Krishtlindjet - Fe apo biznes?

regele

Forumium maestatis
Krishtlindjet - Fe apo biznes?

Te krishteret e festojne Krishlindjen me 25 dhjetor (me disa perjashtime festohet dhe ne ditet e para te muajit janar) dhe sic kuptohet dhe nga vete emri, festohet lindja e Jezu Krishtit! Personalisht besoj ne Zot, por jo ne kisha apo xhamija dhe Krishtlindja per mua (ashtu sic besoj dhe per shume krishtete te tjere) eshte nje rilindje shpirterore, nje afrim me shume se kurdohere me te afermit, eshte dita (per arsye komerciale eshte bere periudhe disa ditore) kur mund te japim me shume se kurdohere tjeter dashuri te afermve tane dhe jo vetem!

Megjithate prej disa vitesh mundohem te kuptoj realitetin e festes komerciale dhe bashkangjitjen qe i behet me anen fetare! Shfrytzohet besimi, miresia dhe dashuria e njerzve per te zhvilluar nje industri me vete me fitime te medha! Dhe mendoj se Krishtlindja eshte nje feste e shpikur per arsye komerciale! E them kete per disa arsye:

- Mesa njohuri biblike qe kam, nuk di te jete e permendur diku qe Jezu Krishti te jete lindur ne date 25 dhjetor. Popujt e vjeter kane festuar gjithmone ne kete kohe solsticin e dimrit duke adhuruar Diellin qe trajtohej si shembellimi (apo vete) i Zotit. Kjo feste filloi te lidhej me Krishtin diku rreth shekullit XIV.

http://www.history.com/minisites/christmas/viewPage?pageId=1252
http://www.christmas-time.com/cp-hist.html
http://www.orenoque.com/christmas/

- Shpesh here pema e Krishtlindjve interpretohet me karakter fetar, pasi bredhi, ne forme trekendeshi simbolizon Trinitetin e Shenjte: Perendine, Birin dhe Shpirtin e Shenjte! Por pema e Krishtlindjve ka nje histori tjeter te hershme qe fillon qe nga egjiptianet dhe romaket e lashte.

http://www.religioustolerance.org/xmas_tree.htm
http://www.christmasarchives.com/trees.html
http://www.christmas-tree.com/where.html

- Fryma fetare e Krishtlindjeve eshte gjithmone e duke u zhdukur. Ajo eshte kthyer ne feste te mirefillte komerciale (duke marre ndoshta nje karakter me real) qe shenon per shume njerez fillimin e pushimeve te dimrit. Sot me dendur degjohet urimi Gezuar Festat se sa Gezuar Krishtlindjet!

- Santa Claus eshte nje figure qe nuk ka lidhje as em Krishtin e as me lindjen e tij!
Ne histori, i pari qe njifet si dhurate-dhenes eshte Shen Nikolla, qe festohet dhe sot e kesaj dite me 6 dhjetor, por per arsye te ndryshme Santa Klausi mori shume karakteristika te Shen Nikolles! Madje, komercialzimi e veshi Santa Klausin em ngjyren e kuqe te Coca-Coles!

http://www.rumela.com/events/christmas_santa.htm

Kur kemi qene te vegjel te gjithe kemi besuar tek Plaku i Viti te Ri, qe ne vertet ne bote ishte Santa Klausi i Krishtlindjeve dhe ndersa jemi rritur e kemi kuptuar kete trillim komercial! Valle per ata qe besojne, Krishti ka mbetur i njejte?

Dhe si konkluzion i kesaj hapjeje teme te gjate:

- A JANE KRISHTLINDJET NJE FESTE FETARE?
 

random

Primus registratum
Re: Krishtlindjet - Fe apo biznes?

..biznes mer ti!! Punoj ne nje industri qe mbahet gjalle vetem me lindjen, vdekjen e ringjalljen e Krishtit.
 

antip

Primus registratum
Re: Krishtlindjet - Fe apo biznes?

Krishti nuk ka lindur ne 25 dhjetor... kjo date u vendos me marreveshje nga kisha e hershme qe te pershtatej me nje feste pagane shume te festuar ne po te njejten dite. Si ne c'do gje tjeter... feja mbetet nje fals...
 

Wise

Valoris scriptorum
biznes???????????????!!!!!!!!!!!!!!une nuk besoj se feja eshte false apo nje biznes:confused: ,,,,,,,pa pasur nje kulture fetare nuk kuptoj si doni te njihni kultura te tjera...........
 

Slevin

Forumium maestatis
Festa eshte e drejte, nuk eshte ceshtje biznesi, por ne kohet kur jetojme cdo gje po kthehet biznes, mos te ngaterrojme kot kete fest, mos ti vejme faturen vetem krishlindjeve, cdo gje ne kete bote po kthehet ne biznes, duke filluar nga pasioni per nje sport e duke mbaruar tek festat e fundvitit, eshte per te ardhur keq por ky eshte realiteti qe do zdo edhe ne e pranojme duke e ushqyer vete ne... cdo gje duket sikur u ndertuar per tu shkaterruar por ne fund se paskemi ditur qe jemi ne qe po e shkaterrojme vete... :(
 

Hank

Valoris scriptorum
E dini qe Santa Claus e ka pasur veshjen Jeshile! para se Coca-Cola te vendoste ta bente te kuq diku nga vitet 1920... dhe qe atehere ka ngelur i kuq per hir te "komercializmit" modern?! :)
 

Aleksa

Primus registratum
biznes,,ska fe sot..as se kan iden se ceshte feja as nuk e respektojn,dhe besoj qe asnjeri se ka iden se percfare i feston kto festa,,thjesht bej nje dark,e shko kalo bukur me familjen e shoqnin kaq eshte pranda mendoj biznes per te marre dhurata e per te shpenzuar ca para qe te fitojn shitesit...:))
 

gurax

Pan ignoramus
pa pasur nje kulture fetare nuk kuptoj si doni te njihni kultura te tjera..
Nuk eshte e nevojshme te jemi piktore qe te vleresojme Mikelanxhelon.
Edhe per mua Krishtlindjet jane nje biznes. Biznes i cili shfrytezon nje pjese mjaft te ndjeshme tek njerezit, fene.
 

Wise

Valoris scriptorum
Nuk eshte e nevojshme te jemi piktore qe te vleresojme Mikelanxhelon.
Edhe per mua Krishtlindjet jane nje biznes. Biznes i cili shfrytezon nje pjese mjaft te ndjeshme tek njerezit, fene.
Gurax absolutisht nuk eshte e nevojshme qe te jesh i se njejtes fushe apo i te njejtes fe ne kete rast, por e rendesishme eshte qe te jesh i mirinformuar,i kulturuar e te vleresosh ate qe te ka dhene jeten,,ZOTIN...mgjth.ti vazhdo edhe quaj Krishtlindjet nje biznes...
 

Al-Punk

Still here
Ideja eshte qe si ne cdo feste ka shume qe festojne e shume qe shesin e fitojne. Asgje e keqe deri ne castin qe fillojne super reklamat qe te bejne te blesh e te festosh dhe kur nuk ke terezi psh :)
 

Megg

Carpe Diem
Eshte feste e cila ka ndikuar edhe ne biznese te ndryshme dhe ne zhvillimin e tyre,,kjo dileme qe krishtlindjet jane feste apo biznes mendoj se ka lindur nga ideja qe per krishtlindje ka nje supergjiro ne te gjithe boten ne te gjitha bizneset.....(supozimi im)..
 

Aleksa

Primus registratum
bizens eshte e se lu topi,,po ca feje mo aman,,clidhje ka feja ktu,,se kuptoni qe dhe vete feja eshte nje biznes????""Perfaqesuesit e zotit"" cfare jane???:p:p:p:p:p:p
 

Wise

Valoris scriptorum
Festa eshte e drejte, nuk eshte ceshtje biznesi, por ne kohet kur jetojme cdo gje po kthehet biznes, mos te ngaterrojme kot kete fest, mos ti vejme faturen vetem krishlindjeve, cdo gje ne kete bote po kthehet ne biznes, duke filluar nga pasioni per nje sport e duke mbaruar tek festat e fundvitit, eshte per te ardhur keq por ky eshte realiteti qe do zdo edhe ne e pranojme duke e ushqyer vete ne... cdo gje duket sikur u ndertuar per tu shkaterruar por ne fund se paskemi ditur qe jemi ne qe po e shkaterrojme vete... :(
kjo eshte e vertete po asnjehere smund te themi qe feja ne vetevete eshte biznes......ate mundohen DISA ta kthejne ne te tille........
 

peshkatari

Forumium praecox
Krishtlindjet jane thjesht feste...Si puna e vitit te ri,normal qe biznesi do fusi hundet si do rritet ndryshe ekonommia
 

gurax

Pan ignoramus
Kete e pashe te shkruar ne nje diskutim te ngjashem me kete ketu. Pervec Krishtlindjeve, po flitej dhe per rolin e Babagjyshit (Santa Claus). Mua me pelqeu. :D
====================================
Santa?
We call him the "The fat man in the red suit" and my eldest son when he was about 5 would run and hide at the merest glimpse of one in the distance
:D

In my house WE (the parents) give our kids pressies NOT some stranger in a red suit!
Why should someone else get the praise when its our hard worked for money that paid for it all?

My two cents anyway - Now I am broke, LOL
====================================

Santa (Babagjyshi) ?
Ne e quajme "Trashaluqi me kostum te kuq" dhe djali im i madh, kur ishte rreth 5 vjec, sa here shihte dike te veshur ne menyre te tille, ja fuste vrapit dhe fshihej. :D

Ne shtepine tone, NE (prinderit) i japim femijeve dhurata dhe JO ndonje i huaj qe vishet me kostum te kuq!
Pse duhet ta marre dikush tjeter meriten kur eshte puna jone qe ka nxjerre parate me te cilat jane paguar te tera keto gjera?

Keto gjera sipas mendjes time sidoqofte. Tashti jam troke fare, LOL.
 

Hank

Valoris scriptorum
Ne shtepine tone, NE (prinderit) i japim femijeve dhurata dhe JO ndonje i huaj qe vishet me kostum te kuq!
Pse duhet ta marre dikush tjeter meriten kur eshte puna jone qe ka nxjerre parate me te cilat jane paguar te tera keto gjera?

Kjo eshte goxha per t'u diskutuar ne fakt.
Nga nje ane kemi nje fantazi femije qe magjepset nga nje dhurate e gjetur pas deres apo poshte nje peme, nga nje figure mistike e perrallore.
Nga ana tjeter kemi ftohtesine e logjikes dhe gjerat e sakta e koncize.

Per moshen qe jemi (meqe dime te shkruajme ne PC), eshte normale qe gjykimi te anoje nga Llogjika, por per nje femije, mistikja e nje dhurate qe te vjen nga askundi ... eshte dicka shume e bukur.

Nuk jam pro festes dhe figures se Santa Klaus, por duhet respektuar pak dhe fantazia dhe bota e femijes.
 

Admir

Forumium maestatis
Krishtlindja eshte adoptim i Krishtere i festave me te hershme pagane, sic eshte edhe Ramazani psh.
 

Hank

Valoris scriptorum
Krishtlindja eshte adoptim i Krishtere i festave me te hershme pagane, sic eshte edhe Ramazani psh.
Per krishtlindjet e di qe kane qene feste pagane. Kulti i Bredhit ka qene i perhapur nderpopujt gjermanike qe e adhuronin ne pyll ne dimer per te ruajtur gjelbersine dhe jeten, dhe me vone e moren ne shtepi...

Po Ramazani cfare feste pagane ka qene?
 

Admir

Forumium maestatis
Ramazani ka qene festuar si feste pagane para se Muhamedi ta transformonte ne nje feste Islame. Kjo lidhet drejteperdrejti me Sabianet, nje grupim i kohes qe adhuronte Henen. Sipas mitologjise, Harranet, nje grupim tjeter i dale nga Sabianet, i luteshin Henes qe te rikthente qytein e Harranit, por Hena refuzoi. Kjo ishte dhe arsye se pse filluan te argjeronin gjate ketij muaji. Hena nuk premtoi te kthente qytetin e Harranit, por premtoi te kthente Deir Kadin, nje vend i shenjte prane portave te Harranit. Keshtu, pas muajit te Ramazanit pelegrinet duhet te shkojne tek Deir Kadi per festuar e adhuruar kthimin e henes ne favorin e tyre. Ramazanit ka qene festuar qindra vjet para Myslimanizmit. Ka plot ndikime te tjera pagane ne fene Islame si lutja 5 here ne dite, kthimi drej lindjes, gjuajtja me gure ndaj shejtanit, etj.

Pra, sikurse Krishterimi, edhe Myslimanizmi ka ndikimet e tij pagane.
 
Top