kriza globale realitet apo pasiguri



finance-crisis-photo1.jpg


Vlera e dollarit ka rënë, pas krizës së bankave amerikane
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Vlera e dollarit ka rënë, pas krizës së bankave amerikane
Tregjet financiare vazhdojnë të jenë nën trysni të konsiderueshme. Problemet janë më shumë psikologjike sesa në realitet, mendojnë analistët.


Vetëm në fillim të javës banka qendrore amerikane shmangu nëpërmjet një aksioni të pashembullt me anë të garancive shkatërrimin e plotë të një prej bankave më të mëdha amerikane të investimeve, Bear Stearns, e cila u prej konkurrentit J.P.Morgan.

Të dielën ministri i financave, Henry Paulson mund të shihej ende në të gjitha emisionet e mëngjesit të televizioneve amerikane. Ministri i financave përpiqej të qetësonte, pasi masat e ndihmës të bankës qendrore, fjalimet e Paulson-it dhe të presidentit amerikan George W. Bush nuk patën ndikimin e nevojshëm. Kapitulli më i ri i krizës financiare globale ishte kolapsi dhe shitja e mëpasme nga nevoja e bankës investuese Bear Stearns.

Ministri i financave, Henri PaulsonBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ministri i financave, Henri Paulson

Paulson doli në fillim të javës sërish para mikrofonave: 'Dua të theksoj se kemi një treg kapitalesh që e lakmon gjithë bota, i cili është konkurrues dhe eficient. Sepse ne reagojmë shpejt ndaj problemeve dhe se institucionet tona financiare janë të fuqishme.'

Vërtet qetësuese nuk u dukën fjalët e ministrit të financave para shtypit në Wall Street mendon analisti Richard Bove.

Problemet janë më shumë psikologjike sesa në realitet, shpjegon ai. Pikërisht kjo i shqetëson tregtarët në bursë, duke qenë se mungon besimi fati i Bear Stearns mund të prekë cilëndo bankë tjetër investimesh. Aksionet e Lehman Brothers për shembull ranë përkohësisht me 40 për qind të hënën, megjithëse nuk pati arsye konkrete për këtë.

Çfarë po ndodh aktualisht? Bankat kanë mbledhur hipoteka, i kanë bashkuar dhe i kanë shitur si letra me vlerë. Institute të tjera bankare i kanë lënë këto letra me vlerë si garanci ose i kanë bashkuara më tej duke emetuar sërish letra me vlerë. Në total me to janë fituar shumë para vitet e kaluara. Me shfaqjen e pasigurisë gjithnjë e më shumë kreditorë po kërkojnë garanci më të mëdha prej bankave, të cilat nuk janë më në gjendje t'i japin këto agaranci. Tregtarët në bursën e Wall Street-it druajnë një reaksion zinxhir.
 
Top