Re: Kriza e Bankes se Italise, sinjal alarmi!
"ky duhet te kishte qene postimi im i pare, por per nje problem teknik me pc nuk paska dale"
Situata politike ne Itali, pak a shume njelloj me ate te shume vendeve te tjera nuk eshte nga me te qendrueshmet dhe nga me te stabilizuarat. Koalicioni i qendres se djathte eshte nje nga me atipiket qe historia republikane italiane ka njohur. Bashkjetojne nazionaliste te theksuar dhe nostalgjiket e Alleanza Nazionale te Finit me separatistet nordik te Leges. Natyrisht elisiri qe mund te mbaje gialle nje formacion te tille politik eshte vetem etja per pushtet. Para disa kohesh plasi ai qe njihet me emrin “Skandali i Bankes Italiane”. Per çfare behet fjale??
E thjeshte, edhe njehere Italia tregoi se fantazmat e periudhes se “Mani Pulite” jo vetem qe nuk jane zhdukur por po rikthehen me trajta te tjera. Kan hequr petkun e vjeter te korrupsionit klientelar dhe partiak per te veshur ate te sistemit te impliuar deri ne gryke me afere pak te qarta dhe shume lekesh marramendese. Banka e Italise, organizmi qe duhet te kontrolloj te gjitha operacionet financiare qe behen ne Itali, organizmi e duhet te jete arbiter i paanshem i transacioneve ekonomik, eshte i implikuar ose me sakte ben tifozllek per nje nga aktoret e ketij operacioni te madh financiar (blerja e nje banke). Do te ishte njelloj sikur ne nje ndeshje futbolli arbitri te ishte tifoz haptazi me nje nga dy skuadrat qe ka ne fushe duke penalizuar natyrisht skuadren tjeter. Ndodhi e njejta gje, u publikuan pergjimet telefonike dhe kush e di se e sa prova te tjera dhe doli haptazi se governatori i Bankes Fazio nuk kishte rrespektuar asnje nga rregullat e lojes. Ministri i ekonomise Siniscalco kerkon publikisht doreheqjen e governatorit por ky i fundit fale mbeshtetjeve qe gezon as nuk e mendon kete gjest. Ne shenje proteste ministri jep dorheqjen dhe qeveria hyn ne krize duke arritur ne nje zgjidhje pothuajse te detyruar me rikthimin ne detyre te ish ministrit Tremonti. Governatori eshte akoma ne detyre dhe turpi ne ambientet politico finanziare italiane dhe te huaja eshte mjaft i larte. A mund te jete ky nje model i nje vendi „demokratik“ ? Kjo anomali italiane dhe evenimente te tjera politike si zgjedgjet ne Gjermani mos jane valle nje sinjal alarmi qe sistemi nuk po arrin me te mbaje veten dhe se po del gjithnje e me haptazi se te vetmen diference nga korrupsioni i nje vendi te varfer dhe i nje vendi te varfer e ben thjesht nje kravate dhe ca vjet shkolle me shume e ketij te fundit?