Kriza mbyll tre mijë subjekte private

Kriza mbyll tre mijë subjekte private

Viti 2009 konsiderohet tepër i vështirë për bizneset, të cilët e panë veten me humbje të mëdha, e deri në mbyllje të aktivitetit. Pavarësisht rritjes ekonomike të proklamuar nga qeveria, faktet paraqesin një situatë aspak pozitive. Fitimet kanë rënë me 180 milionë euro, si pasojë e shitjeve të pakta nga reduktimi i konsumit. Edhe investimet e privatit janë më të vogla se një vit më parë, rrjedhojë e panikut të shkaktuar nga kriza. Si pasojë e këtyre fakteve, tatimet raportojnë një numër të lartë biznesesh që kanë mbyllur aktivitetin gjatë vitit 2009, periudhë kur kriza ekonomike dha efektet më të plota. Janë rreth tre mijë biznese që kanë deklaruar mbylljen e aktivitetit, ose rreth dyfish më shumë se një vit më parë. Megjithatë, administrata tatimore deklaron edhe rritje të numrit të tatimpaguesve.

Pesimizmi

Për gjatë gjithë vitit, bizneset i kanë bërë apel qeverisë për më shumë ndihmë sa u takon reduktimit të taksave apo procedurave fiskale. Thirrjet e para u bënë në fillim të 2009-s nga fasonët, e më tej nga ndërtuesit, dy sektorët me numrin më të madh të të punësuarve. Reagimi ishte i ngadaltë dhe me efekt minimal, ndërsa kriza po shtrihej në çdo sektor, ndikuar edhe nga kreditimi i ulët. Përveç bizneseve që kanë shpallur mbylljen e aktivitetit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një fushatë të gjerë të identifikimit të subjekteve në gjendje të dobët financiare, duke kërkuar falimentimin e tyre. Nga muaji shtator, kur hyri në fuqi vendimi për të publikuar listën, tatimet kanë shpallur për gjendje falimenti rreth 74 biznese, kryesisht të mëdha, kurse për 72 të tjera është urdhëruar bllokimi i aktivitetit dhe i llogarisë bankare, për shkak se nuk po shlyejnë detyrimet fiskale. Bankat duket se janë biznesi më i prekur nga reduktimi i fitimeve, si pasojë e krizës së bashku me ndërtimin, si dhe bizneset eksportuese. Rënia e fitimeve për këtë vit nënkupton më pak kapacitete investuese për vitin e ardhshëm, gjë që sjell zgjatjen e pasojave të krizës aktuale për së paku edhe një vit.

Masat

Ministria e Financave po punon për hartimin e disa politikave lehtësuese fiskale, me synim zbutjen e efektit të krizës. E para ishte rimbursimi brenda muajit e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, e cila i dha efektet, por parashikohet një model tjetër, që e kryen veprimin në mënyrë automatike. Pra, biznesit i lejohet vetë të kryejë rimbursimin me anë të zbritjeve për TVSH-të e paguara. Duke mbetur te TVSH-ja, pritet që të mbërrijë në qeveri propozimi për përjashtimin nga detyrimi i makinerive dhe pajisjeve të importuara. Aktualisht, biznesi e paguan taksën në një kohë të shtyrë 6 muaj deri në dy vjet nga data e zhdoganimit të mallit.(Shqip)

lKiibX_dzlM

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26695. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26695

Top