Fishekzjarrët janë gati në Kroaci dhe liderët e huaj kanë mbërritur për ceremoninë kremtuese të hyrjes në Bashkimin Europian, rreth 20 vjet pasi vendi fitoi pavarësinë në një luftë të përgjakshme civile, që tronditi mbarë kontinentin.
Mesnatën e së dielës, Kroacia do të bëhet shteti i 28-të anëtar i bllokut, i pari që i bashkangjitet atij që prej 2007-s, kur BE-ja zgjeroi radhët me pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë.
Anëtarësimi në Bashkimin Europian shënon një pikë kthese historike për vendin e vogël, që u përball me masakra pas shpalljes së mëvetësisë nga ish-Jugosllavia në 1991-shin.
Një dekadë më vonë, kur nisi negociatat për aderim, Kroacia, dikur e shkatërruar nga lufta por tani në lulëzim, e priti me ngazëllim të jashtëzakonshëm perspektivën e shndërrimit në një anëtar të elitës europiane.
Por, me ngërçet e mëdha ekonomike të BE-së dhe recesionin, që ka përfshirë edhe vetë ekonominë e saj, entuziasmi është zbehur disi. Në Bruksel, megjithatë, ky aderim u përshëndet me një ceremoni të shkurtër, nën mikpritjen e presidentit të Këshillit Europian, Herman van Rompuy.
“Kam një urim të veçantë për kolegun tonë, Zoran Milanoviç, kryeministër i Kroacisë. Vendi juaj ka punuar shumë për të arritur këtë ditë dhe ia doli me sukses. Është vërtet një moment historik për Kroacinë, për qeverinë tuaj, për qytetarët e vendit tuaj. Ju keni qenë gjithmonë europianë dhe tani jeni anëtarë të BE-së me të drejta të plota. Kjo do të thotë mundësi të reja, do të thotë një e ardhme e përbashkët, por, me këtë vijnë edhe përgjegjësi”, u shpreh Herman van Rompuy, president i Këshillit Europian.
Disa ekspertë thonë se Kroacisë do t’i krijohen shumë mundësi. Por, duke qenë se BE-ja është ende në krizë, asistenca e saj ekonomike nuk ka për të qenë aq energjike sa ç’duhet të jetë. Përpos kësaj, shtimi i konkurencës, pas hyrjes në Bashkimin Europian, do të sjellë edhe sfida të reja. Vetë kryeministri Milanoviç mendon se ky hap do të përbëjë kapitullin e parë të një udhëtimi të gjatë.
“Jeta është udhëtim e jo destinacion. Ura është ajo që ka rëndësi, dhe jo qëllimi. Ndaj, kjo urë ka qenë mjaft e gjatë për ne. Një rrugëtim i gjatë me shumë shqyrtime, kontrolle e bilance, me shumë kapituj”, u shpreh Zoran Milanoviç, kryeministër i Kroacisë.
Pranimi i Kroacisë në BE përmbyllet pas një procesi 7-vjeçar. Ky aderim vjen në një moment shumë të vështirë për bllokun dhe një pjesë e shtypit gjerman e vlerëson në mënyrë kritike, e deri polemike, anëtarësimin e saj.
Ekziston frika se, Kroacia do të bëhet si Greqia, varr për paratë gjermane. Disa gazeta në Gjermani shkruajnë se ky vend është në borxh, thellësisht i korruptuar dhe i rrënuar nga papunësia e lartë.