do të ishte kulmi i degjenerimit. Madje ky papë ishte adhurues i djallit.
914 – 928 papë ishte Giovani X, i dashur i Teodorës, e mbytën njerzit që futi Marozia.
Giovani i XII 955 – 964, nipi i Mariozias zgjidhet papë. Ky papë jetoi me vejusha të ndryshme, u tregua vërtet papa – baba, për fëmijët e tyre(ose të tij) kishte marrdhënie të rregullta seksuale me ish të dashurën e babait. Vatikani në këtë kohë është një bordello. Ishte gjithmonë i rrethuar nga prostituta dhe pedè, madje njërin prej tyre e emëroi edhe kardinal. Fajtor për shumë vrasje dhe gjymtime të kundërshtarëve politikë. E mbylli jetën i flakur nga dritaria prej burrit të së dashurës së tij.
984 – 985 – Bonifacio VII vrau Giovanin e XIV i quajtur përbindësh fajesh.
1033 – 1045 – Benedeto IX ishte papë 12 vjeçar, e kaloi Giovanin e XII për ligësi, poshtërsi dhe kurvëri. Kriminel i llahtarshëm, e kanë përcaktuar kronikat historiane.
1046 – 1047 Klementi II u emërua papë nga perandori gjerman sepse të gjithë papët e mëparshëm kishin kryer marrdhënies seksuale (me prostitutat) si dhe të gjithë kishin shitur objeketet e shenjta si dhe titujt fetarë, (ju kujtohet Shën Pietro, mbi atë është ngritur edhe Vatikani. Quhej Simon dhe kush ka lexuar Ungjillin e ri e di shumë mirë që ishte i pari që e tradhëtoi Krishtin. Gjykoni mbi ç’themele është ngritur katolicizmi).
Kështu lindi Pornokracia.

* * *
Ndoshta për shkak të këtyre kronikave, ose ngaqë mund të jetë e vërtetë, por në shekullin e trembëdhjetë kemi lindjen e një legjende për një papeshë të quajtur Giovana e XIII – të. E veshur si burrë u bë papeshë në vitet 855-858. U zbulua vetëm kur mbeti shtazënë. Si rezultat, që atëhere u vendos që kur bëheshin zgjedhjet për papë, kandidati duhej të ulej mbi një kolltuk papal, me një vrimë në mes. Një person i caktuar, që nëntë, fuste dorën dhe verifikonte nëse kishte koqe ose jo. Sikurse thashë, thuhet se është legjendë...është vërtet e tillë? Kushedi!

* * *
Kësaj periudhe i përket edhe një nga gjyqet më ç’njerëzorë që ka parë historia. Procesi kundër një kufome, që s’ka të krahasuar për nga mizoria. I zhvilluar kundër papës Formoso - 891-896, kundër kufomës së këtij pape. Gjyqi u bë në Janar 897. U çvarros dhjetë muaj pas vdekjes dhe e sistemuan kufomën mbi një kolltuk papal, natyrisht edhe duke e veshur si papë, ndërkohë që një dhjak, (prift i thjeshtë) u caktua tu përgjigjej pyetjeve në vend të të vdekurit. Dhjaku rrinte mbrapa kolltukut dhe për çdo pyetje përgjigjej dhe pohonte se ishte fajtor. Kështu, papa që organizoi spektaklin gjyqësor, i cili mund të kishte edhe titullin letrar: “Post mortem”, Stefani i VI – të, e gjykoi përjetë fajtor. Kufomës, pasi i prenë tre gishtat që bekonte e xhveshën lakuriq dhe e hodhën në lumin Tevere.

a - (Profecitë – 17/5) Është vërtet interesante të analizohet se kujt i dedikohet kjo frazë. E shkruajtur shumë e shumë më vonë se Babilonia, ndoshta aludon për Romën dhe kërthizën e saj, Vatikanin.
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Kronikat e pornokracisë…

si u be papeshe ajo?// nuk e njihte kush me perpara? po si mbeti shtatzene..kush ishte ai homo qe deshti te shkonte me priftin por pastaj e mori vesh se kishte qene grua? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Kronikat e pornokracisë…

Shko lexo "Dekameronin" e Bokacios se do gjesh pergjigje te detajuar.
 
Top